Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 45
  1. #21
    Nuk dua te fle
    (Jean Cocteau)

    Nuk dua te fle kur fytyra jote rri
    Te qafa ime pernate
    Se mendoj per vdekjen qe vjen me shpejtesi
    E sjell gjumin e gjate.

    Une do vdes, ti do rrosh, kjo gje gjumin ma nxjerr
    Ē’gje tjeter me tremb sonte?
    Te mos degjoj nje dite se si ti fryme merr
    Si rreh kjo zemra jote.

    Si, ky zog i druajtur qe nga endrra tulatet
    Do ta linte ne gjeme
    Ēerdhen ku trupi yne me dy koke zgjatet
    E sos me kater kembe?

    Nje gezim kaq i madh me rreh ne agullim
    Kurre mos mbarofte
    Dhe engjelli mbrojtes qe ne rruge me prin
    Fatin ma lehtesofte!

    Pupel i lehte jam nen kete koke qe ngjan
    Si pjese e trupit tim
    Qe ndonese kendoi gjeli, mbyllur syte i mban
    S’degjon e s’pipetin.

    Nen kete koke qe ne bote te tjera bredherin
    Ku ka tjeter ligj jete
    Qe ne gjumin e saj rrenje te thella shtrin
    Larg meje, afer meje...

    Ah do doja me gushen perbri fytyres sate
    Permes gojes plot vesk
    Te degjoj nga gjiri yt kete faske delikate
    Te fryje gjer te vdes.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Plaka e bukur

    Kloris qe, qysh prej kohe, kjo zemer t`esht`kushtuar,
    Qe pasioni im te ngre si yll ne qiell.
    Fatin e jetes sime a s`ke per ta ndryshuar
    Dhe dimrit te jetes sime t`i falesh ca dite gjithe diell?

    Pa lere zine tende dhe falme bukurine!
    Fytyra jote vel te kete?! A s`esht` mekat?
    Dil nga nata e perzishme dhe dehme me magjine
    E atij veshtrimi hyjnor, zhuritur qe me pat...

    Qyshkur adhurimtari i yt jam, i padukur;
    Po behen 40 vjet qe me ke rrobin tend;
    Dhe dashuruar kam ate koke te bukur
    Me floket ar te verdhe, apo me floket argjend.

    Nga syte e tu si yje m`u ndez kjo zemra e gjore;
    Me dogjen si rrufe veshtrimet plot shkelqim;
    Po gjersa ishe ti e lidhur me kurore,
    Virtytit tend iu fala dhe e fsheha zjarrin tim.

    E di se sa respekt duhet te kem ndaj teje
    Dhe kurre s`e kam shfaqur deshiren qe me tret;
    E fshehta e zemres sime u mbyll perbrenda meje
    E i jam shfaqur vetem ndokujt qe kurre s`flet.

    ....

    ...
    E rralla bukuri te ndjek qysh ne te rite
    Akoma dhe tani prej teje s`ndahet dot;
    Dhe koha qe skaliti fytyren tende drite,
    Shkelqimin e freskine ia ruan edhe sot.

    Ti fundin e cdo gjeje , pa pasur frike aspak,
    Veshtroje dhe pasqyres me mburrje hidhja syte;
    Te vetetin fytyra trendafili zambak
    Dhe dimri i jetes sate esht` vera jote e dyte.

    Po mua pleqeria sa poshte me ka shtene!
    E shoh se kesaj bote do t`i le shendene shpejt;
    Mezi me levrin gjaku, fuqite po me lene;
    Pa zjarr`e dashurise - do t`isha shuar krejt!...

    FRANSUA MEJNAR
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 16-09-2010 mė 22:41
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anėtarėsuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet nė Bllog
    1
    Citim Postuar mė parė nga 2043 Lexo Postimin

    Doctore!Njeriu do te rroje shume po pleqerine nuk do ta pranoje...

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2010
    Postime
    8
    Citim Postuar mė parė nga 2043 Lexo Postimin
    Meshiroje.
    Malli i saj shkoi si nje ender e marre.
    Plagen tende e pa, por s`munde te shpetosh.
    Gjith`ata lot, besome, nuk qene genjeshtare.
    Por dhe po t`ishin falja.
    .....................................Ti di te dashurosh.

    Alfred De Myse
    E bukur 2043, po me te bukura jan 4 netėt (nqs i ke lexuar)...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 16-09-2010 mė 22:41
    Nga hiēi nė hiē, por veten nuk e s'mbraps...

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    TE NDARET

    Mos me shkruaj! Mbeta qyqe e do pshoj duke vajtuar.

    Pa ty jeta esht' e kote dhe ēdo hir e gaz mu tret.

    Shtriva krahet te te zija, po i mbylla e deshperuar,

    mu ne zemer u godita, varri, veē tani me pret.

    Mos me shkruaj!

    Mos me shkruaj! Le te dergjemi zeheshtur, syvenitur.

    Pyet zotin… pyet veten sa te desha zemerplot.

    Prej mergimit tend te larget mos me thirr ti mallzhuritur;

    S'dua qiellit t'i ndjej zerin kur e di qe s'ngjitem dot.

    Mos me shkruaj!

    Mos me shkruaj! Mjera une! Dhe kujtimi me fut frike:

    Me degjohet duke thirur zeri yt qe ma ndez malle.

    Etjes mos i trego ujet kur s'i jep as dde nje pike;

    dhe nje leter e adhuruar eshte si fytyre e gjalle.

    Mos me shkruaj!

    Mos m'i shkruaj ato fjale qe me mbushin mall e lote,

    se me ngjan qe zeri i dashur veē me to me nanurit,

    se me ngjan sikur m'i thote buzeqeshur goja jote

    e sikur, me nje te puthur, mu ne zemer m'i skalit.

    Mos me shkruaj!

    Marceline Desbordes - Valmore
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 18-10-2011 mė 00:25
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    SONET PER HELEN DE SYRZHER

    E dashur me perqafo, me puth e me shtrengo,

    puthitur fryme me fryme, ma ngroh ti jeten time,

    Me fal njemije te puthura, dhe prape mos harro,

    ne dashuri s'ka numer, s'ka ligje e kufizime.

    Me puth e me riputh me ashk e mos u dro,

    se kur te zbresesh posht' nen dhe o mikja ime,

    Ku puthja e Plutonit te zbeh edhe te ftoh,

    s'do kesh me dashuri , as puthje e perqafime.

    Shtrengome sa je gjalle, me puth me gojen tende,

    me buzet gjysme mbyllur, gjersa te them me ēmende,

    ne kraht e mi tue vdekur me thuaj mijera fjale.

    Dhe un' ne kraht' e tu do vdes, ti do ringjallesh,

    E do ringjallem une, pa zbresim poshte ngadale.

    Me mire nje dite e shkurter se nate e gjate hallesh.

    Pier de Ronsar
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    BALADA E NUSES SE PAFAT

    E bukur jam, po buza s'me qesh kurre;

    s'ma do, jo, zemra ate qe kam per burre.

    Do t'ju rrefej per ke kam aq deshire,

    e bukur jam, po jeta me eshte nxire.

    Trimin e ri, - ate ta kisha marre!

    e bukur jam, por qaj e ēfare te qare!

    qe jeten loz-e-qesh me te ta shkoja,

    e jo te psheretija e te vajtoja.

    E bukur jam, po jeta me eshte nxire,

    se kam nje burre, aman! sa te peshtire!

    Si mund ta dashuroj, ah! une e mjera?!

    e bukur jam, po qaj me lote ngahera.

    S'e shoh dot as me sy e jo ta dua!

    E bukur jam, po jeta m'u nxirua.

    Kur me vjen prane ndiej ndot e marre,

    dhe vdekjes une i lutem qe ta marre.

    E bukur jam, po jeta me eshte nxire,

    se kam nje burre, aman! sa te peshtire!

    Po dijeni se mendjen e kam ndare,

    E bukur jam, po qaj e ēfare te qare!

    Nese gjithnje me do ai trimi i pare,

    E bukur jam, po rroj me shpirt te vrare!

    Me mban ende, me mban nje shprese e marre:

    ate, moj ate trim kam per ta marre!

    Por ah! as e kam pare as e kam hasur,

    e bukur jam por vuaj zemerplasur.

    Por ah! as e kam pare, as e kam pjekur,

    E bukur jam, por s'jam as gjalle as vdekur!

    E bukur jam, po jeta me eshte nxire,

    se kam nje burre, aman! sa te peshtire!

    Po ja se ku ju them: e kam vendosur!

    E bukur jam, -- po vuaj e vrerosur.

    Se trimin qe me deshi per aq kohe,

    E bukur jam, po s'kam kush te me ngrohe.

    Se trimin qe me deshi aq shume mua,

    veē ate trim e desha dhe e dua.

    Atij qe dashuri ne mua pat shtene,

    me trup e shpirt atij veē i jam dhene,

    dhe veē per te kjo zemer ka deshire.

    E bukur jam, po jeta me eshte nxire,

    se kam nje burre, aman! sa te peshtire!

    Kete balade une e kam ngritur kenge,

    E bukur jam po jeta m'eshte brenge.

    Kete balade kenge une e kam bere

    qe ta kendojne grate e botes tere,

    per ate trim qe e dua me aq deshire!

    E bukur jam, po jeta me eshte nxire,

    se kam nje burre, aman! sa te peshtire!

    Popullore Franceze nga shek. XVII
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    ***

    Une jam yti, imja je ti.

    Kete ta dish me siguri.

    Ty te kam mbyllur

    Ne zemren time.

    Ēelesin e humba s’di se ku.

    Ti do te mbetesh mbyllur ketu..

    POPULLORE E SHEKULLIT XII
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Thesari im

    Nėse dhomat e shpirtit tim do vizitoje

    Ēfarė pretendon se do shikoje?

    Cilin pėrbindėsh mendon se fsheh?

    Po tė zhgėnjej, por nuk mė njeh.

    Nuk ka nevojė pėr tė trokitur.

    Hyr, shih, kėrko, mbet e habitur

    Mure tė zbrazėt lyer pa ngjyra

    Fotografi, por pa fytyra

    Diku e hedhur afėr shtratit

    Ėshtė nje kuti e tersit, fatit

    E mbushur plotė ėshtė me kujtime.

    Brenda gjithė historia ime.

    Janė fjalėt qė kam thėnė aty,

    gjithkush qė njoha, perfshi ty.

    Gjithcka qė bėra, e ē’veē ėndėrrova

    Vendet ku shkela, ku jetova.

    Janė zėnkat tona dhe mėrite

    Janė puthjet netėve pa dritė

    Veset e mia qė aq urreve

    Mėrgimi i ngadaltė i reve.

    Dėnimet qė vuajta pėr ty

    Herėt kur s’tė pash ne sy

    Jetėt qe pa ty jetova.

    Tė tjera femra qė dashurova

    Janė dhe sekretet qė s’tė kam thėnė

    E amanetet qė kam lėnė

    Fėmijet qė kurrė nuk mė lindėn

    Epshet qė vrava se nuk mu bindėn

    Ka letra, qė pėr ty i shkrova

    Nė zarfet qė kurre nuk dėrgova

    E nėse gjithcka pėrmbys do kthesh

    Sekretin mė tė madh do gjesh

    Se e kam fshehur nė fund fare.

    Po nuk e pe, s’ke pare gjė fare.

    Nxirre mes duarsh nė shtrėngim.

    K’tė mė tė shtrenjtin sendin tim.

    Balsamin qė plagėt shėronte,

    kur kjo djall jete mė kafshonte.

    Para fytyrės ngadalė afroje.

    Dhe mbylli sytė, pastaj zbuloje.

    E kur ngadalė ta kesh zbuluar.

    Veē njė pasqyrė do gjesh nė duar.

    Do shohėsh veten, reflektim.

    Se ishe ti thesari im.

    Charles Baudelaire
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar daniel00 pėr postimin:

    bili99 (31-10-2017)

  11. #30
    Perjashtuar Maska e didii
    Anėtarėsuar
    14-04-2012
    Postime
    504
    Citim Postuar mė parė nga 2043 Lexo Postimin
    Plaka e bukur

    Kloris qe, qysh prej kohe, kjo zemer t`esht`kushtuar,
    Qe pasioni im te ngre si yll ne qiell.
    Fatin e jetes sime a s`ke per ta ndryshuar
    Dhe dimrit te jetes sime t`i falesh ca dite gjithe diell?

    Pa lere zine tende dhe falme bukurine!
    Fytyra jote vel te kete?! A s`esht` mekat?
    Dil nga nata e perzishme dhe dehme me magjine
    E atij veshtrimi hyjnor, zhuritur qe me pat...

    Qyshkur adhurimtari i yt jam, i padukur;
    Po behen 40 vjet qe me ke rrobin tend;
    Dhe dashuruar kam ate koke te bukur
    Me floket ar te verdhe, apo me floket argjend.

    Nga syte e tu si yje m`u ndez kjo zemra e gjore;
    Me dogjen si rrufe veshtrimet plot shkelqim;
    Po gjersa ishe ti e lidhur me kurore,
    Virtytit tend iu fala dhe e fsheha zjarrin tim.

    E di se sa respekt duhet te kem ndaj teje
    Dhe kurre s`e kam shfaqur deshiren qe me tret;
    E fshehta e zemres sime u mbyll perbrenda meje
    E i jam shfaqur vetem ndokujt qe kurre s`flet.

    ....

    ...
    E rralla bukuri te ndjek qysh ne te rite
    Akoma dhe tani prej teje s`ndahet dot;
    Dhe koha qe skaliti fytyren tende drite,
    Shkelqimin e freskine ia ruan edhe sot.

    Ti fundin e cdo gjeje , pa pasur frike aspak,
    Veshtroje dhe pasqyres me mburrje hidhja syte;
    Te vetetin fytyra trendafili zambak
    Dhe dimri i jetes sate esht` vera jote e dyte.

    Po mua pleqeria sa poshte me ka shtene!
    E shoh se kesaj bote do t`i le shendene shpejt;
    Mezi me levrin gjaku, fuqite po me lene;
    Pa zjarr`e dashurise - do t`isha shuar krejt!...

    FRANSUA MEJNAR
    shum e bukur

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •