Nje fjalorth i vlershem per ata qe perdorin shume fjale te huaja ne shqip:
http://www.shkenca.org/pdf/gjuhe/fjala_shqipe.pdf
Nje fjalorth i vlershem per ata qe perdorin shume fjale te huaja ne shqip:
http://www.shkenca.org/pdf/gjuhe/fjala_shqipe.pdf
Një titull teme i shkruar gabim nga anëtari Baptist.Postuar më parë nga Baptist
Shkruhen:
numër kursiv (numri njëjës)
numra kursivë (numri shumës)
numër kapital (numri njëjës)
numra kapitalë (numri shumës)
Gabime të tjera janë që këto i fillon me shkronjë të madhe, si edhe përdorimi i shkurtimit AD. Në shqip themi para erës sonë dhe shkurt shkruhet p.e.s. ndërsa kur flasim për erën tonë, thuhet thjesht në vitin 113 dhe nuk ka nevojë për sqarim tjetër, por nëse kërkon ta theksosh, mund të thuash në vitin 113 të erës sonë.
Titulli duhej shkruar: Evidencë numrash kursivë dhe numrash kapitalë që në vitin 113 (ose 113 të erës sonë.)
Nese mund te me ndihmoje dikush nga ju te bej dallimin ne mes te fjaleve efikasitet dhe efektivitet. Une kam nje ide rreth kesaj por nuk e di se a jam korrekt.
Topi që shemb kështjellat më të forta është atdhedashuria.
Naim Frashëri
Efikasiteti nuk ekziston si fjalë në gjuhën shqipe dhe me sa kuptoj unë, nuk ka asnjë ndryshim mes tyre. Kjo duhet të jetë ndonjë hyrje e re e tipit lol dhe okej. Nuk mjafton efektiviteti që po ashtu është e huaj, por tani po hyn dhe efikasiteti.
Një ndihmë të madhe për anglizejshënin e gjuhës sonë, jep edhe FSH-ja. Meditimin na e kanë bërë fjalë shqipe, si te "Ditari i meditimeve" këtu te nënforumi i Letërsisë.
Meditimi nuk ekziston si fjalë në gjuhën shqipe. Meditim do të thotë mendim, mirëpo neve nuk na pëlqen "Ditari i mendimeve", na pëlqen meditejshëni anglez, që në fund të fundit nuk është as anglez, por rrjedh nga shqipja. Prejardhja e fjalëve mendim dhe meditejshën (meditation) vjen nga folja di/ndi (gegërisht me ndi, me di).
Nuk ka gjë të keqe nëse nuk e dinin, se ka edhe fjalë që nuk i dinë, ose i lexojnë diku dhe i merr rryma, por e keqja është se kur u thua që i kanë gabim, nuk i ndryshojnë.
Tungjatjeta te gjitheve!
xerox
efikasitet dhe efektivitet- ose rendimental mendoj,jane sinonime, pra dicka eshte efikase kur ia vlen te perdoret sepse ka leverdi, te ben pune me rendiment dhe efikasitet-i eshte procesi po ashtu kjo vlen edhe per efektiv-en/-itetin, efektin. Ka perdorim shume te gjere ndaj dhe jane "rrembyer" nga shqipja.
Disa nga pershtat-kuptimet ne shqip.
Gjendje, veprues, aktiv, i/e përshtatshm/e, të aft/ë/a, i fortë, imponues/e, kompetent/e, bindës/e, i/e drejtpërdrejtë, i/e frytshëm, efikas/e, këmbëngulës/e, energjik/e, i/e forte "ne kalem psh", mbresëlënës, i gjalle, , praktik, prodhimtar, i dobishëm, shërbyes, i shëndoshë, i/e mjaftueshm/e, i mprehtë, i vlefshm, , dhenes(prodhim dhenes)etj
Po ashtu (efektiv) perdorim edhe per te treguar nje shume prezente sendesh, objektesh, njerezish etj
Keto disa nga kuptimet, ndersa per dallimin jam i mendimit se jane fjale simotra, sinonime, pervec ne momentin qe efektiv e perdorim per te treguar nje shume prezente sendesh, objektesh, njerezish etj, ndersa nuk jam i mendimit se ne kete rast efikas/iteti e ndjek nga pas.
Te kemi paqe!
Ndryshuar për herë të fundit nga Kryqi i Paqes : 14-10-2012 më 16:46
Paqe!
Kjo me duket nje menyre e mire per ta shpjeguar dallimin.
Nje definicion ne gjuhen angleze i perkufizon keshtu:
efikasiteti - aftesia per te arritur nje efekt,
efektiviteti - aftesia per te arritur nje rezultat te caktuar.
Une pajtohem qe keto nuk jane fjale qe gjenden ne fjalorin e gjuhes shqipe por ka disa raste kur keto fjale nuk mund t'i zevendesosh me asnje fjale te gjuhes shqipe, dhe kjo e ben te domosdoshem perdorimin e tyre.
Topi që shemb kështjellat më të forta është atdhedashuria.
Naim Frashëri
Unë mendoj që nuk e bën aspak të domosdoshëm. Me pak përpjekje, çdo fjale i gjendet sinonimi, varet nga fjalia.
"Topi që shemb kështjellat më të forta është atdhedashuria" - thotë firma jote more Xerox, kurse ne u shembkemi para një fjale!
Jo që ka fjalë, po dhe të mos ketë, duhen krijuar. Kështu zhvillohet e ruhet gjuha, jo duke huazuar.
Nejse, tema është për drejtshkrimin, jo për këto çështje.
Mendoj se gjerat duhet t'i shohim pa shume emocione dhe t'i kuptojme edhe kufizimet qe kane shume gjuhe te botes per t'u shprehur, sidomos me terma te shkencave natyrore. Une jam nga ata qe mundohen qe ne cdo rast t'i perdorin fjalet e gjuhes shqipe por kjo nuk eshte gjithmone e mundur, dhe ky nuk eshte nje kufizim vetem ne gjuhen shqipe por edhe ne ate italiane, frenge, shume gjuhe sllave etj. Popujt qe flasin keto gjuhe kane vendosur ta lene pak anash krenarine e tepruar dhe sot huazojne shume fjale qe ne te shumten e rasteve jane me origjine nga gjuha angleze.
A mund ta mendosh se cfare do te kishte ndodh sikur ne te kishim ngulur kembe qe te gjithe ata terma nga fusha e informatikes t'i zevendesojme me fjale te gjuhes shqipe? Do te ishte absurde.
Hajde te provojme qe shembullit konkret t'i gjejme nje zgjidhje duki e zevendesuar keto fjale (efikasitet dhe efektivitet), me fjale te gjuhes shqipe.
Do te isha vertet i lumtur nese do t'ia arrinim.
Topi që shemb kështjellat më të forta është atdhedashuria.
Naim Frashëri
Ne shqipen tone te embel, fjala "efikasitet" shume mire dhe lehte mund te zevendesohet me fjalet "prodhimtari" apo me mire akoma me "frytshmëri"!!
Per sa i perket fjales "efektivitet", eshte paksa me i nderlikuar shqiperimi, pasi kjo fjale merr kuptime te ndryshme ne shqip, vartesisht situates dhe kontekstit!Ne pergjithesi ka kuptimin e "frytshmerise se vertetueshme" ose te "frytdhenshmerise se vertetuar"!!Ne fushen ushtarake perdoret edhe me kuptimin e "kapacitetit luftarak"; ne fushen politike merr kuptimin e "zbatueshmerise" se ligjeve apo reformave, etj!!
Jarigas
Krijoni Kontakt