West Side Family bėn divorc artistik me Gjebrenė
Ardit Gjebrea nuk do tė vazhdojė tė manxhojė grupin Ėest Side family dhe as nuk do tė kompozojė mė kėngėt e tyre. Bashkėpunimi mes djemve tė grupit dhe kantautorit Gjebrea ka marrė fund me kaq. Ndonėse lajmin e kemi mėsuar prej kolegėve kėngėtarė, anėtarėt e grupit Ėest Side family e kanė konfirmuar atė. Por ndryshe nga sa qarkullon nė rrethet gazetareske dhe artistike, pėr njė konflikt dhe debat tė ashpėr mes Ardit Gjebresė dhe dr. Florit, djemtė e grupit thonė se mes tyre nuk ka pasur asnjė konflikt dhe gjithēka ka ardhur natyrshėm, si njė ndėrprerje e zakonshme e njė bashkėpunimi artistik. Duke mos dashur tė krijojnė aludime tė kota ata nuk pranojnė tė japin detaje dhe as tė prononcohen nė lidhje me kėtė fakt, tė cilin e cilėsojnė si njė thashethem tė hedhur nė ajėr, ashtu sikurse pak kohė mė parė u fol, qė djemtė grupit do tė ndaheshin. Ndėrkohė ka qenė e pamundur tė komunikonim me Gjebrenė, sepse nga sa mėsojmė aktualisht ndodhet me pushime jashtė vendit, ndėrsa nė rrethet artistike vazhdon tė flitet se ky divorc artistik i ka dhėnė fund edhe miqėsisė sė djemve tė grupit me Ardit Gjebrenė. Nuk dimė nėse kjo marrėdhėnie do tė kushtėzojė pjesėmarrjen e grupit Ėest Side Family nė edicionin e festivalit Kėnga Magjike.
GAZETA PANORAMA
Krijoni Kontakt