Close
Faqja 7 prej 11 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 107
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-04-2004
    Postime
    1
    Cun halle e ke a..Landi esht shum i bukur dhe zerin e ka shum te mir. Grup shqiptar si West Side Family ska. They are to good to be true....Nese ke foto prej Landit mundesh ti postojsh? Tung

  2. #62
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    kenga "Gjithe bota jemi dy"eshte kampion hallall ja bafte cunave
    .........................

  3. #63
    Perjashtuar Maska e korcaprincess
    Anėtarėsuar
    24-10-2002
    Vendndodhja
    Detroit MI
    Postime
    510
    o zooooooot FIKSIM e kam kengen mesazh!! kur e kam degjuar per here te pare me ka bere te qaj dhe e degjoja 100 here ne dit muajin e par kur morra CD-ne lol. gjithashtu me pelqejne kenget: TIRONA, GJITH BOTA JEMI DY, si dhe kenga e tyre e re : OJ CIK! grup fantastik fare jan

  4. #64
    ^ Peek-a-boo ^ Maska e Sirena_E_Vogel
    Anėtarėsuar
    07-06-2003
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    565
    Me pelqen ky grup pa mas. Muzika dhe tekstet
    e kengeve jane formuluar shume bukur. Me pelqen
    me shume "Jeta Shkon" per fjalet dhe tekstin gjithe
    kuptim. PS. Presim CD-n e dyte nga ju djema...
    Cuteness !

  5. #65
    ^ Peek-a-boo ^ Maska e Sirena_E_Vogel
    Anėtarėsuar
    07-06-2003
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    565
    Ja dhe teksti i kenges "Jeta Shkon"

    Jeta shkon, keshtu ka qene,keshtu do tė jetė gjithmon

    Sa here merzitem kur dhimbja me trishton
    e sa here dhimbja me iken, se gezimi ma largon,
    Se suksesi me deshtimin bashke te dy jetojne
    ne cdo kohe ndodh keshtu se jeta shkon.
    (2 here)

    Kur marr fletoren e shkruaj, per jeten po mendoj,
    Sa e ēmendur me pasjone koha qe jetoj,
    Me suksese, dhimbje, ndjenja qe si pejsazh me shfaqen tani
    Gjithe bota eshte per njerezit cdo njeri ka boten e tij,
    Me kalojne para sysh njerezit qe m'u larguan
    e fatet tona bashke nisen e shkaterruan
    Se disa ngelen ne vend e disa u harruan,
    disa hipen shume lart dhe per te kaluaren s'u kujtuan
    Se jeta prape me shfaqet ne cdo cast ne cdo hapa
    Qendrova per nje cast, e ktheva koken mbrapa
    Pashe njerez ne udhekryq qe kalonin ne rrugen time
    Me sillnin si lajmetar mua brenga dhe gezime
    Qeshja, qaja, merzitesha, gezohesha,
    per nje cast humbisja pastaj serish jetoja
    Prap ne kete rruge qe s'e di ku po me con,
    vec nje gje besoj se di, e di qe jeta shkon

    Sa here merzitem kur dhimbja me trishton
    e sa here dhimbja me iken, se gezimi ma largon,
    Se suksesi me deshtimin bashke te dy jetojne
    ne cdo kohe ndodh keshtu dua t'them se jeta shkon.
    (2 here)

    Ne kete jete e njejme vetem si pika uji ne det,
    se ku do na coj kjo rryma nuk e dim as vete
    Se deri ketu ku jam, kam pare shume fytyra
    qe marrin shume ngjyra, te pastra dhe te ndyra
    te heshtura, ziliqare, ekspresive e te marra
    qe me dhane mua te shkruaj per kete risk te papare
    Te flas pak per jeten ne oqeanin ku ne jemi
    s'na ndihmon as fati se tersin me vete e kemi
    Eshte konfuzion, e di, ka shume drama,
    duhet te ndryshoj duke filluar nga Tirana
    Duhet njehere e mire, ta leme kete bote te vjeter,
    si ne West Side te krijojme nje jete tjeter
    Me te tjera vizione, me te tjera ide,
    mbi germadhat e se vjetres, te ndertojme nje bote te re
    Te ecim ne rrugen qe se di ku po me con
    Cdo hape eshte fitore e me hapa jeta shkon

    Sa here merzitem kur dhimbja me trishton
    e sa here dhimbja me iken, se gezimi ma largon,
    Se suksesi me deshtimin bashke te dy jetojne
    ne cdo kohe ndodh keshtu dua t'them se jeta shkon.
    (2 here)

    E mbaj mend si tani kur nena ne shkolle me coi
    e ma tha me lote ne sy, jeta per ty filloi
    Ia dedikoj gjithcka asaj se shume here une u rrezov
    a, u ngrita prap vazhdova drejt rruges time shkova
    Shume thika prapa shpine, e shume buzeqeshje hipokrite,
    eshte cmimi i se vertetes eshte kosto e kesaj jete
    Qe nis nga lagja ime e sot eshte ne kete keng,
    ne ndonje copez do te jete shkruar ne tjeter vend
    Lagja ime, jeta ime, rruga ime, qe femije me suksese e deshtime,
    eshte e bukur e veshtire e vertete
    Kur me ngre, me zhgenjen me hedh e me pret
    Por gjithmon nje mesim me meson, e gjithe jeta eshte nje leksion
    qe vazhdon, qe vazhdon, qe vazhdon...
    Zerat me thone Jeta Shkon !!!

    Sa here merzitem kur dhimbja me trishton
    e sa here dhimbja me iken, se gezimi ma largon,
    Se suksesi me deshtimin bashke te dy jetojne
    ne cdo kohe ndodh keshtu dua t'them se jeta shkon.
    (2 here)
    Cuteness !

  6. #66
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    nga KORASONI

    Tė bėj ca thashetheme unė tani.
    Mos ju ka shpėtuar pa e marrė vesh , ju ēunave e gocave tė forumit, qė Miri i "WSF" , ėshtė kushėriri i parė ( djali i xhaxhait) i Anjeza Shahinit?!

    E paskan "ne xhins". Pacin karriere sa me te gjate te dy Shahinet.
    Kenget e WSF jane per t'u marre shembull e per t'u vene per krahasim me ato greko-turko-serbet e shqiperuara qe degjohen nga makinat qe levizin lart e poshte neper Tirane. Sikur te dilnin dhe disa grupe te tjere ne nivelin e WSF, gjendja do te ishte ndryshe.

  7. #67
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Veē kėngės qė donte Ervini


    ADRIAN THANO

    “Bėni njė kėngė pėr shqiptarin qė pėrthyhet nėpėr pragje ambasadash apo aeroportesh, vetėm sepse ėshtė shqiptar”. Unė dėshiroj qė kjo ftesė e Ervin Hatibit printuar dje nė “Shekulli”, t’i mbėrrijė shpejt dhe tundshėm kokat dhe zemrat e djemve tė “West Side Family”. Ndaj po rrekem t’u shtoj ca fjalė, rreshtave mrekullisht cytės tė bashkėmoshatarit tim.
    Djemtė e grupit muzikor kryeqytetas janė ndaluar disa ditė mė parė prej policisė nė aeroportin e Prishtinės. Unė jam i sigurtė se bash nė atė moment dhjetėra shqiptarė tė tjerė, nė orare paralele nėpėr linja avionėsh, kanė patur tė njėjtin problem. Nė mos tė ndaluar e tė vėzhguar si djemtė tanė tė hiphop-it, pa asnjė dyshim, tė ndarė veēmas e tė dyshuar. Polici apo policja e cilitdo aeroport tė Europės ėshtė e bindur tashmė se ti dhe pasaporta jote shqiptare, i meritoni pa njė pa dy vetullat e saj tė ngrysura dhe noēkėn e bezdisur. Meqė jemi kėtu, Ervini duhet ta ketė edhe mė tė vėshtirė, sepse pasaportės sė tij i shtohet edhe ajo mjekra e gjatė, qė kushedi ē’reaksione urgjence e alarmi shkakton kėto kohėra, nė mendjet e rojeve kufitare. Por edhe ne tė tjerėt qė nuk mbajmė mjekra por qė gjithsesi jemi shqiptarė nga ata qė nuk kanė qejf ta mohojnė kėtė pėrkatėsi kaq tė telashtė, nuk heqim mė pak. (Rreth njė javė mė parė nė njė aeroport tė huaj, njė polici i mjaftoi pikėrisht nėnshtetėsia ime qė t’i jepte vetes tė drejtė tė mė ndalte dhe tė mė urdhėronte t’i tregoja sa para kisha me vete).
    Dhe ti fillon e ēartesh. Ēartesh e mallkon, duke pyetur e ripyetur veten pafundėsisht: Pse duhet tė dal vetėm unė nga rreshti? Bashkudhėtarėt e tu (jo-shqiptarėt, pra) vijojnė tė qetė procedurat e zhbartjes nė vend tė huaj. Ti, jo. Ti duhet patjetėr pėr njė arsye apo pėr njė tjetėr, tė djersitesh prej zorit, nė atė rresht tė nėmur “tė barabartėsh”. Skena ėshtė vėrtet e pakėndshme, por kujt i bėhet vonė… E si mund tė jesh edhe shqiptar, edhe rob i ndjeshėm..? Bah… Njeriut tė panjohur me uniformė qė ke pėrballė, i duhet tė bindet se ti nuk je as nga ata shqiptarė tė telekosur qė vjedhin sapunėt e peshqirėt e hoteleve ku flenė, e as nga ata shqiptarė kryeministra qė zdėrhallen barklėshuar e pastaj ēohen e ikin pa paguar faturat.
    Nuk tė mbetet gjė tjetėr veēse tė rrotullosh duarsh atė pasaportėn e vogėl, tė kuqe, me njė shqiponjė tė stampuar nė ballinė, sė cilės i del boja shpejt, e tė vėresh se si udhėtim pas udhėtimi, shpendit ngjyrė varaku i zhbėhen fillimisht krahėt, pastaj pjesė tė trupit, mė pas koka e majtė, mandej koka e djathtė, derisa zhduket e tretet kjo shqiponjėza e pasaportės, bashkė me milionat e vjedhura nėpėr pazaret e tenderave qė e prodhuan.
    Po! Djemtė e “West Side Family” ėshtė mirė ta bėjnė njė kėngė. Njė kėngė pėr dinjitetin siē thotė Ervini. Por jo vetėm pėr kėtė. Unė do t’ju lutesha edhe pėr diēka tjetėr. Njė kėngė qė tė ketė brenda fjalė tė zgjedhura, nga ato qė mbahen mend lehtė, por qė tė ketė edhe shumė dashuri nga ajo qė mbetet gjatė nė zemėr. E kam fjalėn pėr njė dashuri tė kryqėtuar e tė pėshtyrė rėndshėm kėtej nga anėt tona. E kam fjalėn pėr atė dashuri pėr tė cilėn, njė kėngė, ndoshta ėshtė pak. Por qė gjithsesi, duhet.
    Njė kėngė qė jo vetėm tė na ndihmojė pėr tė mos u ndjerė hiē-kėrkushi nė kėto pėrball-pėrbaltje me tė huajt. Por qė tė shkojė pėrtej kėsaj; Njė kėngė qė tė jetė prej atyre veprave qė do tė na lejojnė tė kuptojmė jo vetėm atė qė po na bėjnė tė tjerėt, por edhe atė qė po i bėjmė vetes. Njė kėngė prej sė cilės tė kuptojmė se njė popull qė nuk e do askush, nuk ėshtė kushedi ē’dramė pėrballė kujės qė ky popull nuk gjen forca tė dojė as veten; njė kėngė qė tė na mėsojė si tė rifillojmė t’i duam shėmtitė dhe bukuritė tona, sepse ėshtė tragjike qė shpesh ne e dashurojmė kėtė vend mė pak sa ē’e urren edhe armiku i tij mė i keq.
    Njė kėngė qė mbase nuk do tė mbėrrijė kurrė nė veshėt e tė huajit dyshimtar e vigjėlues. Ai nuk ka arsye pse ta lodhė trurin kaq shumė. Ose ndoshta truri i tij nuk ka mė shumė vend nga sa zėnė historitė shqiptare tė peshqirėve, sapunėve dhe faturave tė papaguara. Sidoqoftė, trurit tė tij nuk kemi ē’t’i bėjmė, po mbase mund tė bėjmė diēka pėr tonin.
    Kjo diēka-ja nuk ėshtė e thėnė tė jetė medoemos vetėm njė kėngė. Nė mos kėngė, - atėherė le tė jetė vjershė, ose film apo komedi, titull gazete, kongres partie, mbledhje lagje, ēfarėdo qoftė, ēfarėdo pėr tė cilėn s’kemi zor e mund ta bėjmė. Mjafton ta bėjmė. Mund tė na ndihmojė tė prodhojmė sadopak prej kėsaj dashurie bashkė-shqiptare. Atėherė kėto ditėt tona kaq tė vėshtira, do tė jenė mė tė thjeshta, mė tė kuptueshme, mė tė logjikshme, mė tė pranueshme, pra mė tė bukura. Nėse arrijmė tė prodhojmė kėtė fije dhembshurie, mbase nuk do tė ndodhė mė, qė kėtu nė shtėpinė tonė tė pėrbashkėt, ne t’i turremi njėri-tjetrit pėr ta shqyer e pėr ta zeruar, fjala vjen, vetėm sepse njė shkėrdhatė anonim nga Italia apo Kazakistani, dėshiron tė vijė kėtu pėr tė djegur plehrat e veta. E kotė, tė rreshtosh qindra shembuj tė tjerė tė kėsaj mos-dashurie fatale. E kotė tė shohėsh pas. Kėto rreshta nuk kanė kėtė qėllim; ato duan vetėm t’i bashkohen apelit tė njė poeti, me shpresėn se jemi ende tė aftė tė prodhojmė kėtė pakėz dashuri. Vetėm atėherė, ndoshta nuk do tė jemi kaq egėrsisht tė gatshėm pėr tė urryer.



    11/07/2004

    shekulli


    ===

    E ka lexuar njeri artikullin origjinal nga E. Hatibi? Nese po dhe e ka ne kompjuter, lutem ta sjelle ne kete teme.

  8. #68
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    dhe mua me pelqyen ato .. sidomos kenga " mesazh "

    ja mora cd dikujt .. dhe ngaqe degjoja vetem ate kenge me shume se te tjerat ... se di se si ndodhi po ja prisha cd .. lol u scratch . u prish ajo kenga ;(
    kur ja dhashe atij personit .. mi shtremberoi turinjte lol
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  9. #69
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Evropa plere godet perseri, tani me plera ne menyre figurative se ato na i dha peshqesh. Hajde se drejt integrimit po shkojme. Jam kurioz te di nese ka shkruar Ervini akoma apo jo per kete ngjarje rraciste qe ka ndodhur nga te huajt ne vendlindjen tone. U bom sikur me qen Indi ku i benin ligjet keta te civilizuarit Anglez.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #70
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Nje nder grupet me te mira ne troje shqiptare definitivisht.
    West Side Family tregon se muziken te cilen e bejne te rinjte ka vlera artistike dhe nuk eshte i humbur i tere sensi per muzike te mire.
    Me pelqejne kenget qe kane ritem te theksuar dhe qe kane tekste te mrekullueshme.
    Ju uroj fat djemve te WSF ne pune te metutjeshme.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Faqja 7 prej 11 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shqiperia ne konferencen Islamike
    Nga alproud nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 125
    Postimi i Fundit: 20-08-2014, 15:59
  2. Gjon Muzaka, u le amanet femijėve te tij (1515)
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 21-05-2012, 11:07
  3. Fenomeni i gjakmarrjes
    Nga erzeni nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 24-06-2009, 09:18
  4. Hakmarrja, vritet nėna e emigrantit
    Nga GiSHteZa nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 169
    Postimi i Fundit: 06-05-2009, 17:24
  5. E sikur tė uleshim tė flisnim vėrtet me Islamin?
    Nga fioreal nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 21-04-2006, 13:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •