Close
Faqja 126 prej 126 FillimFillim ... 2676116124125126
Duke shfaqur rezultatin 1,251 deri 1,258 prej 1258
  1. #1251
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    1) Kur ç-ja përdoret si shkurtim i përemrit pyetës çfarë, për shembull: ç'dobi, ç'është, ç'ke etj.

    2) Kur pjesëza s përdoret si mohim me kuptimin nuk: s'na, s'dua, s'do etj.

    3) Te trajtat e shkurtra: m'i, t'i, t'u, t'ia, t'ua, t'ju, t'jua. Nuk përdoret për ta dhe ma.

    Kaq më kujtohen tani, po duhet të ketë dhe të tjera.

  2. #1252
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-07-2007
    Postime
    90
    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    Jarigas ose Bato mund te beni nje liste me fjalet qe perdoren me apostrof ne shqipe????
    Ja një listë me 100 fjalë me një apostrof:
    1 t'i
    2 t'u
    3 s'ka
    4 s'e
    5 s'i
    6 m'u
    7 s'është
    8 t'ia
    9 s'më
    10 s'ia
    11 ç'është
    12 s'të
    13 ç'të
    14 s'di
    15 s'ke
    16 s'bëhet
    17 s'mund
    18 s'kam
    19 ç'e
    20 s'kishte
    21 s'u
    22 ç'i
    23 t'iu
    24 s'bën
    25 ç'ka
    26 s'lë
    27 s'merr
    28 s'la
    29 s'na
    30 ç'më
    31 ç'u
    32 ç'na
    33 s'do
    34 s'ma
    35 ç'bën
    36 t'ua
    37 m'i
    38 ç'bëhet
    39 s'del
    40 s'kemi
    41 s'mban
    42 s'ta
    43 s'duhet
    44 s'dua
    45 s'iu
    46 ç'do
    47 ç'duhet
    48 ç'kam
    49 s'ha
    50 s'kanë
    51 s'rri
    52 s'ëmës
    53 ç'ke
    54 s'dihet
    55 s'dinte
    56 ç'po
    57 s'jam
    58 s'janë
    59 s'po
    60 s'qullët
    61 t'et
    62 s'jemi
    63 ç'kishte
    64 ç'pati
    65 ç't
    66 ç'thotë
    67 s'duron
    68 s'mbahet
    69 s'vlen
    70 ç'janë
    71 s'bie
    72 s'bëri
    73 s'pyet
    74 ç'qe
    75 s'ngopet
    76 s'pushon
    77 ç'ishte
    78 s'lëviz
    79 s'mbeti
    80 t'ju
    81 ç'thua
    82 s'dëgjon
    83 s'ecën
    84 s'erdhi
    85 s'hahet
    86 s'kishin
    87 s'qëndron
    88 s'vjen
    89 ç'pret
    90 ç'paska
    91 s'duket
    92 s'foli
    93 s'gjen
    94 s'hyn
    95 s'ngjitet
    96 s'pa
    97 s'tundet
    98 ç'gjendje
    99 ç'ndodh
    100 s'bëhen

  3. #1253
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-07-2007
    Postime
    90

    Fjalët me dy apostrofa

    1. ç't'i
    2. ç'm'u
    3. s'm'u

  4. #1254
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    LJanina, je i sigurt që përdoren dy apostrofa? A mund të na sjellësh ndonjë rregull të shkruar për këtë?

  5. #1255
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-07-2007
    Postime
    90
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    LJanina, je i sigurt që përdoren dy apostrofa? A mund të na sjellësh ndonjë rregull të shkruar për këtë?
    Ç'm'u bë lapsi?
    Ç'm'u desh që dola (që vajta, që shkova, që erdha!)
    S'm'u dha t'i përgjigjesha (t'i flisja, ta lajmëroja).
    Flet ç't'i vijë në mendje.
    S'ka ç't'i bëjë.
    S'kishte ç't'i hante miu pas darke.
    Ia dëshironte (ç't'i dëshirojë) zemra.

  6. #1256
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Nuk e pata fjalën për shembuj, se me shembuj e se si mund të përdoret. E pata fjalën për ndonjë rregull gramatikore të shkruar.

    Te libri "Drejtshkrimi i gjuhës shqipe, 1973" nuk e kam ndeshur një rregull të tillë aty ku flitet për apostrofin.

    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 20-10-2012 më 09:38

  7. #1257
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-07-2007
    Postime
    90

    Përdorimit të fjalëve a fjalëzave me dy apostrofa

    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Nuk e pata fjalën për shembuj, se me shembuj e se si mund të përdoret. E pata fjalën për ndonjë rregull gramatikore të shkruar.

    Te libri "Drejtshkrimi i gjuhës shqipe, 1973" nuk e kam ndeshur një rregull të tillë aty ku flitet për apostrofin.

    .
    Vërtet në në librin "Drejtshkrimi i gjuhës shqipe", por edhe në ndonjë Gramatikë të gjuhës së sotme shqipe , për çudi, nuk përmenden rastet e përdorimit të fjalëve a fjalëzave me dy apostrofa. Por, në anën tjetër, në këto vepra normative asnjëherë nuk thuhet se nuk duhen përdorur rastet me dy apostrofa. Pra, nuk u vihet pikë këtyre rasteve në gjuhën tonë. Sepse vetë shembujt e lartshënuar, të nxjerrë nga Fjalori i gjuhës së sotme shqipe, Tiranë 1980, dhe kudo në literaturën tonë, janë dëshmia më e mirë se në gjuhën tonë të folur e të shkruar përdoren dy apostrofa.. Kjo thjesht, bëhet për arsye të ekonomisë gjuhësore. Sepse, sikundër dihet, çdo elizion ose rënie e tingullit, duhet të plotësohet me një apostrof.

  8. #1258
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-07-2007
    Postime
    90
    Ja edhe një shembull:

    Nëntë djepe ç’m’i përmbyse
    nëntë pajë ç’m’i zhurite
    nëntë dyfekë ç’m’i shite!
    Kostandin, të ardhtë gjëma,
    martove Dhoqinën larg-
    larg e larg mërguar
    tre male kaptuar! ...(KËNGA E DHOQINËS)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •