-
"Ēensura" ndaj Erion Veliaj
Lėvizja ZGJOHU proteston ndaj ēensurės sė Aleksandėr Frangaj ndaj Erion Veliaj
Nga Altin Goxhaj
Ditėn e Enjte mėsuam njė ngjarje shumė tė rėndė pėr lirinė e medias nė Shqipėri. Siē u pohua nga vetė dy protagonistėt e ngjarjes, nė emisionin Opinion tė Blendi Fevziut nė TV Klan, para njė jave ėshtė ēensuruar nga vetė pronari i TV KLAN, Emisioni BLU (njė emision ky shumė i rėndėsishėm pėr demokracinė dhe lirinė e fjalės), intervista e gjatė dhe e gjerė e Erion Veliajt pėr jetėn e tij seksuale dhe heroizmin e tij qė nga fėmijėria e vėshtirė duke shitur fiq dhe caraca, e deri nė aventurat e tij action nė Ruanda dhe Irak. Siē u pohua vetė nga Pronari i Televizionit Klan Aleksandėr Frangaj, kjo ėshtė bėrė me urdhėr tė tij dhe vetė Erion Veliaj deklaroi hapur dhe pa frikė, ashtu trimėrisht siē ai di, se kjo ėshtė shkelje e lirisė sė fjalės dhe e tė drejtave tė njeriut. Po ashtu Veliaj deklaroi se Klan Tv ka transmetuar mbi 20 herė spotin anti Veliaj tė Lėvizjes ZGJOHU dhe kjo ėshtė njė shkelje e lirisė sė shprehjes sė Veliajt pasi transmetimi i mbi 20 mijė herė i dhjetra spoteve tė Veliajt kundėr Nanos, Berishės, dhe pro politikės sė re qė janė transmetuar nga viti 2003 deri nė 2009, dhe mbi 1 mijė orė transmetimi tė Veliajt nė televizionet shqiptare nuk kanė asnjė vlerė pasi spoti i Lėvizjes ZGJOHU pavarėsisht se ėshtė transmetuar vetėm 20 herė, ishte nė prag zgjedhjesh dhe e eklipsoi 6 vjet spotet ekskluzive tė MJAFT dhe G99.
Lėvizja ZGJOHU e konsideron ēensurėn ndaj pėrfaqėsuesit tė vetėm tė rinisė shqiptare, tė njeriut tė madh Erion Veliajt, nėpėrmjet bllokimit tė transmetimit tė emisionit BLU si njė fatkeqėsi pėr gjithė rininė shqiptare e cila nuk do tė dėgjonte pėr tė 100 herė historinė e jashtėzakonshme tė jetimit qė u bė lider, tė njeriut qė braktisi rrogat e larta tė UN (megjithėse ska asnjė dokument qė tė vėrtetojė se Veliaj ka pasur ndonjė ofertė pune nė 2002 apo 2003 nga ky institucion ndėrkombėtar qė ka shumė kritere shkollimi pėr tė punėsuar dikė fill time) dhe erdhi nga pėrtej oqeanit si Mesia qė tė shpėtojė Shhqipėrinė duke thithur mbi 5.4 milionė euro tė komunitetit ndėrkombėtar tė destinuara pėr rininė shqiptare. Veliaj nė emisionin e Bledi Strakoshės do tė na tregonte pėr tė 100 herė se si ai pavarėsisht se humbi me 0.89% (duke mos kapur tė paktėn as 0.99% tė votave) e rėndėsishme ishte qė mori pjesė nė zgjedhje, dhe se ka humbur vetėm betejėn por jo luftėn ashtu si Obama. (Ėshtė e vėrtetė qė Veliaj nė bashkėpunim me disa tutorė tė tij prej vitesh ka paguar para pėr bllokimin e disa zėrave tė tjerė tė shoqėrisė civile por kjo ka qenė e nevojshme sepse jo ēdo kush ka tė drejtė tė dalė nė medias pasi jo ēdo kush ka aq vlera sa ai.)
Lėvizja ZGJOHU i bėn thirrje Pronarit tė TV Klan qė nė respekt tė standarteve tė tė drejtave tė njeriut, tė lirisė sė fjalės, dhe tė vetė proēesit tė integrimit europian, tė nxjerrė nga errėsira, intervistėn e jashtėzakonshme tė historive tė dashurisė sė Erion Veliajt, sepse nė rast tė vazhdimit tė kėsaj errėsire mediatike, Lėvizja ZGJOHU nė bashkėpunim me 10 anėtarėt-drejtorė tė MJAFT, dhe 20 ish-kandidatėt e mbetur tė G99, do tė protestojė pėrballė Televizionit KLAN me maska shumėngjyrėshe qė simbolizojnė flamurin e erosit tė ēensuruar nė Blu.
Ndėrkohė qė ZGJOHU ngren shqetėsimin se pėrse shumė politikanė dhe analistė shqiptarė nga i gjithė spektri politik shqiptar siē janė Aleksandėr Frangaj, Arjan Prodani, Artur Zheji, Dashamir Shehi, Nard Ndoka, Ed Paloka, Frrok Ēupi, etj etj fyejnė vazhdimisht gjithmonė vetėm njė njeri dhe pėrkatėsisht Erion Veliajn, nė debate TV apo nė gazeta me fjalė tė rėnda si legen, plehėr, lejfen, kėlysh, hipookrit, mashtrues, zagar, papagall, ti do rrahur 3 herė nė ditė, etj etj.
p.s. Ndėrkohė ZGJOHU nė kuadėr tė logjikės shumė tė drejtė tė Veliajt qė mashtrimet dhe shpifjet duhen denoncuar nė gjykatė, dhe duke qenė se spoti i ZGJOHUt sipas tij ishte njė spot shpifės, i kėrkojmė publikisht qė le ti drejtohet gjykatės dhe se autori i spotit ėshtė Altin Goxhaj, nė adresė: Rr. Bardhok Biba, P. 75, Sh.2, Ap. 38, TR.
-
-
Kot per kuriozitet te te pyes:
Cili eshte konlkluzioni yt nga ku artikull? Cfare mesazhi pretendon ti se percillet?
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt