1. Sipas mendimit tim Forumit shqiptar i mungon një nga gjërat kryesore: liria e fjalës.
2. Nëse nuk është ky një forum privat, a është freskuar ndonjëherë me moderatorë të rinj?
3. A janë këta moderatorë të denjë për aty ku janë të caktuar?
4. Pse përditë e më shumë po largohen pena të ndritura që dikur rrezatonin në këtë forum?
5. Kur do të bëhemi me tolerant në çështjet politike të flasim me gjuhën e argumenteve?
6. A jemi edhe ne pjesëmarrësit në nivelin e duhur?
7. Kur do të edukohemi për të mos fyer tjetrin për mendimin që jep për një fenomen?
8. Si duhet të duket ky forum në të ardhmen?
Janë këto disa të meta që m’u kujtuan. Dhe nuk kanë të bëjnë vetëm me moderatorët. Unë besoj se ju do ta plotësoni edhe më tepër të meta të tjera me shpjegimet tuaja. Edhe unë do të marr pjesë në diskutimet e mëvonshme, nëse nuk fshihet ky postim.
P.S. Pasi e nxora postimin e dytë me atë statistikën më shkoi ndërmend të shtoi edhe diçka: me siguri të gjithë moderatorët dhe shumica e pjesëmarrësve (anëtarëve) janë mërgimtarë, por kjo nuk është e rëndësishme për mua, sa është e rëndësishme se si ka mundësi që të jetojnë me vite të tëra në shtete demokratike, duke e parë atje demokracinë, duke e prekur atë dhe duke e ndjerë me shpirtë dhe ende kanë mbetur me mentalitet ballkanik!! Vallë,... nejse...
Krijoni Kontakt