Gaxeta Shqiptare. 16/12/2009
Disidentėt: Kuvendi i PD, formal dhe pa debat
Kuvendi i Partisė Demokratike ishte organizim formal ku mungoi analiza dhe debati. Ky ėshtė pėrkufizimi qė nxjerrin tre pėrfaqėsues tė ndryshėm tė kėsaj partie, njė nga ish-themeluesit e saj, Preē Zogaj dhe dy anėtarėt e kryesisė aktuale, Omer Stringa dhe Aleksandėr Biberaj.
Pėr ftesėn e bėrė ish-themeluesve dhe figurave tė PD-sė pėr tė marrė pjesė nė Kuvendin e nėntė, Zogaj i pėrgjigjet se, nuk ishte njė ftesė serioze, se Berisha e ka bėrė me shaka. Duke qenė se ishte Kuvend dhe sishte miting, njerėzit ftohen me ftesa. Nuk vijnė me tė fėrshėllyer. Por, edhe vetė Berisha nuk e ka pasur me gjithė mend, e ka bėrė pėr humor. Berisha e mbylli me mua. E mbylli vetė historinė e dytė me mua. E mbylli pa ftesė, pa transparencė, - u shpreh dje Zogaj. Sipas tij, Kuvendi i nėntė nuk shėnoi asgjė interesante dhe se u organizua vetėm pėr tė rimandatuar drejtuesit qė ishin pa mandat. Kur pyetet pėr glorifikimin qė iu bė figurės sė Berishės pėr rolin e tij nė 90, Zogaj pohon se kreu aktual i PD-sė ka njė rol tė vetin, tė veēantė, i cili nuk i mohohet. Por, glorifikimi po ndodh tani kur opozita ėshtė nė rrugė dhe varfėria ėshtė rritur. Kjo tregon se krerėt e PD-sė janė jashtė realitetit. Nė vitet 90 Berisha ka njė rol tė vetin intelektual, por ai ėshtė aty me shokė, nuk ėshtė i vetėm, - shprehet Preē Zogaj.
Anėtari i kryesisė sė PD-sė, Stringa shprehet se Kuvendi nuk bėri analizėn e zgjedhjeve, pse u humbėn qytetet e mėdha, analizėn e punės sė qeverisė 2005-2009, si dhe analizėn e aleancave tė fundit. Rreth pyetjes se a u plotėsuan pritshmėritė e tij pėr ēėshtjen e statutit, ai shprehet se, Shqipėria nuk ka vuajtur asnjėherė pėr ligje, por pėr zbatimin dhe respektimin e tyre, e njėjta gjė vlen edhe pėr statutet. Ai e konsideron jo normale, qė nė mungesė tė kandidaturave tė fuqishme pėr kryetar tė dalin kandidatura formale, duke marrė si shembull Ramėn pėrballė Lakrorit apo Alinė pėrballė Dokles. Stringa e konsideron pjesė tė mentalitetit shqiptar lanēimin e njė figure tė vetme. Nė vitet 1990 kanė qenė disa miq tė mi tė cilėn shpresonin se do tė dilnim nga tranzicioni pas 15 vitesh, por unė u kam thėnė se do tė dalim vetėm pas 33 vitesh, sepse vetėm pas kėtyre viteve ikėn kjo gjeneratė dhe vjen njė e re. Shqipėria vuan pėr mendje dhe jo pėr kapital. Ne, pa dashje biem nė mentalitetin e vjetėr, ai nuk ka ndryshuar. Ky mentalitet komunist shtrihet nė tė gjitha hallkat e shoqėrisė, shkollė, politikė, ekonomi, etj. Unė mendoj se duhet tė lėmė tė kalojnė ato 33 vite, pastaj tė shpresojmė, - pėrgjigjet ai. Sipas tij, ka pasur dy lloj vendesh ish-komuniste qė e kanė ndryshuar regjimin; njė palė, sepse nuk u ecte dhe kanė pėrparuar mė shpejt dhe tė dytėt; se ngelen pa bukė, e kemi ndryshuar sistemin nga halli dhe jo nga fakti se e kuptonim.
Oponenti tjetėr i politikės sė brendshme nė PD, Aleksandėr Biberaj, mbėshteti idenė e tij se Kuvendi ishte vetėm formal, pasi nė tė nuk u lejuan as debatet, as diskutimet, dhe jo mė tė bėhej analiza e punės apo e zgjedhjeve, qoftė tė zgjedhjeve lokale 2007 apo atyre tė pėrgjithshme 2009, ku pati probleme nė qytete tė mėdha. Nė Kuvend nuk u dha vizioni pėr katėr vitet e ardhshme pėr PD-nė dhe qeverisjen. Fjalimet e lidershipit ishin rutinė, ata ishin tė papėrgatitur pėr kėtė aktivitet. Pastaj, delegatėve nuk iu dha projektstatuti qė tė lexonin se ēfarė do tė votonin, por kanė votuar pa e ditur se ēfarė shkruhej aty. Problem tjetėr ishin me listat pėr anėtarė tė Kėshillit Kombėtar, qė janė hartuar nė mungesė tė plotė tė transparencės dhe ishin radhitur ndryshe nė fletėn ku votuan delegatėt dhe ndryshe nė listėn e paraqitur, - u shpreh Biberaj. Ai shtoi se nė kėtė fazė, kėrkesa e vetme e tij ėshtė qė numėrimi i votave pėr Kėshillin Kombėtar tė jetė transparent.
Krijoni Kontakt