
Postuar mė parė nga
tetovarja87
Shfytezoj rastin perderisa jam vetem e te shkruaj...
shfrytezoh eresiren qe askush te mos me shohe lotet ne sy,vetmin-qe askush te mos me ndjej renkimin time...
per ju shpresa ime per te jetuar....
ndoshta ne nje te ardhme,une do te kem nje shpres akoma me te forte per te jetuar,por sote jeni ju...
keta fjale qe i shkruaj ne kete leter,asnjeher s'ua kam thene dhe asnjeher ndoshta s'do t'ua them,dashurin time ndoshta vertet do t'a kuptoni vetem ateher kur edhe une te vdes,ateher kur ju do te gjeni kete leter dhe do lexoni kete qe une shkruaj,te them se do ta kuptoni ne nje te ardhme,eshte e pamundur,sepse ju kure me s'ka mundesi te jeni moter e madhe,sepse jeni me te vegjelit e mi....
Asnjehr nuk e mendoja se do te mbetemi ne jete ne kete menyre,asnjeher nuk e mendoja se une do te mare rolin nene e baba per ju-edhe pse kur s'arita dhe s'do arrij vertet te jem,por me gjithe mundin time,me gjithe fuqin time,me gjithe frymen e shpirtit time qe me mbane ne jete une mundohem qe te pakten te jeme moter permbi moter per ju.
Noshta ndonjeher duke se sillem keq me ju,u ndaloj ne ca gjera,u bertas per gjerat qe mendoj se jan te gabuara,por kete gje e beje vetem nga shkaku qe ju te vazhdoni e te ecni ne rrugen ne te cilen na mesuan ata-qe neve na dhane jeten-rruge ajo,qe kishte respekte per me te vjetrin,sjellje me te mire,dashuri,meshire,humanitet per te tjeret,zeri yne te mos degjohet as edhe ne obbor...e mbani mende kete?!!
Ndoshta disa momente me tregojn te tille,por ju nqs sote nuk e kuptoni,jam e bindur se ne te ardhmen do ta dini se gjithc'ka kam bere per ju,do ta kuptoni se une nuk doja as edhe nje file e vogel pluhuri te kaloj mbi koken e juaj...
Do ta kuptoni se pse une gjithmon lija ne gjyse ushqimin time,se pse une ne te shumten e rasteve nuk haja ate ushqim kur kishte per te gjithe,ate qe me takonte mua...
Ndonjeher mendoj: sa frige i kam te ardhmes,mendoj,se sa flijoj veten une per jua,sa vuaj une per ju,qaj une qe ne syte e juaj te shteren lotet,dhe theme,c'do te beja nese kur ata te ken familjen e tyre,une te mbetem e haruar,por perseri theme,ngushlloj veten,edhe sikur ashtu te ndodhe,perseri ndoshta do te jetoja qe juve t'u shohe te lumtur,te gezuar,t'u shohe se si ju boten mbani ne duar...
Ti me i vogli nga ne,qe motra te kam gjithc'ka,po te drejtohem ty,sepse ne te tjeret te pakten e mbajm mende aromen e nje nene e babai,e mbajm mende fytyren e e tyre,ne e shikuam nje jete me ta,por ti,ah ti....qe zemren m'a pervlon sa here qe te kam prane...
Ishte vec 7 vjec kur iku babi,por ateher kishim nenen,dhe me pase iku dhe ajo kur ti bere 11,e pse?! A...pse o Zote?!
Vetem e vetem qe ti te me mbetesh jetim,te me jeshe i dalluar nga shoket shpriti motres,qe ne mbledhejt prindore tuat ne shkoll banka ku ti ulesh te jet gjithmon boshe....
sa here kur te perqafoj e ledhatoj me thua,te mos te te dua shume se s'bene,ndoshta edhe ty akoma te sillen ne mdnje fjalet e nenes kur e perqfoja e e puthja "mos me duaj kaq shume se do me hashe koken" kur me thoshte....dhe se per mallkim doli e vertet...
Akoma je i vogel qe te kuptosh,por ateher kur te kesh ne duar kete leter jam e bindur se do te thuash L***** nuk u be kure nena ime,por te pakten ishte ajo qe s'me la kure te qaje,ajo qe me mbulonte lure une kisha ftohte,qe doren time ngrohte me doren e saje...
Ju asnjeher nuk e kuptuat se une ne thellsin time sa shume vuaja per mungesen e tyre,nuk me lotonin syte,por zemra ime,por gjitmon para juve u behesha flutur punoja,veproja,u beja palaco qe te mare nje buzqeshje nga fytyra e juaj c'do dite pranverore dhe c'do nate kure bente acare....
Noshta nje dite mund te thoni edhe se s'kam bere asgje per ju,por aq munda te beje,me gjith fuqin e shpirtit time,aq munda te beje,dhe ne kete raste vetem Zoti do m'a dije...
U siguroj motra se ne dite do te keni me te miren e te mires ne kete bote,sepse Zoti edhe per ju dic'ka te mire do te kete shkruar...
dhe ne boten tjeter gjithashtu te gjith ne e dime,dhe c'do nate kur biem ne gjume i bejme lutje Zotit: ne kete Bote familja jone u paksua,por beje Zote qe ne boten tjeter ,te jemi serishte bashke ne parajs....
Me gjithe dashurin time,per ju,dijeni forte mire dhe kure mos haroni:
Jeni e vetmja arsye qe deri me sote dhe ne kete moment une mare fryme....sido qe te ne vije jeta,ngado qe te na shpijen dallget e saje,ju jeni dhe dote jeni shleqim i syve te mideshira ime me e flakt qe gjithmon te keni ate qe deshironi,ne jeten e juaj kure me gje mos mungofte.....
Njejte sikur babi dhe nena,amanet ti le femijet,edhe fjalet e mia do te jen: kujdeseni per vellezerit dhe motren se amanet ata mi lane...
Krijoni Kontakt