Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Dokumenti i Sigurimit te Shtetit: CIA njoftoi Sigurimin për protestat e ‘90

    Zbulohet dokumenti,

    CIA njoftoi Sigurimin për protestat e ‘90

    Ferdinand Dervishi

    Një “kuadër” i CIA-s, (Central Intelligence Agency – Agjencia Qendrore e Inteligjencës) apo shërbimit sekret të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka informuar në kohën e duhur Sigurimin e Shtetit për nisjen e protestave të studentëve shqiptarë në fund të vitit 1990. Krejt pabesueshëm, pasi agjencia e inteligjencës e shtetit më demokratik të botës në atë kohë nuk ka qenë aspak në krah, apo në partneritet me komunistët shqiptarë, këtë e vërteton e zeza mbi të bardhë një dokument i Drejtorisë së tretë të Sigurimit të Shtetit, që u publikua për herë të parë nga gazetari Blendi Fevziu në emisionin e tij “Opinion”. Dokumenti mban datën 13 nëntor 1990, pra përmbajtja e tij u është komunikuar krerëve të shtetit komunist të kohës gati një muaj para protestave studentore, që dihet se kanë si pikënisje mbrëmjen e datës 8 dhjetor 1990.
    Informacioni i është drejtuar Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit (Kundërzbulimi) nga Drejtoria e Tretë e Sigurimit të Shtetit, që njihej ndryshe si “Zbulimi Politik”. Dokumenti i nënshkruar nga Drejtori i Drejtorisë III, Sefer Ramaj, i është dërguar Drejtorit të Drejtorisë së Parë, Nerulla Zebi, i cili edhe e ka trajtuar duke bërë një shënim me shkrim dore në fund të tij me mbishkrimin “Shoku Agim”. Shënimi thotë: “Shoku Agim: Ti dërgohet DPB (Drejtorisë së Punëve të Brendshme) të Tiranës. Duhet menduar seriozisht që të parandalojmë çdo ngjarje. 13.11.1990”.
    Shoku Agim apo Agim Z., është një tjetër drejtues i Sigurimit, që deri në këtë kohë mbante funksionin e kryetarit të Degës së 8-të të Drejtorisë së Parë që merrej me grupet antiparti, aktivitetin kundërrevolucionar, internim – dëbimet, letrat me tendencë terrori, repartet e riedukimit, etj. Dy ditë më pas, më 15 nëntor 1990, në të njëjtin dokument, po Nerulla Zebi, ka lënë një tjetër shënim me shkrim dore që thotë se informacioni iu dërgua udhëheqjes së partisë. Ndërsa shënimi në krye të faqes me shkrim dore “shoku Besnik”, nuk ka ndonjë rëndësi, pasi mendohet se është bërë për qëllim fotokopjimi.


    Parashikimi i CIA-s

    Edhe pse ka shumë të ngjarë që pas shënimit “një kuadër i CIA-s” të mos jetë aspak një agjent i shërbimit inteligjent amerikan, e shumta mund të jetë një informator nga radhët e diplomatëve apo gazetarëve, të vetmit që kishin mundësi të pakufizuar lëvizjeje në ato kohëra, përmbajtja e dokumentit është krejtësisht e saktë, apo krejtësisht parashikuese. Pra, sipas përmbajtjes së dokumentit, “kuadri” i CIA-s paralajmëronte se para apo pas festave të nëntorit “studentët mund të organizonin një demonstratë për shkak të kushteve të vështira të studimit, fjetjes, ushqimit. Ata mund të dalin edhe me kërkesa për ndryshimin e programeve mësimore dhe me ta mund të bashkohen edhe të rinj të tjerë”. Dhe po të kesh qenë një dëshmitar, apo po të kesh ndjekur ngjarjet, kështu ka ndodhur saktësisht, apo historikisht. Sepse vërtet studentët e Qytetit Studenti u ngritën pas festave, më 8 dhjetor 1990, me fillimisht kërkesa për përmirësimin e kushteve. Në vijim informacioni paralajmëronte se duhet të shmangeshin ceremonitë e zakonshme, pra grumbullimet, duke bërë që edhe për këtë pjesë spiuni të ketë pasur informacion të saktë. Kjo sepse vërtet në këtë kohë Sigurimi i Shtetit apo krerët komunistë të vendit i evituan grumbullimet festive apo sportive. Një shembull ilustrues mund të shërbejë edhe shpërndarja e dhunshme dhe e nxituar e demonstratës së studentëve mesditën e 9 dhjetorit, pasi sportdashësit e Tiranës në të njëjtën kohë do të shkonin në stadiumin “Qemal Stafa”, që ishte në afërsi të demonstruesve të bllokuar në rrugën e Elbasanit, pranë Liceut Artistik. Pra, studentët u goditën dhe shpërndanë para se me ta të tentohej ndonjë marrëveshje vetëm nga frika se grumbullin e tyre mund të bashkoheshin tifozët që po shkonin në stadium.
    Dhe përfundim të së gjithës interesant është edhe fati i nënshkruesit të këtij dokumenti, ish-drejtorit të Drejtorisë III, Sefer Ramaj, i cili u gjet i vdekur në rrethana misterioze në zyrën e tij në ambientet e Ministrisë së Jashtme në shtator 1991, në një kohë kur ende në këtë institucion vegjetonin kuadrot e shtetit të vjetër komunist. Më poshtë përmbajtja e dokumentit.

    Dokumenti
    Sekret. Kopje nr. 1.
    Tiranë më 13.11.1990
    Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë
    Ministria e Punëve të Brendshme
    Drejtoria e Tretë
    Nr. 494
    Informacion
    Drejtorisë së I-rë
    KETU
    Nga një burimi ynë informohemi se:
    Sipas një kuadri të CIA-s, pritet që në prag ose pas festave të Nëntorit, studentët shqiptarë të organizojnë një demonstratë për shkak të kushteve të vështira të studimit, fjetjes, ushqimit. Ata mund të dalin edhe me kërkesa për ndryshimin e programeve mësimore dhe me ta mund të bashkohen edhe të rinj të tjerë.
    Burimi sugjeron që gjatë ditëve të festave të evitohen ceremonitë e zakonshme, pasi ato mund të shfrytëzohen për t’i kthyer në veprimtari armiqësore.
    Drejtori i Drejtorisë III
    Sefer Ramaj (firma, vula)

    Si u përgjua diplomati italian, që fliste për demonstratën e studentëve


    Sigurimi i Shtetit përgjonte përfaqësitë apo ambasadat e huaja në Tiranë. Të paktën këtë thotë një dokument interesant i publikuar nga gazetari Blendi Fevziu në emisionin e tij “Opinion”. Përmbajtja e bisedës së përgjuar ka lidhje me protestat e para të studentëve shqiptarë në dhjetor 1990. Biseda që është regjistruar nga Sigurimi i Shtetit, është një dialog telefonik mes një gazetari të “Reuters” dhe një funksionari të Ambasadës italiane në Tiranë. Gazetari interesohet për protestat e studentëve të datës 9 dhjetor 1990, për përmasat, të plagosurit, të arrestuarit, si dhe për situatën në Shqipëri. Ndërsa funksionari i përgjigjet me cilësinë e një dëshmitari okular, duke i treguar të gjitha detajet e përleshjes, që ndodhi pranë Ambasadës italiane. Zbardhja e përgjimit i është dërguar Sekretarit të Parë të KQ të PPSH-së, Ramiz Alia, sekretarit të KQ të PPSH-së Xhelil Gjoni dhe Kryeministrit, Adil Çarçani. Ja përmbajtja e dokumentit.
    Dokumenti
    Sekret: Ekzemplar nr. 5
    TIRANE, ME 11.12.1990
    REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË
    MINISTRIA E PUNËVE TE BRENDSHME
    DREJTORIA E I
    NR. 11464
    Lënda: Për interesimet e një korrespondenti të agjencisë “Rojter” në Itali për demonstratën e studentëve.
    Shokut: Ramiz, Adil dhe Xhelil
    Një korrespondent i agjencisë “Rojter” në Itali, në bisedën telefonike që zhvillon në datën 9.12.1990 me De Nikolan, punonjës i Ambasadës italiane në Tiranë, me të cilën ai është njohur më parë në Tiranë, interesohet të mësojë prej tij nëse është dhënë ndonjë njoftim për demonstratën e studentëve në Shqipëri, numrin e tyre, ndërhyrjen që bëri policia, nëse është qëlluar me armë në drejtim të tyre, numrin e të vrarëve dhe të arrestuarve dhe të dhëna të tjera në këtë drejtim. Në përgjigje De Nikolas i thotë: “... Agjencia e ATSH e ka dhënë një lajm të tillë dhe në fakt këtu është zhvilluar një demonstratë e madhe në afërsi të ambasadës tonë, të cilën e pame me sytë tanë. Ishin rreth 500-1000 studentë dhe ata donin të grumbulloheshin në qendër, por u bllokuan nga policia rreth 100 metër larg ambasadës, në rrugën “Labinoti” dhe ruajtësit e rendit u detyruan të ndërhyjnë për t’i shpërndarë. Demonstrata filloi në orën 10.30 dhe vazhdoi deri në 13 e 30 pastaj u rrethuan nga policia dhe u ndeshën trup me trup, duke i goditur me gurë, kështu që nuk mund të avanconin më. U pa që policia përdori dhe shkopinjtë e gomës sepse ishin të siguruar me kokore dhe mbrojtëse. Meqenëse dhe rruga nga mbrapa ishte e bllokuar, studentët u detyruan të shpërndahen nëpër një fushë, që ndodhet afër ambasadës tonë dhe mundën të strehoheshin nëpër shtëpi private të shqiptarëve që ndodheshin aty pranë. Ne dëgjuam dhe të shtëna me armë, por më duket nuk ka pasur të vrarë. Dëgjohej që ata thërrisnin “Liri Demokraci”, e në favor të Ramiz Alisë dhe kërkonin përmirësim të kushteve të jetesës, bile u dëgjua të thërrisnin edhe “Rroftë Gorbaçovi”. Unë, në fakt, pashë një të plagosur para se të fillonte përleshja me policinë, por ai mund të ketë rënë vetë nga ndonjë mur, kështu që nuk mund të them se sa të plagosur kishte. E njëjta gjë ndodhi edhe në mbrëmje të datës 8.12.1990 dhe thanë se edhe një grup të studentëve i ka pritur edhe Ramiz Alia. Kur bashkëbiseduesi e pyet nëse është qetësuar gjendja dhe se agjencia ATSH flet vetëm për një takim të ministrit të Arsimit e Rektorit të Universitetit me studentët, De Nikolas i thotë: “Unë ju thashë për ato që kam dëgjuar dhe parë vetë dhe them se gjendja tani është qetësuar dhe normalizuar dhe çdo gjë duket paqësore”. Në vazhdim korrespondenti i “Rojterit” pyet se kush ndërmori hapin e parë, policia apo studentët, e çuditet që ATSH dha lajmin kaq shpejt, mandej kërkon të mësojë nëse ka pasur veprime të tilla në këtë universitet dhe sa studentë ka gjithsej, pasi flitet për 12 mijë vetë. Nëpunësi i Ambasadës Italiane në përgjigje i thotë: “Në fakt edhe mua më çudit një fakt i tillë, pasi është hera e parë që shikohet një demonstratë e tyre. Unë di se këtu është vetëm një universitet, por numrin e tyre nuk e di. Pashë me sytë e mi që arrestuan disa vetë, për të cilët thonë se ishin organizatorët”.
    Ministri i Punëve të Brendshme
    Hekuran Isai (firma, vula)

    Panorama
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 17-12-2009 më 01:34

  2. #2
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    po o beni publike dosjet ... e te huajve ... ne ate menire si keni trembur te inkriminuarit (me juvej ne krie), ashtu do ia beni edhe cias, fbis, intelixhent servisit, etj ...

    zgjedhja dhe perdorimi ne menire selektive e materialeve arkivore eshte jo vetem e pamoralshme apo e kundraligjshme - ajo te kujton ata filmat dokumentar te kohes punisto-dulliste ...

    veni nga veni, e prap te usta enveri ktheheni, o te inkriminuar idolatrista-nostalgjik, qe ta ktheni sherbetorin tuaj te bindur e te shkalluar, shokin salis, perhere ne krie te pd-s ...

    e kapercefte edhe vepren e shokit enver ne demaskimin e rrezikut anglo-amerikan per komunistat greko-shqiptare ...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    Zbulohet dokumenti,

    CIA njoftoi Sigurimin për protestat e ‘90
    » Vendosur: 14/12/2009 - 09:13

    Ferdinand Dervishi

    Parashikimi i CIA-s

    Pra, sipas përmbajtjes së dokumentit, “kuadri” i CIA-s paralajmëronte se para apo pas festave të nëntorit “studentët mund të organizonin një demonstratë për shkak të kushteve të vështira të studimit, fjetjes, ushqimit. Ata mund të dalin edhe me kërkesa për ndryshimin e programeve mësimore dhe me ta mund të bashkohen edhe të rinj të tjerë”. Dhe po të kesh qenë një dëshmitar, apo po të kesh ndjekur ngjarjet, kështu ka ndodhur saktësisht, apo historikisht.
    ........
    ,,,,,,,,,,,,
    "They will not control us, We will be victorious"

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Se ka mesuar akoma brari qe 97 e gjeten Saline budalle e po ato forca qe duan ta lene sot shqiperine ne bisht te kavallit sic eshte, jane po ato qe bene 97?
    Se ka mesuar brari qe keto greket qe po i fal Saliu detin dhe serbet qe po ju shet toka jane po ata qe bene 97.
    Se ka mesuar brari qe edhe sot po keta qe e kane futur Saline thes si perhere jane gati qe ta djegin dhe njhere Shqiperine qe te mos behet kurre.
    Se di brari qe Berishen keta e kane urdheruar ta falimentoje shqiperine si po kerkon ta falimentoje.
    Se di brari qe berishen qe ka zgjidhjen e situates ne dore sot e kane urdheruar te beje te kunderten e ta acaroje sa me shume qe te kacafyten shqiptaret?
    Eh mor brar ke ngelur e do vdesesh pa mesuar as abc e gjerave
    Albania Uber Alles

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    po o beni publike dosjet ... e te huajve ... ne ate menire si keni trembur te inkriminuarit (me juvej ne krie), ashtu do ia beni edhe cias, fbis, intelixhent servisit, etj ...

    zgjedhja dhe perdorimi ne menire selektive e materialeve arkivore eshte jo vetem e pamoralshme apo e kundraligjshme - ajo te kujton ata filmat dokumentar te kohes punisto-dulliste ...

    ...
    tani ty po te vjen keq per te huajt se po akuzohen me pa te drejte apo nuk deshiron qe te dalin sheshit keto gjera .....?! si eshte kjo pune se nuk po merret vesh .....?
    "They will not control us, We will be victorious"

  6. #6
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    tani ty po te vjen keq per te huajt se po akuzohen me pa te drejte apo nuk deshiron qe te dalin sheshit keto gjera .....?! si eshte kjo pune se nuk po merret vesh .....?
    mor mesues_1, sa i pa msuem qe qenke ...

    po nxiren keto gjera nga arkivat, te cilat hapen vetem me çelesa pushtetaresh ...

    diçka po ndihet, se toka po rreshket, e tani duhet hapur ni "front" i ri, gjithmone me superfuqi, si enveri, djal i ri ...

    ashtu u nxoren edhe ato ne '97 me greka-asfali, dhe jeni kthyer krejtesisht si ne Troje kali ...

    ti nuk po don me mar vesh, o mesues nishi ... deri kur don me ndejt i panxanun ...

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Gazetaret shqiptare kane manine qe te krijojne sensacione te paqena duke mos e hetuar deri ne fund si origjinalitetin e dokumentit, edhe rrethanat se si eshte mbledhur informacioni. Nuk do te cuditesha qe ky informacion te mos jete derguar Sigurimit te shtetit nga nje agjent i CIA, sic pretendon artikulli me lart, por nga nje prej agjenteve te UDB-se qe spiunonte edhe per llogari te Sigurimit shqiptar. Ka pasur plot te tille.

    CIA nuk kish se si te njoftonte Sigurimin e Shtetit per protesta qe po i organizonte vete ose protesta qe ishin ne favor te interesave amerikane. CIA mund te kete njoftuar vendet fqinje, sherbimin sekret italian e jugosllav, dhe Sigurimi ka mundur qe ate informacion ta siguroje nga sherbimet sekrete te vendeve fqinje.

    Demokratizimi i Shqiperise nuk ishte ne favor te interesave jugosllave, qe i trembeshin ne ate kohe jo vetem shperberjes se Jugosllavise, por edhe rifaktorizimit te faktorit shqiptar ne Ballkan. Dalja e shtetit shqiptar nga izolimi dhe hapja me boten, do te shpinte jo vetem ne rrezimin e diktatures e ngritjes se demokracise, por do te bente qe shteti demokratik shqiptar ti dilte ne krah shqiptareve ne dy ish republikat e jugosllavise: Mali i Zi dhe Maqedonia, dhe provincen e Kosoves.

    Pra llogjika te shtyn te mendosh qe UDB ia ka percjelle kete informacion Sigurimit te Shtetit, me shpresen se ata do te mund t'i ndalnin protestat para se te fillonin.

    Albo

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •