-
i/e regjistruar
Boshti i Mullirit të dorës
Boshti i Mullirit të dorës
Dim që vetëm një trup i shëndetshëm mund të vazhdojë të rritet normal. Në rastet e çdo defekti në gjymtyrët apo në sistem të trupit do të shkaktonin reagime negative edhe në organet e tjera të trupit. Shqetësimet do të shkaktoheshin edhe më me të thjeshten e një ndryshimi në trupin t’onë, psh. me ngritjen e temperaturës së trupit jashta normales, simptomet e saja jan ethet. Në të kundërtën, nëse temperatura ulet nën vlerat normale, për pasojë do të kemi ç’balancimet e tjera në trup. Këto e shumë smurje me të rënda do të jenë fatale për jetën e njeriut, andaj kërkohet shirim i menjëhershëm i sajë.
Kështu edhe për një shoqëri të shëndoshë e të qetë, kërkohen lidhjet e forta dhe ndërsjellta të anëtarëve të saj. Në të kundërtën, do të paraqiten çdo lloj padrejtësie, e që do të bëhet shkak për çrregullime, kthim prapa drejt anarhisë - paganizmit… .
Sistemi Hyjnor i Islamit është udha më e mirë për të nxjerrë në pah të vërtetën – drejtesine -ë. Pejgamberi i Islamit hz. Muhammedi s.a.a., ka thëne: Kombi im do të jetë përherë në pozocion të nderuar, për aq kohë sa të përkrah të mirën e të përmbahet nga e keqja. Por, në rast të braktisjes së këtyre cilesive, do të perballet me fatkeqesinë. Do të dal një grup që ta shfrytëzojë grupin tjetër dhe asnjëra nuk do të marrë ndihmë as në këte jetë e as në tjetrën.
Për këte më së shumti është kujdesur Pejgamberi s.a., që bashkësia Islame e sapoformuar të heci drejtë përsosjes së saj. Duke pasur parasysh karakterin e marëdhënjeve të arabëve (e popujve tjerë), madje duke shprehur dëshirën për drejt orientimin e ummetit (islam) siç i porositet nga Allahu s.v.t., bënë përpjekje mbi njerëzore dhe urdhëron ti përmbahen zbatimit të: “ El-emër bil maëruf (urdhërim në të mira) dhe Nehju anil munker (Ndalimi nga të këqijat). “Nga ju le të jetë grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja. Të tillët janë ata të shpëtuarit . “ 3-104.
Ndaj u duhej të kërkonin njeriun nga ata të shpëtuarit, një njeri i devotshëm- njeriu që kishte veti të pësosur për ta udhëhequr një shoqëri-popull. Ndaj me shpalljen e ajetit por, nga ata (populli) kerkohej vetëm një gjë? :
“ Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për thirrjen time, përveç dashurisë ndaj të afërmve (të mi)…). 42-23 : “Transmetohet se kur u shpall ky ajet, e pyetën të Dërguarin e Allahut a.s.,: “Kush janë këta të afërm dashuria ndaj të cilëve na është bërë e detyrueshme? ”Ai s.a., u përgjigj:‘‘Alīu, Fātimeja, dhe dy djemtë e tyre (Hasani dhe Hyseini).”
Ibn Abbasi tha: Aliu ia dha dikujt unazën e tij si sadaka duke qenë vetë në ruku. Profeti s.a., e pyeti lypësin: ‘Kush ta dha këtë unazë?’ Ai u përgjigj; ‘Ai njeri, që është në ruku’. Atëherë Allahu zbriti ajetin; “Kujdestari juaj është vetëm Allahu, i Dërguari i Tij, dhe ata që besuan e që falin namazin dhe që japin zekatin duke rënë në ruku”.5:55. Në unazë ishte shkruar: “I Madhëruar qoftë Ai që më nderoi duke më bërë robin e Tij.” (Subhane men fahri bi enni le-Hu‘abd-un). Pastaj shkruhej: “Mbretëria është e Allahut” (el-mulku li’l-Lah). (Transmetoi el-Khatibi në el-Muweffek.).
Ndër to lexojme edhe këte: Ne el-Mutteki el-Hindi në Kenz ul-Ummal, vëll. VI, fq 399 , thuhet : “ Xherir el-Bexhli tha: ‘E pamë grumbullimin e haxhijve gjatë Haxhit të Lamtumirës të të Dërguarit të Allahut s.a., kur arritëm në një vend të quajtur Ghadir Khumm, ai thirri për namaz në xhemaat, ndaj ne muhaxhirët dhe ensarët u mblodhëm. Atëherë i Dërguari i Allahut s.a., u ngrit në mesin tonë e tha, O njerëz! Për çfarë dëshmoni? Ata u përgjigjën, “Dëshmojmë se nuk ka zot përveç Allahut!” Ai tha, Po tjetër? Ata u përgjigjën, “Dhe se Muhammedi është robi dhe i Dërguari i Tij!” Ai tha: E kush është wali-u i juaj? Ata u përgjigjën: “Allahu dhe i Dërguari i Tij janë wali për ne.”. Atëherë ai e kapi Aliun për krahu dhe e bëri të ngrihej në këmbë, duke ia tërhequr krahun dhe duke i mbajtur parakrahët e tij. Atëherë ai tha: “Kujtdo të cilit Allahu dhe i Dërguari i Tij i janë wali, atëherë ky njeri i është wali!” O Allah, kushdo prej tyre që ta dojë, duaje atë! Dhe kushdo që ta urrejë bëhu urryes i tij. (E ka transmetuar Taberaniu dhe el-Mutteki el-Hindi në Kenz ul-Ummal, vëll. VI, fq 154 të shkurtuar, dhe el-Hejthemiu në Mexhma uz-Zewaid.).
Edhe në: Ibn Maxheh në Sunen (bab: Fadail ashab Resuli’l-Lah), fq 12:
“Berā ibn Azibi tha: U nisëm me të Dërguarin e Allahut s.a., në Haxhin e tij të Lamtumirës. Gjatë rrugës, ai u ndal në një vend dhe i urdhëroi njerëzit për namaz në xhemaat. Pastaj, ai mori dorën e Aliut dhe tha: “A nuk kam unë më shumë përparësi mbi besimtarët se ç’kanë ata mbi vetet e tyre? ”Njerëzit u përgjigjën: “Vërtet, po! ”Atëherë, ai s.a., tha: “A nuk kam unë më shumë përparësi mbi secilin besimtar, se ç’ka ai mbi veten e vet? ”Ata u përgjigjën: “Vërtet, po!”. Pastaj, ai s.a., tha: “Atëherë ky (Ali) është wali-u (kujdestari, mbikqyrësi) i kujtdo të cilit i jam unë wali. “O Allah, bëje mik atë që e bën mik atë! O Allah, bëhu armik i kujtdo që i është armik atij!”
Në pjesën e gjashtë (6-të) të faq. 18.“ 110 virtyte të imam Aliut“ thuhet: el-Manawi në Kunuz ul-Haka‘ik, fq 188:“Dejlemiu ka transmetuar: (I Dërguari i Allahut s.a.,) tha: “O ALI POZITA JOTE ËSHTË SI AJO E QABES“ ! Çka kuptojme me këte se Mexhlisi Harami-Qabja si një godinë, ajo shtëpi e madhërishme nuk i afrohet kurrë askujt. Ndaj, nëse pas vdekjes sime, njerëzit vijnë tek ti dhe të japin betimin e besnikërisë (bejat) pranoje, e nëse nuk vijnë, atëherë ti mos shko te ata.
Andaj edhe pozita e Imam Aliut a.s., i përngjan bushtit për rreth së cilës rrotullohet.
Për çdo gjë Allahu na ka dhënë udhëzime të çarta dhe rregulla si për jetën individuale njëherit edhe ate shoqërore. Një ndër rregullat parësore është edhe udhëheqja me masën. Allahu na jep shembuj të llojllojshme për organizime të mirëfillta, na dëfton sistemin e Tij, gjë që na e bënë obligim edhe rrotullimit rreth Qabes (godinës katrore të zezë), sistem i rëndësishëm, i domosdoshëm në Islam gjat haxh-xhit.
Mulliri për bluarje të grurit-misrit, ka boshtin dhe dy mokra (gur mulliri-Mokër quhen një palë e gurëve të rrafsht e të rrumbullakët midis të cilëve bluhen drithërat). Njëri gur pushon deri sa tjetri rrotullohet rreth boshtit i cili kalon nëpër qendër. Mokra simbolizon vështërsin ose barrën e rëndë, ashtuqë kur dikush thot “nuk mund të duroj mokrën financiare të jetës në qytet “dëshiron të thot se mungesa e të hollave ia rëndon jetën në qytet. Boshti ka edhe kuptimin e vet metafizik. Me te cilësohet personaliteti me i rëndësishëm ose gjëja me e çmuar.
Që të kryej funksionin e vet të mullirit mokra levizese duhet të aktivizohet, por meqë është fjala për një gur të rëndë, atere duhet shpenzuar më shumë energji përkatësisht duhet të mposhtet inercioni– këtu është karakterestike që materja të mbetet në gjendje statike, përderisa në te nuk veprohet nëpërmjet një force të jashtme– dhe në këte mënyrë fillon rrotullimi i mokrës. Kur arihet shpejtësia e caktuar e rrotullimit, atere për mirëvajtjen e saj duhet të përdoret një forcë me e vogel, pra mulliri kryen funkcionin e vet me kusht që boshti të gjendet në vendin e vet të caktuar.
Çka ndodh nëse boshti i mullirit prishet? Ekuilibri çregullohet, ose nxirret prej vendit të vet? Mokra humbë stabilitetin, andaj forca e shfrytezuar për mbajtjen e shpejtësisë ndikon në mënyrë te dëmshme në tërë funksionin e mullirit. Ai fillon të dridhet, sepse guri rrotullohet në mënyrë ekscentrike jo të kontrolluar, duke prishur kështu pjesët e tjera të mullirit. Për një kohë, për shkak të inercionit, guri nuk lëviz si duhet e pastaj fillon të ngadalësohet dhe në fund ndalet krejtësisht me dëme të shumta. Por tani, pa boshtin e vet , i tërë mulliri bëhet nje aparat i pa dobishëm.
I dërguari i All-llahut Muhammedi s.a.a., i cili përfaqeson mëshirën e Zotit ndaj botërave , e ngriti shtetin Islam me qendër në Medine. Ky shtet ka qenë dashur të jet në shërbim të mbarë njerëzimit, ashtu sikur mulliri i dorës që është punuar për ti shërbyer njeriut për bluarjen e drithit për bukë me të cilën ushqehet populli. Pejgamberi s.a.a., ka hasur në vështirësi gjat formimit të shtetit, duke organizuar, ushtruar dhe duke i motivuar njerlzit që të bëhen pjestar të dobishëm të sojit njerezor. Ka bërë përpjekje të mëdha që arabët e topitur ti zgjojë nga apatia dhe ka organizuar një shoqëri (ummet) që shpalljen e Zotit ta ken si ligj të vetin. Poashtu ka lëvizur këte shoqëri kah qëllimet hyjnore, kah drejtësia kah fatbardhësia dhe kah e mira. Ua ka treguar rrugën e cila shpjen deri te suksesi si në këte ashtu edhe në botën tjetër. Mu ashtu sikur mjeshtri i vërtetë që ndërton mullirin, i cili me vëmendje monton pjesët e tij dhe kujdeset që aparati të funksionojë në mënyrë të përsosur , me qëllim që mulliri të prodhojë miellin më të mirë.
Jeta kishte një kuptim krejt të ri për ata që iu dorëzuan Pejgamberit s.a.a. Në ate shoqëri, sikur ne çdo shoqëri tjetër, pozita e autoritetit suprem kishte vendin qendror. Në një hadith të Hz. Resulullahut s.a., thuhet: “ Kur është i mirë sundimtari janë të mirë edhe nënshtetasit e tij”. Sa ka qen gjallë Pejgamberi s.a.a. , ai ka qen boshti rreth të cilit janë rrotulluar të gjithë. Ai e ka ditur mirë këte fakt. Kur iu dasht që ta lëshojë jetën e kesaj bote, as shpallja hyjnore nuk e ka lënë pasdore faktin se shoqerisë i duhet “ BOSHTI “, me qëllim që të vazhdohet me funksionimin e jetës së organizuar. Me këte rast vjen SHPALLJA dhe urdherohet që të caktojë zëvendësin e vetë, “nese nuk e bën këte, atehere as që ke transmetuar shpalljen e Tij“. 5-67, ashtu sikur qe mjeshtri e di se, poqese nuk e ka vendosur boshtin e duhur në vendin e caktuar, i gjith mundi i tij për të konstruktuar mullirin do të shkoj kot. Duke ditur rëndësin e boshtit ai (s.a.), harton mbishkrimin me vija-germa- të trasha e me ngjyrë të kuqe, VËNI RE ! VËNI RE ! VËNI RE! “ BOSHTI TË MOS LËVIZET NGA VENDI I VET “ ! Dhe k;te mbishkrim duhet ngritur në një vend të dukshme të mullirit.
Sipas thënieve të Imam Aliut a.s., me të cilat e nisëm këte shkrim, ndonëse dihej se çfarë pozite e kishte ndaj hz. Pejgamberit, është refuzuar. Çfarë tragjedije! Ndonëse që në fillim i tërë sistemi u qregullua, kjo në fillim nuk u verejtë dhe shoqëria vazhdoi të jetojë në mënyrë të zakonshme. Kështu jeta filloi të shmanget nga rruga e drejtë dhe u ballafaqua me disa probleme në fumksionimin e vet, siç jan padrejtesia, me korupcionin, me përzënje –debime, mundime, vrasje dhe, ne fund edhe luftuan vëllau vëllan, i shpallën luftë Halifes së drejtë!?!
Ajo që ka aktivizuar shoqërinë Islame nga koha qëkur mbeti pa “boshtin” e vet origjinal e deri më sot mund të krahasohet me inercionin që shtyn mokrën (gurin) të lëvizë pasi që mbeti pa boshtin original, ngeli të jetë i dobishëm për një kohë të shkurtër. Në kete mënyre muslimanët dhe mbarë bota kanë vazhduar (edhe sot deri në një masë) të shfrytëzojn dobit e muslimanëveë, mirpo me një Islam të lëkundur me themel, me një strukturë të shtrembëruar, me “boshtin“ origjinal të eliminuar. Shoqëria Islame, themeluesi i së cilës dhe lideri i saj që ishte Hz. Muhammedi s.a.a., e shkatëruar e duke u shkateruar përtej, e humbi forcën që kishte ate kohë, kjo nga arsyeja e vetme pasi e dëbojë boshtin origjinal të vënë nga Allahu. Ajo origjinalja u zevendesua me artificialen. Sjellja e liderëve, ashtu siç tregon edhe historia, kan bërë që ajo shoqëri të fillojë të shkundet- dridhet dhe të shkatërohet. Ata i përngjanin individëve të cilët përpiqeshin që ta mbajn në rregull rrotullimin e gurit të rëndë të mullirit, pa boshtin në qendrën e vet dhe ashtu e bënë që i tërë mulliri të dridhet, të shkatërrohet e të rënohet tërësisht, dhe në fund të bëhet i papërdorshëm.
Mirepo, njerëzit edhe sot kanë nevojë për bukë, ashtu siç kishin nevojë edhe njerëzit në te kaluaren. Edhe sot kan nevojën për miell, për ta gatuar bukën dhe kanë nevojë per mullirin për bluarjen e drithit. Nëse nuk do të ken suksesë mjeshtërit ta sjellin boshtin në çendër, mulliri nuk do të bluaj qrurë. Por, sado përpjekje të bëjnë dhe sa do mjete, kohë dhe energji të shpenzojnë, mundi i tyre nuk do të jap rezultat. Dhe, në fund, do të detyrohen të heqin dorë nga kjo. Mirpo, uria sërish do të jet prezente. Ajo do ti detyrojë që përsëri ti kthehen mullirit të prishur dhe të bëjn përpjekje për ta vënë në lëvizje. A do të ketë njeri që do të thëret e tju thote: “BOSHTI “, O boshti, miku im i dashur, BOSHTIN.
nga Boshnjakishtja; faruk sh.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt