Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1

    PS dhe politika e "re" e Rames!

    Ardhja e Rames ne krye te PS, u shoqerua me bombardimin e opinionit publik, se nga sot do te filloje ne PS nje politike e re!

    Qe nga viti 2005 e deri sot, ende nuk eshte kuptuar kjo politike, por sic duket Rama ende nuk e ka gjetur librin e duhur, qe te zbatoje teorine e tij te te marrurit me politike, duke qene "qytetar"!

    E nisi si nje politikan, duke kerkuar ndjese per humbjen e vitit 2005 dhe duke u lutur tek anetaresia e PS se ai do te jete lideri qe do ta sjelle ate ne pushtet, qe ne zgjedhjet e para parlamentare, permes nje politike te re, qe synon te jene pjese e vendimmarrjes qe nga anetari thjeshte i partise, deri ne strukturat qendrore, bile tha se do ti vendosim kutite ne qender te fshatrave kur te behen zgjedhjet e strukturave te partise etj etj.

    Cfare rruge po ndjek politika e "re " e Rames?

  2. #2
    Rexhep Mejdani per Ramen:


    Meidani: Edi Rama, ky humbės i madh!

    Ish-presidenti flet nė "Top Show"



    Asnjė ndryshim nuk i bėn tė gjithė tė kėnaqur. Njė ndėr ish-eksponentėt kryesorė tė sė majtės, z.Rexhep Meidani, shprehet kundėr ndryshimeve tė fundit nė Kushtetutė. I ftuar tė mėrkurėn nė "Top Show", nė cilėsinė e ish-presidentit tė Republikės, ai kishte pėrballė, pėr tė zhvilluar debatin nėn drejtimin e Alban Dudushit, analistėt Andrea Stefani, Henri Ēili, Mustafa Nano dhe Adri Nurellari.

    Sipas Meidanit, duhet bėrė njė dallim i parė i kėtyre ndryshimeve kushtetuese; pra ato qė lidhen me reformėn zgjedhore, me sistemin zgjedhor dhe ndryshimet kushtetuese qė kanė tė bėjnė me institucionet kryesore tė shtetit. Ish-presidenti tha se ishte njė diskutim i gjatė nė komisione parlamentare, i pasuksesshėm, i shtyrė dhe sė fundmi u arrit njė farė mirėkuptimi midis palėve. "Por ky reformim i sistemit politik nuk kishte miratimin e tė gjitha partive politike -vė nė dukje Meidani- dhe kėtu shikoj njė ngėrē nė jetėn politike tė vendit". Ai shpjegon se nuk mund tė thuhet qė sistemi proporcional nuk ėshtė demokratik dhe nė gjykimin e tij sistemi qė i afrohet mė shumė kėtij zhvillimi demokratik nė kushtet e sotme shqiptare ėshtė ose sistemi i pastėr proporcional, ose sistemi real kushtetues.

    Lidhur me sistemin real kushtetues, Meidani i mėshoi faktit se ai provėn nuk e ka pasur tė plotė, as nė vitin 2001 pėr shkak tė gabimeve tė KQZ-sė dhe Gjykatės Kushtetuese, as mė 2005, aty ku u prodhua njė nga ngėrēet mė tė mėdha, duke mos iu pėrgjigjur votės sė dhėnė popullore. Meidani u shpreh se ngėrēi apo prirja e dy partive tė mėdha ishte pėr tė ngushtuar ose reduktuar hapėsirat e partive tė vogla dhe pėr t‘i eliminuar ato. Ai shtron pyetjen nėse ishin pjekur kushtet pėr tė tilla ndėrhyrje. "Nė gjykimin tim -vijon Meidani- ky ishte njė veprim i nxituar, i ngutur. Pra, ngėrēi ėshtė qė nė kėtė reformė nuk morėn pjesė edhe partitė e tjera dhe normalisht nė reforma zgjedhore duhet dėgjuar zėri i tė gjitha forcave politike". Ish-kreu i shtetit vazhdon tė shpresojė se edhe me kėtė sistem tė miratuar mund tė arrihet njė farė konsensusi pėrmes njė korrigjimi nė rang kombėtar tė proporcionalit rajonal. Pra, pėr njė numėr tė caktuar deputetėsh apo vendesh nė Parlament tė bėhet korrigjimi nė rang kombėtar dhe kjo mund tė ketė edhe miratimin e partive tė vogla.

    Pėr tė vijuar me ndryshimet e tjera kushtetuese, Meidani i quan fare hapur se ishin tejet tė ngutura, prekėn shtyllat kryesore tė Kushtetutės sė miratuar me referendum popullor. Sipas tij, e pakta ėshtė qė ato parti qė bėnė kėtė ndryshim tė shpejtė ta hedhin me dėshirėn e tyre nė referendum kėtė paketė ndryshimesh, pėr tė marrė miratimin popullor, pasi nuk janė ndėrhyrje si ato tė para disa muajve pėr ta kaluar KQZ-nė nga 7 nė 9 anėtarė. Nė gjykimin e Meidanit janė ndryshime qė prekin gjithė frymėn, fizionominė e Kushtetutės sė miratuar me referendum popullor. "Ky ėshtė njė veprim qė dobėson institucionin e kryetarit tė shtetit dhe, nėpėrmjet tij, edhe ndikimin nė institucionet e tjera tė pavarura", tha ai. Madje, Meidani nuk nguron tė shtojė se kėto ndryshime tė thella nė Kushtetutėn e vendit i japin mė shumė se sa duhet kontroll Kryeministrit, mbi njė mazhorancė parlamentare. Nga ana tjetėr, ajo qė duket se i ka bėrė mė shumė pėrshtypje njeriut qė aktualisht gjendet pranė PS-sė, ėshtė pyetja se pse u bėnė kėto ndryshime. Meidani ende nuk e ka kuptuar nė ishin pikėrisht kėto nene qė kishin penguar ecjen pėrpara dhe, nėse ndryshimi i tyre do tė sjellė zhbllokim tė situatės.

    Pyetjes nėse e gjitha kjo i duket apo jo si njė pazar i thjeshtė i dyshes Rama-Berisha, Meidani iu pėrgjigj: "Jam munduar tė gjej tė gjitha variantet dhe shpjegimet, por nuk e kam gjetur dot njė tė tillė. Sepse, nėse PS dėshironte njė frymė popullore ndryshimesh, mund ta gjente veten shumė mirė nė njė sistem proporcional tė pastėr. Ndoshta mund tė ketė edhe pazar, qė do miratohej sistemi rajonal si fillim dhe pastaj tė bėheshin lėshime nė pjesėn e ndryshimeve kushtetuese, vijon arsyetimin Meidani, por nuk e kuptoj leverdinė e PS-sė, ose duke e shtrirė mė gjerė pėr tė majtėn shqiptare". Dhe sipas tij, arsyeja ėshtė e thjeshtė, sepse rajonali, pavarėsisht se bėn eliminimin apo ngjeshjen e partive tė vogla, afron rezultatin midis dy grupimeve tė mėdha. Meidani vė nė dukje disa llogari, duke theksuar se nuk duhet tė mendohet qė mund tė arrihen diferenca me 10 vende nė parlament. "Ndryshimet mund tė jenė 72 me 98, 69 me 71, maksimalisht mund tė shkojė 65 me 75. Me shumė probabilitet, nėse votat do tė anojnė majtas, ēelėsi pėr bėrjen e qeverisė mund tė jetė LSI-ja, kalkulon profesori i shkencave ekzakte. Atėherė, duke iu referuar Meidanit, krijohet njė pėrplasje me LSI-nė dhe ndėrkohė vota pėr krijimin e qeverisė do tė komandohet nga LSI-ja. Sė fundmi, Meidani konkludon se duke bėrė njė analizė, e ka tė pamundur tė gjejė arsyetimin optimal pėr njė zgjedhje tė tillė tė PS-sė.

    Mė tej, ish-presidentit iu kėrkua mendimi edhe lidhur me faktin nėse Rama po imiton modelin ‘Veltroni‘, i cili nxori jashtė tė gjitha partitė politike tė tjera tė spektrit tė majtė, por nė fund humbi i vetėm pėrballė Berluskonit. Pėr tė, natyrisht qė Rama i referohet aty-kėtu modelit ‘Veltroni‘, nė ndonjė intervistė, apo nė terminologjinė e pėrdorur gjatė takimeve me elektoratin nė zona tė ndryshme tė Shqipėrisė. Sipas Meidanit, kuptohet qė nėse Veltroni do tė kishte fituar, do tė kishte mė shumė garanci edhe z.Rama, por nga ana tjetėr, shton ai, "do thosha qė nuk janė pjekur kushtet pėr kėtė lloj teknologjie, dhe ashtu siē dėshtoi Veltroni, mund tė dėshtojė edhe ndonjė forcė tjetėr qė pėrpiqet ta imitojė atė.

    Shtrirjen e efekteve tė kėtyre ndryshimeve Meidani e sheh shumė tė mundshme tė pasqyrohet normalisht nė dėmtimin e formacionit tjetėr tė majtė. Por nėpėrmjet kėsaj humbjeje vote, nė gjykimin e profesorit do tė dėmtohet e gjithė e majta shqiptare nė pėrfaqėsimin e saj parlamentar. Nė vazhdim, Meidani theksoi se kur dėmtohet njė pėrfaqėsim parlamentar, qoftė forca nė pushtet, qoftė ajo nė opozitė, humbasin balancat demokratike brenda Parlamentit, fillon pėrdoret shumė mė shumė kartoni jeshil i asaj shumice parlamentare, pra dėmtohen zhvillimet demokratike, si edhe ato social-ekonomike.

    Gazeta-Shqip

    02/05/2008

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Edi rama ky shizofren i madh do thosha une

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kryetari i Bashkisė sė Tiranės i dhuron automatikisht tre firmave tė Dash Pezės tenderėt e plehrave


    Zbardhet skema e korrupsionit, ja se si Rama bėn dy herė tenderėt e pastrimit


    Zbulohet skema e ribėrjes sė tenderave tė pastrimit, nga Edvin Rama pėr t'i dhėnė pjesėn e "luanit" Dash Pezės. Me pretendimin se tre firma pastrimi nuk mjaftojnė pėr pastrimin e kryeqytetit, kreu i Bashkisė sė Tiranės ka vendosur tė ndryshojė skemėn e pastrimit, duke shtuar numrin e firmave tė pastrimit, nga tre nė gjashtė tė tilla (ku tre prej tyre ishin nė mėnyrė direkte ose tė tėrthortė me Dash Pezėn). Me anė tė kėsaj lėvizjeje, Rama rriti buxhetin pėr pastrimin e Tiranės dhe njė pjesė tė fondeve pėr kėtė shėrbim e la me njė destinacon tė paqartė. Me anė tė kėtij vendimi, Rama arriti tė shuajė zėrat pėr korrupsionin e dukshėm gjatė pėrzgjedhjes sė kompanive tė pastrimit, tė cilat nuk plotėsonin asnjė kriter dhe nuk kishin asnjė pajisje pėr t'u kualifikuar si fituese. I vetmi kriter qė i renditi ato tė parat nė listė ishte lidhja e tyre e drejtpėrdrejtė apo e tėrthortė me Dashin, i cili ėshtė administratori i bizneseve tė Ramės. Nė kontratat e lidhura me firmat pėrkatėse pėrcaktohet jo vetėn pastrimi e grumbullimi, por edhe largimi i mbetjeve urbane nga metropoli i vendit, gjė qė me tre firmat, ku ka lidhje Dash Peza, miku mė i afėrt i Ramės, nuk e bėn dot. Mungesa e pajisjeve pėr pastrimin e plehrave nga firmat e lidhura ngushtėsisht me Pezėn e shtyu Ramėn tė ndėrmarrė nė mėnyrė tė pamotivuar shtimin e numrit tė kompanive tė pastrimit. Kontratat qė u lidhėn me tre firmat e reja kanė njė afat 5-vjeēar. Ndėrkohė qė firmat akuzojnė qytetarėt se shpeshherė mbetjet hidhen jashtė kazanėve tė plehrave, mbeturinave u vihet flaka e bashkė me to dėmtohen kontenierėt. Kjo alibi ra poshtė nga njerėzit qė kanė qenė punonjės tė Bashkisė sė Tiranės dhe qė janė larguar pėr shkak se nuk donin tė pėrfshiheshin nė korrupsion. Sipas tyre, djegia bėhet nga vetė firmat pėr tė marrė mė shumė para nga Bashkia kur tė fitojnė tenderat. Kjo tingėllon e ēuditshme, pasi asnjė qytetar i Tiranės nuk e harxhon kohėn duke djegur plehrat nėpėr kazane. Firmat aktuale qė janė kontraktuar nga Bashkia e Tiranės nuk kontrollohen pėr punėn e tyre nga kjo e fundit pėr shkak tė lidhjeve tė tyre tashmė tė njohura me Ramėn.

    Abuzimi

    Bashkia e Tiranės, nw fillim tw vitit tw kaluar zhvilloi tenderin me prokurim tė drejtpėrdrejtė pėr pastrimin e zonės perėndimore tė kryeqytetit. Nė kėtė tender u kualifikuan paraprakisht katėr firma pėr pastrimin e plehrave, nga pesė firma gjithsej pjesėmarrėse nė tender, nė njė kohė kur ligji pėrcaktonte pjesėmarrjen e tė paktėn dyfishit tė firmave. Ky tender u anullua nė nėntor nga Agjencia e Prokurimit Publik dhe u zvarrit deri nė janar qėllimisht nga Rama, deri sa tė krijoheshin kushtet qė fitues tė shpalleshin kompanitė e lidhura me Ramėn. Kėtė e pohojnė pėrfaqėsues tė disa firmave qė bėnė atėherė ankimimin nė APP pėr tenderin e parė. Ata thonė se qėllimi i kėtij vendimi qė zgjat procedurat normale, ėshtė dhe futja e firmave tė pakualifikuara, por qė kanė lidhje me kryetarin e Bashkisė, Edi Rama. Duke shkelur me tė dyja kėmbėt Ligjin "Pėr prokurimet publike", kryetari i Bashkisė sė kryeqytetit dhe stafi i tij nuk e kanė zbatuar ligjin pėr prokurimet. Kjo pėrzgjedhje, ashtu si nė tenderat e fundvjeshtės sė vitit 2007, nuk ka lidhje me punėn pėr pastrimin e kryeqytetit, por me pėrfitimet e "kupolės" sė Bashkisė. Nė tenderin e zhvilluar njė vit mė parė nga Bashkia Tiranė pėr firmat qė do pastronin Tiranėn, u konstatuan mbi 30 shkelje pėr secilėn firmė qė kryetari dhe "bashkėkryetarėt" e Bashkisė kualifikuan ose nxorėn fituese. Rama instistoi qė t'i jepte kontrata tė majme me prokurim tė drejtpėrdrejtė pėr gjashtė muaj qė tė krijojė njė tymnajė informative dhe tė fitojė kohėn e pėrshtatshme qė i duhet pėr tė arritur qėllimin, duke shpallur fitues kompanitė e lidhura me tė.


    Ja 30 shkeljet e konstatuara nga APP pėr tenderėt e plehrave

    Gazeta "RD" po paraqet 30 shkeljet e Ramės nė tenderėt e fundit pėr pastrimin e plehrave tė kryeqytetit. Kėto shkelje i ka konstatuar Agjencia e Prokurimeve Publike nė tenderin e 30 gushtit tė njė viti mė parė. Sipas Agjencisė sė Prokurimeve Publike, nga njė dokument i publikuar dhe i dorėzuar tė gjitha firmave qė morėn pjesė nė tender, firmat qė kanė fituar tenderin janė 84 shkelje nė total, ku 31 janė mė tė rėndat, nga ana ligjore.

    Procedurat e ndjekura pėr tenderin e organizuar nė mėnyrė emergjente, bien ndesh me ligjin.

    1. Pėr pastrimin "emergjent" tė pjesės Jug-Perėndimore (1), tė qytetit tė Tiranės, pėr njė periudhė 6-mujore, fondi limit ėshtė 42.020.365 lekė.

    2. Pėr pastrimin emergjent tė Zonės Veri-Perėndimore (1), tė qytetit tė Tiranės, pėr njė periudhė 6-mujore, fondi limit kap shifrėn prej 34.163.629 lekė.

    3. Objekt prokurimi paraprak dhe "emergjent" ėshtė pastrimi i Zonės Jug-Perėndimore (2), tė qytetit tė Tiranės. Fondi limit pėr pastrimin e kėsaj zone ėshtė 37.277.761 lekė.

    4. Objekt prokurimi ėshtė pjesa Veri-Perėndimore (2), e qytetit tė Tiranės. Fondi limit pėr pastrimin e kėsaj zone ėshtė 37.179.311 lekė.

    Ligji shqiptar pėr prokurimet e drejtpėrdrejta shprehet qartė se rastet e prokurimeve janė tė sanksionuara. Gjithashtu, juristėt qė pyetėm pėr kėtė ēėshtje janė tė mendimit qė, Bashkia ka gabuar nė prokurimin e drejtpėrdrejtė qė zhvilloi pėr pastrimin e Tiranės. Ligji e ndalon kategorikisht kėtė akt abuzimi, mbasi ai ėshtė shpallur, ėshtė organizuar dhe ėshtė zhvilluar me "procedurė tė pėrshpejtuar", qė nė gjuhėn e prokurimeve publike, cilėsohet "prokurim, pra, tender emergjent". Por nuk mund tė bėhet njė tender emergjent, nė kushtet siē e ka bėrė Rama dhe "ēeta" e tij e zyrės sė Prokurimeve nė Bashki. Kjo sepse, procedura e prokurimit me negocim tė drejtpėrdrejtė nuk pėrdoret dhe aq shpesh, pasi ajo ka njė rregullore qė pėrcakton rastet, madje me udhėzim tė Kėshillit tė Ministrave, siē ėshtė rasti i KESH, qė blen energji me negocim, pėr tė shkurtuar afatet e veprimeve procedurale. Kjo nuk ėshtė e pranueshme nė rastin dhe kushtet e tenderit qė ka bėrė Rama, duke abuzuar e mashtruar, me justifikimin se, "nuk ka kohė tė disponueshme pėr ta bėrė prokurimin tė hapur, ashtu si e kėrkon ligji nė fuqi, mbasi flitet pėr emergjencė". Mirėpo emergjenca, sipas ligjit tė prokurimit mund tė realizohet, nėse shkaktarja e kėsaj situate emergjence, siē ėshtė zhytja e Tiranės nė plehra, tė mos ishte shkaktuar nga vetė Bashkia e Tiranės, qė nė rastin konkret ėshtė autoriteti kontraktor i prokurimit, por nga shkaqe jashtė saj. Duke kėrkuar detaje mė shumė rreth prokurimeve nė Bashki, e cila ėshtė njė nga institucionet qė nuk i japin shumė informacion publikut dhe aq mė tepėr gazetarėve, konstatuam se drejtori aktual i Prokurimeve Publike nė Bashki ėshtė ēuar pėr ndjekje penale nga Kontrolli i Lartė i Shtetit. Gjithashtu, ky person ėshtė proēeduar pėr ndjekje penale nga Drejtoria e Krimit Ekonomik, pėr shkelje tė barazisė nė tendera. Drejtori i Prokurimeve nė Bashki ėshtė njė pikė e fortė e Ramės, megjithėse e ka hequr njė herė, e ka rikthyer prapė. Ēuditėrisht, ai vazhdon tė jetė nė detyrė edhe pse ndaj tij ka dhe masa tė tjera administrative. Juli Zaka, drejtor i Prokurimeve Publike pranė Bashkisė sė Tiranės, ėshtė akuzuar direkt nga firmat pjesėmarrėse nė tender pėr shkelje tė barazisė nė tenderat qė organizoi Bashkia e Tiranės pėr pastrimin e kryeqytetit. Paprekshmėria e drejtorit tė Ramės pėrforcon dyshimet, se midis tyre ka njė interes tė madh pėr pėrfitime nė tenderėt e pastrimit. Pse Bashkia vendosi qė afati kohor tė jetė 6 muaj dhe pastaj tė bėhet tenderi i ri? Ėshtė e pashpjegueshme qė firmat qė lidhen ngushtė me miqtė e Ramės janė pjesė e pastrimit tė qytetit, pavarėsisht se ato nuk plotėsojnė asnjė nga kriteret e pėrcaktuara. Tashmė ėshtė e qartė se, firma TT Alba-Lan qė ka lidhje me Dash Pezėn, njė nga miqtė mė tė shtrenjtė tė Ramės, megjithėse, nuk i ka plotėsuar kriteret ėshtė pjesė e pastrimit dhe pritet tė fitojė pjesėn e "luanit" nė tenderin qė do tė zhvillojė Bashkia pas gjashtė muajsh. Po kjo firmė pastrimi e drejtuar nga njerėz tė Ramės, ka fituar tenderin pėr rikonstruksionin e njė shkolle nė periferi tė Tiranės.

    Elis Kuēi





    Ligjvėnėsit socialistė do tė bėjnė roje me turne pranė simbolit tė megakorrupsionit tė Bashkisė sė Tiranės


    Rama detyron deputetėt socialistė tė bėjnė roje nė pallatin e Dash Pezės


    Kryetari i PS vendosi dje qė pėrveē policisė bashkiake nė pallatin e Dash Pezės tė bėjnė roje edhe deputetėt. I pari ndėr deputetėt qė ėshtė caktuar nga Rama pėr tė bėrė roje tek pallati i Dash Pezės ka qenė Blendi Klosi. Megjithėse ėshtė fotografuar nga mediat, Klosi nuk ka pranuar tė japė asnjė prononcim nė lidhje me detyrėn e re qė kishte marrė pėrsipėr gjatė ditės sė djeshme. Sot pritet qė njė tjetėr deputet i PS tė bėjė roje sėrish tek pallati i ndėrtuar mbi rrugė. Grafiku i hartuar nga Rama parashikon qė tė gjithė deputetėt socialistė do tė kalojnė nga njė ditė duke bėrė roje tek ky pallat i paligjshėm, madje duke mos i kurseyr ata edhe pėr ditėt e festave.

    Deputetėt socialistė po e kompensojnė mungesėn e tyre nė Parlament me angazhime tė tjera nė shėrbim tė kauzės personale tė Edvin Ramės pėr mbrojtjen e pasurive tė mafies sė ndėrtimit dhe klaneve kriminale. Ndonėse janė pėrfaqėsuesit e qytetarėve nė institucionin mė tė lartė tė vendit, ligjvėnėsit socialistė po pėrdoren nga kryetari i Partisė Socialiste, Edvin Rama, pėr shėrbime tė rėndomta deri edhe si roje me turne tek pallati i Dash Pezės. Burime nga Partia Socialiste bėnė tė ditur se deputetėt e kėsaj partie janė caktuar tė bėjnė roje pranė pallatit tė paligjshėm tė Dash Pezės, si shenjė e mbėshtetjes politike qė ata i japin mafies sė ndėrtimit tė drejtuar nga Rama. Mėsohet se gjatė ditės sė djeshme turni i rojes i ka rėnė Sekretarit Organizativ tė kėsaj partie, Blendi Klosi, i cili ėshtė parė ta kryejė mė sė miri kėtė detyrė poshtė rrėnojave tė tre kateve tė shembura tė pallatit, qė sinjifikon praktikėn mė unike tė korrupsionit nė botė: dhėnien e rrugės me qira pėr ndėrtimin e njė pallati 12 katėsh. Katandisja e njė ish-ministri nė pozitėn e rėndomtė tė njė roje pallati dėshmon pėr krizėn e rėndė tė identitetit nė tė cilėn ndodhet Partia Socialiste nėn drejtimin e Ramės. Besnikėria ndaj kryetarit tė partisė ėshtė shndėrruar nė njė kriter thelbėsor pėr karrierėn politike nė Partinė Socialiste, ndonėse kjo ka njė kosto shumė tė madhe: humbjen e dinjitetit. Rasti i Klosit dhe i deputetėve tė tjerė qė pritet tė marrin turnin e rojes sė pallatit tė Dashit pas tij, ėshtė dėshmia mė e qartė pėr kėtė. Por, kjo pėrforcon edhe mė tej faktin se Partia Socialiste ėshtė ngėrthyer tashmė rėndė nėn kthetrat e mafies sė ndėrtimit dhe klaneve kriminale, e cila nuk nguron tė pėrdorė si kamikazė deputetėt e zgjedhur nga qytetarėt pėr tė mbrojtur pasuritė e kryetarit dhe kupolės. Kjo metodė po aplikohet sipas parimit tė prerė qė tė gjithė ata qė refuzojnė "detyra" tė tilla qė u ngarkon "udhėheqja e Partisė", rrezikojnė tė pėrjashtohen nga strukturat. E parė nė kėtė kontekst, partia kryesore e opozitės nga ana funksionale ka filluar t'i ngjasojė mė tepėr njė organizate mafioze, se sa njė partie politike. Kjo jo vetėm pėr faktin e thjeshtė se PS nuk ka njė program tė qartė politik, por sepse mbrojtja e interesave mafioze tė kryetarit tė saj dhe bashkėpunėtorėve tė tij qė kanė zaptuar qindra mijėra metėr katrorė sipėrfaqe ndėrtimi nė Tiranė, ėshtė shndėrruar nė kauzėn dhe qėllimin kryesor tė saj.


    Shalėsi: Prishja e pallatit tė paligjshėm, rrezik pėr demokracinė

    Angazhimi i menjėhershėm i deputetėve socialistė nė mbėshtetje tė pallatit tė Dash Pezės tė ndėrtuar mbi njė rrugė publike nė Tiranė, jo vetėm qė dėshmon korrupsionin monstruoz nė bashkinė mė tė madhe tė vendit, por nxjerr nė pah strategjinė e dėshtuar tė Ramės pėr tė shpėtuar nga dara e ligjit pasuritė e fituara nė mėnyrė tė paligjshme. Deputetėt e PS-sė po pėrdoren si "mish pėr top" pėr kauzėn personale tė Edvin Ramės, duke u shndėrruar nė njė grup tė gatshėm qė bėn avokatinė politike tė ēdo pasurie tė botės sė krimit qė goditet nga shteti ligjor. Mbrojtja politike qė deputetėt e PS-sė i bėnė pallatit tė Dash Pezės, pėr prishjen e tė cilit tashmė ka njė vendim nga shkalla mė e lartė e gjyqėsorit, e ka bėrė edhe mė tė qartė se ku e kanė zanafillėn kėrkesat absurde tė Ramės pėr rrėzimin e vendimeve tė gjykatave. Ndonėse pallati i Dash Pezės, njeriut me tė cilin Rama bashkėjeton nė Pezė, ėshtė rasti mė flagrant i abuzimit me pushtetin, korrupsionit, pushtimit tė tokave publike e private me dhunė, i shkeljes sė procedurave dhe rregullave teknike pėr lejet e ndėrtimit, kjo nuk i ka penguar deputetėt socialistė tė mbėrrijnė urgjentisht nė vendngjarje pėr tė ofruar avokatinė politike ndaj interesave mafioze tė Ramės dhe klanit mafioz, qė tashmė duket se ka marrė nė dorė frenat e Partisė Socialiste. Ata nuk kanė nguruar tė dėshmojnė shkallėn mė tė lartė tė devotshmėrisė ndaj mafies sė ndėrtimit, por edhe mediokritetin politik qė i karakterizon, duke lėshuar deklarata qesharake tė tipit qė "prishja e kėtij pallati tė paligjshėm ėshtė njė rrezik pėr demokracinė". Zyra Qendrore e Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme ka hedhur poshtė si tė pavėrteta dhe abuzive deklaratat e kryeavokatit politik tė interesave tė errėta tė Ramės dhe mafies sė tij tė ndėrtimit, Eduard Shalėsi, i cili deklaroi se pallati nė fjalė ishte regjistruar nė Hipotekė. Pallati nė rrugėn "Urani Pano" nuk ėshtė regjistruar nė ZRPP, pasi dosja e kėtij ndėrtimi tė paligjshėm ėshtė ende nė Prokurorinė e Tiranės. ZQRPP sqaron, se nė vitin 2005, ky pallat ėshtė regjistruar provizorisht, si karabina nė kėtė zyrė, nga ish-Regjistruesi i Tiranės, Gazmend Zeneli. Nė vitin 2007, ėshtė konstatuar paligjshmėria e kėtij regjistrimi, sepse ky objekt ishte ndėrtuar mbi njė truall e pronė publike. Pas kėtij konstatimi, u verifikua se regjistrimi i saj ishte kryer nė mėnyrė tė jashtėligjshme dhe dosja e abuzimit iu dėrgua Prokurorisė sė Rrethit tė Tiranės, pėr hetime tė mėtejshme. Po kėshtu, u fshi regjistrimi i kėtij objekti nga regjistrat e Zyrės sė Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme tė Tiranės.


    Ruajtja e objektit me Polici Bashkiake, shkelje ligjore

    Goditja e bizneseve dhe ndėrtimeve tė mafies sė ndėrtimit e ka vėnė nė pozitė tė vėshtirė kryetarin e Partisė Socialiste, i cili nuk ka kursyer as rezistencėn fizike pėrkrah avokatisė politike. Nė mbrojtje tė pallatit tė paligjshėm, Rama ka angazhuar nė mėnyrė abuzive Policinė Bashkiake tė Tiranės, efektivat e sė cilės kanė qėndruar tė instaluara pėrpara pallatit gjatė gjithė kohės. Burime nga Policia Bashkiake bėjnė tė ditur se pėr tė mbrojtur kėtė ndėrtim nuk kanė kontribuuar vetėm efektivėt qė ka nė repart kjo njėsi, por edhe punonjės tė tjerė tė Bashkisė. Gjatė dy ditėve tė fundit patrullimi nė hyrje tė pallatit tė Dash Pezės ėshtė bėrė me tre turne, duke caktuar nga 10 policė pėr ēdo turn. Efektiva tė Policisė Bashkiake thonė se kanė njė urdhėr nga eprori i tyre pėr tė ruajtur 24 orė pallatin e paligjshėm, i cili tashmė ėshtė shndėrruar nė njė godinė tė rėndėsisė sė veēantė pėr Bashkinė e Tiranės. Ruajtja e njė objekti privat me punonjės tė Bashkisė ėshtė njė provė qė vėrteton bashkėpronėsinė e Edi Ramės nė kėtė pallat tė paligjshėm. Ligji pėr Policinė Bashkiake nuk parashikon njė rast tė tillė dhe angazhimi i Policisė Bashkiake nė kėtė akt ėshtė paligjshmėria e radhės qė vėrtitet rreth pallatit tė Dash Pezės. Inspektorati i Lartė i Ndėrtimit ka pohuar se nuk do tė ketė asnjė veprim tė befasishėm pėr prishjen e pallatit tė Dash Pezės. "Ēdo ndėrhyrje do tė bėhet gjatė ditės", kanė pohuar burimet panė Inspektoratit tė Lartė tė Ndėrtimit. Ndėrkohė, Policia e Shtetit ka pohuar se efektivat e saj do tė jenė nė ndihmė tė Inspektoratit tė Ndėrtimit dhe do tė shkojnė aty sa herė tė jetė e nevojshme.


    Gjykata e Lartė vendosi pėr prishjen e pallatit


    Gjykata e Lartė mė datė 07.01.2004 pas njė ankese tė qytetarėve vendosi pezullimin e punimeve tė pallatit tė Dash Pezės qė po ndėrtohej mbi rrugėn "Urani Pano", duke kėrkuar kthimin e truallit nė gjendjen e mėparshme. Kolegji Civil i Gjykatės sė Lartė, i cili kryesohej nga Thimio Kondi dhe pėrbėhej nga anėtarėt Agron Lamaj, Nikoleta Kita, Evgjeni Sinoimeri dhe Vladimir Metani, pasi u njohėn me relacionet pėrkatėse dhe analizuan ēėshtjen nė tėrėsi, vėren se kėrkesa e paraqitur nga qytetarėt pėr pezullimin e ekzekutimit tė vendimit ėshtė brenda kėrkesave tė ligjit. Gjykata e Lartė vendosi pezullimin e vendimit tė Gjykatės sė Apelit, e cila i kishte dhėnė tė drejtėn Dash Pezės dhe Ilir Matės tė vazhdonin ndėrtimin e pallatit mbi rrugė. Edhe Gjykata e Rrethit Gjyqėsor Tiranė kishte pranuar kėrkesėn e qytetarėve dhe kishte vendosur pezullimin e ndėrtimeve. Nė vendimin e shpallur nga Gjykata e Lartė theksohet se nė kėtė ēėshtje padia ka si objekt Pezullimin e ekzekutimit tė vendimit tė Gjykatės sė Apelit Tiranė nr. 175 datė 16.12.2003, e bazuar nė Nenin 479 i Kodit tė Procedurės Civile. Nė kėtė vendim thuhet se, "Gjykata e Rrethit Gjyqėsor Tiranė me vendim civil nr. 289 Akti, datė 14.10.2003, ka vendosur: Pranimin e kėrkesės sė kėrkuesve duke urdhėruar pezullimin e menjėhershėm tė punimeve tė shoqėrisė "T.T. Alb Lam" Sh.p.k nė rrugėn "Urani Pano". Gjykata e Apelit Tiranė me vendim nr 175 datė 16.12.2003 ka vendosur: Ndryshimin e vendimit nr.289, Akti, datė14.10.2003 tė Gjykatės sė Rrethit Gjyqėsor Tiranė dhe rrėzimin e kėrkesės sė qytetarėve pėr pezullimin e punimeve tė shoqėrisė "T.T. Alb Lam" Sh.p.k nė rrugėn "Urani Pano". Por pavarėsisht kėtij vendimi tė shkallės mė tė lartė tė gjyqėsorit, kompania e mikut tė Edvin Ramės ka vijuar e pashqetėsuar ndėrtimin e pallatit. Qytetarėt qė iu bllokuan daljet nga shtėpitė e tyre, e kanė ndjekur ēėshtjen nė tė gjitha shkallėt e gjyqėsorit. Fillimisht, qytetarėt kanė bėrė njė padi civile nė Gjykatėn e Tiranės. Pasi kjo gjykatė ka shqyrtuar dokumentet e paraqitura nga qytetarėt dhe nga ndėrtuesit ka dhėnė njė vendim pėr pezullimin e punimeve. Por ky vendim ėshtė rrėzuar nga Gjykata e Apelit tė Tiranės dhe pas kėtij vendimi kanė rifilluar pa humbur kohė punimet qė ishin pezulluar nga vendimi i mėparshėm. Qytetarėt me bindje tė plotė se po u mohohej njė e drejtė legjitime kanė ankimuar kėtė vendim nė Gjykatėn e Lartė, e cila ka vendosur pezullimin e punimeve dhe prishjen e ndėrtimit. Dash Peza dhe kunati i tij tė mbėshtetur nga Edvin Rama kanė sfiduar pėr disa vite vendimin e shkallės mė tė lartė tė gjyqėsorit nė vend, duke arritur tė pėrfundojnė pallatin 12 katėsh.


    Rruga cilėsohet pronė private

    Nė zbatim tė skemės korruptive tė pėrvetėsimit tė trojeve publike nė Tiranė, Edvin Rama nuk ka nguruar tė falsifikojė njė sėrė dokumentesh pėr ta paraqitur rrugėn publike qė do t'ia dhuronte mikut tė tij tė ngushtė si pronė private. Harta pranė Zyrės sė Hipotekės pėr rrugėn "Urani Pano", dėshmon se Rama e ka pėrfshirė qėllimisht rrugėn "Urani Pano" nė zonė ndėrtimi pėr njeriun e tij Dash Peza. Falsifikimi duket qartė nė lejen e ndėrtimit tė lėshuar nga Edi Rama, i cili ka futur nė sipėrfaqen e sheshit tė ndėrtimit edhe rrugėn. Nga ballafaqimi i dokumenteve rezulton se sheshi i ndėrtimit tė miratuar nga Edi Rama ėshtė 191.5 m2 me njė sipėrfaqe ndėrtimi prej 148.4 m2. Ndėrkaq, nga dokumentet e lėshuara nga Zyra e Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme, rezulton se prona e Ilir Matės qė ėshtė shfrytėzuar nga Dash Peza pėr ndėrtim ėshtė 140.5 m2, afro 8 metėr katrorė nga sipėrfaqja e ndėrtimit. Abuzimi i kreut tė Bashkisė me rrugėn "Urani Pano", duket qartazi nė tė gjitha dokumentet e qė ekzistojnė si pėr vendndodhjen e pronės ashtu edhe pėr lejen e ndėrtimit. Nė tė gjitha dokumentet vihet re se nė lejen e ndėrtimit ėshtė pėrfshirė edhe rruga, duke bllokuar kalimin e qytetarėve.



    rd

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Begby
    Anėtarėsuar
    28-05-2008
    Postime
    247
    U be ca kohe qe nuk e degjoj te artikulohet ky term "politike e re", se te them te drejten na i pat pru zorret te fyti, kaq shume e shpesh u pat degjuar keto dy vitet e fundit.
    BASHKIMI BEN FUQINE!

  6. #6
    i larguar Maska e bindi
    Anėtarėsuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Ce politik te re ore!...Ketu s,ka kurgje te re!...Te gjithe ato qe sot jane rrethe Edit nga kryesia
    e ngusht e PS kane qene s,paku nje here ministra,drejtora neper ministri dhe poste te larta zyrtare!...E paten shansin per tete vite te benin diēka per Shqipri ,por nuk treguan ndonje sukses!...Kurse kjo e ashtuquajtura poitike e re, s,eshte asgje tjeter veēse nje tentative e socjalistave qe nepermjet te nje liderit te ri ne kete raste Edi Rames te i nxjere nga lloēi qe eshte futur kjo parti...Kure ke parasysh faktin ,se te gjithe keto zotri, jane te lidhur me interesa te ngushta ,ne mes veti dhe bisnese e lidhje te dyshimta!...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bindi : 12-12-2009 mė 15:11

  7. #7
    Cilat jane "efektet" e "politikes se re" te Rames?

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    edvini.. eshte erresira..
    eshte djallezia..
    per kto kulme te tij.. ai eshte kryetar i mbeturinave te ppsh-se..me nick ps.

    ja kam friken shum ketij banditi dhe bandes se tij ps.. e njesiteve bandite te tij me milo tako ndoka preco m.uta.. se do te shkaterrojne dhe lirin e levizjes..

    njerzit duhet te sensibiliozohen.. se mbetjet e felliqura te ppsh-se smund ta pertypin kte situate..kur shqiptari i mire.. hyn e del lirisht jashte shtetit pa bredhur me vite dyerve te ppsh-se..

    ata do ta godasin kte enderr qe u be realitet..

    kini kujdes milet..

    djallezia ed ruciste.. ps-iste.. milo veli iste preco fukso-iste tako bith kim-iste.. gjinusho 97 toiste e nardo veglo operativo iste.. e fidelo mafie staliniste.. e fatmir tocko kadare mutaviste.. nuk ka bese..


    .

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •