Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 16 prej 16
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-07-2007
    Postime
    128
    Te gjithe ata qe kujtojne deklaratat e para njezete viteve me heret te presidentit Mesiq per Kosoven,dhe gjithe deklaratat e Tij,ne vazhdimesi te proceseve ne Kosove dhe per Kosoven,jete e mot presidentin Mesiq doe shohin per njeri shume te madh dhe si nje prej miqeve me te sinqerte te shqiptareve.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Mesiç: Kroacia do të ndihmojë Kosovën në rrugën e integrimit në BE

    Presidentit kroat Stjepan Mesiç tha se Kroacia do të ndihmojë Kosovën në rrugën e integrimit të saj në Bashkimin Evropian. Pas takimit me homologun e tij presidentin Sejdiu, Mesiç shprehu përkushtimin e thellë të Republikës së Kroacisë për të bashkëpunuar me Kosovën në të gjitha fushat. Presidenti Sejdiu dekoroi me Medaljen e Artë të Pavarësisë” presidentin kroat për mbështetjen e tij që i ka dhënë të drejtës së Kosovës për liri dhe pavarësi. Mesiç ka mbajtur një fjalim në Kuvendin e Kosovës dhe është takuar edhe me kryeministrin Hashim Thaçi. ...
    Postuar: 14:29:10 / 08.01.2010
    Presidentit kroat Stjepan Mesiç shprehu përkushtimin e thellë për thellimin e bashkëpunimit me Republikën e Kosovës në të gjitha fushat. Në vizitën e parë të tij në Kosovën e pavarur, Mesiç tha se Kroacia është e gatshme të ndihmojë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Pas takimit me homologun e tij presidentin Sejdiu, Mesiç tha se themelet e vendosura të bashkëpunimit më parë, tani duhet të shkojnë më tutje dhe kjo është detyrë që duhet përkushtuar të dyja palët.

    “Mendoj se në shumë fusha mund të bashkëpunojmë me sukses. E Kroacia është gjithsesi e gatshme t’i ndihmojë Kosovës me dije, përvojë në cilëndo fushë, duke përfshirë këtu edhe në rrugën për Bashkimin Evropian e cila sot duket ende si e ardhme e largët, por që Kosova e pavarur, në çka jam i sigurt, një ditë do të shkojë", tha Mesiç.

    Preisdenti Sejdiu tha se Mesiç është një nga personalitetet e rralla që në mënyrë të vazhdueshme ka mbështetur të drejtën e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi. Sejdiu po ashtu tha se Mesiç ka merita të veçanta edhe për njohjet që ka fituar Kosova dhe për këto arsye, ka dekoruar atë me “Medaljen a Artë të Pavarësisë”.

    “Me gjithë potencialet e tij ka mbështetur gjatë mandatit të tij dhe të qeverisjes së Republikës së Kroacisë, proceset e tjera të Republikës së Kosovës, proceset e njohjes së saj dhe mbështetjen që jep në vazhdimësi për kapërcimin e rrugës së përmbushjes së kritereve të rëndësishme për të qenë nesër anëtare në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Dhe siç e patë edhe ju pata nderin ta nderojë me”Medaljen e Artë të Pavarësisë” për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për pavarësinë e Kosovës dhe për zhvillimin e Kosovës si shtet demokratik”, tha Sejdiu.

    Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, tha se në vendi tonë sot po qëndron një burrë shteti i vendit mik, i cili ka mbrojtur në kohë të vështira të drejtën tonë për liri.

    Në adresimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Presidenti Mesiç ka përmendur edhe ndihmën e djemve të Kosovës në luftën e Kroacisë duke thënë se kjo ndihmë nuk do të harrohet asnjëherë nga populli kroat. Ai po ashtu ka thënë se vizita e tij nuk është e drejtuar kundër askujt, por është në funksion të forcimit të stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajon. Mesiç është takuar edhe me kryeministrin Thaçi, ndërkaq që më pas ai do të shpallet qytetar nderi i Prishtinës.


    (Blerim Sopi)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #13

    ......????

    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Sikur ne shqiptaret e sotem vetem 50% ta duam vendin tone sa e duan kroatet Kroacine, ne do te behemi nje komb me histori te lavdishme!
    Dydrinas, personalisht te perbuz. te perbuz per aftesine tende per te ofenduaret te tjeret. Une jam nje nga viktimat e kesaj aftesise tende.
    Faktikisht jam anetar i F.SH. qe nga Dhjetor i 1999, por jo shume aktiv ne diskutime. Kur diskutoja, gjithmone e kritikoja anetarin e nderuar te forumit z.brari per perkushtrimin e tij ne mbrojtje te S. Berishes te cilin une e kam fiksim qe ai, S.Berisha, eshte pa karakter. Por dua te theksoj qe brari asnjehere nuk me ka ofenduar personalisht, ndaj e kam inat per mendimet qe ka por e respektoj per forcen ne arsyetim.

    Kurse ti DYDRINAS,nje here qe te kritikova direkt u pergjigje me nje ofeze te llahtarshme personale qe me detyrove te nderroj nikun se me vinte turp nga vetja te kujtoja vazhdimisht ate ofeze dhe ishte shume larg aftesive te mija te te pergjigjesha me te njejten monedhe.

    ..tani ne teme..nuk e dij dhe me duket shume interesante te dij se sa shume ke te drejte ne konkluzionin tend. Me kete konkluzion me ke kujtuar dicka te tille qe: Kur Kroacia ishte ne lufte me Serbine degjova vete ne radio qe komuniteti kroat vendosi te shese kishen e tij dhe te hollat ti dergoje ne Kroaci ne mbeshtetje te luftes. Kurse kur Kosova ishte ne lufte, kisha shqiptare, xhamija shqiptare dhe teqeja shqiptare, (qe te treja ne Michigan)
    ankoheshin se kishte shume pak donacione nga shqiptaret ne mbeshtetje te luftes ne Kosove. Nuk kishte shume ndihma por me shume kishte nder nesh,shqiptareve, hamendje dhe dyshime se ku do te shkojne ndihmat ne se ne do te bejme ndihma.

    ..kjo mu kujtua tani te cilen po e them per here te pare sepse kam patur frike se mos akuzohesha per anti-shqiptarizem ose per anti-berishizem.

    ..prap jashte teme..Berisha eshte i pa-bese. Pike!
    Ndryshuar për herë të fundit nga ASrock4u2 : 09-01-2010 më 12:38
    Emrin e kam Agim dhe me therrisni, Gimi.

  4. #14
    Citim Postuar më parë nga ASrock4u2 Lexo Postimin
    Dydrinas, personalisht te perbuz. te perbuz per aftesine tende per te ofenduaret te tjeret. Une jam nje nga viktimat e kesaj aftesise tende.
    Faktikisht jam anetar i F.SH. qe nga Dhjetor i 1999, por jo shume aktiv ne diskutime. Kur diskutoja, gjithmone e kritikoja anetarin e nderuar te forumit z.brari per perkushtrimin e tij ne mbrojtje te S. Berishes te cilin une e kam fiksim qe ai, S.Berisha, eshte pa karakter. Por dua te theksoj qe brari asnjehere nuk me ka ofenduar personalisht, ndaj e kam inat per mendimet qe ka por e respektoj per forcen ne arsyetim.

    Kurse ti DYDRINAS,nje here qe te kritikova direkt u pergjigje me nje ofeze te llahtarshme personale qe me detyrove te nderroj nikun se me vinte turp nga vetja te kujtoja vazhdimisht ate ofeze dhe ishte shume larg aftesive te mija te te pergjigjesha me te njejten monedhe.

    ..tani ne teme..nuk e dij dhe me duket shume interesante te dij se sa shume ke te drejte ne konkluzionin tend. Me kete konkluzion me ke kujtuar dicka te tille qe: Kur Kroacia ishte ne lufte me Serbine degjova vete ne radio qe komuniteti kroat vendosi te shese kishen e tij dhe te hollat ti dergoje ne Kroaci ne mbeshtetje te luftes. Kurse kur Kosova ishte ne lufte, kisha shqiptare, xhamija shqiptare dhe teqeja shqiptare, (qe te treja ne Michigan)
    ankoheshin se kishte shume pak donacione nga shqiptaret ne mbeshtetje te luftes ne Kosove. Nuk kishte shume ndihma por me shume kishte nder nesh,shqiptareve, hamendje dhe dyshime se ku do te shkojne ndihmat ne se ne do te bejme ndihma.

    ..kjo mu kujtua tani te cilen po e them per here te pare sepse kam patur frike se mos akuzohesha per anti-shqiptarizem ose per anti-berishizem.

    ..prap jashte teme..Berisha eshte i pa-bese. Pike!

    Meqenese me citove, do te ishte dhe me e ndershme nese do te sillje shkrimin tim me te cilin te kam ofenduar!

    Sidoqofte, nuk e kam ne natyre te ofendoj dike, por megjithate te kerkoj ndjese nese vertete je ndjere ndonjehere i fyer nga une dhe me vjen shume keq nese je detyruar te nderrosh nickname per shkakun tim!

    Faleminderit qe me perbuz, sepse edhe perbuzja eshte nje dukuri njerezore!

    Per kete mua nuk me mbetet hatri e as kam ndermend te nderroj nickname!


    Kroatet jane popull per t'u respektuar!

    Edhe ne nje teme tjeter te ngjashme, kam thene te njejten gje dhe vazhdoj ta perseris se ne duhet te mesojme shume nga ky popull qe e do dhe e respekton vetveten!

  5. #15
    Vizita e Mesić në Kosovë provokim politik për Beogradin?


    Beogradi nuk është i kënaqur me vizitën e Presidentit kroat Mesić në Kosovë dhe atë e sheh si një provokim politik. Zagrebi e komenton atë si vazhdim të politikës së Mesićit në mbështetje të pavarësisë së Kosovës.


    Fillimisht Beogradi zyrtar ka reaguar ashpër ndaj zgjedhjes së datës për vizitën e presidentit Mesić e cila ishte planifikuar për ditën e Krishtlindjeve ortodokse. Por pas ndryshimit të datës për kryerjen e vizitës, filluan të dëgjohen vërejtjet e tjera. Për shembull: Mesić ditët e fundit në postin e presidentit nuk kishte pse t'i kalonte pikërisht në Kosovë pasi ky veprim nuk është shumë taktik dhe vetëm sa do të prishë raportet tashmë të brishta mes të Serbisë dhe Kroacisë.

    Kosova - test i miqësisë apo armiqësisë

    Kështu vizita e Mesićit në Kosovë u prit në Beograd me reagime të shumta. Miljenko Dereta, drejtor i 'Iniciativës qytetare', sqaron, se çdo njohje apo mosnjohje e Kosovës shihet si sukses apo mossukses i politikës së jashtme dhe të brendshme serbe: "Kjo në fakt është bërë një formë e sjelljes, me të cilën çdo gjë që është e lidhur me Kosovën është shenjë ose e miqësisë ose armiqësisë ndaj Serbisë dhe serbëve. Unë mendoj se kështu ndihet elita politike, dhe për fat të keq, në këtë drejtim kanë kontribuar edhe shumë medie".


    Kritikët: Kosova dhe Kroacia së bashku kundër Serbisë

    Kryetari i "Klubit për Prosperitet", Çedomir Antiq thotë për Deutsche Welle-n se udhëheqja kroate prej vitit 1995 politikën e saj e ka ngritur në raporte negative ndaj Serbisë. Sipas fjalëve të tij Stipe Mesić është njëri prej përfaqësuesve të kësaj politike në të cilën Kosova zë një vend të veçantë: "Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Kroacisë, prandaj Kroacia është ndër të parat që e ka pranuar Kosovën dhe Metohinë, flasin pikërisht për atë se Stjepan Mesić dhe Kroacia zyrtare para së gjithash politikën e tyre e bazojnë në raporte shumë negative kundrejt Republikës së Serbisë dhe ndaj popullit serb në tërësi".

    Çedomir Antiq vizitën e Presidentit kroat në Kosovë, e quan si një provokim politik pasi, siç thotë ai, përveç presionit ndaj Serbisë nuk sheh asnjë interes tjetër të përbashkët në mes të Kosovës dhe Kroacisë. Miljenko Dereta nga ana tjetër thekson, se Beogradi çdo vizitë të dikujt që e ka njohur Kosovën e sheh si provokim politik. Me ndryshimin e vetëm se më me kujdes protestohet kur është fjala për vizitat zyrtare të burrështetasve nga fuqitë e mëdha, ndërkohë që fqinjët trajtohen si kundërshtarë të barabartë, thekson Dereta.

    Vizita e Mesićit vazhdim i politikës së tij në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës

    Në Zagreb ndërkaq vizita e Mesiqit në Kosovë shihet si vazhdim logjik i politikës së tij. Branko Caratan, profesor në Fakultetin për skenca politike në Zagreb thotë për Deutsche Welle-n se Stjepan Mesić ka qenë një prej atyre të cilët kanë mbështetur politikën që solli deri tek pavarësimi i Kosovës dhe kjo vizitë është vazhdë e kësaj politike. Profesroi Caratan megjithatë thekson se kjo vizitë do të jetë një provokim shtesë në marrëdhëniet me Serbinë.

    "Për këtë nuk duhet të ketë dyshim. Por presidenti Mesić për shkak të politikës së tij të mëparshme nuk ka mundur këtu të bëjë lëshime të veçanta. Përveç kësaj Kosova është pranuar edhe nga shumë shtetë të tjera, me të cilat Serbia vazdon të ketë marrëdhënie normale pa asnjë problem", nënvizon Caratan.

    Autor: Ivica Petrović / Esat Ahmeti

    Redaktoi: Eliana Xhani

    dw

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Mesiç: Pakti Tito-Enver Hoxha për referendumin e Kosovës

    INTERVISTOI: SMAJL SMAKA

    "Standard",Tiranë

    Një nga politikanët më me zë në rajon, president prej 10 vitesh në Kroaci, Stipe Mesiç, flet për herë të parë për një marrëveshje të pashkruar dhe të pazbatuar asnjëherë mes liderit të ish-Jugosllavisë komuniste, Tito dhe diktatorit shqiptar, Enver Hoxha. Bëhet fjalë për Kosovën dhe sipas Mesiç, Tito i kishte premtuar referendum për statusin e Kosovës pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo marrëveshje duket se u prish për shkak të qëndrimit që mbajti diktatori Hoxha, i cili nuk e përkrahu qëndrimin e Titos ndaj Stalinit. Mesiç, në një intervistë për Radio-Televizionin e Kosovës, thotë gjithashtu se qetësia e popujve të Ballkanit do të vijë vetëm kur këto vende të jenë pjesë e Bashkimit Evropian. Në të kundërt, ai parashikon sfida të mëdha në rajon, sidomos në Bosnjë-Hercegovinë, ku sipas tij, po ndiqen akoma politika nacionaliste nga ana e serbëve. Intervista e gazetarit Smajl Smaka u realizua në ishullin Hvar (Kroaci) në ditët e para të këtij viti dhe në ditët e fundit të mandatit të Mesiç, i cili pret të largohet duke ia lënë vendin Presidentit të ri kroat që pritet të zgjidhet.



    Zoti President, cilat ishin preokupimet dhe fokusimet tuaja themelore politike gjatë mandatit dhjetëvjeçar?



    Fjala është për dy mandatet, nga pesë vjet. Në mandatin tim të parë, fokusimi im ishte dalja e Kroacisë nga izolimi, funksionalizimi i shtetit të drejtësisë, kurse mandati i dytë ishte i fokusuar drejt integrimeve euroatlantike dhe në rrumbullakësimin e reformave në të cilat duhej të hynim dhe të cilat është dashur t’i kryenim. Pra, fjala është për domosdoshmërinë që Kroacia të funksionojë si një vend i mirëfilltë demokratik, si një vend i organizuar mirë juridikisht dhe të vendosnim lidhjet euroatlantike, që t'i realizonim dy synimet tona: hyrjen në NATO dhe të siguronim sigurinë për hyrjen në Bashkimin Evropian – që ta siguronim zhvillimin e Kroacisë dhe një jetë më të mirë të qytetarëve të saj.



    A mund ta përmblidhni vitin e kaluar – Kroacia në vitin e kaluar?



    Në vitin e kaluar Kroacia e ka realizuar një synim strategjik. Duke u bërë pjesë e NATO-s i kemi realizuar pjesën më të madhe të reformave. Ne sot përmbyllim reformat dhe përmbyllim negociatat me Bashkimin Evropian. Kemi pasur bllokadë, që na e ka imponuar Sllovenia fqinje. Për këtë arsye dhjetë muaj i kemi humbur në negociata me Bashkimin Evropian. Megjithatë, e kemi nënshkruar marrëveshjen për arbitrazh dhe presim që me arbitrazhin të zgjedhim problemin tonë bilateral, që është një çështje kufitare në det mes dy vendeve tona dhe në këtë mënyrë Sllovenia mundëson që negociatat me Bashkimin Evropian t’i vazhdojmë, që do të thotë të përmbarojmë reformat dhe që për një vit të bëhemi anëtarë të Bashkimit Evropian.



    Keni deklaruar se Kroacia ndodhet në gjendje krize, se recesioni e ka edhe komponentën vendore. Cila është kjo komponentë vendore e krizës?



    Po. Gjithsesi nuk është në krizë vetëm Kroacia. Në krizë është tërë bota, sepse neoliberalizmi - kapitalizmi neoliberal ka arritur kulminacionin. Ai është bërë kontraproduktiv. U pa që kapitali financiar është bërë pengesë për zhvillimin e mëtejshëm. Jo vetë kapitali, vetvetiu, por nga shkaku se nuk kishte rregullator për sektorin financiar. Dhe ky është problemi më i madh. Dhe, duhet që në këtë çast të zgjidhet. Shtetet në mënyra të ndryshme ballafaqohen me këtë fakt. Secili shtet përpiqet që krizën ta zgjidhë në mënyrën vetjake, sepse nga një anë është recensioni që vjen nga SHBA, kurse nga ana tjetër është pjesë e krizës, që është prodhim vendor. Kjo që ka ndodhur në SHBA, SHBA përpiqen ta zgjidhin me mjete të reja por do të jetë e shtrënguar që në kuadër të Kombeve të Bashkuara të shkojë drejt një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse, kështu që bota ta fitojë një rregullator të krizës që më shumë nga sektori financiar nuk mund të lindë kriza e këtillë. Sa i përket Kroacisë, ne kemi edhe pjesën tonë të përgjegjësisë për krizën, e që është: jemi të orientuar drejt importit në vend të eksportit. Kemi ndërprerë prodhimin për tregun vendor, kemi ndërprerë prodhimin për eksport që ka sjellë deri të katastrofa. Pra, tani Kroacia është e orientuar për prodhimin për nevojat vendore dhe për prodhimin për eksport. Kjo është detyrë e qeverisë së tashme kroate, kjo është detyrë e Parlamentit kroat, e në fund është detyrë e Presidentit të ardhshëm kroat.



    Keni paralajmëruar zero tolerancë për korrupsionin. Si ia arrin Kroacia që të luftojë të gjitha format e korrupsionit?



    Edhe Kroacia është e përfshirë nga korrupsioni, si edhe shumë vende të tjera në tranzicion, pra askush nuk është imun ndaj korrupsionit. Korrupsion ka edhe në demokracitë e zhvilluara, korrupsion keni edhe në vendet që janë të organizuara mirë në aspektin juridik, sepse gjithmonë gjenden njerëz, të cilët duan që edhe jashtë ligjit të realizojnë përfitime personale. Por shteti duhet të bëjë rregullatorë të tillë ligjorë, që zvogëlon maksimalisht mundësitë për korrupsion e kur të paraqitet korrupsioni që ta sanksionojë. Ky është një problem i të gjitha vendeve,e sidomos i vendeve në zhvillim, i vendeve në tranzicion, pasi nuk ka transparencë të mjaftueshme në luftën kundër tij. Ajo që është më e rëndësishmja për Kroacinë, është që tani të ndërrohet rregullatori ligjor për furnizimin publik, që më se shumti ka të bëjë me ndërmarrjet shtetërore, pra me ato ndërmarrje ku titullar është shteti, apo me përqindjen më të madhe titullar është shteti.

    Kur ta arrijmë këtë, pra kur nuk mund të bëhet furnizimi publik pa transparencë të plotë, atëherë do ta zgjedhim edhe çështjen e korrupsionit, sepse nuk ka korrupsion pa përzierjen e një pjesë të pushtetit shtetëror.



    A janë vendosur baza të mira, të forta që Kroacia të zhvillohet si një shtet modern?



    Kroacia dëshiron para së gjithash që t'i çojë reformat deri në fund. Ne deri tani e kemi depolitizuar ushtrinë, policinë, doganën, tash po bëjmë reformën e gjyqësorit, të administratës publike, të shërbimit të sigurisë. Pra, mekanizmat shtetërore duhet të organizohen deri në fund që para ligjit të gjithë të jenë të barabartë dhe që nuk do të ketë zbatim selektiv të ligjit, që ndaj disave të zbatohet e ndaj disave jo. Kështu ishte në Kroaci. Deri në vitin 2000 Kroacia nuk ishte shtet juridik. Atëherë ne Kroaci ligjet zbatoheshin selektivisht. Por tani nuk është kështu dhe Kroacia duhet që sistemin e vet juridik ta harmonizojë me sistemet e demokracive të zhvilluara, pra duhet t’i bëjmë reformat, të cilat do të krijojnë kompabilitet me vendet e Bashkimit Evropian. Atëherë, Kroacia do të funksionojë deri në fund si një shtet juridik. Por Kroacia duhet t’i shfrytëzojë potencialet vetjake. Potencialet do t’i shfrytëzojë vetëm atëherë kur kapitali do ta identifikojë Kroacinë si një vend të sigurt ku punohet në bazë të ligjit, atëherë do të arrijë edhe kapitali, do të arrijë edhe teknologjia, që do të thotë edhe hapje të vendeve të reja të punës.



    Cilat janë prioritetet, qëllimet strategjike të Kroacisë?



    Qëllimet tona strategjike janë e para, hyrja në Bashkimin Evropian, e dyta, hapja ndaj rajonit dhe hapja ndaj botës. Në një pjesë të madhe ne kemi bërë shumë në këto drejtime. Ne dëshirojmë të kthehemi në tregjet, në të cilat Kroacia ka qenë derisa ishte në kuadër të Jugosllavisë, të kthehet në tregjet e vendeve të painkuadruara. Nuk dëshirojmë të jemi peng i rajonit, as nuk dëshirojmë të jemi peng i Evropës. Dëshirojmë të kemi afarizëm me të gjitha vendet e rajonit, të cilat e duan barazinë në marrëdhëniet tona. Por, para së gjithash ne dëshirojmë të hyjmë në Bashkimin Evropian dhe në atë mënyrë të fitojmë atë që e kanë fituar të gjitha vendet të cilat kanë hyrë në Bashkimin Evropian. Kanë marrë nxitje financiare që t’i zhvillojnë potencialet e tyre, por ne gjithashtu dëshirojmë edhe bashkëpunim të mirë me vendet, para së gjithash të ish-Jugosllavisë, por edhe me vendet e tërë rajonit tonë. Kjo do të thotë edhe me Shqipërinë, me Hungarinë dhe me Greqinë, Bullgarinë, me tërë rajonin.



    Si e vlerësoni gjendjen në rajon dhe në këtë kontekst si i vlerësoni relacionet Kosovë-Kroaci dhe Kroaci-Shqipëri?



    Gjendja në rajon mund të them se është e kënaqshme, se është relativisht e mirë, por kemi me Slloveninë një çështje të hapur bilaterale, të cilën tani do ta zgjidhim bashkërisht, sepse edhe e kemi arritur një marrëveshje për arbitrazh. Problem edhe më tej paraqet Bosnja-Hercegovina. Mendoj se ajo është problemi më i madh, pasi atje, thjesht ndiqet një politikë, pra në një pjesë të Bosnjës në Republikën Serbe, vazhdohet politika e Millosheviçit, e shkatërrimit të këtij vendi. Republika Serbe është krijuar mbi pastrimet etnike. Në atë hapësirë, ku tani gjendet Republika Serbe, para luftës së fundit kanë jetuar 48 për qind boshnjakë e kroatë. Tash ata përbëjnë vetëm rreth 10 për qind të popullatës.

    Pasi Republika Serbe nuk mundëson kthimin e boshnjakëve dhe të kroatëve, Kryeministri i atjeshëm, Milorad Dodik, mendon se do ta lodhë bashkësinë ndërkombëtare, e cila do t'ia lejonte pastaj atij që sipas qejfit ta udhëhiqte politikën. E çfarë ai dëshiron? Ai e dëshiron Referendumin, ai e dëshiron ndarjen e Republikës Serbe nga Bosnjë-Hercegovina, që do të thoshte thirrje edhe ndaj kroatëve që edhe ata të ndahen nga Bosnje-Hercegovina, që do të ishte shkatërrimi i Bosnje-Hercegovinës. Por, bota duhet të jetë e kujdesshme ndaj këtyre përpjekjeve.

    Kur ndodhi agresioni i Millosheviçit ndaj Kroacisë e Bosnje-Hercegovinës bota mbeti e patrazuar, e qetë, meqë Millosheviçi e mashtroi, e gënjeu. Ai thoshte se luftonte për Jugosllavinë, derisa bota ishte sentimentale ndaj Jugosllavisë, meqë Jugosllavia udhëhiqte politikë të mirë, atë të mosangazhimit, e cila pengonte konfliktin mes Lindjes e Perëndimit. Prandaj bota edhe i besonte Millosheviçit gjoja se ai e mbronte Jugosllavinë.

    Mirëpo, Jugosllavinë ai e ka shkatërruar me të gjitha mjetet dhe ka përdorur të gjitha mjetet: edhe topat, edhe tanket, edhe genocidin, edhe Srebrenica-t, të gjitha mjetet që ta krijojë Serbinë e Madhe, etnikisht të pastër. Tashmë bota nuk duhet të lejojë që Dodiku me mjete të tjera sërish ta rrënojë Bosnjë-Hercegovinën sepse është rrezik për Evropën dhe botën që sërish të krijohet mos-stabilitet në Bosnjë-Hercegovinë, që do të thotë edhe në tërë rajonin. Sa i përket Kosovës, atje gjendja është shumëfish më e lehtë sepse me pavarësimin e Kosovës është përfunduar arkitektura e hapësirës sonë. Serbia nuk e ka pranuar Kosovën dhe askush nuk e detyron Serbinë për shkaqe historike që ta pranojë Kosovën, ashtu siç Gjermania Perëndimore nuk e pati pranuar Gjermaninë Lindore, kështu Serbia nuk është e detyruar ta pranojë Kosovën. Por ajo nuk duhet t'i prish marrëdhëniet me ato vende të cilat e kanë pranuar Kosovën. Meqë në Kosovë është krijuar realiteti i ri, ne e kemi pranuar atë realitet. Secili e ka të qartë, kushdo që vetëm pak e njeh historinë, e di se Kosova ishte element konstitutiv i Federatës Jugosllave. Meqë Federata Jugosllave më nuk ekziston është dashur të përcaktohej statusi i Kosovës.

    Pas aksionit të NATO-s, të rezistencës së Kosovës e të krijimit të UÇK-së, Serbia nuk ishte në gjendje që ta vendosë pushtetin në Kosovë. Dhe, nuk kishte as kapacitete për negociata të mëtejme. Serbia i ofronte Kosovës më shumë se autonomi e më pak pavarësi, pa thënë se çfarë është ajo, a është Federatë, a është Konfederatë, apo është Lidhje e Shteteve. Së këndejmi Serbia ishte e padefinuar. Meqë Kosova nuk mund të mbetej pa status të përcaktuar u shpall pavarësia. Por, kur është fjala për Kosovën duhet kthyer paksa prapa, në histori. Kur kishte filluar kryengritja në tërë hapësirat e ish-Jugosllavisë, kur Tito e organizoi atë kryengritje, kosovarët fillimisht paksa mbetën në qetësi, meqë ata gjatë Jugosllavisë së Vjetër, të Mbretërisë Jugosllave nuk kishin kurrfarë të drejtash, as të drejtën e gjuhës, as të drejtën e kombit, as të drejtën e shkollimit, as të drejtën e shtypit, pra nuk kishin të drejtën e mëvetësisë.

    Ndodhi okupimi e fillimisht kosovarët mbetën të heshtur. Tito e hetoi këtë shpejt dhe e nisi aksionin me Enver Hoxhën, i cili ishte në krye të kryengritjes në Shqipëri. Arritën marrëveshjen, sipas së cilës, ftohen kosovarët që të ngrihen në kryengritje, si edhe të tjerët në atë Jugosllavi dhe që çështja e Kosovës do të zgjidhej me referendum pas Luftës së Dytë Botërore.

    Pas luftës ndodhi konflikti i Stalinit me Titon kur E nver Hoxha u rreshtua në anën e Stalinit. Referendumi nuk u organizua kurrë. Pra, sipas marrëveshjes Tito-Enver Hoxha ishte caktuar se çfarë do të ndodhte pas fitores, pas Luftës së Dytë Botërore, por siç thash pas konfliktit Tito-Stalini, nuk u realizua marrëveshja Tito-Enver Hoxha. Ai referendum nuk u mbajt kurrë. Por Titoja ishte angazhuar që Kosova ta fitojë maksimumin e autonomisë, që praktikisht ishte e barazuar me republikat. Kam qenë kryetari i fundit i Kryesisë së Jugosllavisë prandaj e kam plotësisht të qartë se çfarë ishim marrëdhëniet gjatë kohës së Titos. Atëherë republikat dhe krahinat, Kosova e Vojvodina, kishin pozitë të njëjtë me republikat, por nuk quheshin republika. Për këtë arsye, kosovarët kërkonin “Kosova Republikë” pasi dëshironin që edhe formalisht ta fitojnë atë status të cilin realisht e kishin. E dimë pastaj se si u zhvilluan ngjarjet. Kosova kishte fituar fizionominë e vet në kuadër të Federatës Jugosllave - gjuha shqipe ishte gjuhë zyrtare në Kosovë, shkollat ishin në gjuhën shqipe, çerdhet, universiteti, akademia. Pra, u krijua një inteligjencë e fortë. Ishte e qartë se Kosova më nuk mund të ndalej.



    Opinioni ju mban mend si një luftëtar principial i së vërtetës për Kosovën, për shqiptarët përgjithësisht. Si është raporti juaj, jo vetëm zyrtar, ndaj Kosovës dhe ndaj shqiptarëve? A ka ndonjë simbolikë ardhja juaj në Kosovë në fund të mandatit?



    Unë kisha planifikuar edhe më parë të shkoja në Kosovë, mirëpo obligimet e mia ishin shumë të mëdha, por për udhëtimin e fundit shtetëror e kam lënë Kosovën dhe këtë dua tani ta realizoj. Ç'është e vërteta edhe për Kosovën dhe për Malin e Zi, Kroacinë, Bosnjë-Hercegovinën, zgjidhje është vetëm dhe ekskluzivisht Bashkimi Evropian. Të gjithë ne duhet t'i realizojmë reformat, që t’i përmbushim standardet evropiane dhe të përfshihemi në Bashkimin Evropian, pra edhe Kosova.

    Shikoni Gjermania dhe Franca në 150 vitet e fundit, kanë luftuar tri herë. Lufta francezo-prusiane, Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore. Pas të gjitha këtyre luftërave kanë mbetur miliona viktima, është shkatërruar ekonomia, janë shkatërruar familjet, është shkaktuar urrejtje e madhe, por ajo urrejtje ishte rezultat i luftës. Lufta nuk ka ndodhur për shkak të urrejtjes, por urrejtja është shkaktuar për shkak të luftës. Por pse është luftuar? Për territore. Gjithmonë është luftuar për territore. Edhe francezët edhe gjermanët kanë thënë që të krijojmë raporte miqësore, t’i hapim kufijtë, të bashkëpunojmë dhe tani është krejtësisht e njëjtë për një gjerman apo francez, nga cila anë e kufirit është. Këtë e dëshirojmë edhe te ne, në hapësirën tonë, pra që edhe Kosova, edhe Kroacia edhe Serbia të krijojnë standarde që vlejnë për Bashkimin Evropian, t'i hapim kufijtë tanë në Bashkimin Evropian, i cili do të jetë unitet i dallimeve, shtetet të mbesin ç’ka janë. Austria do të mbetet Austri, Gjermania Gjermani, Franca Francë, Kroacia Kroaci, Kosova Kosovë, Serbia Serbi, Shqipëria do të jetë Shqipëri.

    Por ajo që do të jetë cilësisht e re, popujt do të jetojnë në korpusin e tyre të përbashkët kulturor, siç jetojnë sot francezët në korpusin e tyre të plotë kulturor, pavarësisht që disa francezë janë jashtë Francës. Disa gjenden në Belgjikë, disa gjenden në Zvicër, por ata janë në korpusin e tyre të përbashkët kulturor, pavarësisht se një numër syresh janë jashtë Francës. Por ajo që cilësisht është e re, populli kroat do të jetojë në korpusin e vet të përbashkët kulturor, siç jetojnë sot francezët, edhe pse kroatët do të jetojnë në vende të ndryshme. Kështu do të jetë edhe me shqiptarët. Shqiptarët do të jetojnë në shtete të ndryshme, por do të jetojnë në korpusin e tyre të përbashkët, sepse nuk do të ketë më arsye për ndërrim kufijsh.

    Pse agresorët gjithmonë gjoja e kanë mbrojtur pakicën e tyre nacionale? Jo që ta mbrojnë pakicën nacionale por që ta pushtojnë territoret e huaja. Pse Millosheviçi e ka atakuar Kroacinë, Bosnjë-Hercegovinën? Dëshironte të zgjeronte Serbinë dhe ta krijonte etnikisht të pastër. Pse më në fund ai dëshironte t’i shpërngulte shqiptarët-popullin autokton nga Kosova? Shqiptarët janë popull autokton. Ata janë me prejardhje ilire. E ne sllavët kemi ardhur në shekullin VII në këtë hapësira, ndërsa shqiptarët janë këtu që nga koha para romakëve. Dhe, kush ka të drejtë t’i shpërngulë shqiptarët?!


    E çfarë kishte ndërmend Millosheviçi të bënte me serbët e Kroacisë?



    Një numër të tyre donte apo që të gjithë t’i sistemonte në Kosovë, pasi ta zbrazte Kosovën nga shqiptarët, që ishte një genocid që e ndali bashkësia ndërkombëtare, e ndali NATO. Por më duhet ta them, ta pranoj së serbët nuk donin të shkonin në Kosovë, sepse ata ishin qytetarët tanë, të Kroacisë, edhe ata ishin viktima të agresionit të Millosheviçit, prandaj ne sot përkrahim kthimin e të gjithë tyre në Kroaci. Më shumë se gjysma e serbëve janë kthyer në Kroaci, meqë janë viktima të luftës dhe ne e dëshirojmë që të kthehen të gjithë ne Kroaci, sepse kjo është edhe një dëshmi se Kroacia është vend demokratik, që para ligjit të gjithë janë të barabartë. Për këtë arsye, edhe më tej do të luftojmë për kthimin e qytetarëve tanë, dhe sigurisht se nuk do të ishte zgjidhje e mirë sikur Millosheviçi të kishte sukses t’i shpërngulte kosovarët nga Kosova dhe aty të vendoste serbet nga Kroacia. Në atë rast do thoshte se ke pasoja po të jesh agresor. Aksioni i NATO-s ka dëshmuar se agresioni nuk ia vlen, nuk sjellë përfitime, se ndëshkohet.



    Ju pyes si politikan e si jurist, si i vlerësoni aspektet politike e juridike të shpalljes së pavarësisë së Kosovës?



    Kroacia në këtë sens është parimore. Ne jemi nisur nga fakti se Kosova ishte element konstitutiv i Federatës së Jugosllavisë dhe që ishte në një lidhje të caktuar edhe me Serbinë. Mirëpo, pasi federata nuk ekziston më, duhej të përcaktohej statusi i ri i Kosovës. Kroacia e ka pranuar këtë realitet të ri dhe realiteti i ri është shpallja e pavarësisë së Kosovës. Dhe në këtë sens ne kemi dëshmuar para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.


    11/01/2010

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •