Close
Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 71
  1. #21
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    A MUND TE KOMUNOKOJ ME ZOTIN DREJTPERDREJT?


    Nga Hayat Anne Collins Osman


    Unė jam rritur nė njė familje tė krishterė. Nė atė kohė, amerikanėt kanė qenė mė praktikues tė fesė se sot— shumica e familjeve shkonin nė kishė ēdo tė diel. Edhe prindėrit e mi ishin aktivė nė kishė. Madje motra ime jepte mėsim nė shkollėn e sė dielės dhe ndonjėherė e ndihmoja edhe unė.
    Kur isha nė shkollė tė mesme, ndoqa njė program studimi tė Biblės pėr dy vjet. Deri nė atė kohė kisha lexuar pjesė tė Biblės, por nuk ėshtė se i kisha kuptuar edhe aq shumė. Ky kurs duket se do tė mė jepte mundėsinė tė mėsoja mė shumė, por fatkeqėsisht aty studiuam shumė pasazhe tė Testamentit tė Ri e tė Vjetėr qė mua mė dukeshin tė pashpjegueshme.

    Nė universitet unė vazhdoja tė lutesha. Studentėt shpesh diskutonin pėr fenė dhe unė dėgjoja ide tė ndryshme. Ashtu si Jusuf Islami, edhe unė studiova fetė e ashtuquajtura tė Lindjes, si Budizmi, Konfuēianizmi dhe Hinduizmi, por nuk mė ndihmuan. Nė atė kohė takova njė musliman nga Libia i cili mė foli pak pėr Islamin dhe Kur’anin. Ai mė tha se Islami ishte feja mė moderne dhe mė e saktė nga fetė e shpallura. Por duke qenė se unė i shihja Afrikėn dhe Lindjen e Mesme si vende tė prapambetura, nuk e shihja dot Islamin si modern.

    Familja ime e ftoi kėtė libianin nė njė ceremoni kishtare. Ceremonia ishte shumė e bukur, por nė fund tė saj libiani pyeti: “Kush ua ka mėsuar kėtė ceremoni? Kush ju ka thėnė tė uleni e tė ngriheni kėshtu? Kush ju ka mėsuar tė faleni nė kėtė mėnyrė?” Unė i tregova atij historinė e hershme tė kishės. Pyetjet e tij nė fillim mė nervozuan, por mė pas mė bėnė tė mendoja.

    Njerėzit qė kanė pėrcaktuar mėnyrėn e ceremonive tė adhurimit kishtar a kanė qenė tė kualifikuar ta bėnin atė? Si e kanė ditur se cilėn formė adhurimi tė zgjedhin, a kanė pasur udhėzim hyjnor? Unė e dija se nuk besoja nė shumė prej mėsimeve tė kishės, por megjithatė vazhdoja tė shkoja nė kishė. Kur tė tjerėt kėndonin pjesė qė unė i konsideroja blasfemike, unė nuk i kėndoja. Tashmė ndihesha si e huaj nė kishė.

    Pėrse nevojitej njeriu pėr t’u lidhur me Zotin? Pėrse nuk mund tė komunikoja me Tė drejtpėrdrejt?

    Pa kaluar shumė kohė, unė gjeta njė pėrkthim tė kuptimeve tė Kur’anit nė njė dyqan, e bleva dhe nisa ta lexoja. E lexova dhe e rilexova pėr tetė vjet me radhė. Gjatė kėsaj kohe, vazhdoja tė isha e interesuar e tė lexoja pėr fetė e tjera. Shqetėsimi im rreth mėkateve tė mia gjithnjė shtohej. Si ta dija se Zoti do tė mė falte?
    Unė nuk besoja mė nė modelin e krishterė, nė mėnyrėn e krishterė pėr faljen e mėkateve. Mėkatet e mia peshonin shumė mbi shpatullat e mia dhe nuk e dija si tė ēlirohesha prej tyre. Kėrkoja me ngulm faljen e Zotit.

    Nė Kur’an lexova: “…Ndėrsa do tė vėresh se mė tė afėrmit si miq pėr besimtarėt janė ata qė thanė: “Ne jemi nesara- tė krishterė”. Kėtė ngase prej tyre (tė krishterėve) ka dijetarė (ulema) dhe tė devotshėm, dhe se ata nuk janė kryeneēė. Kur e dėgjojnė atė qė i ėshtė zbritur tė dėrguarit (Kuranin), prej syve tė tyre rrjedhin lot, ngase e kanė kuptuar tė vėrtetėn dhe thonė: “Zoti ynė, ne kemi besuar, pra na regjistro ndėr ata qė dėshmojnė (ndėr umetin e Muhamedit).(Dhe thonė) Pėrse tė mos besojmė Allahun dhe atė tė vėrtetė qė na erdhi, duke qenė se ne shpresojmė qė Zoti ynė do tė na ēojė (nė xhenet) sė bashku me njerėzit e mirė.” (Maide 5:82-84)
    Nisa tė shpresoja se Islami e kishte pėrgjigjen. Por si tė sigurohesha?
    Nė televizor pashė se si faleshin muslimanėt. Madje gjeta edhe njė libėr qė tregonte mėnyrėn e faljes sė namazit (i shkruar nga njė jomusliman), prandaj nisa ta praktikoja edhe vetė (por pa abdest dhe nuk falesha si duhet). Unė u fala nė kėtė mėnyrė fshehurazi pėr disa vjet.

    Mė nė fund, gati tetė vjet pasi kisha blerė Kuranin, gjeta kėtė ajet nė tė: “Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush dhuntinė Time, zgjodha pėr ju Islamin fe.” (Maide 5:3)
    Qava nga gėzimi, pasi e dija se pėrpara krijimit tė qiellit e tė tokės, Allahu e kishte shkruar kėtė ajet edhe pėr mua, se Allahu e kishte ditur se Anne Collins, nė Cheektowaga, Nju-Jork, SHBA, do ta lexonte kėtė ajet nė maj tė vitit 1986 dhe do tė shpėtonte. Tani, e dija se mė duhet tė mėsoja shumė gjėra, si pėr shembull si tė falesha si duhet... etj. Problem tjetėr ishte se nuk njihja asnjė muslimane. Muslimanėt ishin mė tė paktė atėherė sesa tani.
    Nė numėratorin telefonik gjeta numrin e njė shoqate islame dhe i telefonova. Por kur njė burrė u pėrgjigj, mė zuri frika dhe e mbylla telefonin. Ēfarė do tė thosha? Si do tė mė pėrgjigjej? Pėr disa muaj unė e telefonova atė xhami disa herė, por prapė nuk pata guximin tė flisja.
    Mė nė fund, gjeta njė mėnyrė tjetėr, si njė frikacake. U shkrova njė letėr, ku u kėrkoja informacione pėr Islamin. Njė vėlla musliman nisi tė mė dėrgonte libra dhe broshura. Unė i tregova atij, kėtė herė me telefon, se dėshiroja tė bėhesha muslimane, por ai ma ktheu: “Prit derisa tė jesh e sigurtė.” Kjo mė mėrziti pak, por e dija se ai kishte tė drejtė, pasi duhet tė isha e sigurtė se ēfarė po bėja. E dija se pas pranimit tė Islamit, asgjė nuk do tė ishte si mė parė.
    Mendoja pėr Islamin ditė e natė. Nė disa raste madje shkova me makinė deri te xhamia (njė shtėpi e konvertuar nė xhami) dhe i rashė pėrqark disa herė, por pa mundur tė hyja brenda. Mė nė fund, njė ditė nė fillim tė nėntorit tė vitit 1986, teksa po bėja diēka nė kuzhinė, e ndjeva se isha bėrė muslimane. Por duke pasur ende frikė, i shkrova sėrish xhamisė: “Unė besoj nė Allah, tė Vetmin Zot, dhe besoj se Muhamedi ėshtė i Dėrguari. Dėshiroj tė mė llogarisni nė mesin e besimtarėve muslimanė.
    ”Tė nesėrmen njė vėlla musliman mė thirri nė telefon dhe unė i thashė shehadetin nė telefon. Ai mė tha se Allahu m’i ka falur gjynahet e kaluara dhe se unė tani isha e pastėr si njė fėmijė i porsalindur. Ndjeva se barra e mėkatit po largohej nga shpatullat e mia dhe nisa tė qaja nga gėzimi. Fjeta fare pak atė natė, duke qarė dhe duke pėrmendur Allahun e Lartėsuar. Tashmė isha e falur. Falėnderimi i takon Allahut!

  2. #22
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Tolstoi- Si e braktisi Krishterimin?


    Kam dashuruar Krishterimin mė shumė sesa Kishėn, tani mė shumė dashuroj tė vėrtetėn se tė gjithė botėn.

    Tolstoi pėrbėn njė dukuri tė jashtėzakonshme nė letėrsinė Evropiane dhe nė atė botėrore. Elementi i pazakontė ndodhet jo vetėm nė veprat e tij, por edhe nė pikėpamjen historiciste tė mėnyrės sė tė jetuarit dhe tė menduarit tė tij.

    Koordinatat kohore tė shekullit XIX, periudhė nė tė cilėn ai jetoi dhe krijoi, i kalojnė kufijtė deri nė bashkėkohėsi.

    Pėrthyerja e rrafshit kohor dhe hapėsinor vjen pėr shumė arsye. Tė parat janė arsye qė lidhen me vetė jetėn e shkrimtarit, sepse Tolstoi dhe pse jetoi nė Rusinė krishtere, u bė ithtar i fesė islame duke befasuar mjedisin rrethues. Kjo nismė nuk mbeti nė trajtėn e njė bindjeje vetjake, por solli revolucion shoqėror duke ndikuar nė mendimin dhe edukimin fetar rus.

    Shembull i drejtpėrdrejtė i kėtij revolucioni ėshtė botimi i broshurės sė titulluar "Muhammed", vepėr e publikuar gjatė periudhės sė mbretėrisė ruse nė vitin 1909.

    Kjo vepėr nuk pati suksesin e vlerave reale qė mbarte, pėr shkak se titulli konsiderohej heretik pėr shoqėrinė ruse.

    Vetėm nė 1990, pas njė periudhe shtatėdhjetėvjeēare tė Bashkimit Sovjetik, vepra e Tolstoit do tė gjejė pėrsėri lexuesin dhe do tė zgjohet interesi pėr vlerat fetare.

    Populli rus, veēanėrisht intelektualėt e vlerėsonin Tolstoin pėr shkak tė vlerave tė tij nė letėrsi. Kjo nėnkuptonte qartazi, se nė qoftė se publikohej kalimi i tij nė Islam, shoqėria ruse do tė fillonte tė kthehej fuqishėm nė drejtim tė Islamit.

    Pėr kėtė shkak, librin e Tolstoit, ku janė tubuar disa hadithe tė Muhamedit alejhi selam, organizatat ruse tė shėrbimit informativ, sikurse KKB-ja, janė orvatur qė ta mbajnė nė fshehtėsi dhe nė harresė, si dhe ta pengojnė ribotimin e mėtejshėm tė tij.

    Ky libėr e njohu lexuesin rus me disa hadithe tė Muhamedit alejhi selam. Tematika e haditheve tė mbledhura pėrqendrohet nė sferėn e "varfėrisė" dhe tė "barazisė", pėrmes tė cilave orvatet tė tregojė brengėn e tij dhe tė ndėrgjegjėsojė ata qė janė tė tradhtuar e tė shtypur. Pėrmes kėtij libri Tolstoi theksoi se Islami ėshtė vendi i drejtėsisė dhe i barazisė sė vėrtetė, vėllazėrisė dhe sakrificės, respektit dhe dashurisė ndaj njeriut dhe ndaj tė tjerėve.

    Me krijimtarinė e tij letrare ai nxiti reagime tė ndryshme nė planin estetik, ideor dhe nė atė moral, jo vetėm pėr bashkėkombėsit e tij, por pėr mbarė botėn. Tregues ėshtė shtrirja e veprave tė tij si, "Lufta dhe Paqja", "Ana Karenina", "Ringjallja", "Polikushka", " Haxhi Murati" etj, tė cilat janė pėrkthyer nė njėqind e tetė gjuhė tė ndryshme tė botės dhe janė botuar nė mė shumė se 220 milionė ekzemplarė. Kjo krijimtari ėshtė adoptuar pėr teatėr, televizion dhe radio.

    Kėndvėshtrimi i Tolstoit ndaj Islamit mund tė shihet edhe nga letrat e publikuara, veēanėrisht vlen tė pėrmendet letėrkėmbimi me znj. Jelena Vekilova, e cila respekton dėshirėn e fėmijėve tė saj pėr t'u konvertuar nė Islam.

    Gjithashtu, ai pati guximin qė nė ditarėt dhe nė letrat e tij tė parashtrojė anėn kontradiktore tė shenjtėrisė sė Kishės. Nė letrėn e dėrguar Sinodit tė shenjtė, tė cilin e kishte ekskomunikuar si tė pa fe, ai deklaron: "E kam dashur Kishėn mė shumė se sa paqen time; pastaj mė shumė kam dashuruar Krishterimin se sa Kishėn, ndėrsa tani, mė shumė dashuroj tė vėrtetėn se tė gjithė botėn."

    Epiqendėr e shqetėsimit tė Tolstoit ėshtė personaliteti moral i heronjve tė tij, me tė vėrtetėn dhe besimin, si kriteret mė tė larta tė jetės. Raportin ndaj tė vėrtetės dhe fesė, autori e kėrkoi dhe e sprovoi sė pari nė veten, e mė pas me personazhet e veprave tė tij, nė tė cilat ēdo herė parashtron pyetje pėr moralin, drejtėsinė, tė vėrtetėn dhe fenė, pėr tė mirėn dhe tė keqen, jetėn dhe vdekjen, pėr ēėshtjet e raporteve ndėrmjet individėve dhe bashkėsisė. Gjeniu letrar urrente tė keqen, dhunėn dhe shtypjen e popujve.

    Intensiteti i madh i ideve dhe veprave tė Tolstoit shpreh pikėpamjet dhe bindjen e plotė tė tij pėr islamizmin, duke braktisur kėshtu njė herė e pėrgjithmonė Krishterimin, kur ai thotė: "Nuk mund ta pranoj fenė e krishterė, sepse ky besim nuk ishte feja, por njė mėnyrė e kėnaqėsisė epikuriste tė jetesės. E kam kuptuar se ajo fe nuk i ofron njeriut qetėsi; ndoshta mund t'i shėrbejė dikujt, i cili ėshtė penduar nė shtratin e vdekjes."

    Ky zjarr pendese nuk e zhuriti shpirtin e Tolstoit, sepse ai jetoi, krijoi dhe u varros sipas rregullave islame.

  3. #23
    el kafirun Maska e chino
    Anėtarėsuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Para se te shumohet mikrobi islam teper ne kete teme, pak medikament:

    1. Konvertimi s'eshte gje tjeter, pos braktisje e religjionit. Braktisje mund te besh ne meyre teresore, por edhe ne menyre te percaktuar. Nese je konvertuar, e ke braktisur fene teresisht. Por braktises i fese je poashtu, kur braktise nje mesim, nje ligj fetar te vetem. P.sh. kur nje musliman han mishin e derrit, a nuk eshte ky braktises i fese islame? Sigurisht qe eshte. Edhe nese nuk eshte i konvertuar ne Krishterim, ai prap se prap eshte refuzues i pjeserishem i fese islame dhe njeherit braktises i saj.

    2. Pse e tregoj kete? Sepse eshte mendikament per ca vershime te islamoideve ne kete teme. Eshte medikament, sepse u tregon se shoqeria shqiptare braktisi poashtu Islamin. Si e braktisi? E braktisi duke i dhene vetes kushtetutat aktuale. Pse jane kushtetutat aktuale braktisje e Islamit? Sepse keto kushtetuta drejtperdrejt refuzojne organizimin e shoqerise ashtu sic e kerkon Kurani.

    3. Si rezultat duhet te dini se ju jeni pjese e nje shoqerie, e cila eshte e mbushur dhe stermbushur me braktises te fese Islame. Keni miliona fakte ne shoqerine e juaj per braktisje te fese se juaj. Prandaj nuk eshte e shpjegueshme ne asnje menyre, kur merreni me konvertimet e njerezve (VIP-ve) neper bote ne Islam, por anashkaloni braktisjen, refuzimin qe ju behet fese se juaj ne shoqerite e juaja.

    4. Logjikoni me ne fund!!






    *
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga chino : 15-12-2009 mė 10:00

  4. #24
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anėtarėsuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    nese nje person i vetequajtur musliman apo i krishtere, braktise nje mesim te vetem fetare (nga pikpamja jote ka braktisur fene ne teresi), ēfare eshte per ty ky person?

    atehere te gjithe e paskan braktisur fene perkatese, sepse mendoj se kushdo ne menyre te vetedijshme apo jo ka thyer ndonje mesim, apo ligj fetare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga the admiral : 15-12-2009 mė 10:40
    Vasudhaiva Kutumbakam

  5. #25
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Citim Postuar mė parė nga Matrix Lexo Postimin
    Mund te kene qene te tille vetem se jashtmi.
    Nje i krishter i vertete, nuk kalon kurre ne Islam nqs ka njohur Krishtin.
    Ose mund te kaloje ne Islam vetem perkohesisht, por me pas nuk largohet dot qe andej sepse mund te kete probleme
    (si me opinionin publik, por edhe me ligjet islamike qe i dene kete nojne me vdekje renegatet )
    nje krishter kur lexon per islamin behet musliman nese nuk eshte i indoktrinuar dhe nese do te pranoje te verteten e Jezusit.I cili jo vetem predikoi per Muhamedin a.s ne bibel duke thene ngushulluesi do ta bind boten per mekat duke marre shpallje prej Zotit per historin e Jezusit dhe Nenes se tij te nderuar Merjemes dhe gjyshit te Jezusit Ali Imran.Islami flet me shume se bibla per Jezusin.Islami tregon se cfare beri Jezusi nga mosha 1 deri 30 vjec ku shkoi dhe cfare tha.Ndersa bibla eshte zbrazetire ne kete drejtim.Uroj qe te gjithe kristianet ta gjejne jezusin dhe ne Islam sikurse do gjejne te gjithe profetet paqa e Zotit qofte me to.
    "Shoku Mjekesise"

  6. #26
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar mė parė nga mesia4ever Lexo Postimin
    Po shikoja disa video ne Youtube, e pashe edhe keta djem gjermane te cilet jane 'konvertuar ne Islam dhe kane pranu kete fe, ky i dyti nga feja katolike, sepse iu ka dok e pa logjikshme kur i kane folur per Jezusin dhe Marine...?!

    http://www.youtube.com/watch?v=Co9pXx2zLIM

    A eshte kjo si proteste kunder:

    1. Religjionit te organizuar (fese katolike),
    2. Jetes materialiste te perendimit

    apo

    3. Eshte reale dicka kjo pune dhe kane gjetur 'fene e vertete'...?!

    Ju pershendes
    Duke analizuar me kujdes ate qe thote ai ēunaku, del shume qarte ne pah,karakteri teper i dobet dhe cktesia e mendimit te tij.
    Thote se ai ishte katolik(edhe pse pak e besueshme kjo gje ne Gjermani) dhe se kur i flisnin per Jezusin dhe Marien, ai e kishte te veshtire te besonte!!!!!!!!
    Nje njeri qe nuk ka bere kuirre nje pyetje mbi Jezusin dhe Marien, vazhdon me nje pohim teper te RENDE:Ai ishte gjithmone ne kerkim te se vertetes!!!!!!!!
    PAstaj nje shoku i tij indonezian, i hapi syte dhe i tregoi driten: Kurani dhe Islami.
    Me sa duket nuk i ka thene se flitet per Jezusin dhe Marien edhe aty.......
    Ky eshte niveli i shoqerise Islame....pasi perbehet prej elementesh te tille....
    Ky djaloshi edhe mund te jete bere mysliman, por as qe ja ka idene fese.....ju lumte myslimaneve per fitoren.......
    O mesia, po ai e thote vete arsyen bre burre.....shoqeria(indoneziane).....me thuaj me ke rri, te te them se kush je.....
    Ata e ēirren per fe te "vertete", qofshin mysliman apo te krishtere, nuk ja kane fare idene fese.........feja eshte vetem nje mjet per t'ju afruar ameshimit....asgje me teper.....e siē thote nje proverb i vjeter "Rruget per te zoti, jane te panumerta"(le vie del Signore sono infinite).....
    Pastaj, dua te them edhe diēka per zoterinjte myslimane te forumit.
    Eshte qesharake perpjekja per t'i dhene legjimitet besimit tuaj, duke sjelle shembuj konvertimesh te ketij apo atij personi......mund te sillen me mijera edhe nga krahu tjeter....cfare provon kjo gje????
    Pikerisht ate qe thashe me lart:nuk ka fe te vertete.......te pakten ne kuptimin qe e mendoni ju.....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga jarigas : 15-12-2009 mė 14:02

  7. #27
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Jarigas, sa per informacioni tend, nuk jane muslimanet qe e kane sjelle kete teme, por nje i krishter.
    Nese dikush konvertohet ne Islam, kjo per ne muslimanet do te thote edhe nje i shpetuar me teper, e jo qe e marrim argument ate per ta legjitimiar besminin tone.
    Kemi ne argumentet tonaqe nuk i shkel koha as vendi, cdo here dhe cdokund kane qene dhe mbesin prezenete. Kemi Kur'anin qe eshte i stermbushur me argumente dhe nuk i shohin vetem te verberit.

  8. #28
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar mė parė nga uvejsa Lexo Postimin
    Jarigas, sa per informacioni tend, nuk jane muslimanet qe e kane sjelle kete teme, por nje i krishter.
    Nese dikush konvertohet ne Islam, kjo per ne muslimanet do te thote edhe nje i shpetuar me teper, e jo qe e marrim argument ate per ta legjitimiar besminin tone.
    Kemi ne argumentet tonaqe nuk i shkel koha as vendi, cdo here dhe cdokund kane qene dhe mbesin prezenete. Kemi Kur'anin qe eshte i stermbushur me argumente dhe nuk i shohin vetem te verberit.
    Te verberit nuk i shohin "argumentat" e Kuranit dhe nuk arrijne as te kuptojne thelbin e nje shkrimi si ai qe bera une.....lexoje prape e ndoshta kupton ndonje gje(Kurani hapet me fjalen: LEXO).....
    E sa per informacionin tend, e keni mbushur Web-in me klipet e konvertimeve, gjasme nga lumturia e madhe per te shpetuarit,por gjeja qe me le te dyshoj mbi pastertine e lumturise suaj, eshte fakti se trumbetoni me te madhe titujt apo rangjet e atyre qe pranojne Islamin.......kurse kur nje mysliman don te konvertohet, ju prishet gjaku dhe ju dridhen leqet.......per tu meshiruar.....

  9. #29
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Pershendetje perseri

    Forumiste te nderuar, ketu nuk po bisedojme se sa boksere, artiste, gazetare dhe njerez te thjeshte jane konvertuar ne Islam apo ne besimin Krishter dhe kinse te i bejme nje reklame nje besimi te caktuar. Pra propozoj per fshirje postimesh qe nuk kane te bejne me temen.

    Normal i krishteri thote se ata qe konvertohen ne ndonje besim tjeter, ai nuk ka qene kurre i krishtere i vertete. Kurre ska dale asnje i krishter qe eshte konvertuar ne Islam (pra me fakte te gjalla), pra duke u bazu ne Bibel, ne Profeci etj.. Ka ndodhe nese ai person ka qene i krishter tradicional, si rastin qe e postova me lart, i eshte dukur e palogjikshme kur i kane folur per Jezusin dhe Marine si 'Nenen e Zotit' dhe i eshte dukur e pa logjikshme, vrapon menjere ne Islam se kinse ne ate fe do ta gjeje shpetimin, pra njeri jo i drejtuar nga faktet e argumentat por nga emocionet. Edhe mua me duket e palogjikshme p.sh. te i lutemi mijera 'shenjtoreve' se kjo ska baze as logjike e as Biblike, por kjo nuk d.m.th. se do te vrapoj ne ndonje fe e ta perqafoj ate fe, e aq me pak fene e rreme islame.
    Ne te gjithe duhet te pajtohemi se kjo nuk duhet te mirret si argument 'pro' apo 'kunder' nje besimi te caktuar. Nje Gazetar mysliman konvertohet ne fene Katolike, Papa e pagezon personalisht,... shume shqiptare myslimane po konvertohen ne fene katolike duke pretendu 'kthim ne identitet', pra njerez te drejtuar nga emocionet. Me mijera te tjere jane bere protestante, si laike po ashtu myslimane praktikues, pra vetem ne Kosove, Shqiperi e Maqedoni. Po ashtu disa jane bere 'Deshmitare te Jehovait', pra edhe ne trojet tona etnike.

    Ky thote se ka qene katolik, por festat i kane pelqyer shume (dhe e dijme se si behen festat ne perendim). Here thote se ka pas probleme personale, here thote se nje shok i ka ndihmuar, pastaj thote se per shkak te shokeve eshte konvertuar ne islam...

  10. #30
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar mė parė nga Matrix Lexo Postimin
    Ajo qe dihet eshte se keta njerez nuk kane qene besimtare te krishtere, por thjesht jane rritur ne traditat e krishtera te perendimit. Ai qe njeh dhe beson ne Jezu Krishtin, nuk e nderron kurre besimin e tij me nje besim tjeter
    Po Matrix, por edhe myslimanet thone kur nje njeri pranon besimin krishter se 'ai kurre ska qene mysliman i vertete', ke shembuj edhe ketu ne forum. Si ta dijme ne p.sh. nga nje kendveshtrim tjeter se ai ose ajo ka baze te shendoshe logjike qe eshte konvertu ne nje besim te caktuar. Une e pranoj se ka te 'konvertuar ne islam' (qe pretendojne se jane konvertuar ne islam, po them se s'di cilin islam e kane pranu, shiit, rafedi, suni, bektashinj, ahmedi etj. etj.) te perendimoreve, kjo me se shumti deri ne 3000-4000 persona (3-4 mije persona) qe nga 11 shtatori 2001, dhe ate nja 1000-1500 video (reklama) i ke ne youtube. S'di perse i japin kaq rendesi islamiket kesaj qeshtje, por ndoshta mendojne se do ta fitojne nje argument: 'shikoni si mund te jete islami fe e rreme, apo e dhunes, terrorit kur edhe vet 'te krishteret' po e pranojne kete fe'. Pra kjo mund te sherbeje edhe si 'zalle syve' fatkeqesisht, pra edhe per te joshur te tjeret ne islam dhe per t'i mbajtur ata qe tashme jane ne kete fe ne kete gjendje. Punojne me taktike, se kane fitu diturine se si te manipulojne me njerezit.

    Tung

Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •