Korrupsioni nė Gjermani - Rasti Siemens
Sipas tė ashtuquajturit indeks i perceptimit tė korrupsionit tė Transparency International (TI), Gjermania nė vitin 2009 ėshtė renditur nė vendin e 14-tė. Kėshtu Gjermania po lėviz si mesfushor, thuhet nga TI.
![]()
Megjithatė gjendja ka qenė edhe mė e keqe. Nė ditėn ndėrkombėtare kundėr korrupsionit do tė ishte mirė tė kujtohej njėherė afera e korrupsionit tek Zimensi (Siemens). Kjo aferė pati tronditur para tre vitesh njė prej koncerneve mė tė mėdha nė Gjermani dhe pėrfundoi pėrkohėsisht para njė jave me njė kompromis me kryetarin e dikurshėm tė kryesisė Heinrich von Pierer.
Se sa tė holla janė paguar nė kuadėr tė kompromisit vazhdon tė jetė ende e paqartė. Tė paktėn pesė milionė euro duhet t'i paguajė shefi i dikurshėm i kryesisė dhe kėshillit mbikqyrės, Heinrich von Pierer Zimensit pėr t'i shpėtuar padisė sė ish-punėdhėnėsit tė tij. Heinrich von Pierer nuk e kishte llogaritur asnjėherė se puna do tė vinte deri kėtu. Para tri vitesh, nė nėntor tė vitit 2006 prokuroria e Mynihut pati urdhėruar bastisjen e zyrave dhe banesave tė disa bashkėpuntorėve tė Zimensit. Dyshimet e hetuesisė: Punonjėsit e Zimensit kanė shpėrdoruar paratė pėr tė dhėnė baksishe tenderuesve potencialė. Dy muaj pas bastisjeve, von Pierer u shpreh i penduar nė mbledhjen e kėshillit tė pėrgjithshėm: "Ne ishim tė sigurtė se nga rastet unike tė zbuluara atėherė kishim patur pasojat dhe marrė masat e duhura efektive nė mėnyrė qė gjėra tė tilla tė mos pėrsėriten mė kurrė dhe mua mė vjen shumė keq qė kėtė siē duket nuk e kemi arritur nė shkallėn e duhur".
Klaus Kleinfeld Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Klaus Kleinfeld Heinrich von PiererBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Heinrich von Pierer
Nė muajt pasardhės nuk ka kaluar pothuajse asnjė ditė ku nuk nanė dalė nė dritė hollėsi tė reja pėr aferėn e korrupsionit. Nėse nė fillim flitej pėr njė shumė dyshifrore milionėshe tė paguar ryshfet nga Zimensi, kjo shumė ėshtė bėrė mė e madhe nga dita nė ditė. Pavarėsisht se ku, nė Rusi, Nigeri apo Greqi: bashkėpuntorėt e Zimensit kanė ndihmuar shumė qė tė bindin zyrtarėt e korruptuar dhe pėrfaqėsuesit e firmave tė ndryshme pėr kualitetin e produkteve tė Zimensit. Tė gjitha kėto veprime janė duruar dhe fshehur nga Zimensi. Posaēėrisht nė kohėn kur kryetar i kryesisė ka qenė Heinrich von Pierer. Si pasojė von Pierer dha dorėheqjen nė prill tė vitit 2007. Nė vend tė tij u zgjodh shefi i dikurshėm i koncernit Thyssen-Krupp, Gerhard Cromme. Ai ashpėrsoi mėnyrėn e sjelljes kundėr kryesisė sė dikurshme dhe kryesisė aktuale. Dhe kjo ishte logjike. Zimensi ėshtė regjistruar nė bursėn e Nju Jorkut. Kėshilli Mbikqyrės i bursave amerikane dhe ministria amerikane e drejtėsisė janė shumė rigoroze kur bėhet fjalė pėr korrupsion dhe kėrcėnojnė me gjoba miliardėshe. Kėshtu qė nuk vonoi shumė dhe dorėheqjen e ofroi edhe shefi i Zimensit, Klaus Kleinfeld.
Kėshilli Kontrollues dhe kryesia e Zimensit u lehtėsuan shumė kur nė dhjetor tė 2008-s morrėn vesh vendimin e drejtėsisė amerikane dhe Prokurorisė sė Mynihut. Rreth 600 milionė euro gjobė duhej t'i paguheshin autoriteteve amerikane tė drejtėsisė dhe Kontrollit tė Bursės dhe 400 milionė euro Gjermanisė. Kjo shumė ishte shumė mė e vogėl nga sa pritej. Sepse nė fillim flitej pėr rreth 10 miliardė euro.
Qė atėherė Zimensi ka arritur kompromise me dhjetė anėtarėt e dikurshėm tė kryesisė. Ata paguajnė nga 500 mijė deri nė katėr milionė euro pėr Zimensin. Von Pierer, ish-shefi i dikurshėm duhet tė paguajė mė shumė se tė tjerėt. Nė kėtė mėnyrė mund tė mbyllet pjesa kryesore e skandalit. Megjithatė fjalėn e fundit pėr kėto kompromise duhet ta thonė aksionerėt nė mbledhjen e pėrgjithshme, nė janar tė vitit 2010.
Autor : Wolfram Schrag / Esat Ahmeti
Redaktoi : Aida Cama
DW
Krijoni Kontakt