Pershendetje per te gjithe antaret e forumit pa perjashtim!E di qe prezantimin duhet ta kisha bere 2 muaj me pare,por meqense un i kam sh te sikletshme keto prezantimet,si reale ashtu edhe virtuale,u mundova ta shtyja pak.Por..me mire vone se kurre.
Plus qe jam nje qytetare sh e ndergjegjeshme dhe e di qe duhet te zbatoj rregullat
Njohja me Forumin: Gjithmone qe kam dashur ndonji material apo info me ka dale si faqe,por skam patur mendje per tu bere antare.Maj burri(jo se jam e martuar), eshte antar prej shume kohesh ketu dhe me sugjeroi qe te regjistrohesha dhe une.
Quhem Amle.Ne fakt ky nuk eshte emri im i vertete,por ama nuk eshte sh larg tij.Jam ne lule te rinise( nje menyre e mire per te mos treguar moshen).Vij nga vendi i gjolit(liqenit).Me pelqen jashtezakonisht te notoj ne ujrat e ftohta te tij.Jam sh e sigurt qe do kem marre reumatizem nga uji brisk i ftohte.Por,si trup i lidhur qe jam(me fije merimange) e perballoj cdo semundje me "sukses'.Cdo grip qe do kaloje,mua do me zeje te paren.Mgjth kam bere progres,sivjet nuk u semura asnjehere.Marchalaaa,se mos marre veten mesysh.Kam vene kete avatar pasi me pelqejen lepuluset dhe shprehja qe perdor me shume eshte "honey-bunny".Shoqeria me therret "sheqerke".Kjo per shkak te historise se venies se emrit tim.Nuk e tregoj jo,mos me pyesni kot per kete.Dikur kam dashur te behem mesuese,mjeke,kengetare,gazetare dhe... aktualisht jam juriste,por kur te rritem do behem presidente.Keshtu e ka parashikuar dikush te ardhmen per mua.Inchala i del,perndryshe.....Mbaheni mire muhabetin me mua se mund tju duhem me vone
E dashuroj gjumin,udhetimet,muziken,notin.Urrej te me ngaterrojne emrin,te me zgjojne nga gjumi ne menyre jo te embel,te me nderpresin fjalen,te mundohen te me imponojne nje mendim ndryshe nga ai i imi.
Edheeee... qe thoni ju qe sthate asgje...Nuk di cte shkruaj me.Po kam lene gje pa thene,urdheroni beni pyetje.Mos kini turp
Kete periudhe ja kam kaluar shume mire ne shoqerine tuaj.Shpresoj te jete e tille edhe ne vazhdim.
Nje pershendetje e sinqerte per te gjithe ju,ne vecanti ata me te cilet kam shkembyer pershendetje dhe me hahet me shume muhabeti.
Krijoni Kontakt