Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    ssdwcdcee Maska e SENSUALI_TR
    Anėtarėsuar
    01-02-2007
    Vendndodhja
    Ne vendin ku Extremet i kalojne kufijte e imagjinates
    Postime
    277

    Jeta ne fshat dhe ne qytet

    Kane thuajse te njejten moshe. Jetojne vetem pak kilometra larg njera-tjetres, por bejne jete teresisht te ndryshme.
    Lorina Misku eshte nje maturante nga kryeqyteti, ndersa Albana Ago 16 vjec, banon pak me tutje periferise, ne fshatin Vishnje te Tiranes.

    Njera frekuenton gjimnazin “Sami Frasheri”, ndersa tjetra ate te Baldushkut. Ne diten e pushimit Albanen e gjejme duke u marre me punet e shtepise.

    Jeta ne fshat nuk i ofron shume mundesi per te realizuar deshirat e moshes, ndaj zgjedh te jete sa me e dobishme ne familje.

    “Kohen e lire e kaloj duke bere pune te ndryshme ne shtepi, duke ndihmuar maman, duke pare televizor”, shprehet Albana.

    E reja kryeqytetase e gjen me ndryshe veten mes komoditetit qe i ofron jeta metropolitane.

    “Pervec kohes kur jam ne shkolle, fundjavave dale me shoqet. Kaloj kohen ne internet qe eshte i domosdoshem per te gjithe”, thote Lorina.

    Internetin per zbavitje Albana as qe e mendon. Jo vetem per faktin se ai eshte nje opsion i pamundur per ta pasur ne shtepi.

    “Internetin e perdor vetem ne shkolle per materiale te ndryshme. Nuk kam ‘Facebook’ sepse prinderit nuk duan”, shprehet Albana.

    Per te dhe prinderit e saj edhe celulari eshte nje luks i teperuar, qe te pakten mosha per momentin s’mund t’ia lejoje.

    “Nuk kam celular, sepse prinderit nuk e mendojne se duhet ta kem per momentin. Kam shume qejf ta kem, por do te pres kohen per ta pasur”, shprehet ajo.

    Albana e ndan diten e saj mes puneve te shtepise dhe mesimeve. Ndersa Lorinen pas mesimeve e presin momente me te bukura.

    “Duke qene se jam ne nje periudhe qe duhet t’i kushtohem mesimeve ato jane me te rendesishme, por mundohem edhe argetimet mos t’i le pas dore”, thekson Lorina.

    “Uue nuk kam mundesi te argetohem. Ketu ka shume pune. Dal pak me shoqet neper lagje dhe kaq. S’kam cfare te bej tjeter”, thekson Albana.

    Bukuroshes nga qyteti, duket se fati i ka buzeqeshur me teper.

    “Ambjenti qe me rrethon m’i ploteson te gjitha. Nuk me mungon asgje. Te gjitha gjerat qe me mungojne i kam afer”, shprehet Lorina.

    Kerkojme vetem per nje cast t’u nderrojme rolet vajzave.

    “Nuk e imagjinoj veten time ne fshat. Nuk do kisha keto mundesi argetimi, kete rreth shoqeror”, thote Lorina.

    “Do me pelqente shume te jetoja ne qytet. Aty ka mundesi te argetohesh”, shprehet Albana.

    Si te reja ambicioze te dyja bukuroshet endrrat i shohin te realizuara permes shkolles.

    “Duke qene se jam maturante, ambicien e kam ne nivelet me te larta dhe dua te fitoj ate shkolle qe me pelqen”, shprehet Lorina.

    Te pakten per Albanen, shkolla duket shpetimi i saj.

    “Endrrat e mia jane te shumta. Parapelqej te bej shkollen e larte dhe pastaj te shohim”, thote Albana.

    Bukuroshet ndajne te njejten kohe e hapesire, por dimensionet e jeteve te tyre per shkak te vendndodhjeve ndryshojne.

    Lorina eshte reflektimi i kohes qe ka ndryshuar brezin e ri, ndersa Albana pranon ende me deshire te jete nyja e tradites qe vijon te ruhet ne disa treva shqiptare.

    /Top Channel/
    * Jeta ėshtė Mundėsi, Pėrfito nga Ajo*

  2. #2
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    se paska fshat Vishnje ne Tirane se kisha nigju naiher.

    mos eshte nai disneyfshat??

  3. #3
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anėtarėsuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266
    Citim Postuar mė parė nga SENSUALI_TR Lexo Postimin

    shume interesante kjo intervista dushe...

    un do theksoja qe vertet per kete jeton ne fshate ka me pake mundesi argetimi ,por jeta po ecen para dhe shumica e fshatareve i kane lene vendet e tyre me ardhe e jetu ne qytet sepse jep me mundesi ne gjithēka kure jeton ne metropol.

    dhe shkolla vertet hape shume dyere ..
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Ate fshatin Vishnje do ta kerkojne me vone te pasurit e Tiranes per ndertuar vilat e tyre,por mua nuk me duket i drejte mendimi se duke patur celular ,internet dhe hapsire ku te dalesh me shoqerine mund te argetohesh ,prandaj ky shkrim apo verejtje per te krahasuar jeten kulturore te qytetit dhe te fshatit nuk eshte bindes.
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015
    Citim Postuar mė parė nga ajzberg Lexo Postimin
    Ate fshatin Vishnje do ta kerkojne me vone te pasurit e Tiranes per ndertuar vilat e tyre,por mua nuk me duket i drejte mendimi se duke patur celular ,internet dhe hapsire ku te dalesh me shoqerine mund te argetohesh ,prandaj ky shkrim apo verejtje per te krahasuar jeten kulturore te qytetit dhe te fshatit nuk eshte bindes.
    Shume e sakte Ajsberg.

    Varet se si e shikon cdokush jeten, dhe varet se nec nivel shpirtror ka arritur cdo kush sepse kendveshtrimet jan te shumta,dhe eksperienca ime e jetes me flet me kete gjuh;

    U linda ne fshat, mes njerzve te thjesht e te lodhur nga puna fizike, por gjithmon te gezuar e zemer bardh.

    Ne fshat isha i lummtur, por gjithmon kisha deshiren te jetoja ne qytet(sepse me mungonte eksperienca dhe me shtynte ambicja e kureshtja),dhe shkova ne qytez,e nga qyteza ne qytet e nga qyteti ne metropol e keshtu me rradh, dhe sinqerisht, nese do mundja te ktheja kohen mbrapa(ne baze te eksperiences time, dhe dijeve e njohurive te perfituara gjith keto koh qe orovatem majtas djathtas)nuk do e kisha len kurr fshatin,sepse tani ne kete faz e peshoj jeten ndryshe dhe se qetesia shpirterore qe te ofron jeta ne fshat,nuk krahasohet me asgje te mire(te demshme)qe te ofron nje metropol leshi.

    Ps kjo eshte e verteta,vetem nje ipokrit metrialist,do pretendonte te kunderten.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Nuk kam lindur nė fshat, por do doja tė jetoja nė fshat.
    Shumė gjėra qė sot thuhet se janė tė mira, janė vėrtet shumė tė kėqija.

    Tani qė e njoh jetėn "moderne" tė qyteteve, do doja me gjithė shpirt tė jetoja nė fshat.

    Do doja tė shijoja kėnaqėsitė e thjeshta dhe tė vėrteta tė jetės. Kėnaqėsitė e jetės sė qytetit, tė ashtuquajtura moderne, janė kėnaqėsi boshe me tė cilat njeriu gėnjen veten. Kush del jashtė natyrės, i shkurton jetėn vetes.

    Nė kohėt e sotme, nėse mund tė sigurosh jetėn nė ndonjė fshat, ėshtė gjėja mė e mirė qė mund tė bėsh.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •