Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280

    Presidenti i Kroacisë Z. Stipe Mesiq viziton Kosovën

    Mesiqi viziton Kosovën në kërkim të përforcimit të pozicionit kroat në rajon


    Pragë, 11 dhjetor - Duke folur për vizitën e paralajmëruar të Presidentit kroat Stjepan Mesiq në Kosovë, këshilltari i tij për politikë të jashtme, Tomisllav Jakiq, thotë se ftesa për vizitën është dërguar "praktikisht që nga fillimi i këtij viti". "Presidenti Mesiq, i cili në mënyrë konsekuente është angazhuar për të drejtat e kosovarëve në tërë mandatinn e tij dhe i cili në disa raste publikisht ka arsyetuar nevojën, domosdoshmërinë dhe njohjen e pakapërcyeshme të realitetit të ekzistimit të shtetit të ri në Evropën Juglindore, konsideron se kjo vizitë duhet bërë në interes të Kroacisë dhe në interes të pozicionit kroat në rajon", tha Jakiq për REL. Ndërkaq, duke komentuar pohimet se publiku në Serbi këtë vizitë e konsideron si provokim, Jakiq dyshon se kushdoqoftë që është normal këtë mund ta kuptojë si provokacion. Mesiq me siguri do t'ua urojë qytetarëve të Kosovës së kombësisë serbe Krishtlindjet. Vizita më 7 e 8 janar në asnjë mënyrë nuk është zgjedhur me qëllimin që kushdoqoftë të provokohet në Kosovë. Në lidhje me reagimet negative në Serbi rreth dëshmisë së përfaqësueses kroate në GJND, Jakiq tha se një pjesë e opinionit politik në Serbi "nuk mund të shkëputet nga miti dhe nga obsesioni me Kosovën". "Do të ishte hipokrizi që Republika e Kroacisë, e cila e ka njohur ekzistimin e shtetit të ri në Evropën Juglindore, të hezitojë që publikisht dhe qartë të thotë se përse e ka bërë këtë", tha Këshilltari i Presidentit kroat, Tomisllav Jakiq.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Vizita e Mesiqit në Prizren, nuk është provokim ndaj Beogradit
    ----
    Vizita e Presidentit të Kroacisë, Stjepan Mesiq në Prizren do të ndodhë më 8 janar e jo më 7, në ditën e Krishtlindjeve ortodokse. Kjo nuk është kurrfarë provokimi i drejtuar kundër Beogradit zyrtar, ka deklaruar për gazetën serbe “Danas” ambasadori kroat në Prishtinë Zlatko Kremariq, i pyetur se a është kjo vizitë më 7 janar “pak tepër irrituese për serbët”.
    Kramariq ka sqaruar se Mesiq ka në plan që më 8 janar të takohet me presidentët e vendeve të rajonit. "Mendoj se ideja e takimit, dialogut dhe e bashkëpunimit është më e rëndësishme nga data e cila për të tjerët është e shenjët dhe e veçantë, dhe e cila në Kroaci respektohet jashtëzakonisht dhe kremtohet lirisht", ka thënë Kramariq.

    Ai tha se ky takim kurrsesi nuk vë në dyshim shenjtërinë e Krishtlindjeve ortodokse, aq më tepër sepse në këtë takim do të marrin pjesë edhe dy presidentë të shteteve ortodokse, Maqedonisë dhe Malit të Zi. /QIK/

    Postuar: 10:47 / 15 Dhjetor 2009 | RSS

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629

    Presidenti kroat Mesiq ne vizit Kosoves

    Rrota e historisë nuk mund të kthehet më pas dhe as Kosova nuk mund të rikthehet më në Serbi, ka thënë në Prishtinë presidenti kroat, Stipe Mesiq. Ai i bëri thirrje Beogradit që ta pranojë realitetin e ri në Kosovë dhe të mos e pengojë integrimin e komunitetit serb në institucionet e Republikës së Kosovës. Mesiq u dekorua nga presidenti i Kosovës me “Medaljen e Artë të Pavarësisë" si dhe u shpall “Qytetar Nderi” i Prishtinës



    Kroacia do ta ndihmojë Kosovën në realizimin e synimeve të saj për integrim në familjen e bashkuar evropiane, tha sot në Prishtinë presidenti kroat, Stipe Mesiq.

    Këto komente, Mesiq i bëri gjatë vizitës së tij njëditëshe në Kosovë, ku presidenti Fatmir Sejdiu i ndau “Medaljen e Artë të Pavarësisë” dhe më pas u shpall “Qytetar nderi” i Prishtinës.

    Presidenti Mesiq tha se Kosova dhe Kroacia kanë kultivuar marrëdhënie të mira edhe në kohën e ish-Federatës Jugosllave.

    Ndërkaq, gjatë kohës së rënies së ish-Jugosllavisë, ai tha se populli kroat nuk e harron kurrë kontributin e kosovarëve në luftën për lirinë e këtij vendi. Tani, e ardhmja janë integrimet, tha Mesiq, dhe premtoi ndihmën e Zagrebit për realizimin e qëllimeve të Prishtinës.

    “Kroacia është e gatshme që ta ndihmojë Kosovën me përvojën dhe dijen e vet, përfshirë edhe ndihmën e saj në rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane, që tani paraqet një të ardhme të rëndësishme”, tha Mesiq.

    Duke iu drejtuar Parlamentit të Kosovës, gjatë një seance solemne të thirrur për nder të tij, Mesiq tha se vizita e tij në Kosovë ishte interpretuar në mënyra të ndryshme. Por, ai tha se vinte në Kosovë si mik i shqiptarëve, i serbëve dhe popujve tjerë dhe se kjo vizitë nuk ishte e drejtuar kundër askujt.

    Mesiq i bëri thirrje edhe Serbisë që të mos e pengojë integrimin e serbëve dhe e ftoi këtë vend që ta pranojë realitetin e ri në Kosovë.

    “Federata Jugosllave është shkatërruar dhe dihet botërisht se me fajin e kujt është shkatërruar. Rrota e historisë nuk kthehet më pas dhe as Kosova nuk mund të rikthehet më në Serbi”, tha Mesiq.

    Duke iu referuar raporteve kroato-serbe, Mesiq tha se ishte shteti serb ai që bëri gjenocid në Kroaci dhe për këtë ka edhe padi në Gjykatën Ndërkombëtare.

    Sidoqoftë, ai tha se drejtësia i ka punët e veta, kurse politika vazhdon tutje dhe se i gjithë rajoni, përfshirë vendet ish-jugosllave, të ardhmen e kanë të përbashkët në kuadër të integrimeve evropiane.

    “Arkitektura e këtij rajoni është e përfunduar dhe i tërë rajoni duhet të integrohet në Bashkimin Evropian. Tash është vetëm çështja se me çfarë shpejtësie disa vende të caktuara do t’i bashkohen BE-së”, tha Mesiq.

    Ndërkohë, presidenti Fatmir Sejdiu tha se Kroacia paraqet një vend të veçantë për Kosovën. Kurse, presidenti Mesiq, nënvizoi Sejdiu, është një prej personaliteteve që dha kontribut të madh për pavarësinë dhe njohjen e Kosovës, andaj e dekoroi atë me “Medaljen e Artë të Pavarësisë”.

    “Pata nderin e veçantë që presidentin Mesiq ta dekoroj me ‘Medaljen e Artë të Pavarësisë’, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për pavarësinë e Kosovës dhe për zhvillimin e saj si shtet demokratik i gjithë qytetarëve”, tha Sejdiu.

    Presidenti Stipe Mesiq është shpallur më pas “Qytetar Nderi i Prishtinës” nga Kuvendi Komunal. Ai është pritur në Prishtinë me ceremoni të lartë shtetërore.

    Mesiq ka zhvilluar takime të ndara edhe me kryeministrin Hashim Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi. Po ashtu, ai ka vizituar ushtarët kroatë në kuadër të KFOR-it, si dhe komunitetin kroat që jeton në qytezën e Janjevës.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Mesic: Evropa e bashkuar do të hapë kufijtë e saj
    Evropa Juglindore nuk ka alternativë tjetër, pos hyrjes në integrimet euro atlantike dhe kjo do të ndihmojë që Evropa të bëhet faktor më i madh i paqes, sepse Evropa e bashkuar do të hapë kufijtë e saj, ka thënë presidenti i Kroacisë Stjepan Mesic.
    Ai këto komente i bëri pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, me të cilin ka biseduar për raportet bilaterale ndërmjet dy shteteve, si dhe për synimet për integrime në strukturat euroatlantike.

    Kryeministri Thaçi ka çmuar lart kontributin e presidentit Mesic për paqen dhe stabilitetin e rajonit, si dhe për lirinë e Kosovës, duke thënë se qëndrimi i presidentit kroat ka qenë gjithherë që të kontribuohet për paqe në rajon. Ai tha se Kosova synon të jenë pjesë e integrimeve euro atlantike.

    Nga ana tjetër presidenti kroat, Mesic ka thënë se gjatë takimit me kryeministrin Thaçi është biseduar për raportet bilaterale ndërmjet dy shteteve, bashkëpunimin në fushën ekonomike, si dhe për synimet për integrimet euro atlantike. /rtv21/

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Mesic: Serbia të pranojë realitetin e ri në Kosovë
    Duke iu drejtuar Parlamentit të Kosovës, gjatë një seance solemne të thirrur për nder të tij, presidenti i Kroacisë, Stipe Mesic tha se vizita e tij në Kosovë ishte interpretuar në mënyra të ndryshme. Por, ai tha se vinte në Kosovë si mik i shqiptarëve, i serbëve dhe popujve tjerë dhe se kjo vizitë nuk ishte e drejtuar kundër askujt.
    Mesic i bëri thirrje edhe Serbisë që të mos e pengojë integrimin e serbëve dhe e ftoi këtë vend që ta pranojë realitetin e ri në Kosovë. “Federata jugosllave është shkatërruar dhe dihet botërisht se me fajin e kujt është shkatërruar. Rrota e historisë nuk kthehet më pas dhe as Kosova nuk mund të rikthehet më në Serbi”, tha Mesic.

    Arkitektura e këtij rajoni, sipas Mesicit, është e përfunduar dhe i tërë rajoni duhet të integrohet në Bashkimin Evropian. “Tash është vetëm çështja se me çfarë shpejtësie disa vende të caktuara do t'i bashkohen BE së", tha Mesic.

    Të premten presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu e ka dekoruar presidentin e Republikës së Kroacisë, Stjepan Mesic me “Medaljen e Artë të Pavarësisë”, ndërsa më pas ai është shpallur "Qytetar Nderi i Prishtinës" nga Kuvendi Komunal.

    Mesic është pritur në Prishtinë me ceremoni të lartë shtetërore. Ai ka zhvilluar takime të ndara edhe me kryeministrin Hashim Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi. Po ashtu, ai ka vizituar ushtarët kroatë në kuadër të KFOR it, si dhe komunitetin kroat që jeton në qytezën e Janjevës. /qik/telegrafi/

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Prishtinë, 8 janar - Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu e dekoroi të premten Presidentin e Republikës së Kroacisë, Stjepan Mesiq me “Medaljen e Artë të Pavarësisë”, në një ceremoni organizuar në kabinetin e Presidentit Sejdiu.
    Presidenti kroat arriti sot për vizitë në Kosovë me ftesën e Presidentit Sejdiu, ku përveç se u prit nga zyrtarët më të lartë të vendit, iu drejtua edhe ligjvënësve, ndërkaq u shpall edhe Qytetar Nderi i Prishtinës.

    Fillimisht, Presidenti Sejdiu e ka pritur Presidentin Mesiq me nderimet më të larta shtetërore. Të dy Presidentët kanë parakaluar para Gardës Ceremoniale, ndërsa më pas kanë zhvilluar një takim, në fund të të cilit edhe Presidenti Sejdiu i ka dorëzua Presidentit Mesiq, dekoratën e lartë, e cila u jepet qytetarëve të Kosovës dhe atyre të huaj, të cilët kanë dhënë kontribut të veçantë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.


    Duke dorëzuar dekoratën, Presidenti Sejdiu theksoi se Presidenti Mesiq ka qenë gjithmonë përkrahës i synimeve legjitime të popullit të Kosovës për liri e pavarësi. “Si president i fundit i ish-federatës jugosllave, në kohën kur Serbia e Miloseviq-it e kishte institucionalizuar dhunën brutale kundër shqiptarëve në Kosovë, Stjepan Mesiq, si rrallëkush asokohe, mbrojti pa asnjë hezitim të drejtën tonë për vetëqeverisje dhe mëvetësi. Që nga ajo kohë, Presidenti Mesiq e ka përkrahur Kosovën fuqishëm në të gjitha institucionet dhe forumet ndërkombëtare, në të cilat është folur për vendin tonë”, tha Sejdiu. Vendi i tij e ka njohur shumë shpejt pavarësinë e Republikës së Kosovës, ndërsa diplomacia kroate ka dhënë ndihmë të rëndësishme edhe në procesin e sigurimit të njohjes së pavarësisë së vendit tonë nga sa më shumë shtete të botës demokratike.

    “Tash së fundi, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, Kroacia mbrojti fuqishëm legjitimitetin e pavarësisë së vendit tonë dhe të drejtën e popullit të Kosovës për të jetuar i lirë”, theksoi Presidenti Sejdiu.
    Presidenti i Republikës së Kroacisë, Stjepan Mesiq, në një fjalë të shkurtër, duke falënderuar për dekoratën e dhënë nga Presidenti Sejdiu, Presidenti Mesiq tha se ka marrë shumë dekorata në këto dhjetë vjet sa ishte kryetar i Kroacisë, porse dekorata e dhënë nga Presidenti i Kosovës, si dekorata më e lartë e shtetit më të ri në botë, do të jetë për të e dashur dhe e veçantë.
    Ndërkaq në fjalimin e tij para ligjvënësve të Kosovës, presidenti kroat, Stjepan Mesiq, vlerësoi se vizita e tij në Kosovë nuk është e drejtuar kundër askujt, mirëpo është në funksion të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe stabilitetit në rajon, ndërkaq përsëriti qëndrimin se Kosova është rast “sui generis” dhe nuk mund të kthehet në agjendën e para pavarësisë.
    Ai para ligjvënësve të Kosovës tha se në disa qarqe vizita e tij cilësohet në mënyra të ndryshme. Mirëpo Mesiq shprehu qëndrimin se prania e tij në Kosovë është në vazhdën e vizitave që ka bërë në disa shtete dhe ka të bëjë me forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, pavarësisht se si kjo mund të kuptohet në qarqe tjera, duke aluduar kështu në shtetin e Serbisë.
    Duke folur për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, presidenti kroat tha se është e vërtetë që Serbia nuk mund të pajtohet me humbjen e Kosovës, që e ka zotëruar për 100 vite, mirëpo sipas tij, një gjë e tillë nuk kërkohet nga Serbia.
    Sipas tij, ajo çfarë kërkohet nga shteti i Serbisë është që për interes të serbëve të Kosovës të krijojë raporte të caktuara me Kosovën, të mos u sugjerohet serbëve t’i bojkotojnë zgjedhjet dhe të mos ushqejnë çështje të paqena, pasi që Federata Jugosllave është shkatërruar dhe gjërat nuk mund të kthehen prapa.
    Ai tha se bisedimet për statusin e Kosovës nuk kanë sjellë rezultate, rrota e historisë nuk mund të kthehet prapa dhe as Kosova nuk mund të kthehet në agjendën e para pavarësisë.
    Mesiq duke bërë thirrje për forcimin e marrëdhënie të mira ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës, forcimit të stabilitetit në rajon dhe për perspektivë euroatlantike, vlerësoi se për rajonin ndërtimi i demokracisë është i lidhur ngushtë me nevojën për luftën e ashpër kundër krimit të organizuar.
    Duke folur për të ardhmen e Kosovës dhe rajonit, Mesiq tha se aktualisht është detyrë e madhe para shteteve të rajonit hyrja në Bashkimin Evropian.
    .
    Presidenti Mesiq në orët e paradites është dekoruar me “Medaljen e Artë për Pavarësi” që e ndanë presidenti Fatmir Sejdiu, ndërsa në të njëjtën ditë do të shpallet “qytetar nderi” i komunës së Prishtinës.
    Në këtë seancë solemne me rastin e vizitës së presidentit kroat, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi falënderoi shtetin kroat për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, sidomos për mbështetjen e pavarësisë në GJND.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Mir se na erdhe .

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kryeministri Thaçi: Kontributi i presidentit Mesiq për paqen dhe stabilitetin e rajonit, si dhe për lirinë e Kosovës është i jashtëzakonshëm


    Prishtinë, 8 janar 2010

    Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në një takim presidentin e Republikës së Kroacisë, Stjepan Mesiq, cili ndodhet për vizitë zyrtare në Kosovë në fund të mandatit të tij. Kryeministri Thaçi ka njoftuar presidentin Mesiq lidhur me zhvillimet aktuale në Kosovë dhe bashkëpunimin e mirë me të gjitha vendet fqinje .

    Kryeministri Thaçi dhe presidenti Mesiq janë pajtuar se marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Kroacisë kanë një traditë të gjatë dhe gjithnjë janë duke u forcuar mbi bazën e bashkëpunimit të mirë dhe të sinqertë në shumë fusha.

    Kryeministri Thaçi në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, fillimisht ka falënderuar personalisht presidentin Mesiq dhe popullin e Kroacisë për ndihmën dhe përkrahjen që i kanë dhënë Kosovës pas pavarësisë, por edhe më herët, në arritjen e lirisë dhe të paqes .

    “Kam nderin dhe kënaqësinë që sot takoj mikun e shtetit të Kosovës, mikun e popullit të Kosovës, por edhe mikun tim personal, presidentin e Republikës së Kroacisë, Stjepan Mesiq.

    Roli dhe kontributi i z. Mesiq është shumë i rëndësishëm për të gjitha zhvillimet në rajon dhe për perspektivën evropiane. Gjatë gjithë karrierës së tij politike , të gjithëve u kujtohet vendosmëria e presidentit Mesiq për lirinë e Kosovës, për paqen dhe stabilitetin ne rajon”, theksoi kryeministri Hashim Thaçi

    Marrëdhëniet e gjithanshme midis Kosovës dhe Kroacisë vetëm sa do të zgjerohen në të ardhmen në të gjitha segmentet e jetës institucionale, theksoi z. Thaçi duke shtuar se ne kemi të njëjtin qëllim – të jemi pjesë e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian.

    Presidenti i Republikës së Kroacisë, Stjepan Mesiq me këtë rast ka vlerësuar shumë te mira raportet bilaterale ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës, si dhe është shprehur për thellimin e më tejmë të këtij bashkëpunimi në fushën ekonomike, dhe synimet e përbashkëta për integrimet euro atlantike. Ai ka vlerësuar lartë standardet që ka arritur Kosova në fushën e të drejtave të minoriteteve të cilat janë si urë lidhëse midis shteteve dhe popujve në Ballkan.

    Presidenti Mesiq ka thënë se Evropa Juglindore nuk ka alternativë tjetër, pos hyrjes në integrimet euro atlantike dhe kjo do të ndihmojë që Evropa të bëhet faktor më i madh i paqes, sepse Evropa e bashkuar do të hapë kufijtë e saj, ka thënë presidenti i Kroacisë Stjepan Mesiq.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    Sikur ne shqiptaret e sotem vetem 50% ta duam vendin tone sa e duan kroatet Kroacine, ne do te behemi nje komb me histori te lavdishme!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Sikur ne shqiptaret e sotem vetem 50% ta duam vendin tone sa e duan kroatet Kroacine, ne do te behemi nje komb me histori te lavdishme!
    Kur kalojme neper Kroaci duam vize,apo takse.
    Per vellezerit e juaj....
    Mbase gabim.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •