Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411

    Alcide DeGasperi

    Instituti i Kėrkimeve Politike “Alcide de Gasperii”

    Instituti i kėrkimeve Politike “De Gasperi” nė Tiranė, ėshtė themeluar nė vitin 2000 falė iniciativės sė njė grupimi intelektualėsh nga fusha tė ndryshme tė jetės nė Shqipėri, duke vlerėsuar si domosdoshmėri thellimin, pėrafrimin dhe promovimin e dijeve e ideve proeuropiane, tė cilat mė sė miri kanė gjetur vend tek roli e figura e politikanit e europianistit tė madh tė shekullit tė 20-tė, Alcide de Gasperii.

    De Gasperi lindi mė 3 prill 1881 nė Provincėn e Trentos (asokohe nėn Perandorinė austriake) dhe ndėrroi jetė mė 19 gusht 1954 nė Romė. Ai jetoi nė njė kohė kur kontinenti ynė pėrjetoi dy luftėrat mė shkatėrrimtare qė njerėzimi ka njohur deri mė sot dhe ndjeu mbi trupin e vet pasojat mė makabre qė vinin nga instalimi i diktaturave e mohimi i vlerave njerėzore.

    Pėrtej rolit tė tij si themelues i “Demokracisė Kristiane”, forcės politike mė popullore tė pasluftės nė Itali dhe si kryeministri mė jetėgjatė nė kėtė vend, ai si njė burrė i madh shteti dhe politikan i kalibrit tė lartė, konsiderohet pa mėdyshje nė historiografinė politike moderne, si njėri ndėr “baballarėt” e Europės sė re, sėbashku me dy nga figurat mė tė nderuara tė kohės: ish-ministrin e jashtėm francez, Robert Shuman dhe ish-kancelarin gjerman, Konrad Adenauer.

    Gjithashtu ai shquhej pėr njė besim tė patundur nė filozofinė politike demokristiane, mbėshtetjen pėr konceptet e ekonomisė sė lirė tė tregut, kombinuar me shqetėsimin e vazhdueshėm pėr pėrmbushjen e objektivave patriotike, humane e sociale.

    Jeta, vepra dhe mesazhet qė ai la pas, pėrbėjnė edhe kolonat kryesore tė veprimtarisė sė Institutit “De Gasperi” nė Tiranė. Pėrkrah fondacionit me tė njejtin emėr nė Itali e njė sėrė organizatash e iniciativash tė tjera partnere nė Shqipėri e Europė, qė prekin lėmin e historisė e kulturės politike, ky institut tenton tė japė njė kontribut nė plotėsimin me normat europiane tė edukimit politik.

    Piketa kryesore e Institutit “De Gasperi” ėshtė veprimtaria kėrkimore nė fushėn e politikės, ku angazhimi i figurave tė njohura nga vendi, rajoni, kontinenti e mė gjerė, me pjesėmarrjet periodike nė konferenca, simpoziume e seminare shkencore, siguron besueshmėri dhe nivel tė lartė tė ēėshtjeve tė shumta qė trajtohen nė to.

    Emri De Gasperi nuk presupozon domosdoshmėrisht nxjerrjen nė pah e trajtimin e ēėshtjeve qė lidhen me kontributin direkt tė kėtij personaliteti tė madh nė politikėn italiane apo atė europiane. Instituti rreket tė krijojė e tė thithė mė shumė kontribute konkrete, tė cilat synojnė injektimin e njė mentaliteti proeuropian nė shtresat e moshat e ndryshme tė popullit shqiptar, mbėshtetės tė ēdo krahu politik qofshin, tė cilėt besojnė realisht tek vizioni dhe vlerat transatlantike, tek liria dhe demokracia, dhe tek njė e ardhme qė di tė vlerėsojė drejt edhe tė shkuarėn.

    Nė radhė tė parė, Instituti i kėrkimeve politike “De Gasperi”, synon tė rrisė mė shumė ndėrgjegjen kombėtare e vetėdijen europiane tė shqiptarėve nėpėrmjet mesazheve tė herėpashershme qė pėrēon edhe pėrmes botimeve periodike nė dy gjuhė (atė shqipe e atė italiane) qė reflektojnė aktivitetet e organizuara apo tė bashkėorganizuara nga ky institut.

    Kėtij synimi i vijnė nė ndihmė edhe botimet e shpeshta tė “Shtėpisė Botuese 55” e vetė “Gazeta 55”, tė cilat krijojnė kėsisoj njė sinergji tė vėrtetė, ku amplifikohen vlerat, opinionet dhe mendimet me kahje tė qartė europianiste. Pėr kėtė qėllim ėshtė ngritur dhe kjo faqe interneti, e cila ėshtė konceptuar tė funksionojė nė dy gjuhė: atė shqipe e atė angleze, ku nėpėrmjet rubrikave tė ndryshme, vizitorėt nga brenda e jashtė Shqipėrisė, do tė kenė mundėsinė tė marrin informacione tė detajuara e tė aktualizuara mbi aktivitetet e publikimet qė ndėrmerr instituti ynė nė kohė tė ndryshme. Gjithashtu nė kėtė platformė online do tė gjeni edhe shumė foto e lidhje qė ju sigurojnė akses mė tė gjerė mbi veprimtaritė me karakter politiko-kulturor edhe tė partnerėve tanė nė Itali e Kontinent.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411

    Konferenca shkencore me temė “At Zef Pllumi - mes shkrimit e historisė”

    Nė datėn 25 shtator 2008, nė njė nga Sallat e Muzeut Historik Kombėtar nė Tiranė, u zhvillua konferenca shkencore me temė “At Zef Pllumi - mes shkrimit e historisė”, organizuar nga Instituti i kėrkimeve Politike “Alcide De Gasperi”, Provinca Franēeskane Shqiptare “Zonja Nunciatė”, Universiteti i Tiranės dhe “Qendra e Studimeve Albanologjike”



    Moderuar nga rektori i Universitetit tė Tiranės, Prof. Dr. Dhori Kule, seanca e parė nisi me referatin e mbajtur nga Prof. Dr. Sabri Hamiti, studiues i mirėnjohur nga Kosova, me temė “Misionari i rebeluar”, duke u marrė nė pėrgjithėsi me trajtimin ideor dhe pėrcjelljen e mesazhit te veprės sė atit tė shquar franēeskan. Ndėr tė tjera ai theksoi se “misionari duhet ta paguajė detyrėn me jetė”, duke aluduar kėshtu pėr tė gjithė kalvarin e vuajtjeve tė At Zef Pllumbit dhe misionarėve tė tjerė katolikė gjatė regjimit monist. Pėrkushtimi dhe pėrbetimi ndaj besimit, theksoi profesor Hamiti, ka pėrcaktuar gjithmonė jetėn e Zef Pllumit si shkrimtar misionar, kurse libri i tij pėrmban gjithė dramatikėn e kėtij pėrkushtimi. Duke u thelluar mė tej nė rolin e At Zef Pllumit si misionar dhe pėrcjellės i mesazheve hyjnore, ai theksoi ndėr tė tjera se Ati franēeskan ia arriti kėtij synimi, duke ruajtur e kultivuar njerėzoren nė vallen e ēmendur tė dhunės e bestialitetit. Ai e ndau veprėn monumentale tė fratit franēeskan “Rrno pėr me tregue” nė tre shkallė, ku e para perceptohet prej tij si jetesa dhe mbijetesa ndaj ferrit (komunist). Shkalla e dytė cilėsohet pėrjetimi dhe rijetimi si kujtesė e asaj ēka ndodhi, ndėrsa shkalla e tretė ėshtė: zija e shkrimit qė mbėshtetet nė mbijetesė e nė rikujtim pėr tė dhėnė dėshminė nė trajtėn mė tė besueshme e bashkė me tė, efektin e reales. Mė poshtė ai nė mėnyrė eksplicite, nxorri nė pah synimin e librit tė Zef Pllumit, ku njeriu pėrshkruhet nė situata ekstreme, atėherė kur ai zbret nė egėrsi dhe kur sojin e vet e kthen nė “kafshė tė punės”. Si pėrfundim At Zef Pllumi nė analizėn e kritikut tė njohur kosovar e pranon rolin e misionarit, por kthehet nė misionar tė rebeluar. Rebelimi i tij fondamental nė veprėn “Rrno vetėm pėr me tregue” ėshtė rebelim kundėr harresės, por gjithsesi mesazhi zgjerohet edhe mė tej duke bėrė thirrje pėr falje, por jo pėr harresė. Nė fjalėn e tij ati franēeskan Gazmend Tinaj, pėrfaqėsues i Provincės Franēeskane Shqiptare, theksoi nė referatin e tij me temė “ Tė humbėsh pėr tė fituar” se pėr pesėdhjetė vjet, lufta u zhvillue e pamėshirshme ndėrmjet djallit e Zotit, Krisht… “Nuk kje ajo lufta parabiblike ndėrmjet Shėn Mėhillit e Luēiferrit, por kje ajo e shekullit tė njizetėr, ndėrmjet komunizmit ateist dhe klerit katolik shqiiptar. Kje luftė e pabarabartė”. Ndėrkohė, referenti dėshmoi edhe mbi fatin dhe pikėpamjet e franēeskanėve tė tjerė tė mėdhenj si At Prenushi, Justin Rrota, P. Andon Arapi e tė tjerė. Ndėrkohė ai theksoi se kalvari i vuajtjeve i pėrjetuar nga At Zefi, nuk ishte thjesht njė pėrjetim individual, por kėtė kalvar e pėrjetoi edhe Kisha Katolike, duke e cilėsuar atė sipas tij si “Kopshti i Gjetsemanit”, njė referencė e qartė kjo nga vepra e njohur e At Zef Pllumit, “Rrno pėr me tregue”. Urtia mė e madhe nė konceptin e At Zefit - theksoi mė poshtė Gazmend Tinaj - nuk ishte si tė evitonte, apo t`u ikte torturave, problemeve tė jetės, si ēdokush bėn nė ditėt e sotme, por tė pranonte me dashuri atė ēka zgjedhja e jetės sė tij pėrmbante dhe nėnkuptonte. Nė fund ai solli ndėr mend amanetin e At Zefit, i cili mund tė konceptohet si testamenti i tij shpirtėror. Duke iu drejtuar apostujve tė tij, ai shprehet nė njė letėr shumė qartė mbi ruajtjen tė pastėr tė kujtimit mbi vendet ku ai kishte shkelur e kujtuar, e tė cilat mė vonė u kthyen nė vende persekutimi tė tė pafajshmėve, me fjalėt: Ruejne me kujdes kėtė vend e shtėpi t’ shenjtė! Rueni kujtimet e atyne qė kjenė kėtu pėrpara jush! Ata kjenė qė i prinė kėtij populli tė mjerė me dritėn e fesė e tė pėrparimit, e ju rueni sot e mbrapa jo vetėm gjurmėt e tyne, por edhe shpirtin e tyne!

    Mė pas fjalėn e morėn dy pėrkthyeset e veprės monumentale tė At Zef Pllumit, nė frėngjisht dhe nė anglisht, pėrkatėsisht, Prof. émérite Odile Daniel dhe Kate Schank. Nė fjalėn e saj, pėrkthyesja e frėngjishtes, znj. Daniel, theksoi qė nė fillim se nė personalitetin e At Zef Pllumit u mishėrua gjithė kujtesa e Shqipėrisė dhe vlerat qė pėrbejnė madhėshtinė e kėtij vendi… kjo vepėr e madhe - theksoi ajo - dallohet mbi tė gjitha pėr vėrtetėsinė. At Zef Pllumi nuk kėrkoi tė lėvdonte veten, por tė dėshmonte duke vėnė nė zbatim fjalėt e superiorit At Martin Sirdanit ne kapitullin “ Nė gėrmadhat e kishės” kur ai tha: “Rrno vetėm pėr me tregue”. “Detyra pėr tė kallėzuar vitet e gjakut dhe tmerrit, tė cilat i pėrballoi me njė guxim tė paepun”, ishte sipas njohėses dhe pėrkthyeses nė frėngjisht tė veprės sė At Zef pllumit, primare. Nė fjalėn e saj, ndėrsa rrėfente mbi emocionet qė pėrjetoi kur ra pėr herė tė parė nė kontakt me kėtė libėr, Prof. Daniel qė kishte ardhur enkas nga Parisi, theksoi se libri i At Zef Pllumit nuk kufizohet vetėm nė kallėzimin dhe dėnimin e stalinizmit e krimeve tė tij, por ky libėr ngjall njė interes tė veēantė pėr njohjen e historisė sė Shqipėrisė e tė kulturės sė saj, veēanėrisht nė hapėsirėn frankofone. Zef Pllumi, vijoi ajo mė tej, ka kryer njė vepėr rehabilitimi tė historisė shqiptare. Ai ka ēarė/grisur perden e mashtrimit tė propagandės staliniste, duke treguar se nė ē`mėnyrė pushteti i asaj kohe kishte falsifikuar tė shkuarėn. Por njė aspekt tejet interesant i veprės nėn kėndvėshtrimin e pėrkthyeses sė saj nė frėngjisht, ėshtė edhe nxjerrja nė pah e vlerave tradicionale tė humanizmit nė shoqėrinė shqiptare, ku mė konkretisht shprehen pėrmes solidaritetit qė At Zef Pllumi ndan me bashkėvuajtėsit e tij nė burgje apo nė kampe riedukimi. Vlera tė tjera qė autori i librit mishėron nė librin e tij, sipas saj, janė edhe ajo e besės dhe e qėndresės. Njė vlerė e shtuar e cila duket se ka lėnė mbresa tė forta te profesoresha franceze ėshtė edhe shpirti i humorit shkodran qė ka mbetur i paprekur edhe pėrtej vuajtjeve tė panumurta nė shpirtin e At Zef Pllumit. Ndėrkohė pėrkthyesja e librit nė gjuhėn angleze, botuar nė Amerikė, Kate Schank, u pėrqėndrua mė shumė tek vlerat informative tė librit tė At Zef Pllumit, i cili nė pėrmbajtjen e tij “iluminoi” mendjet nė Perėndim e Amerikė mbi gjendjen e vėrtetė qė mbretėronte nė Shqipėri, pėrsa i pėrket persekutimit ndaj fesė e mendimit tė lirė.

    Mė pas fjalėn e mori Dr. Dhurata Shehri nga UT, pėr t’u pasuar nga fjala e publicistit dhe botuesit tė njohur Fahri Balliu, i cili u pėrqendrua tek marrėdhėniet e ndėrsjella tė bashkėveprimit, midis veprės sė At Zef Pllumit dhe medias shqiptare. Duke vėnė theksin mbi domosdoshmėrinė e kuptimit tė mesazheve qė ati i njohur franēeskan la pėr mbarė shqiptarėt, drejtori i gazetės “55”, njėkohėsisht drejtor i Institutit tė Kėrkimeve Politike “Alcide de Gasperi”, u ndal nė marrėdhėnien e vėshtirė qė frati vendosi me mediat shqiptare pas vitit 1990. duke u shndėrruar nė njė letėr lakmusi. “Padėr Zef Pllumi u shndėrrua nė njė emblemė qė e imponoi praninė e mediave, dhe jo qė e kėrkoi praninė e tyre, theksoi publicisti Balliu. Ai ishte gjithmonė njė referencė, njė mbrojtės, nė momentet e vėshtira tė tranzicionit, qė po kalon kjo media jonė, me burime gjithnjė e mė tė dyshimta. Por Padėr Zefi ishte gjithmonė me ne, pėr tė treguar se sa e rėndėsishme ishte tė pėrballeshe edhe me serbėt, armiqtė historikė tė shqiptarėve, edhe pse ata mund tė duken mė tė fortė sesa janė, se sa e rėndėsishme ishte tė mos bėje kompromis me diktaturėn komuniste dhe se sa e rėndėsishme ishte qė nė demokraci tė ktheheshe nė nje referencė morale dhe busull orientimi, pėr tė gjithė ne, qė ishim tė hutuar e tė trazuar. Gjatė fjalės sė publicistit Balliu, njė vend tė rėndėsishėm zuri edhe pėrqasja qė ndodh sot nė shtypin shqiptar, mes emblemave tė opinionit shqiptar si Padėr Zefi, dhe ikonave tė regjimit diktatorial si Aranit Ēela, sprova qė tregojnė se media ka ende shumė punė pėr tė bėrė e se veprėn e Padėr Zefit mund ta pėrdorė gjithmonė si pikė orientimi, sa herė ajo ndihet e hutuar apo humbet rrugėn.

    Ndėrsa prof.dr. Sabri Hamiti nga universiteti i Prishtinės e cilėsoi At Zef Pllumin si dėshmitar, misionar tė rebeluar dhe shkrimtar tė shquar. “Roli i misionarit ėshtė i vėshtirė, sepse duhet tė pėrmbushė universalen duke ruajtur tė pashprishur personalen dhe njerėzoren nė vallen e ēmendur", tha prof.dr Hamiti.

    Nė seancėn e dytė fjalėn e mori ish-ambasadori gjerman i fundviteve ‘ 80 - fillimviteve ‘ 90, Prof. Dr. Daum, i cili rrėfeu momente interesante mbi fatin e shqiptarėve nė ato vite dhe rolin e tė persekutuarve politikė nė rrėzimin e komunizmit. Mė pas njė sėrė kritikėsh dhe studiuesish tė njohur, si Prof. Dr.Ardian Marashi, nga Qendra e Studimeve Albanologjike, Dr. Persida Asllani, nga Universiteti i Tiranės, i mirėnjohuri Rudolf Marku apo kritiku Mark Marku nga UT, theksuan vlerėn e veprės dhe tė mesazheve qė At Zef Pllumi la nė aspektin e trashėgimisė kulturore, atė historik, letraro-artistik, etik, moral dhe ruajtjen e arkivimin e vlerave arkeologjike.Kujtimet e Kolec Ēefės, Gėzim Peshkėpisė dhe Tanush Mulletit, sollėn copėza interesante nga kujtimet personale qė lidheshin me kontaktet qė ata kishin pasur me At Zef Pllumin. Nė fund tė pranishmit nė konferencė u ftuan pėr njė drekė-koktej nė ambientet e Bar-Restorant “Piazza”.

    At Zef Pllumi, lindi nė vitin 1924 nė Malin e Rencit (Lezhė) dhe ndėrroi jetė nė 25 shtator tė vitit tė kaluar. Ai pėrfaqėson njė pasuri kulturore e njerėzore, njė institucion qė diti t'i rezistojė regjimeve dhe kohrave mė tė vėshtira.

    I konsideruar si ndėrgjegja e njė treve dhe historie tė tėrė, Ai, pati njė jetė shumė tė dhimbshme, plot vuajtje dhe sakrifica, por besnik ndaj fjalės sė zotit dhe bindjeve tė tij diti t'i mbijetojė pėr rreth tre dekadave burgjeve komuniste. I burgosur pėr herė tė parė nė moshėn 22 vjeēare, At Zefi dėshmoi fitoren morale dhe njerėzore kundėr njė prej regjimeve mė totalitare nė Europėn Lindore. Si i tillė, ai pėrfaqėsoi disidentin politik, luftėtarin antikomunist dhe simbolin e qytetarit tė lirė, vizioni i tė cilit frymėzohet nga vlerat evropiane.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411

    Lidhje

    Fondazione Alcide De Gasperi

    Fondacioni “Alcide De Gasperi” - Foundation

    Official website of the Cultural Association Alcide De Gasperi of Sassari

    Shoqata Kulturore “Alcide De Gasperi” – Sassari, Itali

    Alcide De Gasperi nė Historinė e Europės

    Alcide De Gasperi on the history of Europe

    Historical Archives of the European Union- Alcide De Gasperi Archives

    Arkivat historike tė BE-sė mbi Alcide De Gasperin

    Kėshilli i Ministrave tė Republikės sė Shqipėrisė

    Council of Ministers (PrimeMinister)

    Parlamenti Europian

    European Parliament

    Kuvendi i Republikės sė Shqipėrisė

    The Parliament of the Republic of Albania

    Gazeta 55-Online

    The albanian daily newspaper “Gazeta 55”-Online

    Historiku i BE-sė (nė tė gjitha gjuhėt e BE-sė)

    The history of the European Union

    Ministria e Punėve tė Jashtme

    Albanian Ministry of Foreign Affairs

    Ministria e Arsimit dhe e Shkencės

    Albanian Ministry of Education and Science

    Ministria e Kultrurės, Rinisė dhe Sporteve

    Albanian Ministry of Culture, Youth and Sports

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •