Pajtohem. Nuk arrihet ndonje unitet definitiv nepermjet te ideologjise kombetare-boterore apo fetare. Por prap se prap kjo nuk na ndalon te mendojme se cila nga ideologjite eshte me e dobishme. Cila mundeson liri me te gjera? Si parakusht per te marrur me te miren nga individi.
Mendimi im: Nese nisesh nga ky kriter, feja del e fundit ne liste. Sepse feja eshte nje nder idete e para te unifikimit te mendimit, sjelljes, veprimit dhe enderrimit te njeriut. Pra totalitarizmi fetar, eshte me i vjeter se totalitarizmi diktaturesk dhe komunist.
Feja njeh ndoshta miliona norma dhe sjellje obligative ne kanonet e saj. Marrim p.sh. Islamin. Sipas Islamit nuk ka s'fere joislame. Eshte gjitheperfshires. S'ka liri personash, individualitet, mundesi per zhvillim te talenteve, per te thyer kufinje. Krishterimi ndoshta eshte me pak gjitheperfshires, por nese po (pra nese me pak gjitheperfshires), kjo s'eshte merite e Krishterimit si Fe, por merite e rrymave demokratike, revolucionare te popujve perendimore, te cilet "krasiten" Krishterimin ne vetite e tij "gjitheperfshirese" dhe bene te dali ne pah nje Krishterim i "domestikuar", pra nje qe eshte i papengueshem per demokracine, nje qe nuk denon anashkalimin e normave kristiane fetare.
Prandaj nese e sheh fene si ngulfatese te lirise te te qenurit ndyrshe, dhe kete liri si nje parakusht te pashmangshem per zhvillim prosperik shoqeror, atehere fete jane ato qe parandalojne zhvillimin prosperik shoqeror dhe si te tilla jane antikombetare. Pa u futur ne detaje tjera.
Ndryshe eshte p.sh. puna me demokracine. Ketu ka liri dhe si pasoje zhvillim prosperik. Keshtu qe ideologjia njerezore del ne perparesi nga ajo fetare.
*
Krijoni Kontakt