Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11

Tema: Rexhep Luci

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280

    Rexhep Luci

    Vrasja e arkitektit


    Arch. Ylber Vokshi -Ylli

    Cila ėshtė ajo shoqėri qė e injoron e nėnēmon e degradon e nė fund edhe e vret arkitekti? Ai pos argumenteve profesionale tė profesionit nuk ka armė tjetėr pėr tė iu kundėrvėnė kėrkesave tė ndryshme me vend e pa vend, tė gjithė faktorėve relevant duke mbrojtur interesat e tė gjithė atyre qė shprehin dėshirė tė jetojnė nė njė shoqėri apo vendbanim tė urbanizuar, tė cilės me kreativitetin e vet i jep edhe anėn e bukur, artistike tė vendbanimit. Vrasja e tij herė do kurdo do tė i hakmerret shoqėrisė si po e tregon realiteti ynė pas dhjetė viteve nė Kosovė.

    Nė shtator tė vitit 2000 nė mėnyrė qyqare u vra arkitekti Rexhep Luci kryearkitekti i Prishtinės. Vrasja e tij as qė i bėri pėrshtypje tė madhe opinionit publik prishtinas dhe kosovarė tė atėhershėm, ndoshta edhe nga frika dhe mos kultura e jetės urbane. Pos pasojave tė pa riparueshme nė fushėn e urbanistikės nė tėrė Kosovėn as qė mundej tė imagjinoheshin pasojat komplekse tė kėsaj vrasje.

    Kryearkitekti i Prishtinės, u mundua te parandaloj shkatėrrimin e rifilluar tė kryeqytetit, u ekzekutua mizorisht, e si rezultat kemi shkatėrrimin e Prishtinės dhe Kosovės nė fushėn e planifikimit hapėsinor dhe urban nė tė gjitha vendbanimet tona. Prishtina ishte modeli urban tė cilin e kopjuan tė gjitha vendbanimet tjera kosovare pasi organet shtetėrore, si duket me qellim, nuk kanė vepruar nga viti 2002 kur u krijuan organet e pėrkohshme qeverisėse nė Kosovė tė cilėn e sundonte UNMIK-u nga viti 1999.

    Institucionet pėrgjegjėse tė Kosovės,jo vetėm qė nuk e gjetėn vrasėsin, lejuan njerėzit te cilėt i luftonte z. Luci me argumente profesionale, tė vazhdojnė me punėn e tyre, pa qarė kokėn pėr interesat e pėrbashkėta si nė zonat urbane dhe ato rurale, pothuajse fėmijėt e tyre nuk do tė jetonin apo do tė jenė mysafir nė kėto hapėsira.

    Efekti i “frikės” te profesionistėt u arrit plotėsisht, ashtu si e kishin planifikuar ekzekutuesit e vrasjes. Tėrė kėtė kohė u ndėrtua pa planifikim duke menduar se po fitojnė, nga aspekti profesional nė fund tė gjithė do tė jene humbės tė mėdhenjtė material e sė bashku me ata edhe e tėrė shoqėria kosovare. Atė qė kemi fituar ne si shoqėri ėshtė degradimi i pafalshėm i hapėsirave urbane dhe rurale kurse ne jemi detyruar tė jetojmė nė kėto rrethana jo normale urbane pėr njė shoqėri.

    Tė gjitha tentimet e viteve tė fundit pėr tė fajėsuar ndėrkombėtarėt pėr kėto dukuri qė mė parė ishin tė pa qėndrueshme pasi autorizimet pėr fushėn e planifikimit hapėsinor dhe urbanizmit ishin qartė tė definuar si pėrgjegjėsi tė pushtetit qendror dhe ati lokal, kurse UNMIK-u aq shumė i pėrfolur, vetėm kishte rrol mbikėqyrės nė veprimet qė vetė ne i kemi bėrė nė ndėrtimet me leje e pa leje,nė ngritjen e shoqėrisė tonė qė e kemi ėndėrruar pas dėbimit tė regjimit profashist gati njė shekullor serb pas vitit 1999.

    Nė njė shkrim tė shtypit kosovar tė kėtyre ditėve arkitekti Rexhep Luci pėrmendet vetėm si numėr sė bashku me disa aktivist politik tė vrarė nė Kosovė. As pėr sė afėrmi nuk kuptohet ndėrlikueshmėria urbane dhe tragjedia e njė shoqėrie me vrasjen e kryearkitektit tė kryeqytetit,cilat janė pasojat e ndėrtimeve tė pa planifikuara. Kush urdhėroi tė veprohet kėshtu, a thua dikush mendoi se do tė ketė pėrfitime tė mėdha materiale me kėtė vrasje, si mundet tė krahasohen veprimtarėt e ndryshėm politik me zhvillimet jetike urban tė njė vendbanimi e posaēėrisht tė kryeqytetit, a thua ishin tė rėndėsishme vetėm interesat individuale tė disa grupeve tė interesit, a thua do tė ishte ma mirė pėr tė gjithė ata tė cilėt kryen krimin ndaj arkitektit tė iu pėrmbahen disa standardeve dhe rregullave urbane, me siguri do tė kishin pėrfitime shumė ma tė mėdha nėse do tė planifikonin hapėsirė urbane qė na rrethon.

    Kush pėrfitoi nga kjo vrasje, me siguri askush, tė gjithė ne jemi humbės tė mėdhenj. Pasi e vranė atė nė mėnyrė mizore ia futen “frikėn” profesionistėve tė tjerė pėr mos veprim apo veprime tė dirigjuara urbane. Njė pjesė e arkitektėve mezi pritėn tė dalin nė skenė si “shpėtimtarėt” Kosovės duke bashkėpunuar me “kriminelėt e paqes” nė planifikimin hapėsinor dhe urban nė dhjetėvjetėshin e fundit. Pasojat sot janė tragjike pėr tė gjithė vendbanimet nė Kosovė, kėto pasoja tė gjithė ne jemi duke i pėrjetuar sot dhe nė tė ardhmen.

    Tė gjitha kėto dukuri shihen, preken e aq ma keq pėrjetohen shumė keq nga banorėt tanė dhe do tė jenė dėshmi e njė kohe pa kohė, do tė mbesin me shekuj si relikte tė njė kulture primitive, tė njė kohe tė vėshtirė qė e ka pėrjetuar kjo shoqėri.

    Me vrasjen mizore tė kryearkitektit tė kryeqytetit u vra e tėrė urbanistika e Kosovės, filloi shkatėrrimi i tė gjitha qyteteve kryesore tė Kosovės, filloi jo ligjshmėria urbane nė pėrmasa tė pa para qė ėshtė duke vepruar qė dhjetė vite. Ata tė paktėt qė nė mėnyrė dinjitoze dhe profesionale reaguan u anatemuan dhe u injoruan tėrė kohėn qėllimisht duke vazhduar avazin e vjetėr me ndėrtime tė cilėve po ia shohim sherrin tė gjithė ne.

    Askush nuk e ka imagjinuar njė situatė tė tillė pas vitit 1999 kur nė mėnyrė perfide me njė imagjinatė shkatėrruese dhe destruktive nė vazhdimėsi me vetėdije po e shkatėrrojnė tėrė shoqėrinė tonė pėr disa pėrfitime tė mjera personale me pasoja tragjike pėr gjeneratat e tanishme dhe ato tė ardhshme tė cilat shumica nga mosdija po i injorojnė. Tė gjitha kėto krime urbane janė bėrė nė emėr tė atdhetarizmit apo “patriotizmit” tė rrejshėm pasi pas dhjetė viteve kėto pasoja tė kėtyre veprimeve janė evidente.

    Tė gjitha tentimet qė tė punohet ashtu si vepron e tėrė shoqėria e civilizuar, deri mė tani ishin tė kota pasi nė pushtetin qendror si dhe nė atė lokal ishin instaluar struktura tė cilėt nuk ngurruan edhe tė vrasin,pasojat vetėm kanė filluar tė vėrehen nga tė gjithė banorėt e Kosovės.

    Ėshtė momenti i fundit qė aktorėt dhe pėrgjegjėsit kryesor tė japin llogari para kėsaj shoqėrie qė e anatemuan nė dhjetė vjeteshin e fundit duke trumbetuar pėr njė patriotizėm primitiv e tė tejkaluar e qė nė thelb i kishin vetėm pėrfitimet personale,klanore dhe regjionale duke e flakur rrolin e shtetit dhe interesave tė pėrbashkėta shtetėrore nė fushėn e planifikimit hapėsinor dhe urbanizmit.
    Kėto ditė kanė filluar polemikat politike pėr vrasjet e pa sqaruara nė vitet e pas luftės sė vitit 1999,pas dekonspirimit tė njė individi. Ka reagime me prapavija politike tė ulėta tė cilat dikush po tenton t’i keqpėrdor. Vrasjet e pa zbuluara tė pasluftės nė Kosovė pos prapavijės politike kishin edhe atė abuzuese.

    Ajo ēka ma sė shumti duhej tė brengoste kėtė shoqėri ėshtė se si u veprua pas vrasjes sė arkitektit Rexhep Luci, si vepruan tė gjitha organet shtetėrore,si u zhvillua fusha e urbanistikės,si vepruan profesionistėt e frikėsuar, arkitektėt dhe urbanistėt nė kėto vite, etj.

    A ka fuqi shoqėria jonė tė fillojė me rehabilitimet urbane tė domosdoshme gati nė tė gjitha qendrat kryesore tė Kosovės si rezultat i abuzimeve tė mėdha me hapėsirėn urbane dhe rurale e cila na rrethon pas vrasjes sė qėllimshme, nė shtator tė vitit 2000 tė arkitektit Rexhep Luci nė Prishtinė vetėm qė deshi tė respektohen principet elementare si dhe normat dhe standardet nė fushėn e planifikimit hapėsinor dhe urban. Kjo jam i bindur se nuk ka ngjarė nė asnjė shoqėri tė civilizuar qė njeh njerėzimi.

    (Autori ėshtė arkitekt i pavarur)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    qysh more burr na ke siell ketu te Elita Kombetare edhe njerz qe kan qen mieshter te kulmave te shtepiave e hiq ma teper
    po kesi tipash si ky ka ne trojet tona me mijra e mijra
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar mė parė nga Llapi Lexo Postimin
    qysh more burr na ke siell ketu te Elita Kombetare edhe njerz qe kan qen mieshter te kulmave te shtepiave e hiq ma teper
    po kesi tipash si ky ka ne trojet tona me mijra e mijra
    Ėshtė arkitekt Llap arkitekt! Mendoj se ky arkitakti ka kryer shkollė tė paktėn dhe e ka shfrytėzuar atė, ndėrsa Hashimin qė sjell ti ka kryer shkollė por me atė shkollė nė Amerikė do tė punėsohej si ... "Mieshter te kulmave te shtepiave" e hiq ma teper!
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011
    Citim Postuar mė parė nga Llapi Lexo Postimin
    qysh more burr na ke siell ketu te Elita Kombetare edhe njerz qe kan qen mieshter te kulmave te shtepiave e hiq ma teper
    po kesi tipash si ky ka ne trojet tona me mijra e mijra
    Llapcin,
    Si "mjeshter i shpijave" ne kosove sot veshtir gjendet, kosova do te ket keso njerz te profesionit por jo nga soji i "elites" se "patriotve" tu sepse jan analfabet dhe gjenetikisht injorant ,duhet te kalojn edhe 50 vjet deri sa te rafinohen!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e pse o llap nje arkitekt nuk te duket ty Elit kombetare..

    aiii tash po e tregon fshatarllikun..

    arkitekti o llap eshte shum kombetar kur eshte vertet arkitekt e jo mafioz..
    sepse arkitekti mendon me makin llogaritsene dore se si duhet te jete nje mahalle ku do banojne mijra njerez..pra ti me nan e bab e femij e grue..
    ku do ta parkosh kerrin ku do ta blesh zetinin e shamponin e pampersat.. ku do lujn fmija yt e ku do ken shkoll e cerdhe ekopesht eku do punoj jot grye si frizere apo ti si mekanik kerrash apo msyes shkolle..
    Pra ai ndreq menyren e jeteses se popullit e kjo quhet kombetar-izem.. se kombetarizma nuk eshte fjal ne hava.. ka vepra..

    mafia nuk i do arkitektet e tille.. ajo do gjahtar trojesh..
    kopila qe din me gjet ku ka boshllik.. me ngrit pallate qe me i shit sa frangu pulen meter katrorin..ani se ja zen diellin kojshive.. apo rrugen banorve apo ja prish oborrin fmive te mahalles..
    keshtu i doni ju "qlirimtaret" arkitektat me doket.. se me ato thas me euro te fondit qasi punsh jeni tuj ba..
    E jo vec me te fondit enverist por dhe te atij rugovist.. qe me kallash ja morret bukoshit e i ngrati dul prej listes azem syliste me qato miliona qe nuk i kish te vetat e ju a fali ( me pshtu guzicen e vet) juve kinse i doni me ble ju snajpera me gjujt sllobon.. e sic po del kini gjujt me to.. xhema e ekrema e uka e sabahete e tjer shqiptar..

    deri ne katunde te drenices (i pash fotot ktu) mes shpijave me bahce kishit ndertu 20 katcet..
    kulmi i hajnise..

    apo me qit mallin e 15 katcit te rogner klos sheratonit..

    Llap.. a kini ba llogari sa fmija e gruja e katundet ishin ushqye me buk e ilace e libra e tesha.. me qato pare miliona qe kini shpernda me vra "tradhtara"..

    Marre bre..

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Bardhi
    Anėtarėsuar
    06-09-2002
    Postime
    708
    Nje mos ta harroj njeriu, se sa here qe e ngre apo e drejton gishtin ndaj dikujt, tre gishtrinje i ka te trejtuar nga vetje.
    Shikoje se si duket kjo;
    Kur e drejtoni gishtin tregues nga dikush, gishti i madh ju mbetet perpjete, kurse gishti i mesem , unazes dhe i vogli drejtohen nga vete ju. Provojeni se si duket ne praktik sa e quditshme eshte. Gishti tregues qe ju e drejtoni don te thote e keqeja qe ju ja beni dikujt, gishti i madh qe ju mbetet perpjet do te thote se Zoti eshte ka ju shehe, kurse tre te kthyerit nga ju do te thote se tri here do te ju kthehet e keqeja apo e mira, qe ju ja beni kujt do.
    =========================
    JU NJE HAP - PUNA DY...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    o me mijra e mijra mjeshter e kulmagji kemi more po qfar teme eshte kjo
    a qfar ini kah thoni a
    po qka shkruen nieri per ket kulmagji bre
    po perpos familjes qe e shkruan ndonji perkujtim te tieret veq nese bani shaka se nuk dini e nuk kini se qfar te thoni more
    po mos bani hajgare edhe ju
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Disa reagime te lexuesve te Telegrafi.com rreth artikullit tė botuar pėr arkitektin Rexhep Luci;
    -----------------------
    Komente (14)
    jarini:

    Para 3 orėve:
    Zotri Ylber,te lumt per shkrimin e "vonuar"pasi kjo eshte dasht te shkruhet menjehere pas vrasjes se Rexhepit.Por nuk me qudit sepse edhe po te vazhdonte dikush rrugen e Lucit edhe ai do te binte viktime, sigurisht,sepse keta vrasesit e ndertimit kane qene te gatshem per kete, per milionat qe duhet fitu pa ndjers.Me kete shkrim sado kudo dikush nga koleget i ka dal "hakut" Rexhepit ,njeriut te urte,por patriot i vertet,profesionist i madhe dhe mbi te gjitha njeri qe deshti rrendin dhe respektimin e ligjit.Une ndava disa pjese te shkrimit tand:
    Atė qė kemi fituar ne si shoqėri ėshtė degradimi i pafalshėm i hapėsirave urbane dhe rurale kurse ne jemi detyruar tė jetojmė nė kėto rrethana jo normale urbane pėr njė shoqėri...Kush urdhėroi tė veprohet kėshtu, a thua dikush mendoi se do tė ketė pėrfitime tė mėdha materiale me kėtė vrasje,Pasi e vranė atė nė mėnyrė mizore ia futen “frikėn” profesionistėve tė tjerė pėr mos veprim apo veprime tė dirigjuara urbane... Vrasjet e pa zbuluara tė pasluftės nė Kosovė pos prapavijės politike kishin edhe atė abuzuese.nė shtator tė vitit 2000 tė arkitektit Rexhep Luci nė Prishtinė vetėm qė deshi tė respektohen principet elementare si dhe normat dhe standardet nė fushėn e planifikimit hapėsinor dhe urban..."
    Dhe ne fund une shpresoj shume se me hapjen e kesaj meseles se Bllaces do te vjen edhe deri te vrasesi i Rexhepit,vrasesi i rrendit dhe ligjit.Athere shume kosovar do te fillojn me mendu se ligji ka fillu me vepru ne Kosoven e anarkis.Ne fund nje propozim: Ju dhe koleget tjere te Rexhepit mendoni per nje defilim -proteste neper rruget e Prishtines ne pervjetorin e vrasjes se tij,dhe kjo do te ishte thirje e qytetarve tjere per te kujtu njeriun - HERO,qe e deshti Prishtinen,por ra viktime ne mbrojtje te Prishtines dhe rrendit.

    Drita:

    Para 4 orėve:
    mafija e ndertimit i ka vra, kush ka perfitu me se shumti nga nderimet ilegale ne Prishtine ai eshte vrasesi.
    Krejt esht e qarte se kush e bani kete pune ....jane keta qe po i qerojn hesapet mes vedi...vases te paguar ..si ata te pushtimit serbe pondoshta e kan vra keta shoket e Keiti Bllaces, es me siguri une as ju jo, se na nuk kemi para me Ndertue Banesa shum kateshe, dihet se kushka ndertue dhe po nderton.....
    analisi:

    Para 4 orėve:
    Eshte shume lehte me e zbulu vrasesin dhe ate qe e ka pagu vrasjen, sepse une mendoj qe kjo ka qene 100% vrasje e paguar.
    Vrasesit , pra dorasi ,porositesi dhe ndihmesit jane te klaneve te Sekiraqes dhe Bllaces.
    Per te zbuluar kete ndaloniju punen te gjitha firmave ndertuese qe kan vepru deri ne momentin e vrasjes, ata vete do te tregoin se kush e ka vra.
    Familja e din nga kush ka qene i kercnuar.
    Dhe ne funde fare policija hetuse te beje punen e vete kerkohet vullnet dhe pune.

    Ardiana:

    Para 13 orėve:
    nganjiher besoj qe ' betonizimi' i kosoves, eshte rezultat i ndonji traume ,,, nuk mundet njeriu i shendosh te veproj aq keq, e te mos mendoj , nese jo per shoqerine, per femiun e vet. ska mbet trotuar per kalores, ska mbet kopsht per lule ( lulet i kishim gjet dyqysh ) ... cka po ndodh me kosoven ne aspektin e ndertimeve , mbindertimeve, eshte tmerr qe per fat te keq, edhe me dasht me injoru per me shpetu shendetin psiqik personal, nuk mundesh se po shihet, e njikohesisht po ti verbon syte, e ti bertit pastaj sa te duash nga dhembja, cdo mjek te thot 'sje i verbum masi po sheh, por ndoshta je i cmendur e dhembja yte eshte fantom.' sta besojne as dhembjen si te vertet, e krejt te njejten dhembje e ndjenje. ironi e poshter.
    gega:

    Para 13 orėve:
    Ėshtė njė satisfaksion qė dikush e njeh autorin e shkrimit sipėrfaqsisht si ėshtė anonimusi “Prishtinaliu”,por duhej tė ishte i obliguar ligjėrish t’i pėrmbahet tė vėrtetės. Zoteriu i artikullit nuk kishte shans teorike tė ishte “Drejtor i Departmentit te Planifikikimit Hapesinor ne Ministrine e Mjedisit dhe Planifikimit Hapesinor” siē thekson ai dhe nuk kishte fare kompetenca me i ndalu kėto urbicide jo vetėm ne Prishtine, por edhe ne tere Republikėn e Kosovės edhe pse gjithnjė i potenconte kėto nė takime me vendoret dhe ndėrkombėtarėt nga viti 2002. Ishte i anatemuar sa qė pas njė sėmundje dhe operimi tė rėndė e detyruan tė largohet nga Ministria nė vitin 2006 si punėtor tė cilit nuk iu vazhdua kontrata e punės pasi kishte qėndrime profesionale tė cilat pėrgjegjėseve tė atėhershė tė ministrisė as qė iu interesonin pasi i tillė ishte niveli i diturive tė tyre.
    Prishtinaliu:

    Para 14 orėve:
    Ndjese past vepra e madhe e Architectit Rexhep Luci. Ai do te mbetet hero dhe arkitekt i madh. Por po me cudit zoteriu i artikullit qe ne ate kohe dhe shume vite pas ishe Drejtor i Departmentit te Planifikikimit Hapesinor ne Ministrine e Mjedisit dhe Planifikimit Hapesinor, cka bete ju i Nderuar Vokshi, qe ke pas kompetenca me i ndalu keto urbicite jo vetem ne Prishtine, por edhe ne tere Republiken e Kosoves.
    llapjani:

    Para 15 orėve:
    ishalla populli drejtohet ka o mas mieri e jo mas krimi se e shkatrron diko t pa fajshum sikur edhe deri tash

    Endriti:

    Para 17 orėve:
    mafija e ndertimit i ka vra, kush ka perfitu me se shumti nga nderimet ilegale ne Prishtine ai eshte vrasesi.
    Sebi:

    Para 17 orėve:
    Me humbjen e Rexhep Lucit humbi shansi qe te kemi kryeqytet!

    katundari:

    Para 17 orėve:
    Eshte e vertet qe z.LUCI eshte vrare per nje ideal.Me siguri eshte vrare sepse e ka mendu nje Prishtine ndryshe siq eshte sot.Tash pas 9 viteve e shohim se ku ka arrit kryeqyteti yne.Kaos ne te gjitha anet.Xhungel urbane.
    Alija nga Zvicera:

    Para 19 orėve:
    pondoshta e kan vra keta shoket e Keiti Bllaces, es me siguri une as ju jo, se na nuk kemi para me Ndertue Banesa shum kateshe, dihet se kushka ndertue dhe po nderton.....
    M.Ujko:

    Para 19 orėve:
    Ju lumt , o architect per mua i panjohur! Ma ne fund dikush po e ngrit zerin per nje gja qe po me mundon qe gadi 10 vite.
    Qe jemi popull ende i pa civilizuar u tregua edhe me rastin e vrasjes se arqitektit trim e kompetent ne vitin 2000. Nuk kishin ne Kosove shume arqitekte e sidomos kompetent si ai. Konsekuencat e vrasjes se tij i hasim kahdo qe hecim neper Prishtine . Prishtina nuk merr fryme . Ajo ngulfatet.Si prishtinase e vjeter me mundon pamase shemtimi i qytetit te Prishtines. Mendoja se ne prishtinasit qe jemi me stergjysher te ketij qyteti , jemi emocionalisht te lidhur e ishte dashte reagojme per kete shemti , per fat te keq , kemi mbetur pakice . Shperngulja ne Turqi e zvogloi potencialin e qytetareve te shkolluar tePrishtines, sepse mu ata ishin ne shenjester e u shterguan ta braktisin vatanin. Rexhep Lucit nuk i pengoi aspak prejardhja e tij pejane, sepse e dinte se nese e mbron Prishtinen e mbron Kosoven , dhe u vra nga kriminelet anti shqipetare, qe per perfitim material edhe e shemtojne atdheun, edhe vrasin . Me mbetet te pyetem: po a vritet nje arqitekt bre? E sidomos nje arqitekt si Rexhep Luci, qe deshti ta pengoi shemtimin e atdheut te posa shliruar nga nje armik shekullor .
    fati zi:

    Para 19 orėve:
    Krejt esht e qarte se kush e bani kete pune ....jane keta qe po i qerojn hesapet mes vedi...vases te paguar ..si ata te pushtimit serbe
    ;val:

    Para 20 orėve:
    me kon na ne rregull taman , ish marr vesh shum shpejt se kush o vrasesi , edhe pse shpejt besoj edhe ky ka mu gjet ., dihet qe e kan vra shkaku i ndertimeve pa leje , kush ka ndertu pa leje gjate vitit 2000, edhe nese jon 358 ndertues , te gjith ne haps .dej sa te gjindet fajtori , se kshtu nuk shkon pasha zoti.

  9. #9
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    22-01-2009
    Postime
    129
    po normal qe eshte leht te zbulohet vrasesi
    ai duhet kerkue ne mesin e
    atyre qe ju ka marr parat per te ndertue pa leje
    e jau kan rrzue shpin me von

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    In memoriam: Rexhep Luci

    Publikuar: Sot, mė 13 shtator 2010

    "Koha Ditore",Prishtinė


    Nine – Eleven mė gdhiu nė pikėllimin e shėnimit tė datės nė 10-vjetshin e vrasjes sė Arkitektit, mikut e bashkėpunėtorit, Rexhep Luci.
    Nine – Eleven, pėr ēudi, te unė nuk pėrkon me tragjedinė e 2.996 viktimave tė sulmeve terroriste nė SHBA.
    Nine – Eleven nuk pėrkon as me festivalin e filmit, tė cilin pėr ēdo vit e organizojmė pėr nder tė Amerikės dhe Amerikanėve. As me tubimet e bashkėqytetarėve tė mi nė shenjė pėrkrahjeje.
    Nine – Eleven te ne ndodhi njė vit mė parė se nė Amerikė. Vranė Arkitektin! Mbytėn Qytetin! Dhunuan qytetarėt! Rindėrtuan gėrmadhat! Tė reja dhe luksoze. Mbi themelet e Qytetit tė vdekur.
    Nine- Eleven i para 10 vjetėve gdhiu edhe me frymėzimin e vrasėsit tė ndajė nga jeta njė njeri, Arkitekt, vizionar, shpresė e Qytetit dhe e qytetarėve tė tij. E vranė! E vranė Njeriun! Qytetarin! Arkitektin! E mbytėn shpresėn!
    Ēdo ditė kur hapi derėn e studios sime, mė duket se e ndiej aromėn e kafesė sė lėnė pėr gjysmė, kur Rexha, gjithnjė dinamik e nė lėvizje, kėtė herė me vizionin e thyer, kanosjen e pėrsėritur dhe frikėn e shprehur, e la kafenė e tij tė mėngjesit dhe iu rrek “Vizionit pėr Prishtinėn 2000-2005” - ditėn e vrasjes!
    Rexhėn e pashė vetėm tė nesėrmen – nė morg. Ishim me vėllanė e tė ndjerit, Kemėn, dhe kėrkonim arkivol pėr Rexhėn, pėr mikun, pėr vėllanė. Pėr Arkitektin e vrarė. Qytetarin e Qytetit tė vrarė. Vizionarin e vizionit tė thyer.
    S’e gjenim dot! Jo vetėm pse Rexha ishte i madh, trup korpulent, por as Qyteti e as qytetarėt nuk ishin tė pėrgatitur pėr tė: varrosjen e Arkitektit tė madh. Ne tė dy aq mė pak. S’kishte arkivol pėr Rexhėn!
    Mė kujtohet shkuarja nė varreza. Te gropa e hapur. Masa sipas varrmihėsve. Pėr njė Njeri. Pėr arkitektin e Qytetit. Mendoja: A thua, kufomat e gjalla tė Qytetit tė vrarė, a do tė varrosen, tė gjitha, nėpėr gėrmadhat luksoze, e tė reja, qė ngriheshin gjithandej apo ndonjė edhe do tė arrijė t’i mbijetojė rropatjes, e tė varroset diku nė afėrsi tė arkitektit tė tij. Tė vrarė!
    Rexha, me punėn e tij tė madhe, i palodhur si ishte, kishte pėrgatitur infuzionin elementar pėr Qytetin qė rėnkonte. Me “Vizionin 2005” e nė konferencat e takimet e shumta, shumė herėt dha sinjalin e paralajmėrimit tė hershėm. Ai ishte “kodi i kuq” - sinjal ideatorėve tė vrasjes sė Qytetit. Filluan me Arkitektin. E vranė. Qyteti rėnkues, pa medicinė – rropatej! Vdiq! Vizioni u thye! Kufomat e gjalla vendoseshin nė gėrmadhat e reja dhe luksoze! Nuk e ndienin erėn e vdekjes. Nuk e shihnin fantazmėn e mallkimit. Jetonin nė Qytetin pa Arkitekt. Jetonin nė qytetin qė vrau Arkitektin e vet. Jetonin nė Qytetin e vdekur. Nė gėrmadhat luksoze, me kapak tė mbyllur, brenda mureve tė pėrgjakura. Me gjakun e Arkitektit tė tyre. Nė luksin e gėrmadhave tė reja.
    2.000 gėrmadha tė reja tė asaj kohe dhe 2.000 tė dyshuar, deklaronin nė gazeta, autoritetet e atėhershme. Autoritet e vitit 2000. Vetė, Ma-i-Madhi-i-Asaj-Kohe z. Bernard Couchner, pati kurajė tė vinte dhe tė merrte pjesė nė pėrcjelljen e fundit dhe tė pėshpėriste: Po, do tė bėjmė ēmos pėr kapjen e vrasėsit, kudo qė tė fshihet.
    Ia ktheva: Vrasėsit e tillė nuk fshihen – i keni para syve, pas shpinės, nė tavolina a borde, nė kafene a nė darka. Nuk i gjeni dot nė biblioteka e teatro, nuk do t’i shihni as nė parqe a muze, nuk frekuentojnė nė balet a opera... dhe, mos elimino pak nga kėta, do tė mbesim: NE, tė gjithė tė tjerėt, 500.000 qytetarė tė Qytetit tė vrarė. 500.000 kufoma tė gjalla tė Qytetit gėrmadhė. Tė vdekur. Qė tė gjithė. Couchner ishte qytetar i Qytetit tonė, atėherė! Ma-i-Madhi-i-Asaj-Kohe. Shpejt iku!
    Me gjithė situatėn e rėndė, mė kujtoheshin bisedat e kaluara me tė, me vetė, Ma-i-Madhin-e-Asaj-Kohe, rreth “qytetit”... e kisha tė freskėt Parisin, ndėrsa bisedonim pėr Qytetin tim, ende tė pavrarė nė atė kohė, pėr 20.000 banorėt e tij tė Pasluftės sė Dytė Botėrore, nė 1948, pėr 110.000 sosh tė vitit 1981, pėr demonstratat e studentėve tė po atij viti, me 20 e mė tepėr mijė tė rinj... pėr izolimin e intelektualėve aso kohe, e pėr izolimin e intelektit, pėr perspektivėn e Qytetit, ende tė pavrarė, pas Luftės sė fundit, asaj tė 99-shit, me gjysmėmilionėshin e qytetarėve, sa tė moēėm, e sa tė rinj. Bisedonim pėr vrasjen e ndodhur mė parė – pėr urbicidin e komunizmit, e tė gjitha vlerave kulturore e historike, kombėtare e shpirtėrore, pėr Makinerinė e dhimbshme nėn sloganin “Rrėno tė vjetrėn – ndėrto tė renė”, pėr tendencėn e Rexhės, nė vitet 1983-84 pėr tė ndalė vrasjen (e atėhershme) tė Qytetit nė mėnyrė institucionale, me “Vizionin (e atėhershėm) tė Prishtinės deri nė vitin 2000” – Planin e Qytetit qė e donte.
    Kur e punonim Planin e Qytetit, nė fillimvitet e 80-ta, viti 2000 na dukej shumė i largėt, por e dinim se shpejt do tė vinte. Urgjenca e madhe na shtynte tė vepronim shpejt, e pėr tė ndalė vrasjen e ngadaltė (tė atėhershme) tė Qytetit.
    Viti 2000 koincidonte me Shekullin e Ri, Vizionin e Ri; Rexha kishte lėnė pas vete punė tė madhe tė kryer, lagjet mė tė mira tė Qytetit, Dardaninė, Bregun e Diellit...besonim nė mė tė mirėn pėr Qytetin tonė!
    Erdhi 2000-shi. Vrasja e ngadaltė e Qytetit qe amortizuar, disi, Makineria qė punoi deri nė luftėn e fundit me tė gjithė forcėn, me kanalizimin dhe konservimin e situatės e me planin e atėhershėm, tė 1985-shit, dha rezultate.
    2000-shin, Rexha e priti i brengosur! Mbi gėrmadhat e lėna nga Makineria e sofistikuar e para 99-shit, Makineria e shfrenuar e Serbisė tė 1999-shit, kishte djegė e kallė, prishė e rrėnuar, krejt ēka kishte pasur pėrpara. Erdhi Paqja. Mbi gėrmadhat e luftės ngriheshin Gėrmadhat e Lirisė. Nėn flamurin e patriotizmit, filloi ndėrtimi i Gėrmadhave tė reja, luksoze. Pėr banorėt e rinj. Kufomat e ardhshme, tė gjalla, tė Qytetit tė vdekur.
    Rexha u step! Me pak njerėz, aspak fonde, shumė pak pėrkrahje, nė shpejtėsi, me urgjencė, pėrgatiti “infuzionin” pėr Qytetin qė rėnkonte . E quajti “Vizioni... deri 2005”. E dinte se nuk mjafton, por mund tė bėnte i vetėm pėr qytetin. Kjo ishte ndihma. Nga Arkitekti i saj! Kryearkitekti! Ndihma e parė pėr Qytetin qė rropatej!
    Hotel Grand. Nine-Eleven. Hoteli i madh i Qytetit nė rropatje. Sot, kanaqeja mė e madhe, por “shumė e bukur” qė u konkurron Objekteve te “rinovuara” qeveritare ish-bankės dhe ish-Pallatit tė Shtypit, – Gėrmadhave tė reja, Kullave falusoidale, e me fustanella; Hoteli ishte vendi ku u dėgjua jehona e fundit e duartrokitjes Maestros. Arkitektit. Vizionarit! I njėjti ai, qė mundohej ta mbronte. Nga ‘kanaqizimi’. Dhe nga gėrmadhizimi. Luksoz.
    Nine – Eleven. Nė mbrėmje. Pak kohė pas aplauzit. E vranė Arkitektin. E vranė Njeriun. Shkoi Rexha. Qyteti nuk rropatej mė! Vdiq! Vdiq bashkė me vizionin e thyer, arkitektin e shkuar, frikėn e mbjellė, heshtjen e detyruar.
    Nine – Eleven. Dhjetė vjet pas. Si nė ēdo Nine - Eleven tjetėr, vizitova shtėpinė e fundit tė Arkitektit. Njė gur nga masivi, graniti i kuq, i formėsuar deri nė thyerje me fuqinė e veglės nė dorėn e artistit, mė simbolizonte fuqishėm shpirtin e pathyeshėm tė Rexhės. Pllaka e bardhė, mbi shtėpinė e fundit, e shtrirė jo edhe mbi cepat e gurit tė kuq, disi lundruese, e thjeshtė mu si thjeshtėsia e tė Zotit, ku fuga e lėnė lejon ditėn tė depėrtojė nė errėsirėn, nė tė cilėn e zhytėm Arkitektin. Apo, ndoshta, ndoshta, ėshtė lėnė qė pėshpėrima e tij, nga thellėsia, ta thyejė Heshtjen. Trimėria e tij tė dalė e tė na e trembė Frikėn, Shpirti i tij tė na e kthejė Kuptimin. Ndoshta atėherė nga Qyteti i vdekur, prej gėrmadhave tė tij, do tė lindė... Shpresa!
    Le ta quajmė atėherė Shpresėn: “Ēmimi i Rexhep Lucit pėr Arkitekturė”. E di se kryetari Isa Mustafa do ta themelojė kėtė, nė kėtė 10-vjetor. E ta shpėrblejė mė tė patremburin e tė paheshturin e radhės. Pėr Arkitektin e Qytetit. Vizionarin! Kurdo qė tė lajmėrohet. Pėr ne, qytetarėt e Qytetit tė vdekur!
    Nine – Eleven. Dhjetė vjet pas. Ende janė 2.000 tė dyshuar, 500.000 fajtorė. Njė lule e vetme nė mėngjesin e hershėm nė 10-vjetorin e vrasjes sė arkitektit. Nga Familja. Jam pranė varrit tė tij. Ftohtė!
    Nxora lapsin nga xhepi i xhaketės time.
    E vendosa buzė varrit tė tij. Nuk arrita ta bėja kėtė pėr sė gjalli. E grabitėn para kohe.
    Paē dritė, miku im!

    (Autori ka qenė bashkėpunėtor shumėvjeēar i Arkitektit)

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •