Shteti ėshtė borxhliu ideal!
Njė parajsė pėr pak veta dhe njė ferr pėr tė tjerėt!!!
"Mirė qė popullsia nuk kupton sistemin tonė bankar dhe monetar, sepse po ta kuptonte besoj se para se tė vinte dita e nesėrme do tė shpėrthente njė revolucion", Henry Ford.
Tė flasėsh pėr paratė ka qenė gjithmonė e vėshtirė sidomos nė kėtė periudhė historike ku jetojmė. Paraja ėshtė nė qendėr tė ekzistencės sonė dhe pėr shkak tė parasė kemi braktisur ritmet natyrore tė tė jetuarit nė harmoni me botėn qė na rrethon.
Ndryshimet qė po pėrballojmė qoftė individuale ashtu edhe si shoqėri, na kėrkojnė njė shkallė mė tė lartė pėrgjegjėsie, e kuptuar nė sensin etimologjik tė aftėsisė nė dhėnien e njė zgjidhjeje presioneve tė forta qė na vijnė. Pėrballohemi me dobėsitė tona, me frikėn tonė dhe lindin kėshtu tė vėrteta tė fshehura qė duhen pėrballuar. Midis gjėrave tė shumta qė po dalin nė dritė ėshtė edhe e vėrteta mbi paratė si mjet pėr tė ruajtur pushtetin mbi popullsinė. Mekanizmi ėshtė i thjeshtė dhe efikas. Hapi i parė ėshtė zhytja nė borxhe e shtetit me anė tė marrėveshjeve sekrete politike. Bankat Qendrore, ndryshe nga ajo qė mendohet, janė pronėsi private qė kanė pėrvetėsuar mundėsinė e prodhimit tė monedhės, mundėsi kjo qė natyrisht duhet t'i pėrkasė popullit (sovranit monetar), sepse ėshtė populli qė punon pėr tė krijuar pasuritė. Pėr shembull, kartėmonedhat e vjetra kanė qenė tė qeverisė/shtetit, ishin pronė e jona dhe nuk duhej t'ja rikthenim askujt. Dhe askush nėse i kishim kėto kartėmonedha nė xhep nuk na kėrkonte interesa nė fund tė vitit. Mbi to ishte shkruar "Republika Italiane. Kartmonedhė e Shtetit sipas ligjit nė fuqi". Firmat qė rezultonin mbi kartmonedhė ishin tė Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Thesarit, Arkėtarit Special dhe vula e Gjykatės sė Llogarive. Sot mbi monedhėn prej 50 euro nuk shkruan mė asgjė! Monedha qė ėshtė prodhuar vetėm me koston tipografike vendoset nė qarkullim nė kėmbim tė futjes nė borxh tė shtetit qė nxjerr nė qarkullim obligacione shtetėrore, tė cilave u rėndojnė taksa e interesit qė ėshtė vendosur nga Banka Qendrore.
E gjithė kjo ēėshtje nis mė 22 korrik 1944 (shek.XX) kur shtetet e botės skicojnė njė sistem tė ri monetar nė SHBA (Bretton Woods). Nė kėtė sistem tė ri tė gjitha monedhat ishin tė konvertueshme nė dollarė dhe vetėm dollari ishte i konvertueshėm nė flori. Qė nga kjo ditė (kur Europa ishte akoma nė fazė lufte dhe disa vende nuk kishin as monedhėn e tyre) tė gjitha shtetet e botės krijuan rezerva pėr kartėmonedha qė do tė pėrdornin pėr tė blerė dollarė, i cili ishte e vetmja ofertė e madhe nė treg.
Nė fillim tė viteve '70, 80% e rezervave valutore tė tė gjitha shteteve tė botės ishin dollarėt. SHBA dhe Anglia morrėn pjesė me 80% secili nė krijimin e FONDIT NDĖRKOMBĖTAR MONETAR (FMN) dhe logjikisht kushtėzuan aktivitetin e FMN-sė nė mėnyrė tė vendosur. Por Anglia nuk ishte mė ajo Anglia e dikurshme, prandaj nga kjo situatė pėrfitoi SHBA, e cila filloi tė prodhojė mė shumė dollarė sesa gazeta, duke qenė se ishte dollari (monedha amerikane) qė garantonte ekuilibrin e sistemit. Por nė kėtė mėnyrė, shumė shpejt edhe dollari nuk mund tė konvertohej mė nė flori. Gjithashtu, kartėmonedhat e para ishin tė shtetit (nė to shkruhej United States), por duke nisur nga 1963 u bėnė private, pra u bėnė pronė e Federal Reserve (FED). Mė pas mė 15 gusht 1971, Presidenti amerikan Nixon deklaroi nė Camp David vendimin e pezullimit tė konvertimit tė dollarit nė flori dhe si rrjedhojė, shfuqizimin e njėanshėm tė marrėveshjeve tė 22 korrik 1944. Gushti 1971 ėshtė njė datė e rėndėsishme nė historinė e parasė, pasi ėshtė momenti themelor pėr tė kuptuar natyrėn e vėrtetė tė monedhės. Qė nga ai moment, paratė u "ēliruan" nga ēdo raport qė mund tė kishin me floririn dhe shtetet vazhduan tė prodhonin para tė bazuara nė hiē. Dhe faktikisht, rezervat e floririt nuk ekzistojnė mė si garanci pėr paratė. Madje, rezervat aktuale tė shteteve tė botės nuk kapėrcejnė 200.000 tonelata, ndėrkohė qė kundėrvlera nė flori i tė gjitha kartėmonedhave dhe barasvlefshmėria monetare qė qarkullon nėpėr botė me ēmimet aktuale, i korrespondon 75.000.000 tonelata Flori .
Por pėrse ka ndodhur ky "ēlirim" i kartėmonedhės nga floriri?
U detyruan! Sepse bota arabe u zgjua nga gjumi dhe kishte kuptuar se poshtė kėmbėve tė tyre qėndronte lėnda e parė energjetike e botės perėndimore qė ishte NAFTA (gjatė viteve tė krizės energjetike nė perėndim).
U themelua OPEC, por arabėt refuzuan pagimin nė kartėmonedha dollarėsh dhe pretenduan tė paguheshin nė flori, i cili mungonte. Atėherė, arabėt brenda pak muajsh rritėn 4 herė ēmimin e naftės pėr fuēi. Sa pėr histori, ishin pikėrisht arabėt qė nė vitet 800-1000 tė erės sonė nė zonėn e Mesdheut shpikėn idenė e pagimit me anė tė ēekut, qė ishte i barasvlefshėm me njė vlerė reale tė njė sasie nė flori. Tė ardhurat nga shitja e obligacioneve i shkojnė tė gjitha Bankės Qendrore dhe shteti ndodhet i zhytur nė borxh (debia publike), p.sh. nė Itali: pėr 1.429 miliard euro shteti paguan ēdo vit 6% tė kėsaj shifre nė interesa dhe ia paguan subjekteve tė huaja qė posedojnė mbi 50% tė kuotave tė obligacioneve. Duke mos patur para, Banka Qendrore ėshtė e detyruar tė nxjerrė nė qarkullim obligacione tė tjera dhe nė kėtė mėnyrė, shteti vazhdon tė krijojė borxhe tė tjera tė reja! Nga ky rreth vicioz, shteti jo vetėm qė nuk mund tė kthejė mė kapitalin, por nuk ėshtė mė nė gjendje tė paguajė as interesat e atyre subjekteve tė huaja qė posedojnė mbi 50%.
Debia Publike ėshtė baras me vlerėn nominale tė tė gjithė Pasivit Bruto tė konsoliduar nga administratat publike, entet lokale, institutet e sigurimeve shoqėrore etj. Debia pėrbėhet kryesisht nga obligacionet shtetėrore tė nxjerra nė qarkullim nė tregun e brendshėm e atė tė huaj, qė pėrfaqėsojnė tė paktėn 83% tė debisė publike!
Hapi i dytė ėshtė zhytja nė borxh e qytetarėve
Bankat Tregtare, sipas ligjeve aktuale bankare mund tė krijojnė para virtuale, thjesht duke klikuar nė kompjuter, deri 98 herė tė depozitave qė kursimtarėt dhe ndėrrmarrjet kanė pranė tyre. Praktikisht, nėse qytetari nė bankė depoziton 100 euro, banka (pasi ėshtė depozituar rezerva fraksionare nė Bankėn Qendrore) kėto para i jep hua 10 herė (e ndoshta edhe mė shumė) 10 personave tė ndryshėm duke u marrė atyre edhe interesat. Pra, falė pasurimit tė gėnjeshtėrt (para kartėmonedhė e Bankės Qendrore), ose virtual (para elektronike qė ėshtė akoma mė keq se ajo e kartėmonedhave pasi nuk ekziston), sistemi bankar privat fiton pasuri reale, e cila ėshtė kryer nga puna konkrete/reale e tė gjithė njerėzve. Dhe nėse nuk jemi nė gjendje tė kthejmė huanė/borxhin bashkė me interesat, atėherė bankat na konfiskojnė pasuritė e luajtshme dhe tė paluajtshme: shtėpitė, ndėrrmarrjet etj. Ky mashtrim ndodh nė tė gjithė botėn pa pėrjashtim! Nė botėn perėndimore aplikohet skema e lartpėrmendur. Ndėrsa nė vendet e botės sė tretė aplikohet vjedhja e pasurive tė lėndėve tė para me anė tė huave /borxheve (tė cilat asnjė nga kėto shtete nuk ėshtė nė gjendje t'i kthejė) tė dhėna nga Banka Botėrore dhe Fondi Monetar Ndėrkombėtar. Praktikisht, nėse jep 100 euro para borxh dhe kėrkon 105 euro, do tė jetė gjithmonė dikush tė cilit do t'i mungojnė 5 euro dhe do jesh i sigurtė se gjithmonė e mė shumė njerėz ose shtete do tė varen nga ti. Brenda kėtij mekanizmi, konkurrenca dhe lufta ėshtė e egėr pėr tė fituar kėto 5 euro dhe si rrjedhojė, kemi: rritjen e ēmimeve, taksat e larta, mohimin e tė drejtave elementare dhe kundėrvėniet politike bėhen gjithnjė e mė tė forta. Pėrfitimet e mėdha dhe tė paligjshme tė krijuara nga sistemi bankar, pėrdoren pėr tė nxitur luftrat, pėr tė rritur pėrēarjet dhe pėr tė ashpėrsuar konkurrencėn midis individėve, ndėrrmarrjeve dhe shteteve.
Krijimi i parasė nga kredia e pėrpjestueshme (copėzuar)
Sipas William Paterson, bankat kanė pushtetin e krijimit tė parave nga hiēi! Pėr tė kuptuar mė mirė kėtė mekanizėm po marrim njė shembull tė vogėl numerik: Kemi depozituar nė bankė nė llogarinė tonė rrjedhėse, 100 euro nė formė tė hollash (kesh). Kėto 100 euro banka mund t'ia japė borxh pėr 5000 euro, gjithkujt qė paraqitet nė bankė dhe kėrkon njė hua (ndėrmarrjeve, privatėve etj). Si mundet banka tė japė 5000 euro hua nėse ka tė depozituar vetėm 100 euro? Nga mbijnė ato 4900 eurot e tjera? Ky operacion i shumimit tė parave quhet Kredi e Pėrpjestueshme (copėzuar) dhe mundėsohet nga e ashtuquajtura Rezervė Bankare (vlera e tė cilės pėrcaktohet nga Banka Qendrore Europiane). Nė aspektin e parasė, Rezerva Bankare ėshtė njė pėrqindje qė tregon sasinė minimale qė njė Bankė duhet tė ruajė fizikisht nė arkėn e saj, pikėrisht si njė rezervė. Me njė Pėrqindje tė Rezervės baras me 10%, njė bankė ato 100 euro (tė cilat vendosen menjėherė nė rezervė), mund t'i japė hua 1000 euro (10% e 1000 euro=100). Sot, pėrqindja e rezervės ėshtė 2%, si rrjedhojė 100 eurot do tė shumohen dhe do tė jenė 5000! Dhe faktikisht, njė bankė pėr ēdo 100.000 euro virtuale tė shėnuar nė kompjuterat e saj, mjafton tė ketė realisht 2000 nė formė kartėmonedhe! Ky quhet "falimentim teknik" pasi nė fund tė fundit bankat realisht kanė nė arkė vetėm 1 tė pesėdhjetėn e parave qė mendohet se kanė!
Kjo qė thamė pak mė lart mund tė vėrtetohet fare thjeshtė: Nėse tė gjithė individėt qė kanė llogari rrjedhėse ose depozita kursimi pranė bankės, do tė paraqiteshin tė gjithė njėkohėsisht nė bankė pėr tė tėrhequr tė gjitha paratė e tyre, banka nuk do tė ishte nė gjendje t'ua kthente tė gjithėve kėto para.
Nė njė situatė tė tillė, banka do tė mbyllte menjėherė sportelet e shpėrndarjes sė parave dhe do tė kėrkonte ndėrhyrjen e Bankės Qendrore Europiane, e cila do tė shtypte ditė e natė euro pėr tė pėrmbushur kėrkesat dhe pėr tė mos lejuar falimentimin real tė Bankės. Dhe ja ku del qėllimi i vėrtetė i Bankės Qendrore Europiane: moslejimi i falimentimit tė Bankave Tregtare Private dhe ėshtė kjo arsyeja qė Banka Qendrore Europiane quhet ndryshe "Huadhėnės i Shkallės sė Fundit". Por nė njė situatė tė tillė nė tė cilėn Banka Qendrore Europiane shtyp para tė reja pėr tė shpėtuar bankėn tregtare private, shuma monetare qė ėshtė nė qarkullim rritet duke krijuar kėshtu inflacionin.
Duke u kthyer tek ēėshtja e krijimit tė parave nga hiēi, mė saktėsisht banka me ato 100 euro fillestare mund tė japė hua 4900 (5000 minus rezervėn e 2%, pra 100 eurot fillestare), sepse pikėrisht 100 euro duhet tė ngelen fizikisht nė rezervė. Me kėto para qė banka nuk i ka fizikisht nė arkė pasi krijohen nga hiēi, banka fiton edhe pėrqindjen e interesit (interesa mbi huatė, kreditė e ndryshme etj). Kėto interesa sė bashku me krijimin e parasė janė duke i zhvatur pasuri shoqėrisė, njerėzve dhe gjithė shteteve (pėrfshirė dhe SHBA qė kanė njė borxh publik mė tė lartin nė botė), duke i detyruar tė gjithė tė zhyten nė borxhe.
Por, lojėrat e krijimit tė parasė nuk mbarojnė kėtu!
Edhe ato 5000 euro tė krijuara nga hiēi, pasi hyjnė nė ciklin ekonomik kanė pėr t'u kthyer herėt a vonė nė sistemin bankar nė formė depozitash. Kėto depozita kanė pėr t'u kthyer nė rezerva tė reja, me tė cilat banka ka pėr tė dhėnė sėrishmi hua nga hiēi! Ky ėshtė cikli i paskrupullt dhe i rrezikshėm i financės bankare!
Paratė qė janė nė qarkullim nuk janė tė shtetit, por tė korporatave private (bankave, Banka Qendrore Europiane, FED) qė e kanė krijuar nga hiēi dhe mbi tė cilėn kanė aplikuar taksa. Kėto para janė para private dhe krijojnė debinė publike! Bankat Qendrore janė private. Ka raste kur vetėm disa Banka Qendrore janė pjesėrisht tė kombėtarizuara, siē ėshtė rasti i Bankės sė Anglisė. Pjesa tjetėr e Bankave Qendrore janė tė kontrolluara nga ortakė privatė dhe si rrjedhojė, janė private.
Shteti ėshtė borxhliu ideal!
Banka i jep hua shtetit duke i blerė bono tė thesarit qė janė kambiale, premtime pagese. Askush nuk pret qė shteti nė fund tė skadencės tė paguajė, pasi shteti rilėshon nė qarkullim bono tė reja tė thesarit tė tė njėjtės vlerė me njė skadencė akoma mė tė largėt. Ky ėshtė borxhi i perjetshėm i shtetit dhe nuk rezulton qė gjatė historisė ndonjė shtet t'i ketė shpėtuar atij! Nė kėtė mėnyrė, bankat vazhdojnė tė pėrfitojnė interesa mbi bonot dhe nė ēdo moment mund t'ua rishesin publikut tė gjerė. Sot, interesat mbi bonot janė shumė tė ulėta aq sa askush nuk i blen mė, me pėrjashtim tė bankave! (nė Itali mbi 50% e atyre janė tė huaja, duke u kthyer kėshtu nė varėsi tė tė huajve). Ndodh gjithmonė e mė shpesh qė shtetet, sidomos nė vendet e botės se tretė nuk janė nė gjendje tė paguajnė as borxhet dhe as interesat mbi borxhet. Kur njė shtet borxhli nuk ėshtė nė gjendje tė paguajė interesat, banka aplikon njė politikė qė ėshtė nė interes tė saj. (Logjikisht, banka duhet tė fshijė huanė e dhėnė nga librat e saj kontabėl, dhe tė paguajė me paratė e aksionerėve dhe pronarėve bankarė kėto humbje. Por kjo ėshtė diēka qė nuk mund tė koncepohet pėr bankat dhe bankierėt). Pėr kėte arsye, bankat i japin shtetit borxhli njė borxh tjetėr tė dytė (gjithmonė duke krijuar para nga hiēi), me tė cilin do tė paguhen interesat e borxhit tė parė. Ky sistem quhet "hua-urė" dhe pėrdoret nė shtetet e varfėra. Paratė e reja as qė hyjnė nė territorin e shtetin borxhli, por kalojnė nga njė kontabilitet nė tjetrin brenda pėr brenda bankės kreditore. Borxhi i parė ngelet nė librat kontabėl si borxh aktiv dhe jo vetėm kaq, por kėtij borxhi i ėshtė shtuar edhe shuma e borxhit tė dytė bashkė me interesat bankare. Nėse shteti borxhli (i zhytur akoma mė shumė nė borxhe) nuk paguan interesat, menjėherė bankierėt kėrkojnė ndėrhyrjen e Fondit Monetar Ndėrkombėtar, i cili i jep njė borxh tė tretė shtetit borxhli pėr tė paguar interesat e 2 borxheve tė mėparshme. Praktikisht, borxhi i 3-tė qė merret nga FMN stėrgjatet nė kohė, pra pėrjetėsisht duke e shtrėnguar kėtė shtet nė njė lojė vdekjeprurėse. FMN pėr kėtė borxh do tė detyrojė kryerjen e modifikimeve dhe uljen e shpenzimeve sociale tė rėndėsishme si p.sh: shėndetėsia, sigurimet, pensionet, arsimimi, rrogat etj. Bankierėve nuk u intereson shumė, pėr ata ėshtė e rėndėsishme ruajtja nė mėnyrė konstante e paaftėsisė paguese tė borxhit nga ana e kėtij shteti, pasi vetėm kėshtu bankierėt pasurohen.
Valutat Plotėsuese: monedha e Gesell qė humbte vlerėn nė kohė
Ideja e kėsaj monedhe ėshtė shpikur nga tregtari importues gjerman Silvio Gesell (1862-1930). Mė 1931 nė njė qytet tė Tirolit nė Austri (Woergl), kryetari i Bashkisė pėr tė zgjidhur problemin e depresionit tė madh ekonomik tė atyre viteve vendosi tė shtypte njė kartėmonedhė lokale. Bėhej fjalė pėr njė monedhė tė veēantė, pasi ishte njė monedhė qė humbiste vlerėn e saj nė kohė. Qė monedha tė vazhdonte tė ishte nė kurs ligjor, kush e posedonte duhej t'i shtonte ēdo muaj njė vulė qė kushtonte 1% tė vlerės nominale tė monedhės (nė njė monedhė prej 10 shilingash ēdo muaj duhej vendosur njė vulė qė kushtonte 0,1 shilinga). Ēdo vit monedha humbiste vetėm 12% tė vlerės sė saj. Vėnia nė qarkullim e saj ishte e mbuluar nga njė shumė nė shilinga tė vėrteta tė depozituara nė bankėn e bashkisė. Tė gjithė nėnpunėsit e bashkisė filluan ta mernin rrogėn me monedhėn e re. Fillimisht, tregtarėt dhe shitėsit refuzuan pėrdorimin e monedhės sė re, por mė vonė u detyruan ta pėrdornin pasi qarkullonte vetėm e reja dhe nuk kishte fare monedhė tė vjetėr.
Pra, monedha nisi tė pėrdorej si e vlefshme, sepse filluan tė gjithė ta pranonin dhe ta pėrdornin (sot euro ėshtė e vlefshme dhe pėrdoret sepse tė gjithė e kanė pranuar pėr ta pėrdorur). Prezenca e kėsaj monedhe qė humbiste vlerė nė kohė dhe qė askush nuk kishte interes pėr ta grumbulluar dhe kursyer, zhvilloi dhe rriti ekonominė bashkiake e atė lokale dhe rriti qarkullimin monetar: u asfaltuan rrugė dhe u kryen shumė punime publike nė tė mirė tė popullsisė. Kryetari i Bashkisė u tregoi gazetarėve (dhe ky ishte gabimi fatal qė ai bėri) qė 12%-in vjetor qė nxirrej nga vulat e kartėmonedhave ai e kishte riinvestuar dhe ēdo muaj Bashkisė i hynin nė arkė 20 herė mė shumė sesa shuma e pėrgjithshme e rrogave tė para tė paguara me kartėmonedhėn e re, qė ishte 2000%! Pa dashje kryetari i Bashkisė kishte nxjerrė nė shesh 2 tė vėrteta qė ishin rreptėsisht tė ndaluara:
1) Pėrfitimi i jashtėzakonshėm qė sistemi bankar nxjerr nga monedhat qė vė nė qarkullim;
2) Pėrfitimi i jashtėzakonshėm dhe i fshehtė qė vėnia nė qarkullim i dhuron bankierėve qė shtypin kartėmonedhat.
Menjėherė Banka Kombėtare Austrike ndėrhyri duke e shfuqizuar kėtė kartėmonedhė konkurruese tė bezdisshme dhe mė 1933 e konsideron tė paligjshme, pasi ishte nė kundėrshtim me monopolin e Bankės Qėndrore, pra nė kundėrshtim me interesat private tė bankierėve! Nė botė ekzistojnė 5000 lloje tė ndryshme valutash plotėsuese! Nga kėto 5000 monedha, 700 ekzistojnė vetėm nė Japoni. Kur njė sistem bankar bazohet nė fajde dhe fillon dhe ekzagjeron, kriza ka pėr t'u pėrhapur nė radhėt e popullsisė dhe ėshtė e qartė qė popullsia ka pėr tė reaguar nė mėnyrė spontane duke krijuar njė valutė plotėsuese. Nė Japoni pas krizės sė 1995, ishin 30.000 rastet e vetėvrasjeve ekonomike nė vit, pėr arsye falimentimi ose pa-aftėsie paguese. Njė personazh i rėndėsishėm i botės bankare japoneze doli nga ky sistem dhe filloi tė krijonte kėto valuta alternative pėr tė zgjidhur situatėn. Diēka e ngjashme ndodhi edhe nė Argjentinė ku ēdo krahinė filloi tė shtypte valutėn e saj lokale plotėsuese. Pėrhapja dhe zhvillimi i valutės plotėsuese duhet tė mbėshtetet pasi ka pėr tė qenė hapi qė do tė stabilizojė situatėn, gjithashtu do tė jetė ura kaluese nga sistemi i padrejtė aktual i fajdeve bankare nė njė sistem tė ardhshėm, ku transaksionet do tė jenė tė qarta e transparente, ku dhe do dihet se ku shkojnė dhe nga vijnė paratė. Nuk mund tė ekzistojė sovraniteti i njė populli nėse nuk ekziston njė sovranitet monetar!
botasot
Krijoni Kontakt