Ilir Kerni ka lindur ne Tirane me 18 maj 1959. Ne 1977 mbaron Akademine e Baletit. Si balerin i pare u angazhua menjehere prane TOB-it, ku u vleresua me shume tituj fale aktivitetit te shquar artistik, si Artist i merituar, Cmimi i Republikes, si dhe eshte dekoruar me Urdhrin "Naim Frasheri i klasit te II-te" etj. Ne te njejten kohe eshte angazhuar edhe si pedagog ne Akademine e Baletit ne Tirane.
Po ashtu, si pedagog ka qene i angazhuar dhe ne Tokio, France, Kroaci. Ne vitin 1990 fiton bursen e UNESCO-s per pedagogji e kercim, ne "Grand Opera" ne Paris. Me pas ai u angazhua ne "Opera de Strasburg". Nga 1994 e deri sot, eshte i angazhuar si primabalerin ne Teatrin Nacional Zagreb te Kroacise, ku eshte dekoruar disa here, si: dy here me cmimin "Oskar Ormosh", si dhe ne vitin 2002 me "Cmimin me te larte ne Kroaci" per rolin e Mefistofelit ne baletin "Faust", si roli me i mire, cmim per te cilin eshte nominuar edhe tri here te tjera.
Me 2005 i eshte besuar edhe detyra e baletmaestrit te trupes, ku eshte i angazhuar aktualisht. Ka interpretuar ne role si princ: Liqeni i mjellmave, Giselle, Arrethyesi, Bukuroshja e fjetur, Copelja, Les Silfides, Don Kishoti, Romeo dhe Zhulieta, Apolon Mussaget , Karmen, Kater stinet e vitit, La Silfide, etj. Nderka, ne shfaqje dhe duete moderne eshte paraqitur te Fausti, Carmina Burana, Baladat qe sjell era..., Tranchilisimo, Febrille, Tramvaji quajtur pasion, Kenget e dashurise dhe vdekjes, e shume te tjere.
Me interpretimin e tij ne Tirane te baleti "La Sylphide", i mirenjohuri Ilir Kerni, tanime 50-vjecar, tha se deshironte ta mbyllte karrieren e tij ne teatrin ku lindi dhe u rrit si artist. Megjithate, baleti i mbeshtetur mbi nje perralle, "Arrethyesi", do te vije kete fundvit per publikun kryeqytetas nen koreografine e tij, madje publiku do te kete mundesine ta shohe ate edhe te kerceje nen petkat e rolit.
shkeputur nga Koha jone
Krijoni Kontakt