Nga Express mė 09.12.2009 nė ora 16:39
Institucionet qeveritare, gjegjėsisht Drejtoria pėr Mbrojtjen Trashėgimisė Kulturore, e cila bashkėpunon ngushtė me kabinetin e kryeministrit maqedonas, Nikola Gruevski, tashmė ka hartuar projektin pėr humbjen dhe zhbėrjen e artefakteve historike nė Kalanė e Shkupit, pėrmes ndėrtimit tė elementeve sllavo-ortodokse brenda saj.
Njė buxhet prej mbi 1,200,000 eurosh fillimisht do tė dedikohet pėr rikonstruimin e Kalasė, ku do tė ekspozohen elemente sllave, kinse tė bazuara nė artefaktet e gjetura tė periudhės sė shekullit 14, me pretendimin qė aty dikur ka ekzistuar njė kishė sllavo-ortodokse. Projekti i hartuar, i cili si bartės ka historianin dhe arkeologun kontrovers maqedon, Pasko Kuzman, ėshtė nė pėrpunim e sipėr dhe siē njoftohet nga burime brenda Ministrisė sė Kulturės, ky projekt mund tė gėlltis disa miliona euro.
Nė kėtė kuadėr planifikohet edhe ndėrtimi i njė kishe, gjurmėt pėr ekzistimin e gurthemeleve tė sė cilės, sipas Drejtoria pėr Mbrojtjen e Trashėgimisė Kulturore, janė gjetur nė kala. Sipas Drejtorisė, kisha sllavo-ortodokse i takon periudhės sė shekullit 14.
Vetėm pėr kėtė kishė planifikohen me miliona euro, ngase ajo tentohet tė shndėrrohet nė njė objekt kulti, qė do tė ndėrtohet mbi Kalanė e Shkupit, dhe qė do tė paraqiste njė simbol tė sllavizmit tė kėsaj pjese me vlera autentike tė sė kaluarės. Pas projektit pėr vendosjen e busteve sllavo-ortodokse nė pjesėt qendrore tė kryeqytetit dhe pas paralajmėrimit pėr ndėrtimin e njė kishe nė sheshin e Shkupit, duket se ky ėshtė skenari mė i freskėt i Qeverisė aktuale maqedonase.
Si synohet tė realizohet plani
Nė mediat e afėrta me Qeverinė e Maqedonisė tashmė po krijohet terreni pėr fillimin e realizmit tė skenarit pėr sllavizmin e Kalasė sė Shkupit, qė pėrndryshe ėshtė njė monument autentik i periudhės sė hershme, i cili pastaj u influencua edhe me ndikimin e Perandorisė Otomane. Sidoqoftė, mediat qeveritare “sqarojnė” se brenda saj kinse ėshtė gjetur njė pllakė me emrat e shenjtorėve sllavo-ortodoks, por edhe artefakte tė njė kishe, megjithėse nuk jepen detaje pėr kohėn e prejardhjes sė tyre.
Krijoni Kontakt