-
Pensionet per emigrantet ne Zvicer
Shqiptarve Kosovarė qė kanė pėrfituar nga pensionet zvicerane si invalidė dhe kanė jetuar nė Kosovė, do tu bllokohen pėr njė kohė pensionet. Ambasadori i Zvicrės nė Kosovė, Lukas Beglinger, shpjegon se kjo masė e ndalesės ėshtė aplikuar pėr shkak tė dyshimit tė Qeverisė zvicerane se kėto pensione po keqpėrdoren.
Kosova bashkė me Tailandėn ka qenė e zgjedhur si vend pilot pėr tė verifikuar nėse ata qė marrin pensione janė ende gjallė dhe jetojnė nė Kosovė. Pėr kėtė ka qenė e angazhuar njė kompani qė ka kryer hulumtimin dhe ka lajmėruar Departamentin pėr Sigurime Sociale nė Zvicėr se dyshohet se janė abuzuar paratė e pensioneve.
Pėr kėtė arsye, ambasadori Beglinger thotė se ėshtė vendosur qė pėr rastet e paidentifikuara tė ndėrpriten pensionet derisa tė vėrtetohet qė pėrfituesit ende jetojnė nė Kosovė.
"Vetėm rastet pėr tė cilat nuk jemi tė sigurt se personat qė u takon pensioni invalidor janė gjallė ose pėr ato raste qė dyshohet se pensionet janė keqpėrdorur nuk do tė marrin pension tani pėr tani, thekson Beglinger.
Sipas tij, Zvicra ka votuar sė fundi pėr tė rritur preminė e pensioneve dhe nė tė njėjtėn kohė qeveria ka premtuar se do tė jetė mė e angazhuar pėr luftimin e abuzimeve me kėto para.
Kjo thotė se aplikohet pėr pensionistėt brenda territorit tė Zvicrės, gjithashtu dhe pėr ata qė jetojnė jashtė Zvicrės.
Megjithatė, Beglinger pranon se nė Kosovė, krahasuar me vendet e rajonit, ėshtė problem identifikimi i personave, sidomos pėr shkak tė mungesės sė regjistrimit tė popullsisė dhe shumė njerėz njėkohėsisht kanė pasaporta tė ish Jugosllavisė. "Teknikisht ėshtė e vėshtirė tė verifikohet njė person nėse jeton nė Kosovė ose jo, Beglinger.
Deri mė tani ai thotė se ka ekzistuar njė marrėveshje pėr sigurime sociale, tė cilėn Qeveria zvicerane e ka arritur me Jugosllavinė nė vitet e 60-ta. Qė atėherė kjo marrėveshje nuk ėshtė rishikuar dhe nuk ėshtė arritur deri mė tani asnjė marrėveshje me Kosovėn.
"Ka qenė njė diskutim nė Parlament pėr kėtė ēėshtje, pasi qė ėshtė thėnė se po abuzohet me pensionet dhe parlamentarėt e kanė pėrmendur Kosovėn dhe ėshtė thėnė tė mos aplikohet mė kjo marrėveshje qė kemi pasur me Jugosllavinė edhe tani pėr Kosovėn nga viti i ardhshėm, thekson Abasadori Beglinger.
Por, derisa nuk zgjidhet problemi i identifikimit tė pensionistėve invalidorė nė Kosovė, nuk do tė aplikohet edhe kjo marrėveshje.
"Qėndrimi i qeverisė sime ėshtė qė tė verifikojė pensionistėt qė janė nė Kosovė dhe pėr kėtė do tė bashkėpunojmė me institucionet e Kosovės. Varėsisht prej rezultateve tė bashkėpunimit, mund tė shohim nėse mund tė negociojmė marrėveshje tė re, thekson ai.
Ndėrkaq, numri njė i Qeverisė zvicerane nė Kosovė kėrkon nga kosovarėt tė mos e kuptojnė ndalesėn e pėrkohshme tė pensioneve invalidore si bllokadė vetėm ndaj tyre. Kjo masė, sipas tij, do tė aplikohet pėr tė gjithė shtetasit tjetėr tė huaj, derisa tė analizohet secili rast pėr tė vlerėsuar shkallėn e invaliditetit.
Zvicra paguan rreth 59 mijė pensione pėr njerėz qė jetojnė jashtė kėtij shteti, ku 43 mijė prej tyre janė shtetas tė Bashkimit Evropian, derisa pesė pėr qind e tyre janė nga Ballkani Perėndimor.
-
-
HAJDE ZVICERR HAJDE
puno njeriu sakatosur dhe ne fund te ndalin edhe pensionin kahdo e gjith diten sorollaten me gjet makina te parkuara keq dhe menjiher vrapojne me denime -
mundohen te kursejne te grumbullojne para ku do por miliarderet keqperdoruesit nuk i prekun kapitalizem i eger do te thot mbrojtje ete pasurve dhe shkelje e te varferve
un jam kunder kapitalizmit te eger jam per kapitalizem human njerzore
me shum kundershtim kategorik jam kunder kapitalizmit idiotik e anakronik kriminal
plaqkits qe te pasurve nuk guzojne me ua prekur as nje kime floku
ndersa te varfriot i rjepn per se gjalli me me toda gjith far lloji e me ideje per ti shtypur te varfrit pamshirshem
prandaj e urrej qifligarizmin barbar kanibalist kerkoj nje sistem ma human
njerzore kapitalizem ku mbrpohen dhe ju jepet shans edhe te varfrit jo vetem te pasurit
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt