Close
Faqja 0 prej 21 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 204
  1. #1
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Incesti, djemtë e xhaxhait lënë shtatzënë 17-vjeçaren

    ELBASAN - Një histori incesti ka tronditur sërish një fshat të largët në kufijtë e qarkut të Elbasanit. Një 18-vjeçare ka zbuluar dje se ishte në muajin e gjashtë të shtatzënisë, ndërsa u mësua se shtatë muaj më parë ajo ishte përdhunuar nga dy kushërinjtë e saj. Historia është zbuluar nga mjeku që e vizitoi vajzën dje duke konfirmuar edhe shtatzëninë e saj. Prindërit, të tronditur nga lajmi kanë rendur të pyesin fëmijën e tyre, së cilës nuk ia kishin vënë re ndryshimet në trup se si kishte ndodhur, ndërsa kanë mësuar se rreth shtatë muaj më parë , teksa ishte duke kullotur bagëtitë në fshatin Plangaricë, ajo është përdhunuar nga dy kushërinjtë. Vajza e kërcënuar nuk ka treguar gjë në shtëpi, por dy ditë më parë do të zbulohej gjithçka.

    ***

    18-vjeçarja kishte filluar të ankohej për dhimbje dhe një gjendje jo të mirë dhe këtë herë prindërit janë nisur drejt Elbasanit, edhe pse rruga nga ky fshat është e vështirë dhe e largët. Teksa e kanë çuar në urgjencë për dhimbjet që kishte, ata kanë marrë si përgjigje se vajza ishte shtatzënë. I ndodhur përballë kësaj situate, babai ka marrë të bijën dhe ka bërë kallëzimin në polici. Menjëherë për këtë ngjarje është komunikuar me Prokurorinë për të miturit në Durrës. Pas hetimeve paraprake dhe konfirmimeve të marra agjentët e policisë kanë përcjellë prova e dëshmi prokurorit të çështjes në Durrës për autorësinë. Ky i fundit nisur nga dëshmitë e të dhënat në dispozicion ka vendosur shpalljen në kërkim policor të shtetasit të lindur në vitin 1990 me banim në Plangaricë dhe ndjekjen në gjendje të lirë për vëllanë e tij i vitlindjes 1993. Policia konfirmoi se vajza ka deklaruar se është përdhunuar nga dy kushërinjtë, të cilët e kanë detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

    ***

    Ndaj dy të rinjve, njëri prej të cilëve ende i mitur ka filluar procedimi penal për " kryerje të marrëdhënieve seksuale me të mitur 14-18 vjeç në bashkëpunim", si dhe "kryerje të marrëdhënie seksuale me persona në gjini". Mësohet se pas shoqërimit, vëllai i vogël do të duhet të paraqitet herë pas here pranë prokurorisë, ndërsa për vëllanë më të madh u bë shpallja në kërkim. Mësohet se 19-vjeçari është larguar për në Greqi.

    ***

    Me gjithëse mjekët nuk kanë dashur të shprehen lidhur me gjendjen e vajzës dhe të fëmijës, sipas të dhënave të para nga një kontroll i bërë, situata paraqitet e mirë. Gjithsesi, sipas mjekëve, vajza ndodhet edhe nën një stres të madh psikologjik dhe gjithçka mund ta pësojë fëmija. Mësohet se prindërit e vajzës kanë kërkuar informacion edhe në lidhje me një abort të mundshëm, por shtatzënia e vajzës është e madhe dhe kjo gjë është përjashtuar nga mjekët. Mësohet se pasi të lindë fëmija do të vendoset se ç'do të bëhet me të. Familjarët, duke qenë se kanë edhe një lidhje të afërt gjaku me dhunuesit, janë ndodhur përballë një situate shumë të rëndë. Në Plangaricë pjesa më e madhe e banorëve janë me një mbiemër dhe lidhje gjaku, dhe si rrjedhojë ngjarja ka tronditur të gjithë fshatin. Mësohet se dy familjet me 9 dhe 8 fëmijë janë në gjendje mjaft të vështirë ekonomike. Komunikimi i kësaj zone me qytetin është mjaft i vështirë dhe lëvizja bëhet kryesisht me kafshë, për një pjesë të fshatit deri në rrugën kryesore nacionale.

    BARDHA NERGJONI

    Shekulli online
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Eh mjaft i dhembshem kyr rast, vertet per keqardhje...
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  3. #3
    lepurushe Maska e bebushja
    Anëtarësuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    hmmmm nuk thote kote nocja ime po i vjen fundi kesaj bote ,ske cte thuash ...........
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  4. #4
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Nuk eshte faji i "fundit te botes" jo , edhte faji i kultures dhe edukimit skandaloz qe u behet brezave sot e kesaj dite si nga familja ashtu edhe nga komuniteti.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    18-vjeçarja kishte filluar të ankohej për dhimbje dhe një gjendje jo të mirë dhe këtë herë prindërit janë nisur drejt Elbasanit, edhe pse rruga nga ky fshat është e vështirë dhe e largët.
    në kërkim policor të shtetasit të lindur në vitin 1990 me banim në Plangaricë dhe ndjekjen në gjendje të lirë për vëllanë e tij i vitlindjes 1993. Policia konfirmoi se vajza ka deklaruar se është përdhunuar nga dy kushërinjtë,

    njëri prej të cilëve ende i mitur ka filluar procedimi penal për " kryerje të marrëdhënieve seksuale me të mitur 14-18 vjeç në bashkëpunim", si dhe "kryerje të marrëdhënie seksuale me persona në gjini".

    ndërsa për vëllanë më të madh u bë shpallja në kërkim. Mësohet se 19-vjeçari është larguar për në Greqi.
    Hajde bjeri n'fije kultures dhe ligjit shqiptar!

    Ketu ne europ te rijt kan drejt me pas maredhenie qe nga mosha e re e per tu martu duhen 18 vjet e si pra te mejku per mbrojtje kan drejt ma marr barrna kontraseptive ?

    Asht per te ardh keq per tradita qe nuk perputhen me DECOKRACIN e imponuar shpejt pa u pjek....


    A ma mir me i martu e me i heq qafe a ma mir me i len ne liri e keshtu edhe bejn me te njetes gjini edhe me femer me dhum e keshtu semundjet dalin ne fush e buk per mjek ka boll....

    me dhimbet vajza ne qfar kushte jeton Milenarin e III....shum larg nga komedia e çajupit 14 vjeç dhender.......
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  6. #6
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    e mo se gabel duhet te kene qene keta edhe nuk me duket ndonje gje tragjike ajo qe ke ndodhur !!! se zakonisht edhe martohen midis kusherinjve !!! nejse te rroj vete goca !!! shtatzani te mbare !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    E rende shume !
    Shume eshte perhapur ky incesti ne boten moderne.
    E kane harruar felligeshtine ne gjak raca njerezore.
    Shkaterrim do sjelle se jo me kot maredheniet brenda gjakut si lejon ligji.

  8. #8
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221
    Nje rast shume i dhimbeshem per familjen dhe sidomos per vajzen e re

  9. #9
    AOP i kanalit #Shqiperia Maska e ixnpeL
    Anëtarësuar
    12-02-2008
    Vendndodhja
    Kukes
    Postime
    673
    ajde ajde,, turp e faqja zez lol
    Më mirë gabime të njerëzishme se sa mrekulli mizore...

  10. #10
    tHeKtHi MaMa :P
    Anëtarësuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    1,708
    o zot !!!! no coment
    if love is the answer, could you rephrase the question?

Faqja 0 prej 21 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Moda e re, te martohesh shtatzene
    Nga Beqari002 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 07-07-2003, 04:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •