Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 30
  1. #21
    Aty ku bie debore... Maska e E.B
    Anėtarėsuar
    11-12-2009
    Vendndodhja
    Pertej realitetit
    Postime
    38
    PĖRTEJ HUNDĖS TĖNDE

    Ajri frymezon
    Vetem rreth shqisave tua,
    Ti e ndjen kete
    Dhe krenohesh me veten…

    Ti sheh syte e tu
    Ne pasqyren e kristalt
    Ti e pelqen kete
    Dhe krenohesh me veten…

    E sheh malin
    Si qenka zbukurue
    Apo paske vene anti shikim
    Te mos e shikosh

    Ti jeton Brenda hundes tende !!

    Ajri frymezon
    Cdo cep te kesaj hapesire
    Ti se ndjen kete
    Perseri krenohesh me veten…

    Ti jeton Brenda hundes tende…!!
    Sado era tė jetė e fortė,mali kurr nuk gjunjėzohet...

  2. #22
    Aty ku bie debore... Maska e E.B
    Anėtarėsuar
    11-12-2009
    Vendndodhja
    Pertej realitetit
    Postime
    38
    MBI LULEN TIME

    Mbi lulen time
    E shleva njė njollė
    Desha tė ta dhuroj
    Ashtu siē e do.

    Vonesa e vyshkė lulen
    Ia thanė vesėn e mėngjesit
    E petalet e vyshkura
    As bleta nuk i do.

    Bėrju shok
    Rrezeve tė para tė mėngjesit
    Do tė kesh fat
    Ta shohėsh gėrshetimin
    E dallėndysheve.

    Flokėt me valėza
    Butėsisė mėngjesore
    E duan
    Tok me puhinė

    Mos i shiko pengesat
    Tė padukshme bėri
    Se unė dhe ti
    Ngrejmė ura
    Ylberėsh...
    Sado era tė jetė e fortė,mali kurr nuk gjunjėzohet...

  3. #23
    Aty ku bie debore... Maska e E.B
    Anėtarėsuar
    11-12-2009
    Vendndodhja
    Pertej realitetit
    Postime
    38
    NUK JE AI QĖ MĖ LĖ PAGJUMĖ


    Shpresa
    e pėrkėdheli
    ėndėrėn
    Tronditja
    e spėrkakti me vesė
    shpresėn
    Shpirti
    Pėrjetoi frymėmarje
    tė shlirė
    Tronditja
    Treti nė hiēkund
    Zogjtė
    Akorduan ēakordimet
    Kėnduan pėr rrugėn e gjatė
    Tė idilės

    Nuk je mė ai
    qė mė lė pa gjumė
    Sado era tė jetė e fortė,mali kurr nuk gjunjėzohet...

  4. #24
    Aty ku bie debore... Maska e E.B
    Anėtarėsuar
    11-12-2009
    Vendndodhja
    Pertej realitetit
    Postime
    38
    ĖMBĖLSI AGRESIVE

    Ike prej endrres si fshatar i mbuluar me plis
    ti e mbjelle lulen,pastaj e kepute nga rrenja
    tani u fshehe pas parkut te erret,ku dielli ngroh fuqishem
    dhe rrezet e saja flejn qete ne mesnaten e ftohte.
    Leng molle qe shkrihet mbi buze
    E lepire nga macet e bardha rrugaqe
    Dhe nje prekje gjigante ne mes dy kodrinave hyjnore
    Dhe..
    Nje pasthirrme ne fletoret shkollore..
    Kemba ec ec eccccccc
    Universin e takon me shikime perveluese
    Dhe djeg djersen e ujitur nga deshira,
    Pasioni pa agimin e tij vazhdon udhetimin
    Vrapon mbi kodrina,dhe ndalet ne fushegrope
    Heshtja degjon vetem dihama…
    Anije e pavendosur fjalimesh fundoset thell aty
    Pastaj valet e detit e ngrijn lart,
    Era e fort qe vie nga hapesira,tund dallget
    Dhe qete anija leshohet posht me frymemarje te pashtershme
    Dihame pas dihame,
    Nje ledhatim ngrohes rreth drurit te molles
    Nje ngritje dore ta kap mollen
    Dhe ta kafshoj deri ne vdekje,me helm vdekjeprures
    Mes oborrit me lule te lulezuara nga lulezimi
    Me gjete te vyshkura pa asnje pike drite…

    nje prekje mbi ujevare
    e cila nuk zbret kurr nga kodrina e vdekur
    e bere shkrum nga pagjumesia e yjeve lartesor
    e lodhur nga rruga e gjate pa asnje kthes majtas apo djathtas
    e mbushur plot me gjemba,kurse ne Venere,e leht per ta kaluar…
    Nje kafshim molle,si nje kercitje dhembesh kur deshiron dicka
    Nje shtrengim flokesh,ashtu I eger kur zgjon ndjenjat ne brendesi
    Porsi uragan qe kaplon gjithqka,dhe ngjit bark me bark
    Pa asnje fije shprese per te ardhmen…
    Afrohu tash
    Flutur ylberi mes kopshtit magjik
    Me ngjyros dhe mua me ato ngjyrat e vezulluara
    me bej ylbere te fluturojm bashk mbi qiell
    dhe te behemi rober te njeri tjetrit…
    Te behemi armiq te njeri tjetrit,
    Per netet e ftohta kur kemi nevoj per zjarri dhe drunje
    Te grrithemi me thonje hekuri,porsi macja me macen
    Pastaj te ndezim flaken e ishullit me gjethe gjungle
    Ti njoftojm se jemi ne rrezik
    Heshtje,shikim,dhe frymemarrje
    Barka e vjeter lundruese,po nderron portin
    po ec me hapa mbi det
    po I pershendet delfinet me vale deti shkaterrues…
    kurse flutura fshehet pas palmave e frikesuar
    e djersitur me arom kripe,me shije te njelmet
    kurse majmunet me banana neper duar vrapojn pas teje
    porsi nate qe merr me vete yjet afer tij..

    Breg I vetmuar me rere te paster sikur loti
    E qete nata me psherretima te pafundme
    Nje shtrengim beli me barkun e mbushur
    Si kafshate buke e nje te urituri
    Si nje pike uji ne mes sahares
    Shtrengim I fort qe lekund gjith organizmin njerezor
    dhe nje shikim provokues qe ngrit lart deget e molles
    dhe nje dorezim duarsh sikur petela trendafilesh te kuqe
    porsi qirinje te ndezur kur humben nga nxehtesia
    dhe nuk duken me…

    Nje ngritje dore te kap mollen…
    Dhe nje kafshim I ftoht….
    Sado era tė jetė e fortė,mali kurr nuk gjunjėzohet...

  5. #25
    Aty ku bie debore... Maska e E.B
    Anėtarėsuar
    11-12-2009
    Vendndodhja
    Pertej realitetit
    Postime
    38
    Ditelindja ime…


    Ore 8 mengjesi
    E diel
    E posazgjuar ne dhomen time…

    Hapa fletoren
    Mora telefonin
    Asnje mesazh
    Asnje e thirrur

    U vesha ngadale
    Nga ai ftoht tetori
    Syte nuk mund ti hapja
    Nga pagjumesia e random.

    Dhoma qe vura kurdele te kuq
    Shtrati me mendafsh te pembe
    Trendafile te shperndar aty
    Me duket paska mbetur
    Vetem nje imazh I ditelindjen time.

    Dy abazhure te fikur
    Ne dy qoshet e kesaj dhome mahnitese
    Mbeten pa baterin e djerseve
    Pa shijen e buzeve mjalte
    Ku vetem nje qast I shijove…

    Torten me shllag dredheze mbi tavoline
    Me dy kokrra qershie
    Dhe me nje pike chocolate permbi
    Qenka e paprekur
    dhe paska marre pluhur
    Ti nuk erdhe per ta shijuar…

    Me qetesi ec neper dhome
    Shkoj tek dritarja dhe e hap ngadale
    Nuk e di!!
    Ndoshta do me sjellesh nje dallendyshe
    Me nje cope leter nga larg
    As kjo nuk erdhi me ty,as pa ty…

    Ahh shi tetori
    Qe me lag embel floket dhe faqet e mia
    Por jo sa lotet qe rrjedhine si ujevare
    Tani eshte vetem picture e shiut te deshtuar
    Ku lotet I bene konkurenc asaj
    Dhe shiu iku duke qare nga humbja.

    Nje minut ne dymbedhjete
    Dhe nje minut do kaloj kjo dite
    Ti as ne minuten e fundit nuk erdhe…

    Ora 9
    E Hene
    E posazgjuar ne dhomen time…
    Sado era tė jetė e fortė,mali kurr nuk gjunjėzohet...

  6. #26
    Aty ku bie debore... Maska e E.B
    Anėtarėsuar
    11-12-2009
    Vendndodhja
    Pertej realitetit
    Postime
    38
    THESAR I ĒMUAR

    Njė anije po fundoset
    Mbi lumin e egėr
    Tė kėtij vendi enigmė

    Po shuhen plot dėshira
    Qė kam menduar
    Njė lule po thehet
    Tjetra po ēel.

    Zemra po me vlon
    Ta them atė qė dua
    Po goja mė ndalon
    tė them ēka ka nė mua

    Dua ta heq njė gur
    Ne mesin e shkretėtirės
    Apo tė vė njė lule

    Mbi fletėt e letrės sė bardhė
    Diēka mund tė shkruhet
    Apo nė thellėsi tė ruhet

    Shkretėtira
    Tė fitojė bardhėsi
    Sado era tė jetė e fortė,mali kurr nuk gjunjėzohet...

  7. #27
    Aty ku bie debore... Maska e E.B
    Anėtarėsuar
    11-12-2009
    Vendndodhja
    Pertej realitetit
    Postime
    38
    DĖSHIROJ TĖ MBETEM

    Dua tė ecė
    pėrmes kėtij kopshti magjik
    Mė thėrret aroma
    E lules me shpirt

    Dua tė tė mbetem
    Nė dhomėn e braktisur
    Ku kam lėn lotėt

    Dėshiroj tė mbetem
    Para lumit tė ngrirė
    Dėshiroj tė mbetem
    E mbyllur nė zemėr

    Dua tė mbetem
    Peng i kėsaj bote
    Atėherė kur s’ ka njeri

    Dėshiroj tė mbetem
    Midis dy urave
    Njėra e krisur
    E tjetra e re

    Dėshiroj tė mbetem
    Pranė lules sė parė
    Nė ėndrrėn e pazbuluar
    Dua tė mbetem kėtu
    Ku vura tė parin gur
    Sado era tė jetė e fortė,mali kurr nuk gjunjėzohet...

  8. #28
    Aty ku bie debore... Maska e E.B
    Anėtarėsuar
    11-12-2009
    Vendndodhja
    Pertej realitetit
    Postime
    38
    MĖ NDJE

    S’ dua tė flas me askend
    Si dikur
    Ke hyrė nė zemrėn time
    Dhe s’do tė dalėsh
    mė kurrė.

    Ajo ndjenjė qė lindi
    Si lule livadhi
    po e shkėlqen si pika
    E ujit sikur kristali.

    Tani po zhytem
    Nė ėndrrėn e fjetur
    Vetėm nė syrin tėnd
    Tė mos jem i tretur.

    Tani hesht, hesht
    Vetėm njė qast jeto,
    Nė sytė e mi det
    Qiellin e vėshtro...
    Sado era tė jetė e fortė,mali kurr nuk gjunjėzohet...

  9. #29
    Aty ku bie debore... Maska e E.B
    Anėtarėsuar
    11-12-2009
    Vendndodhja
    Pertej realitetit
    Postime
    38
    MOS E FSHEH

    Pėrtej shikimit
    E kam dėshirėn time
    Unė kėtu
    Atje jetoj me tė.

    Fshehtėsinė e tij
    E zbuloj nė ėndėrėn
    Qė mė mundon
    Sa herė qė dua tė tė
    Them diēka.

    Mos u fsheh pas kėshtjellės
    Ku ėndrron tė jetosh,
    Mė prit dhe mua
    Fatin ta shijosh.

    Mos e fsheh
    Flladin e kėsaj vere
    Tė vetme mos mė le
    Mos e braktis lulen
    Qė rritet- tė jesh me tė
    Sado era tė jetė e fortė,mali kurr nuk gjunjėzohet...

  10. #30
    Aty ku bie debore... Maska e E.B
    Anėtarėsuar
    11-12-2009
    Vendndodhja
    Pertej realitetit
    Postime
    38
    SĖ PAKU NĖ KUJTESĖ

    Mos e le ėndrrėn
    E parė ku e ėndrrove
    Mos e le dashurinė e vetme
    Qė me zjarr e shijove.

    S’mund tė shkosh
    S’mund ta lesh
    Lulen tė vyshket.

    Qėndro pranė pishave
    Ku ke kaluar ditėt
    E psherėtimave.

    Qėndro edhe pranė malit
    Ku zogjtė cicėrronin
    Nė veshin tėnd.

    S’mund tė shkosh
    Ta lėsh anijen
    Tė fundoset
    thellė nė oqean.
    Qėndro pranė meje
    Ku qiellin e kaltėrt
    E shikoje nė sytė e mi

    S’mund tė shkosh
    Dhe ta lesh gjithė atė jetė
    Qe e pėrjetuam

    S’mund t’i harroshas emrat tanė
    Ku i ke shkruar nė mur
    S’mund tė shkosh atje

    Sepse s’mundem
    Pa e shikur diellin me sy

    Nėse mė mungon
    Fshehtas do vij me ty.
    Sado era tė jetė e fortė,mali kurr nuk gjunjėzohet...

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •