
Postuar mė parė nga
tetovarja87
E dini,apo nuk e dini...
Mendoj se edhe e dini,ndoshta nga qielli e shihni,jam pak me elumtur se sa ditet e tjera,e perse...po a nuk u tregoi engjulli mbrojtes i imi a?!
Tani me bota ka nje kuptim tjeter per mua,jo sikur ju,jo sikur juve,por tashme ka dikush qe me don dhe e dua,dhe ka nevoj per ekzistencen time.
Me bene te ndjehem mire kjo Babi/Nene, sepse une deri me tash as vete nuk e di se perse,per kend jetoja,ne te njejten kohe me vjen edhe keq kur e mendoj s enje dite do te largohem nga kjo shtepi dhe sdo te shohe vellan kur ta mer gjumi,s'do jem ketu kur te kete kokdhimje,kur te jete i emrzitur apo i gezuar.
Me besoni,kjo e fundit ishte gjeja me e forte q eme ndalonte per t emare nje vendim kaq te rendesishem ne jete.
Me besoni,se sa rende e pata kur te gjithe me thonin: ti ate e njeh,e ke pare,tani vendos vete,kisha mall pe rju dhe thoja me vete "ah sikur te ishin ata dy s'do me kishin lene kaq vetem ne keto momente kaq te veshtira" se sdinja cka te vendosja.
E kisha frike se duke u nisur drejt nje jete te re timen,une po braktisja motren dhe vellezrit,kisha frik te jem e lumtur dhe nga lumturia te mos haroj ata,me se shumti kisha frik qe te mos i braktis ata.
Por u be ,ndodhi...tani edhe une i perkas dikujt,mu ashtu sic i perkisje ti Nene Babit,sa me mungoni ne keto dite,e dini sa me mungoni,aq shume,aq shume....ah sikur te ishit ketu te me kapnit doren duke me thene: "mos ki frik nga kjo Jete me"
Ketu,ne dhomen time te ersuar teksa shkruaj,deshmitar Zotin,une bija e juaj,u premtoj se motren dhe vellan edhe nga diku tjeter do ti shikoj,do kujdesem per ata,ndersa ty Babi keshtu te drejtohem: e mban mend kur te pata premtuar per vellan e vogel se nuk do ti mungoj as edhe me vogla loder,tani te premtoj se per ate do sfidoja edhe Boten.
Nene,kam nevoj per keshillat e tua,dije se kur nuk do te te zevendesoj dhe deri s ate vdes nje Nene une do te dua.
Krijoni Kontakt