Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 45
  1. #31
    Perjashtuar Maska e didii
    Anėtarėsuar
    14-04-2012
    Postime
    504
    Citim Postuar mė parė nga daniel00 Lexo Postimin
    Thesari im



    Nėse dhomat e shpirtit tim do vizitoje

    Ēfarė pretendon se do shikoje?

    Cilin pėrbindėsh mendon se fsheh?

    Po tė zhgėnjej, por nuk mė njeh.

    Nuk ka nevojė pėr tė trokitur.

    Hyr, shih, kėrko, mbet e habitur

    Mure tė zbrazėt lyer pa ngjyra

    Fotografi, por pa fytyra

    Diku e hedhur afėr shtratit

    Ėshtė nje kuti e tersit, fatit

    E mbushur plotė ėshtė me kujtime.

    Brenda gjithė historia ime.

    Janė fjalėt qė kam thėnė aty,

    gjithkush qė njoha, perfshi ty.

    Gjithcka qė bėra, e ē’veē ėndėrrova

    Vendet ku shkela, ku jetova.

    Janė zėnkat tona dhe mėrite

    Janė puthjet netėve pa dritė

    Veset e mia qė aq urreve

    Mėrgimi i ngadaltė i reve.

    Dėnimet qė vuajta pėr ty

    Herėt kur s’tė pash ne sy

    Jetėt qe pa ty jetova.

    Tė tjera femra qė dashurova

    Janė dhe sekretet qė s’tė kam thėnė

    E amanetet qė kam lėnė

    Fėmijet qė kurrė nuk mė lindėn

    Epshet qė vrava se nuk mu bindėn

    Ka letra, qė pėr ty i shkrova

    Nė zarfet qė kurre nuk dėrgova

    E nėse gjithcka pėrmbys do kthesh

    Sekretin mė tė madh do gjesh

    Se e kam fshehur nė fund fare.

    Po nuk e pe, s’ke pare gjė fare.

    Nxirre mes duarsh nė shtrėngim.

    K’tė mė tė shtrenjtin sendin tim.

    Balsamin qė plagėt shėronte,

    kur kjo djall jete mė kafshonte.

    Para fytyrės ngadalė afroje.

    Dhe mbylli sytė, pastaj zbuloje.

    E kur ngadalė ta kesh zbuluar.

    Veē njė pasqyrė do gjesh nė duar.

    Do shohėsh veten, reflektim.

    Se ishe ti thesari im.



    Charles Baudelaire
    WOW FANTASTIKE

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Udhėtime

    Ti doje tė mė flisje pėr njė udhėtim ?
    Tė mė lexoje , tė mė dėgjoje , tė mė thoshe.
    Atė qė nė fjalėt e mia,
    Vijėzoj,
    Nė pafundėsi,
    Nga vogėlsira tek e pamatshmja,
    Kush jam , pse jam nė etje , nga vij ?
    Te dėgjoje , tė pėrkėdhelje , dhe tė pije deri nė dehje,
    Kėtė tokė tė panjohur,
    Qė ujit , pasuron dhe pėrmbush,
    Kallinjte e grurit,
    Nė toka tė thatėsirės.

    Tė jetoje , thellėsisht ēdo ēast nga kjo mungesė,
    Gati deri nė agoni ,
    Dhe unė , t’i lutesha ēdo ditė,
    Agimit tė qiejve tė mi,
    Pėr njė rreze tė mjaltė dhe pėr fije ylberesh,

    Ti doje tė mė flisje pėr njė udhėtim ?
    Pėr tė vėshtruar nė mėngjes yllin e ditės tė ngrihet
    Nė zbardhjen e majave mė tė larta,
    Tė eci nė dėborėn e trėndafiltė , tė qershiave japoneze,
    Tė kaloj Amazonėn dhe tė fle butėsisht nė kurorėn e pemėve,
    Tė shoh qerren e diellit tė venitet nė qiell,
    Tė kundroj nga Mali Atos , blunė e pafundė tė prerė nga vela tė panjolla,
    Qė do tė mė duhen si pėlhurė pėr krahėt e mi tė bardhė,
    Tė gatshėm pėr tė fluturuar.

    Tė mė marrėsh nė krahėt e tu pėr tė vallėzuar,
    Tė ecim kėmbėzbathur nėn ullinjtė,
    Tė pėrshkojmė shkretėtirat nė deve,
    Tė kridhemi nė ujvara tė akullta.

    Dhe unė nė lotėt prej uji tė ėmbėl e tė kripur,
    I bėra tė gjitha kėto udhėtime , vetėm duke tė dėgjuar tė flasėsh,

    Me krahėt nė fluturim
    Pa menduar mė asgjė
    Veē ngjyrave tė ylberit.
    Dhe pėr Ngjyruesin e Madh.

    Ėndėrroj pėr Itakėn


    Claude Chatron-Colliet
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga daniel00 : 02-05-2012 mė 13:07
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  3. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar daniel00 pėr postimin:

    bili99 (31-10-2017)

  4. #33
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Lethe*

    Eja ne zemrėn time , shpirt i rreptė i shurdhėr,
    Tigėr i adhuruar , pėrbindėsh nė dukje i plogėsht;
    Unė dua prej kohėsh tė zhyt gishtat e mi tė dridhur
    Nė dendėsinė e krifės tėnde tė rėndė;

    Nė kėmishat e tua tė mbushura me parfumin tėnd
    Tė struk kokėn time plot dhembje,
    Dhe tė marr frymė , si nga njė lule e vyshkur,
    Duhmėn e rėndė tė dashurisė time tė vdekur.

    Unė dua tė fle! Tė fle se sa tė jetoj!
    Nė njė gjumė aq tė ėmbėl sa vdekja,
    Do tė mbuloj me puthjet pa pendesė
    Trupin tėnd tė bukur tė lėmuar si bakri.

    Pėr tė kapėrdirė dėnesat e mia tė qetėsuara
    Asgje nuk me vlen sa hiret e tua;
    Fuqia e harresės banon nė buzėt e tua,
    Dhe Lethe* rrjedh nė puthjet e tua.

    Fatit tim ,tashmė kėnaqsisė time,
    Do ti bindem si nje i paracaktuar;
    Martir i urtė,i pafajshėm i dėnuar,
    Te cilit entuziazmi i nxit torturėn,

    Do tė thith, pėr tė mbytur mllefin,
    Eliksiret dhe helmin e fortė
    nė rrėzėn e magjepsur te asaj gushe tė hollė
    qė nuk ka burgosur kurrė zemėr.




    * Lethe - Pas nje numri shekujsh te kaluar ne vendin e te vdekurve Hades , shpirtrat e te drejteve por edhe te keqinjve qe i kishin lare fajet e tyre kerkonin nje jete te re dhe merrnin si favor mundesine per te ardhur perseri ne toke per te banuar nje trup dhe per te pasur fatin e tij . Por me pare duhet te humbnin kujtimet e jetes se tyre te meparshme , per kete arsye duhet te pinin ujrat e lumit Lethe , qe sillnin harresen , amnezine .
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  5. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar mė parė nga 2043 Lexo Postimin
    TE NDARET

    Mos me shkruaj! Mbeta qyqe e do pshoj duke vajtuar.

    Pa ty jeta esht' e kote dhe ēdo hir e gaz mu tret.

    Shtriva krahet te te zija, po i mbylla e deshperuar,

    mu ne zemer u godita, varri, veē tani me pret.

    Mos me shkruaj!

    Mos me shkruaj! Le te dergjemi zeheshtur, syvenitur.

    Pyet zotin… pyet veten sa te desha zemerplot.

    Prej mergimit tend te larget mos me thirr ti mallzhuritur;

    S'dua qiellit t'i ndjej zerin kur e di qe s'ngjitem dot.

    Mos me shkruaj!

    Mos me shkruaj! Mjera une! Dhe kujtimi me fut frike:

    Me degjohet duke thirur zeri yt qe ma ndez malle.

    Etjes mos i trego ujet kur s'i jep as dde nje pike;

    dhe nje leter e adhuruar eshte si fytyre e gjalle.

    Mos me shkruaj!

    Mos m'i shkruaj ato fjale qe me mbushin mall e lote,

    se me ngjan qe zeri i dashur veē me to me nanurit,

    se me ngjan sikur m'i thote buzeqeshur goja jote

    e sikur, me nje te puthur, mu ne zemer m'i skalit.

    Mos me shkruaj!


    Marceline Desbordes - Valmore
    Do doja te jetoja para Marselines e ti kisha shkruar une keto vargje.
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  6. #35
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anėtarėsuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Mendoj qe cdo poezi franceze qe kam lexuar me perkthim shqip deri tani jan ata te daniel00 me te qelluarat,nga perpurthshmeria e fjalive aq te pershteshme si origjinalet.
    Pra te lumt daniel00.
    - - Shumė shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askė!
    Agim Metbala"

  7. #36
    i/e regjistruar Maska e Denata
    Anėtarėsuar
    26-06-2011
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    130

    Pėr: Poezi Franceze

    VEGIM

    Rri urtė, o Dhėmbja ime, dhe bėju m'e duruar;
    Ti dėshėronje Mbrėmjen, po zbret plot qetėsi,
    Njė mugėtirė e dėndur qytetin ka mbuluar,
    Disave u solli paqen, disave breng te ri.

    Tashi kur turm'e vdekshme dh'e ndotur dh'e pėrēmuar,
    Kamzhikun e Dėfrimit, kėtė xhelat shpirt-zi,
    Do t’a shijojė e brejtur nga zemr’e skllavėruar,
    O Dhėmbje, nep-m’a dorėn le t’ikim un’e ti.

    Larg saj. Vėshtró si vitet pėrkulen posi hije
    Ballkoneve qjellorė me robe vjetėrsije;

    Keqardhja del prej viresh*) e qesh pėrzemėrsisht;
    Nė nj’harg po digjet djelli mes flakės sė pamatė
    Dhe, si njė napė q’endet ndaj lindjes fshehtėsisht,
    Dėgjo, dėgjo, e dashur, si ec e ėmbla Natė.

    *) vir - fundi mė i thellė i ujrave

    Charles Baudelaire

    Pėrktheu Lasgush Poradeci

  8. #37
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-02-2013
    Postime
    111

    Pėr: Poezi Franceze

    shume te bukura poezite por do te ishte me mire qe kah poezise se pershtatur ne shqip te ishte dhe versioni francez

  9. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-11-2013
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    12

    Pėr: Poezi Franceze

    Citim Postuar mė parė nga 2043 Lexo Postimin
    Vargje te improvizuara ne nje album


    Libri me i rendesishem, eshte libri i jetes vete,
    Qe smbyllet dot e s`celet kur qefi te ta kete;
    Peisazhi interesant aty dy here s`lexohet,
    Se fleta e pashmangshme vetiu rrotullohet;
    Te ktheheshim do deshem te faqja qe na ka enda,
    Dhe ja ku na ze gishti, faqen me vdekjen brenda.


    ALFONS DE LAMARTIN
    Shume e bukur. Mund te me thuash si e ka titullin kjo poezi ne frengjisht?

  10. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Pėr: Poezi Franceze

    Citim Postuar mė parė nga Anarol Lexo Postimin
    Shume e bukur. Mund te me thuash si e ka titullin kjo poezi ne frengjisht?
    Une i kam ne shqip poezite,
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  11. #40
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •