Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Bredhi i pavarësisë apo i hipokrizisë?

    MEXHID YVEJSI, GJAKOVË

    BREDHI I PAVARËSISË
    APO I HIPOKRIZISË ?



    Jetoni porsi bij të dritës

    “Askush të mos ju gënjejë me fjalë të kota: për këto gjëra bie hidhërimi i Hyut mbi njerëzit e padëgjueshëm. Mos kini, pra, kurrgjë të përbashkët me ta!
    (Bibla, Efesianëve,5.)

    Kryetari Fatmir Sejdiu ndriçoi Bredhin e Pavarësisë

    Kryetari i Kosovës Fatmir Sejdiu mbrëmë, me 12 dhjetor 2009, në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë bëri ndriçimin e Bredhit të Pavarësisë, ku ishte i pranishëm edhe Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa...
    Ishte Kryetari Dr. Ibrahim Rugova, që në vitin 2003, i cili e filloi i pari ndriçimin e bredhit, të cilin e quajti “Druri i lirisë, pavarësisë dhe i paqës”....

    Për herë të tretë, të fundit, ditën e shtunë, me 10 dhjetor 2005, në Prishtinë, në sheshin ndërmjet përmendores të Skënderbeut, Kuvendit të Kosovës dhe ndërtesë së re të Qeverisë, kryetari i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, ndriçoi Drurin e Pavarësisë!
    Ky ishte viti i tretë që ish-kryetari i Kosovës, në zemër të Prishtinës, e ndriçon bredhin e Krishtlindjes, por që ai e quante: Druri i Paqes, i Lirisë dhe Pavarësisë!
    Tani kjo “traditë” po vazhdon, por nuk quhet më “druri i lirisë, as druri i paqës, por vetëm: “Bredhi i Pavarësisë”
    Të quhet “Pema e Krishtlindjes” si “Bredhi i Pavarësisë” kjo është një mashtrim që dëshmon fytyrën e hipokrizisë....”
    Dëshmon fytyrën e hipokrizisë sepse bredhi, ndonëse ka prejardhje pagane, prej shumicës kristiane pranohet, quhet, ose emrohet si Pema e Krishtlindjes.
    Pema e Krishtlindjes si traditë në Evropë ka filluar shumë vonë, ka filluar me 1605, së pari në Gjermani, pak më vonë në Francë, kurse në Angli ka filluar me 1840…Në Amerikë kjo traditë ka filluar në vitin 1830, të parët e kanë filluar emigrantët gjermanë, që ishin vendosur në Pensilvani. Por, nga amerikanët, Pema e Krishtlindjes nuk pranohej, sepse konsiderohej si një simbol pagan…Por, ishte ndikimi i Mbretërisë Angleze, që ajo e kishte pranuar, bëri që edhe amerikanët ta pranojnë gradualisht nga viti 1840…
    Pra, bredhi është Pema e Krishtlindjes, siç pranohet nga shumica e të krishterëve dhe nuk ka lidhje me Pavarësinë e Kosovës, siç nuk ka lidhje as me shumicën e popullit shqiptar që janë muslimanë. Këtë edhe Perendimi, e di, e di që jemi muslimanë dhe këtë fall askush nuk e hanë…
    Besimtarët muslimanë, kudo që janë, e respektojnë, e çmojnë dhe e pranojnë Krishtin, Hazreti Isai (a.s.) si të dërguar, i zgjedhur, i Zotit, i cili në Kur’anin e Shenjtë përmendet 93 herë, sikur që përmendet, lavdërohet, Merjemja, Nëna e Tij, shembull për devotshmëri…!
    Kjo është e vërteta e jonë, prandaj, nuk duhet të trembëmi, por duhet të pajtohemi me situatën.
    Wiliam James, babai i psikologjisë së aplikuar amerikane, kështu këshillon:
    “Pajtohuni me situatën, ngase pranimi është hapi i parë në përballimin e çdo problemi.”
    Kosova jonë e dashur ka shumë probleme, ka shumë telashe, të cilat i njohim të gjithë, ato nuk duhet të shtohen, por duhen të zvogëlohen, të zgjidhen, por ato nuk zgjidhen me:” ndriçimin e bredhit të pavarësisë…!
    Me ndriçimin e bredhit të pavarësisë synohet të krijohet, sikur mendohet, një atmosferë e krishterë, sikur synohet për Kadetralën Katolike që po ndërtohet…! Pra, këto veprimtari, kinse për pavarësi, janë vetëm një maskë, janë hipokrizi…
    Askush nuk mund ta mbajë gjatë maskën, thoshte Seneka. Krejt ç’është artificiale, shumë shpejt kthehet në gjendjen e natyrshme, normale.
    Dhe më në fund, meqë jemi në pragun e Krishtlindjes, siç pranohet prej të krishterëve, një këshillë nga Bibla.

    Jetoni porsi bij të dritës.
    “Askush të mos ju gënjejë me fjalë të kota: për këto gjëra bie hidhërimi i Hyut mbi njerëzit e padëgjueshëm. Mos kini, pra, kurrgjë të përbashkët me ta!”
    (Bibla, Efesianëve, 5)

  2. #2
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Nuk shoh asgje hipokrite ne kete "tradite", meqe kjo dukuri paraqet nje realitet ne Kosove, pavaresisht se ju thoni se bie ne kundershtim me "popullsine muslimane te Kosoves". "Bredhin e vitit te ri", sic quhet ne Kosove, ne fund te vitit mund ta gjesh ne 90% ( ndoshta edhe me shume) te familjeve ne Kosove, pavaresisht se mund te jete simbol pagan. Cdo pjese e qytetit dhe cdo lokal/organizate/institucion eshte i stermbushur me dekorime te ndryshme per festat e fundvitit, ne shumicen e rasteve me vullnetin e vete qytetareve.

    Pra, me kete gjest institucionet e Kosoves vetem po i bashkohen qytetareve te tyre ne feste dhe jo se po behet ndonje gjest imponimi ndaj tyre apo se po na shfaqet ndonje hipokrizi.

  3. #3
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anëtarësuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,678
    Ti o mexhid agai je I pjerdhur ne tru te vogel e sic I thone shqiptaret "nuk behesh me" je oksigjen I humbur kot.


    Ardi
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •