Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 62
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet nė Bllog
    22

    Kryeministri Berisha vizite zyrtare ne Vatikan, takohet me Papa Benedikti XVI

    Kryeministri Berisha pritet nė audiencė nga Shenjtėria e Tij, Papa Benedikti XVI

    Kjo ėshtė njė vizitė kulmore, pasi 543 vjet mė parė, mė 12 dhjetor, prijėsi i pėrjetshėm i kombit shqiptar, Skėnderbeu u prit nė Vatikan, nga Papa Pali II, pėr tė mbrojtur vokacionin perėndimor tė kombit shqiptar.

    Nė dhjetor tė viti 1990, tė parėt e mė tė parėve, qė erdhėn pėr tė mbėshtetur opozitėn shqiptare, qė erdhėn pėr tė mbėshtetur shqiptarėt nė rrugėn e lirisė, ishin pėrfaqėsuesit e Papės Gjon Pali II, monsignor Vicenzo Paglia dhe tė dėrguar tė tjerė tė Vatikanit, tė cilėt na shoqėruan ne, na ndihmuan ne, nė betejėn tonė pėr tė nxjerrė vendin nga diktatura.

    Por nė memorien e shqiptarėve do tė mbetet gjithmonė e gjallė mbėshtetja e madhe qė Vatikani i ka dhėnė popullit tė Kosovės, nė pėrpjekjet e tij pėr liri dhe dinjitet.

    Kryeministri Berisha u prit nė njė audiencė tė veēantė nga Shenjtėria e Tij, Papa Bendikti XVI, nė Vatikan, sė bashku me zonjėn e tij Liri Berisha dhe delegacionin qė e shoqėronte. Pas ceremonialit tė rojeve zvicerane, Kryeministri Berisha zhvilloi njė takim tė zgjatur kokė mė kokė, me Papa Bendikti XVI, takim i cili kaloi nė njė atmosferė mjaft tė pėrzemėrt. Mė pas, Shenjtėria e Tij, takoi edhe zonjėn Berisha, si dhe delegacionin qė shoqėronte Kryeministrin Berisha. Nė takim, Kryeministri Berisha i shprehu mirėnjohjen e thellė papės, pėr mbėshtetjen e madhe qė Selia e Shenjtė i ka dhėnė konsolidimit tė demokracisė shqiptare, zhvillimit ekonomik dhe kulturor tė vendit, qė nė fillimet e demokracisė e deri mė sot. Gjithashtu Kryeministri Berisha i dorėzoi Papa Benedikti XVI ftesėn zyrtare pėr tė vizituar Shqipėrinė vitin e ardhshėm, vit qė pėrkon me 100-vjetorin e lindjes tė shqiptares tė madhe Nėnė Tereza. Papa Bendikti XVI u shpreh se Selia e Shenjtė do tė mbėshtesė plotėsisht integrimin e Shqipėrisė nė BE dhe zhvillimin e gjithanshėm tė vendit. Ky takim do tė mbetet i pashlyer nė kujtesėn e tė pranishmėve, pasi pikėrisht 543 vjet mė parė, mė 12 dhjetor 1466, Papa Pali II do tė priste nė Vatikan, nė audiencė Gjergj Kastriot Skėnderbeun, ditė tė cilėn Kryeministri Berisha, e cilėsoi njė datė tė paharrueshme.

    Nė pėrfundim tė takimit, Kryeministri Berisha u shpreh para mediave:

    Nė radhė tė parė dua tė theksoj, se ishte njė takim I shkėlqyer, jashtėzakonisht I pėrzemėrt. Ishte njė rast shumė I veēantė pėr mua, pėr t’i shprehur Shenjtėrisė sė Tij, mirėnjohjen mė tė thellė, timen dhe tė mbarė shqiptareve. Kombi shqiptar dhe Vatikani, kanė njė histori tė gjatė bashkėpunimi aleance, rreth vlerave tė mėdha tė njeriut, tė shoqėrisė dhe besimeve. Por unė gjithashtu, kisha njė rast akoma mė tė veēantė, sepse duhet ta dini se nė dhjetor tė viti 1990, tė parėt e mė tė parėve, qė erdhėn pėr tė mbėshtetur opozitėn shqiptare, qė erdhėn pėr tė mbėshtetur shqiptarėt nė rrugėn e lirisė, ishin pėrfaqėsuesit e Papės Gjon Pali II, monsignor Vicenzo Paglia dhe tė dėrguar tė tjerė tė Vatikanit, tė cilėt na shoqėruan ne, na ndihmuan ne, nė betejėn tonė pėr tė nxjerrė vendin nga diktatura dhe pėr tė arritur atė fitore qė arritėm mė 22 mars tė viti 1992.

    Njė mirėnjohje tjetėr e madhe, e thellė, ishte se shqiptarėt kėto 19 vite pėrjetuan procesin e ringjalljes sė vėrtetė, ringjalljes sė besimeve tė mėdha, ringjalljes sė vlerave tė mėdha, ringjalljes ekonomike, ringjalljes sociale. Nė tė gjitha kėto fusha, Selia e Shenjtė ka kontributin e vet madhor, si nė ringjalljen e vlerave dhe besimit te Zoti, rindėrtimin e infrastrukturės shpirtėrore tė shqiptarėve, ashtu dhe nė fushėn e arsimit, nė fushėn e ndihmės humanitare, nė fushėn sociale, nė tė gjitha fushat e tjera.

    Por nė memorien e shqiptarėve do tė mbetet gjithmonė e gjallė mbėshtetja e madhe qė Vatikani i ka dhėnė popullit tė Kosovės, nė pėrpjekjet e tij pėr liri dhe dinjitet. Interesi direkt i Papa Gjon Palit II, nxjerrjes e tij nga kthetrat e Millosheviēit me anė tė dėrguarve tė tij direkt nė Beograd me angazhimin e tij, tė gjitha kėto janė momente tė mėdha nė miqėsinė midis Vatikanit dhe Shqipėrisė. Natyrisht nė bisedimet dhe nė audiencėn shumė tė ngrohtė dhe tė pėrzemėrt qė mė rezervoi, i shpreha mirėnjohje pėr mbėshtetjen e madhe qė na kanė dhėnė nė procesin e integrimit. Papa Benedikti XVI mė garantoi se ai dhe Selia e Shenjtė, mbėshtetin plotėsisht procesin e integrimit tė plotė tė Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian, ndjekin me admirim arritjet e vendit nė kėtė drejtim dhe janė tė sigurtė nė tė ardhmen e shkėlqyer evropiane tė Shqipėrisė.

    Viti qė vjen ėshtė njė vit i madh pėr mbarė njerėzimin, ėshtė 100-vjetori i Nėnė Terezės. Unė e shfrytėzova rastin dhe i dorėzova ftesėn Shenjtėrisė sė Tij, Papės Benedikti XVI, tė cilin e ka ftuar edhe Episkopati i Shqipėrisė, qė kėtė 100-vjetor, ta kthejmė vizitėn e tij nė njė ngjarje kulmore, nė festimin e 100-vjetorit qė Nėnė Tereza meriton. E njoha gjithashtu me pėrpjekjet qė ne po bėjmė, pėr ta festuar sa mė me dinjitet, pėr ta nderuar sa mė me dinjitet, kėtė bijė tė madhe tė Shqipėrisė dhe tė mbarė njerėzimit.

    Por nuk mund tė mos theksoj nė kėto ēaste, njė moment kulmor qė do tė ngelet pėrjetė nė memorien time. Sot e 543 vjet mė parė, mė 12 dhjetor, prijėsi i pėrjetshėm i kombit shqiptar, Skėnderbeu u prit nė Vatikan, nga Papa Pali II. Ai erdhi kėtu pėr tė kėrkuar dhe gjeti mbėshtetje nė pėrpjekjet e tij legjendare, pėr tė mbrojtur vokacionin perėndimor tė kombit shqiptar, vlerat e mėdha tė perėndimit nė rajon kundėr invadorėve. Nuk besoj se do tė mund tė ishte gjetur gjė e mė e bukur, gjė mė domethėnėse nė jetėn time, pėr mua dhe shqiptarėt, se sa kjo audiencė, kjo pritje qė mė akordohet mė 12 dhjetor, nė kėtė pėrvjetor tė madh tė marrėdhėnieve tė Shqipėrisė me Selinė e Shenjtė. Edhe njė herė, njė mirėnjohje shumė tė thellė Atit tė Shenjtė pėr audiencėn qė mė akordoi.

    Kryeministria
    12/12/2009
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    po sjell ketu nje veshtrim te shkurter te vizites se parashikuar, pergatitur mbi dy jave me pare ... nuk po i bej asnje redaktim ... eshte me se aktuale ... lexim te kendshem ...

    Detyrim “Madhor” ndaj Kujt

    Ne nje situate te nxehte raportesh pozite-opozite, ne mes te bresherive akuzash e etiketimesh pa fund midis “bajlozave” te dy kampeve kundershtare, si dhe kur ne horizont shihen mitingje vs anti-mitingje, kryeministri Berisha vendos te shtyje kongresin e partise demokratike, me pretekstin e nje detyrimi madhor qe ai paskesh pasur: shkuarjen ne Vatikan. Thirrja e kongresit te parties demokratike dhe percaktimi i dates nuk kane shume kohe qe ishin bere, ndaj lihet te kuptohet se arsyeja e vajtjes ne Vatikan eshte rjedhoje e shtyse e nje zhvillimi te papritur “madhor” te pranishem e te paparashikuar per Berishen ne Shqiperi.

    Ne pikpamje zyrtare eshte me se normale qe vajtja ne Vatikan, dhe takimi i mundshem me Papen apo funksionar tjeter te larte te Selise se Shenjte te jene paraprire nga ndonje pune pergatitore prej Ministrise se Jashtme, ambasades Shqiptare ne Vatikan, si edhe prej perfaqesise se Seliste se Shenjte ne Tirane. Kjo eshte jo vetem normale, por behet e domosdoshme duke nisur qe nga aspektet protokollare, te cilat kane treguar se sa te zbuluar jane autoritetet shteterore Shqiptare edhe ne kete drejtim, vetem e vetem per shkak te “garimit” dhe pozicionimit sa me te dukshem edhe ne ceremonite me te rendomta ceremoniale.

    Kerkimi per te mesuar ndonje gje per kete shkuarje, vizite apo shetitje eshte i padobishen - nuk gjendet ndonje fakt apo informacion ne faqet elektronike te kryeministrise, as edhe te ministrise se jashtme; po keshtu, edhe ne faqet elektronike te Vatikanit kerkimi per ate “detyrimin madhor” del i pafrytshem.

    Ne mungese te informaciont qeveritar per shkuarjen e kryeministrit Berisha ne Vatikan, duhet shikuar se si eshte situate dhe cilat kane qene dhe jane aktualisht preokupimet e Selise se Shenjte, ashtu edhe te Shqiperise, veēanerisht ne kete fund-viti 2009.

    -I-

    Duke i hedhur nje sy te shpejte maredhenieve midis Vatikanit e Shqiperise, konstaton me kenaqesi se ato jane normalizuar jo vetem ne pikpamje te shkembimit te perfaqesive; ato kane marre trajta te mareveshjeve si konkordati i vitit 2002, ashtu edhe pakti financiar i 4 dhjetorit 2007 ne lidhje me statusin financiar te organizmave te Kishes Katolike ne Shqiperi. Kjo e fundit krijoi nje kornize juridike per trajtimin e institucioneve kishtare si entitete juridike jo-fitimprurese; ne veēanti, ajo regullon administrimin ekonomik te strukturave te kishes dhe skemat sigurim-kontribuese per personelin jo-shqiptar (fetar e laik) qe sherben ne to.

    Seline e Shenjte e kane vizituar presidentet e kryeministrat Shqiptare thuajse ne ēdo mandat te tyre, pa permendur ketu ceremonine e lumturimit te Nene Terezes. Ne Nentor 2005 kryeminstri Berisha shkoi ne Seline e Shenjte per ti dorezuar Radio Vatikanit “Urdherin e Nene Terezes” dhe pati nje audience 15-minuteshe me Benediktin XVI, te cilit i dhuroi riprodhimin e statujes se Nene Terezes; ne shkembim, Papa iu dha burrave medalje te ponitfikatit, ndersa grave rozare. Benedikti XVI ka pritur ne audience private dhe presidentin Mosiu ne vitin 2006; edhe ky i dhuroi papes nje bllok portretesh te Nene Terezes, pikturuar nga Maks Velo, ashtu dhe nje sahat argjendi qe paraqet kullen e Tiranes; ne shkembim, papa dhuroi rozare dhe medalje te pontifikatit te tij. Pa dyshim, edhe presidenti Topi do ta vizitonte Seline e Shenjte ne Dhjetor 2007, ku presidenti percolli mirenjohjen per ndihmesen e Kishes Katolike nepermjet institucioneve mireberese dhe arsimore, si dhe shprehu lumturine per firmosjen e paktit financiar dy dite me pare ne Tirane.

    Perpara se te kalohet ne veshtrim (sigurisht te shkurter) te angazhimit politik te ndersjellte politik midis Shqiperise dhe Vatikanit, duhen njohur, sado perciptaz, doktrina e praktika politike dhe qeverisese e te dy paleve.

    -II-

    Vatikani i permbahet fjales dhe mendimit se pushteti politik vjen prej perendise dhe eshte pjese integrale e rendit qe ai ka krijuar ne toke; njohja e perparesise se pushtetit te perendise mbi ate tokesor eshte hedhja e hapit te pare per ta vene politiken ne perspektiven e saj te duhur; ajo vendos nje largesi te domosdoshme prej strukturave te kesaj bote – kerkesat partiake apo ideologjike behen relative; pushteti qe nuk eshte ne sherbim te perendise lehtesisht behet pushtet per hir te pushtetit. Kur thuhet se politika eshte ne fushen e autoritetit te perendise, Vatikani nuk e barazon ate me teokracine – Krishti nuk e paraqiti veten si shpetimtar politik; ai nuk kundershtoi drejtperdrejte autoritetet e kohes se tij - perkundrazi u dha ate qe u takonte, duke vene ne drejpeshim pushtetin e perendise dhe atij te Cezarit; nocioni i tij per udheheqje e drejtim ishte sherbim per te gjithe.

    Ne encikliken e tij “Caritas in Veritate”, perpos theksit ndaj globalizmit dhe efekteve te tij, Benedikt XVI ka shtjelluar edhe nje tjeter aspekt te zhvillimit integral te njerezimit – emigrimin, te cilin e konsideron si fenomen akut per shkak te numrit te dukshem te njerezve qe perfshihen ne te, problemeve shoqerore, ekonomike, politike, kultutore dhe fetare qe e shoqerojne, si dhe sfidat dramatike qe u paraqiten kombeve dhe bashkesise nderkombetare; Benedikt XVI e percakton ate si nje fenomen shoqeror epoke-beres, i cili kerkon politika te guximshme e larg-pamese bashkepunimi nderkombetar; nese do te trajtohen ne menyre te efektshme; sipas tij, politika te ketilla duhen nisur prej bashkepunimit te ngushte midis vendeve prej nga vijne emigrantet me vendet ku ata shkojne; ai duhet shoqeruar me normative e akte te nevojshme nderkombetare te afta per te koordinuar sistemet e ndryshme legjislative me synimin per sigurimin e nevojave dhe te drejtat e emigranteve vetjake dhe familjeve te tyre, dhe ne te njejten kohe edhe te vendeve pritese; ēdo emigrant, thekson ai, eshte nje person njerezor, i cili si i tille, ka te drejta themelore te pamohueshme qe duhen respektuar prej kujtdo dhe ne ēfardo rrethane.

    Aktualisht, nje nga shqetesimet paresore te Benedikt XVI eshte mos-venia ne dukje e vlerave themelore kristiane dhe te familjes prej qeverive te vendeve te ndryshme europiane; vendimi i fundit i Gjykates Europiane te Drejtave Njerezore ne lidhje me heqjen e kryqeve ne shkollat italiane ka ngjallur reagim te ashper prej Selise se Shenjte ashtu dhe prej qeverise italiane per faktin se si nje institucion i atille arrin te nderhyje ne trashigimine kulturore te Italise; Vatikani e ka quajtur ate vendim “te gabuar, jo larg-pames dhe per te ardhur keq”.

    Nderkohe, zyrtare te Vatikanit po punojne prej muajsh te tere per organizimin e nje konference tematike dy-ditore “Deshmitaret e Krishtit ne Bashkesine Politike”, parashikuar te mbahet ne muajt e pare te vitit te ardheshem. Ne konference do te diskutohen ēeshtje te tilla si familja, e drejta per jeten, bazamenti kristian, arsimimi e bio-etika; ne konference jane ftuar politikane katolike nga mbare bota, perfshire ish kryeministrin britanik Blair, kancelaren gjermane Merkel, zv.presidentin amerikan Biden, ish-kryeministri spanjoll Aznar, dhe kryeministri Italian, Berluskoni.

    Per te kaluar ne raportet specifike midis Vatikanit dhe Shqiperise, i duhet hedhur nje sy, ndermjet te tjerave, edhe fjales se Benedikt XVI ne audiencen akorduar ambasadorit Shqiptar ne Shtator 2006. Duke vleresuar qendresen e tere popullit Shqiptar ndaj diktatures shtypese komuniste prej te ciles ka dalur jo shume kohe me pare, papa parshtroi se arritja e nje klime te lirise se vertete kerkon nje kontekst te kenaqshem etik dhe shpirtetor, bazuar ne konceptin e qenies njerezore dhe te nje bote qe pasqyron natyren dhe prirjen e saj; ai vlereson aspirimin e Shqiperise per integrim institucional me vendet europiane dhe ndjenjen qe e karakterizon per lidhje jo vetem gjeografike por edhe arsye historike dhe kulturore; ai nuk le pa permendur deshmine e jetes evangjeliste te bijese Shqipare, Nene Tereza, e cila, me kurajon ēarmatonjese te vepres, fjaleve dhe shkrimeve te saj shpalli te te gjithe se Perendia eshte dashuri, se Ai i don te gjithe, veēanerisht te varferit dhe te lenurit pas dore; Benedikt XVI nenvizon se veprimtaria politike e kryer si nje sherbim ndaj polis, “ēeshtjeve publike”, me veshtrim per nga e mira e pergjithshme, perben nje forme te qarte dashurie; Benedikt XVI shpreh vullnetin e Vatikanit per te dhene ndihmese ne konsolidimin e Shqiperise si nje shteti i se drejtes dhe kornizes se nevojshme ligjore per te drejtat e qytetareve, ne menyre qe ato vertet te ushtrohen ne kontekstin fetar; kjo do te forconte bashke-jetesen midis feve te ndryshme ne vend, te cilat deri tani kane dhene shembull te respektit te ndersjelle dhe bashkepunimit qe duhen ruajtur e ēuar me perpara.

    -III-

    Sipas doktrines se krishtere, kur Perendia i dha nje mbret Izraelit, ky mbret do te ishte disi i veēante nga ata te vendeve te tjera fqinje; nderkohe qe ata ishin despote, mbreti i Izraelit do ta bente te dukshem pushtetin e Perendise dhe planin e tij te shpetimit – ai do te ishte mbrojtes i te dobetve dhe garant per drejtesi ne popull. Ky ishte nje ndryshim thelbesor; mbreterit e sunduesit e kohes antike ishin ne te shumten e rasteve cuba qe ishin dalluar ne luftra e plaēkitje. Te kishe nje mbret qe do te perfaqsonte pushtetin miredashes te Perendise ndaj popullit ishte diēka e re – mbreterit e Izraelit jo pak here nuk e zbatuan ate ideal te larte, por sidoqofte ideali ishte aty.

    Jezu Krishti, me revolucionin qe solli ne jeten e dy mije viteve me pare, i shihte te nevojshme taksat dhe sundimin e ligjit, veēanerisht kur qeveritaret sherbenin per te miren e pergjitheshme, dhe jo per forcimin e vetes apo te grupeve te fuqishme te interesit. Jezusi nuk thote se mbreterimi i Cezarit eshte thjesht i mbrapshte dhe se njerezit e mire duhte te veēohen apo te urrejne rendin politik; njekohesisht, Krishti nuk u be preference e zelltareve ultra-patriotik, te cilet nuk kishin durim ne udhen e Perendise – keta jane persona qe ndjekin parimin “forca kthen te drejten”; po keshtu edhe me normen pragmatiste “ta shtyjme me ate qe ben efekt”. Liria qe na jep besimi ne Krisht nuk mund te perdoret per pretekste djallezore, por per ti sherbyer Perendise. Nuk duhet harruar gjendja e njerezimit eshte e shperfytyruar prej mekatit, gjendje e cila gjen sherim vetem prej dashurise se Perendise.

    Mesazhi biblik shkakton nje frymezim te pafund ne reflektimin kristian per pushtetin politik, duke na sjelle nder mend se ai vjen prej Perendise dhe eshte pjese integrale e rendit qe ai ka krijuar; ky rend njihet prej ndergjegjes njerezore, dhe ne jeten shoqerore gjen realizim ne te verteten, drejtesi, liri e solidaritet qe sjellin paqe.

    Doktrina sociale e krishtere rekomandon shmangien prej keqperdorimit te patriotizmit si“vendi im ka te drejte apo gabim”, ashtu dhe “teorive ēlirimtare” te ndryshme, te cilat kthejne Lajmin e Mire te Jezu Krishtit – ēlirimin prej mekatit – ne nje mesazh thjesht politik te revolucion/reformes social-politike. Autoriteti legjitim, sipas doctrines se krishtere, i pergjigjet rendit te vendosur prej Perendise, i cili ka te beje me bindjen e lire e te pergjegjshme ndaj nje pushteti qe e ben drejtesine te respektohet ne te miren e perbashket. Lutja per qeveritaret, siē rekomandonte Shen Pal nderkohe qe persekutohej, tregon pa medyshje ate qe pushteti politik duhet te garantoje: nje jete te qete ne besim dhe me dinjitet (1 Tim. 2:1-1).

    Kur pushteti njerezor kalon pertej kufijve qe ka vendosur Perendia me vullnet te tij, ahere ai pushtet e ben vetveten hyjnor dhe kerkon nenshtrim absolut; ai behet si Kafsha e Apokalipsit, nje pamje e fuqise te persekutorit imperial, dehur me gjakun e shenjtve dhe te martireve te Jezusit (Zbulesa 17:6); ky vizion eshte nje shenje profetike e kurtheve qe Djalli perdor per te sunduar njerezit, duke hyre tinezisht ne shpirtin e tyre me genjeshtra; por Krishti eshte Qengji Fitimtar, i cili pergjate historise kapercen ēdo pushtet qe kerkon te behet absolut; Shen Gjoni vendoste rezistencen e martireve para nje pushteti te atille – besimtaret do te deshmojne se pushteti korruptues dhe satanic eshte e mundur te mposhtet, sepse ai nuk ka me fuqi mbi ta.

    -IV-

    Per te ilustruar me mire raportet shtet-fe dhe rolin e ndersjellte mes politikaneve dhe klerikeve ne ditet e sotme, le ti hedhim nje veshtrim te shpejte procesit te zgjedhjeve presidenciale ne nje vend si Amerika, ku krishterimi hyri fillimisht me “puritanizem”, dhe evolvoi deri ne ditet tona me tere ato denominacione, gjithsesi te perbashketa ne objektin e besimit, Jezu Krishtin.

    Dominuar kryesisht prej gjendjes ekonomike, zgjedhjet presidenciale 2008 ne SHBA u karakterizuan, mes te tjerave, edhe prej debateve te me numur te bollshem pastoresh. Aktivizmi fetar dhe problemet ekonomike u shfaqen nga komplekse ne me te nderlikuara. Ja disa pyetje qe kerkonin pergjigje: A mos e ka humbur feja ndikimin para kutive te votimit, ndikuar prej preokupimit ndaj mireqenies dhe paqes? Mos ka ndodhur ndonje ndryshim rrenjesor ne strukturen e politikes bazuar ne besim fetar, shkaktuar prej krizave dhe karizmes? A mos rezultatet parathone nje epoke te re ne fe dhe politike? Keto e te tjera pyetje kane te bejne me pyetjen themelore: ēfare roli luajten votuesit besimtare ne zgjedhjen e Barak Obames?

    Qyh ne fillim, Barak Obama u be tabele qitje ne media per shkak te lidhjeve me Jeremiah Wright, pastor i tij prej 20 vjtesh, perēues i palodhur i teologjise zezake te lirise; vemendja e shtypit ndaj predikimeve te shkuara te Wright, dhe paraqitjet e tij publike detyruan Obamen te shkeputet prej pastorit te tij, e vetem pas pak kohe u largua prej kishes se tij ne Ēikago pasi nje vizitor prift katolik, Michael Pfleger, e beri Hillary Clinton qesharake prej podiumit te asaj kishe. Ngaterresa pastoresh e zune edhe John McCain; ai u detyrua qe te hiqte dore prej mbeshtetjes qe i benin tele-evangjelistet qe ai i kish pershkruar si "keshilltare shpirterore", John Hagee e Ron Parsley atehere kur predikimet e tyre te kaluara qe kritikonin besimet e tjera u bene publike.

    Debate pa fund u sollen perqark Rick Warren, pastor i nje mega-kishe dhe autor i njohur librash; gjate fushates, Warren ftoi Obamen dhe McCain-in ne kishen e tij te Kalifornise per nje interviste televizive, paraqitja e pare e perbashket publike per te dy kandidatet e partive kryesore elektorale. Pas zgjedhjeve, kur Obama i kerkoi Warren te bente lutjen e ceremonies se inaugurimit te tij presidencial, disa liberale u zemeruan qe nje kundershtari te marteses gay i akordohesh nje nder i atille, nderkohe qe disa konservatore u shfaqen te ofenduar qe nje pastor evangjelist do ti sherbente ne ate menyre nje presidenti qe ishte pro abortit.

    Keto debate pastoresh ishin vetem siperfaqja e rrymave me te thella bazuar ne besim fetar te fushates se zgjedhjeve presidenciale, shtuar ketu edhe prej vete kontributit te kandidateve. Demokratet bene perpjekje te veēanta per te terhequer votuesit fetare, duke shpresuar tek te moderuarit, biles edhe konservatore te larguar prej republikane, pa i zemeruar ndjekesit e tyre laike e liberale; republikanet gjithashtu u shkuan pas votuesve fetare, duke kerkuar te ruanin mbeshtetjen e konservatoreve pa u armiqesuar me te moderuarit dhe pakicat fetare. Kandidatet per zevendes president ishin me active dhe te dukshem ne kete proces: Biden per te inkurajuar katoliket e bardhe ne favor te Obames, ndersa Palin per tu dhene energji evangjelisteve te bardhe per McCain.

    Prirjet e dukshme qe arrijne te ndryshojne qendren e gravitetit te votes se bazuar ne besim fetar ende nuk mund te thuhet se jane te ravijezuara qarte dhe perfundimisht. Nje nga prirjet me te mundeshmet paraqitet ajo e Rick Warren. Si nje pastor evangjelist, ai eshte pjese e debateve dhe kritikes per ēeshtje te kultures se sotme amerikane, e cila eshte baze e ndarjeve ne baze besimi fetar. Si arkitekt institucional, ai perfaqson rolin e fese ne forcimin e rendit shoqeror ne vend e pertej tij - nje burim konsensusi ndermjet komuniteteve fetare. Nga ana tjeter, ai eshte saktesisht i mire-informuar me prirjet demografike qe po e transformojne aktualisht Ameriken dhe boten, veēanerisht per rinine.

    -V-

    Thuhet se pushteti korrupton, dhe se pushteti absolut korrupton ne menyre absolute, dhe gjejme mjaft shembuj te tiraneve te medhenj a te vegjel pergjate historise Shqiptare nga shekulli i kaluar e deri me sot; ata nuk jane te larget ne histori, se e atille eshte eshte historia e institucioneve te shtetit shqiptar, krijimin e te cilit e ndajne dy-tre vjet prej qindvjetorit. Ajo qe e ben interesant nje veshtrim sado te shkurter te historise se shtetit Shqiptar eshte fakti se si rendja pas dhe mbajtja e pushtetit politik u ka shkaktuar ne pergjithesi pushtet-mbajtesve dhe politikaneve humbjen thuejse te menjehershme te cilesive themelore moralo-fetare (gjithmone duke mos i paragjykuar per te kaluaren e tyre).

    Edhe me nisjen e tranzicionit pas-komunist (ku nnga lirite e para te ri-fituaa ishte liria e ndergjegjes dhe e ushtrimit te besimit), nuk eshte e veshtire te konstatohet se ne partite politike eshte trasheguar mjaft fuqishem besnikeria partiake e antarsise, dhe se joshja e presioni jane perhere te pranishem ndaj luajalisteve te partive per te ruajtur e shtuar kontigjentet e tyre, te “vjetra” a te reja qofshin. Ideologjite (pa ide ide autentike) qe i frymezojne levizjet dhe politikat e partive I bejne platformat perkates “super-fluide”, dhe ne te shumten e rasteve jo-konsistente ne programet qe paraqesin. Po behet perhere me e dukshme se rivaliteti midis socialisteve dhe demokrateve (perfshi edhe satelitet e tyre respektive) nuk ben fjale per te miren ndaj te keqes, apo per dallimin midis te drejtes ndaj te shtremberes/gabuares, por per interesa te veēanta e te percaktuara grupime personash te lidhur me njeri-tjetrin, ashtu dhe te “bizneseve” qe jane me origjine te papercaktuar dhe jo-legjitime.

    Ashtu si edhe ne proceset e kaluara zgjedhore, ne zgjedhjet e fundit parlamentare, roli i fese dhe i besimit ishte nga i padukshem deri ne i parendesishem; ne media dhe ne debatet elektorale nuk u be thuase fare ndonje debat per ēeshtje te tilla si vendi e roli i besimit ne jeten publike e shteterore Shqiptare, aborti, e drejta e jetes, martesat brenda te njejtit seks, as edhe ndonje reference e dukshme fetare. Per median, ashtu si dhe per antarsine dhe simpatizantet e partive, perkatesia fetare vetem hamendesohet, por asnjehere nuk eshte marre ne konsiderate besimi personal i ndonje kandidati, qofte ne qender, qofte edhe ne periferi; per eksponentet e partive, ministrant, e deri tek presidenti, kryetarja e kuvendit dhe kryeministri, askush nuk ka dijeni, por edhe nuk ka ndonje fare interesi se ne cilen xhami a kishe shkojne, sa te devotshem jane, kush eshte hoxha apo prifti i tyre, ku fallen a rrefehen, etj.

    Rastet kur Perendia/Zoti zihen ne goje jane kur behet be e rrufe parazgjedhore per “fitorjet” qe do te arrihen, kur fitohen/certifikohen mandatet, ashtu edhe ne ndonje veprimtari qe ka te beje me harmonine fetare ne shoqerine Shqiptare. Me tutje se kaq nuk ka nevoje dhe interes, nuk ka edhe kerkese per informacion. Nje gje tjeter te ben pershtypje: ashtu si dikur pushtetaret komuniste krenoheshin me Shqiperine si i vetmi vend ateist ne bote, ashtu edhe sot, me te njejten eufori, funksionaret e politikanet “levdohen” me harmonine fetare qe e karakterizon vendin tone. Perseri duhet theksuar se ketu nuk eshte vendi per te analizuar arsyet e shkaqet e ketij fenomeni aq shpresedhenes, paqesor e dobi-prures per shoqerine Shqiptare, por eshte i dukshem fakti se roli i politikes dhe i shtetit ne kete drejtim (deri me sot, te pakten) eshte thuajse i paperfillshem; nga ana tjeter harrohet se ajo harmoni eshte dhurate e hirit te Perendise per Shqiptaret e aq vuajtur, te keq-trajtuar e te lene pas-dore si prej udheheqesve te vet ashtu dhe prej atyre qe e rrethojne apo kane “bujtur” ne token Shqiptare.

    Po sa vend zene morali dhe besimi tek politikanet dhe shtetaret tane, eshte e veshtire te thuhet; ajo qe njerezit mesojne prej medias dhe provojne ne jeten e perditshme te ēon ne nje perfundim jo fort pozitiv dhe inkurajues.

    Me vendosjen e pluri-partizmit, tonet e politikes Shqiptare jane dhene kryesisht prej PD e PS; te dyja ato kane trasheguar doemos viruset e punizmit, kush me pak e kush me shume; eksponentet e te dyjave kane dhene premtime qe ishte e qarte se nuk do te mbaheshin, jane marre dhe vete jane bere pre e abuzimeve dhe korrupsionit galopant; kane patur probleme nga me te ndryshmet, dhe ballafaqimet me keto probleme e shqetesime nuk jane bere ne kuadrin e vlerave, por te kushteve dhe nevojave imediate te mbajtjes e te ushtrimit te pushtetit, si nje atribut i perhershem i atij grupimi njerezish qe zuri kyēet e politikes dhe te shtetit Shqiptar post-komunist.

    PERSPEKTIVA E BESIMIT NE KRISHT

    Faktet e perditeshme po tregojne se as taktikat e ndjekura prej partive nuk premtojne per moral, as edhe shfaqja e politikaneve dhe e shtetareve nuk mund ti afrohet nje morali mesatar; nga ana tjeter, ato si partite, ashtu dhe individe partiake e shteterore nuk i permbahen fort programeve qe paraqesin para zgjedhjeve; me se shumti eshte politika e dites qe mbizoteron axhenden dhe preokupimin e tyre, duke infektuar foltoret, mikrofonat dhe ata qe i shohin e degjojne me lloj-lloj banalitetesh, deri edhe me te ultat.

    Nje nga bartesit me aktive te kesaj epidemie legjendare per politiken Shqiptare eshte kryeministri Berisha; per arsyen e thjeshte se nuk e njohim te tashmen e tij ne krahasim me te kaluaren. Daljet e perhershme ne ekranin e vogel, problemet qe hap dhe nuk i dihet mbyllja, deri edhe bresherite e panumerta qe leshon here pas here, ne pershtatshmeri me klimen politike te brendshme, ashtu dhe persiatja qe i ben problemeve rajonale e me gjere, nuk e gjen kete njeri ne moment "pauze". Kur thuhet se i njihet e kaluara me mire, eshte se dihet se nga eshte, ēfare arsimi ka, ēfare pune ka bere dhe ku, a ka qene i "organizuar", etj, te cilat te bejne te kuptosh se ka qene i angazhuar ne partine komuniste, rjeshimisht ateist, prane politbyrose dhe i derguar ne Paris per te shoqeruar byroiste, etj. E kaluara e Berishes pas marjes se postit te kryetarit te PD, me pas president, tashme kryeminister eshte me arritje me se shumti ne planin personal se sa te pozites qe ka gezuar ne parti dhe shtet: vendi filloi me nje "shok traumatik" kur u premtua ēeku i bardhe, vijuan me nje projekt-kushtetute te pafat, zgjedhje te kontestuara, firma piramidale, kaosin e '97, gjendjen e renduar '98, ngjarje si Gerdeci, deri sa vijme ne ditet e sotme kur zgjedhjet nuk njihen nga opozita, dhe lumi i akuzave dhe kunder-akuzave vlon si asnje-here tjeter. Ne te gjithe kete hark kohor, nuk mund te thuhet se u vendos nje fare standarti moral minimal lideri, integriteti i te cileve le aq shume per te deshiruar edhe sot e kesaj dite, duke filluar nga Nano e Berisha, si dy “bajlozat” me kryesore te skenes politike Shqiptare.

    Perpara se te mesohet "detyrimi madhor" i Berishes, duhet shikuar se ēfare “bagazhi” e shoqeron axhenden e vizite/shkuarjes se tij ne Vatikan.

    Sali Berisha nuk eshte besimtar katolik - nga goja e tij nuk eshte mesuar ndonjehere se ne ēfare beson – edhe kur flet per “vullnetin hyjnor, absolut”, ky njeri te le pershtypjen se eshte Perendia qe ka thjesht detyrime ndaj tij.

    Ai nuk mund te perfaqsoje ndonje apo te gjithe besimtaret Shqiptare, sepse ne kapacitetin e tij, kryeministrit nuk eshte as kryetar i komunitetit musliman, as atij te krishter orthodox, pa zene ne goje komunitetin katolik.

    Situata aktuale qe po kalon aktualisht Shqiperia, me zgjedhje te kontestuara nga opozita, me parlament thuajse monist, me mitingj-antimitingje si ne kohen e rrezimit te statujes se diktatorit, me nje retorike te ashper e te ndyre politike, me akuza dhe kunder-akuza korrupsioni etj, e kane spostuar vemendjen e politikes dhe te opinionit public Shqiptare nga problemet paresore qe shqetesojne vendin ne drejtim te dy figurave kryesore qe dominojne politike Shqiptare, dhe njeri nga ata eshte Sali Berisha. Kjo te ben te mendosh se vajtja/vizita ne Seline e Shenjte behet ne rastin me te keq, per te retushuar kredibilitetin e humbur te nje Berishe ne renie, ose ne rastin me te mire, ai kerkon ndihme per shpetimin e shpirtit te tij.

    Dashuria e Perendise eshte per te gjithe, misheruar ne personin e Jezu Krishtit – ai eshte e verteta. Edhe per Sali Berishen, ne se ai e konsideron vertet madhor obligimin e tij, mundet qe shkuarja/vizita e Berishe te jete thjesh vetjake: te konvertohet ne besimtar katolik; eshte edhe kjo nje mundesi reale, por kjo nuk do te thote se detyrimisht duhet bere ne Vatikan.

    Sido qe te jete, lutja ime eshte qe Perendia te jete i pranishem ne qendrimin e Berishes ne Vatikan; qe Shpirti i Shenjte ti shendoshe mendjen e ti hape zemren per te mare vendime qe jane paresore ne jeten e njeriut besimtar perkundrejt objektit the autorit dhe perfeksionuesit te besimit: Jezu Krishti.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar mė parė nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    po sjell ketu nje veshtrim te shkurter te vizites se parashikuar, pergatitur mbi dy jave me pare ... nuk po i bej asnje redaktim ... eshte me se aktuale ... lexim te kendshem ...

    Detyrim “Madhor” ndaj Kujt

    Ne nje situate te nxehte raportesh pozite-opozite, ......
    eshte gjeja me elementare te thuash cili eshte burimi (apo refenca) per kete artikull qe je munduar te na sjellesh
    "They will not control us, We will be victorious"

  4. #4
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    e kam shkruar vete, o mesues ...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-08-2005
    Postime
    435

    Berisha ashtu si Skėnderbeu, nė Vatikan mė 12 Dhjetor

    Kryeminsitri Berisha ashtu si dhe Heroi ynė Kombėtar Gjergj Kastriot Skėnderbeu u prit nga Selia e Shenjtė nė tė e njejtėn datė, 12 dhjetor. Tė dyja kėto pėrvjetore, ndonėse u pėrkasin epokave tė ndyshme, njėra nė 1466 dhe tjetra nė 2009 qenė njė pėrzgjedhje e vetė Vatikanit. Njė arėsye kjo qė e ēoi kryeministrin Berisha nė shtyrjen e kongresit qė gjithashtu pėrkon me themelimin e Partisė Demokratike me 12 dhjetor tė 1990-ės. I pritur nė njė audiencė tė posaēme nga Papa Benedikti i XVI, kryeministri Berisha, i cili shoqėrohej gjatė vizitės sė tij nė Vatikan nga bashkėshortja mori mbėshtetjen e Selisė sė Shenjtė pėr progresin e arritur nga Shqipėria dhe nė mėnyrė tė veēantė pėr integrimin e vendit drejt Bashkimit Europian. Njė takim ky qė e vuri theksin tek pėrmbushja e aspiratės europiane tė shqiptarėve.
    Nė pritjen e veēantė tė rezervuar nga Selia e Shenjtė pėr kyeministrin Berisha dhe bashkėshorten e tij, shefi i qeverisė ka ftuar Papa Benediktin e XVI tė vizitojė Shqipėrinė nė kremtimin e 100-Vjetorit tė ditėlindjes sė Nėnė Terezės. Gjithashtu kryeminsitri Berisha ėshtė pritur dhe nga Sekretari i Shtetit tė Vatikanit nė njė takim tė veēantė.
    tvklan

  6. #6
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Prite prite o qytet e pape i bekuar, prite shpetimtarin se po vjen si pellumb i shkruar, te shpetoje Vatikanin e krishterimin!
    Pff, po pse lajm eshte ky? Ne jemi shtet laik, pse duhet te gezohemi per takimin e nje personi qe blasfemon duke thene qe perfaqeson Zotin ne toke?

  7. #7
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Sa te fantaksur qe jane ca e ca. Berisha si Skenderbeu. Po kush leshin eshte Skenderbeu para Berishes more. Po he si tha Obama kur pa foton "Kush eshte ky plaku qe ka dale me Salen?"

    Meqe ra fjala, nuk ka dale ndonje gjysem-injoranti t`i thote ketyre hajvaneve qe Skenderbeu gati-gati u zu me papen?

  8. #8
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Nejse, fjalet qe thame me lart ishin per shaka, por nuk me duket mire qe trumbetohet me kaq te madhe ky lajm kur ne duhet te qendrojme sa me larg njerezve "te fese" sepse e kemi shume mire se sa te mira i kane sjelle njerezimit e sidomos Shqiperise. Aq me teper Papa, qe per shkeputjen nga tutela e tij jane bere 30 vjet lufte, kur ne periudhen 1618–1648, kombet evropiane masakruan njeri tjetrin vetem nga cmendurite e papeve qe donin te mbanin pushtetin me cdo kusht ndaj protestanteve. Nuk me pelqen fare qe kryeministri jone dhe media jone i thurin lavde kaq te medha takimit te tij me nje pape, nje pape qe ishte Hitler's youth!

  9. #9
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Erlebnisse
    Anėtarėsuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Njesoj si Skenderbeu, madje ky akoma me mire: ka luftuar e ka hartuar plane neper kohera te veshtira; ah prit prit, se tani qe mendohem, thjeshte ka qene nje frikacak ne kohe te veshtira e ka marre pushtetit serisht e serisht e serisht, kur gjendja eshte ristabilizuar.
    Ky bure (me nje r) e meriton paralelizimin me Skenderbeun, madje meriton me teper: duhet te ngrihet ne hero qe perpara vdekjes... jo te presim si me Skenderbeun, qe i njihen meritat vetem nga Populli shqiptar e ndonjehere edhe vone madje, perderisa zeri yne degjohet vetem perbrenda e njihet si mit nga ndonje qytet, rastesisht, i shteteve fqinje.
    La vita č bella...

  10. #10
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anėtarėsuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Citim Postuar mė parė nga Kavir Lexo Postimin
    Sa te fantaksur qe jane ca e ca. Berisha si Skenderbeu. Po kush leshin eshte Skenderbeu para Berishes more. Po he si tha Obama kur pa foton "Kush eshte ky plaku qe ka dale me Salen?"

    Meqe ra fjala, nuk ka dale ndonje gjysem-injoranti t`i thote ketyre hajvaneve qe Skenderbeu gati-gati u zu me papen?

    S'e kupton hiē, s'e kupton Vijat paralele mes tė dy heronjve tė kombit tonė, hiqen pėr tė treguar se Saliut i rrjedh ndėr deje po ai gjak blu princor Gjergji ėshtė shumė i vogėl para Saliut.
    Elegance is an attitude.

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •