Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Të konvertuarit në Krishterim nga feja Islame

    Po e hap kete teme si nje baraspeshim me temen qe e kam hapur para dy ditesh.

    Ne te gjithe duhet te kemi respekt dhe dashuri per njeri tjetrin, myslimanet (shqiptare) duhet t'i duan te krishteret dhe te distancohen nga thirrjet e Kuranit dhe Muhamedit, por edhe te krishteret duhet t'i duan myslimanet qe besojne ne nje Zot te vetem, qe jane larg ekstremizmit dhe arrogances dhe qe e besojne Zotin sinqerisht dhe qe kane respekt per Jezus Krishtin. Te krishteret e vertete gjithmone jane distancuar nga dhuna dhe ekstremizmi fetar, fanatizmi dhe arroganca, pa marre parasysh se kush e ka kryer at veprim.

    Nese hapim video ne Youtube dhe kerkojme per te konvertuarit ne Krishterim nga feja Islame do te gjejme videosh te ndryshme te personave qe pretendojne se jane konvertuar ne Krishterim nga feja islame.

    http://www.youtube.com/watch?v=8kMoa...40226B&index=0

    Debati i krishterit dhe myslimanit gjithmone ka qene i veshtire, here i bazuar ne emocione e here duke u bazuar ne propagandat e organizatave te huaja.

    Por perse ndodh ky konvertim?!

    1. Si proteste ndaj fese islame dhe deshtimit te kesaj feje qe te qoje perpara nje shoqeri (p.sh. ne shtetet islamike qe bazohen ne ligjin e kesaj feje, Sheriatin, asgje nuk shkon perpara, ka nje stagnim ne te gjitha sferat e jetes megjithese kane pasuri te madhe nafte, perpos disa shteteve me te moderuara)

    2. Proteste ndaj fanatizmit Islam dhe personave qe vrasin njerez ne emer te fese islame

    3. Proteste ndaj religjionit te organizuar islam, ritualeve fizike, deshtimit te gjetjes se pergjigjeve ne Kuran dhe Islam nga nje besimtar i Zotit

    Apo

    4. Ka dicka te vertete ketu, keta vertete kane gjetur Shpetimtarin e tyre dhe besimin e vertete.

    Secili te me jape nje pergjigje per ate se cfare mendon, nese kane mospajtime me njeri tjetrin, te komunikojne me mesazhe private dhe te mos prishet tema. Per kete kerkoj ndihmen e moderatoreve, Matrix dhe te tjereve. Postimet jashte teme te fshihen dhe te vihet rregulli

    A mund te mirret si argument kunder fese islame dhe pro besimit krishter nese nje mysliman e pranon Jezus Krishtin si Shpetimtarin e vetem te tij?! Myslimanet e marrin si argument nese nje person ne perendim konvertohet ne Islam (sidomos nese thote se ka qene i krishter), a duhet te bejne edhe te krishteret kete gje? (Ne anen tjeter myslimanet thone se 'ata kurre nuk kane qene myslimane te vertete'.)

    Paqja e Zotit qofte me ju

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    684
    Ndodhë përshkak interesit. Këta që u konvertuan dhe ikën në Rusi, jan vetëm shpiuna e asgje tjetër.

    Do te miret parasysh nëse Katolicizmi gjen kundërargumente ndaj Islamit, dhe qe dmth, me fakte hyjnore i bind njerezit qe Jezusi eshte rruga e "vertet", Jezusi "zot", Jezusi "krijuesi i njerzimit", Jezusin "zot" që e vran ! Kur tha Volteri "Zoti ka vdekur", ai nuk kishte fjalen per Allahun, por per Jezusin si njeri qe ishte. A vdes Zoti ? A duhët njerzimi të mbështetet mbi dike kaq i pafuqishëm ? Mbi dike, qe as veten sun e mbrojti ?

    Kurse muslimanët, besojn ne Nje Zot që Krijoi edhe Jezusin dhe gjithe cka qe egziston, ai eshte Zoti i Jezusit, dhe Zoti i Gjithësis !

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Mesia4ever,

    Keto jane debate shterpe, qe nuk cojne askund. Ju kisha lutur te gjitheve qe te mos bini pre e debateve te niveleve te tilla, e gjithashtu per vete i kisha mbyllur te dyja temat.

    Eshte turp i gjalle te diskutohet e drejta e gjithsekujt qe te besoje aty ku e ndjen apo eshte i/e bindur se duhet te besoje. Gjithsekush e kerkon perjetesine, e besimi ne Zot ta jep ate. Nuk jemi ketu per te diskutuar dallimet mes Krishtit dhe Muhamedit, pasi nuk ka vend ku te qendroje shenja e krahasimit, por per ta respektuar zgjedhjen e gjithesecilit dhe te jetojme sic i ka hije krijesave te Zotit te jetojne bashke e ne harmoni.

    Per te gjithe vellezerit myslimane, dua ta jap nje pergjigje njehere e mire mbi fuqine e Krishtit. Po, ne te krishteret jemi humbes per boten, pasi i besojme nje Zoti qe lejoi te linde ne grazhd, jashte cdo kushti njerezor, te gjykohet padrejtesisht, te fyhet, te peshtyhet, te rrihet mizorisht, te kurorezohet me ferra, te ngjise malin e Kalvarit, te kryqezohet, te vdese, te varroset, POR QE U NGJALL TE TRETEN DITE, U NGJIT NE QIELL E RRI NE TE DJATHTEN E ATIT SE BASHKU ME SHPIRTIN SHENJT, QE JANE NJE GJE E VETME, E PERSERI DO TE VIJE ME LAVDI PER TE GJYKUAR TE GJALLET E TE VDEKURIT! Kjo eshte fuqia e Krishtit, qe e peruli veten per shpetimin tone, qe vdiq njerezisht per te ngjadhnjyer Hyjnisht!

    Tani verjani kycin kesaj teme se eshte pa bereqet.


    Me t'mira,
    k.
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  4. #4
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Jam dakord me Diellin.
    Tema te tilla jane krejt pa kuptim.

    Konvertimet mund te ndodhin per 1 milion arsye, por ato jane pa vlere nqs i konvertuari nuk ka kaluar nga vdekja ne Jete, por thjesht ka gjetur nje ideologji me te mire.

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever
    myslimanet (shqiptare) duhet t'i duan te krishteret dhe te distancohen nga thirrjet e Kuranit dhe Muhamedit
    Mesia4ever,

    nqs muslimanet do distancoheshin nga Kurani, atehere nuk do ishin me muslimane. Ndaj kjo teme ka si qellime propagandistike dhe mbyllet ketu, se bashku me motren e vet temen: "Te konvertuarit ne Islam nga Krishterimi"
    Eshte periudhe Krishtlindjesh.
    Fokusohu me mire tek ajo qe ndodhi para 2000 vjetesh ne Betlehem dhe jo tek konvertimet!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 18-12-2009 më 07:35
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •