Edukata seksuale nuk mesohet me detyrim ne bankat e shkollave, pasi kjo eshte nje forme indoktrinimi. Edukata seksuale i jepet femijes nga prindi. Ashtu sic ka prinder qe jane dakord qe edukata seksuale te jepet ne shkolla publike, ashtu ka edhe prinder te tjere qe nuk jane dakord qe nje mesues tu japi edukate seksuale femijeve te tyre. Keta preferojne t'ua japin vete edukaten seksuale femijeve. Pra duhet te jete dicka fakultative dhe jo e e detyrueshme.Shkollat kanë nevojë për edukatë seksuale shumë, pasi edukata seksuale, ashtu edhe si shumë gjëra të tjera, është diçka që mësohet, në kundërshtim me besimin që duhet të burojë nga brënda. Nëse ai besim fillon t'i mësohet fëmijës nga jashtë, ai është një mësim jo vetëm pa vlerë, por edhe i dëmshëm. Besimi i jashtëm të çon në hipokrizi, në vetëdrejtësi dhe në krenari.
Te mesosh femijet qe ne bankat e shkollave qe te spiunojne njeri-tjetrin per "shfaqje te huaja"? Te spiunosh nenen e babain, motren e vellain, xhaxhain e tezen, e ti shpiesh ne burg, internim apo pushkatim, nuk eshte monstrualitet i gjalle?Akoma edhe sistemi më i keq që ka njohur njerëzimi, rregjimi komunist shqiptar, ka nuk prodhoi hajdutë dhe kriminelë. Dhe t'i thua se mungesa e mësimit fetar në shkollë do të prodhojë monstra? Nuk e kuptoj këtë logjikë.
Te gjithe kane potencialin per te qene monstra pasi tek e fundit, keta nuk njohin Zot, jane vete zot, dhe jane ne gjendje te bejne gjithcka, edhe te vrasin, edhe te vjedhin, edhe te shkaterrojne pa iu dridhur qerpiku. Kush do ti ndali, Zoti qe nuk e besojne apo ligjet e shtetit?Sipas kësaj logjike të ngushtë, i bie që të gjithë ateistët e këtij forumi, si dhe të gjithë ateistët e botës të jenë kriminelë, hajdutë, "monstra" ashtu siç i quan ti.
Askush nuk po pretendon qe shkollat publike shqiptare te kthehen ne shkolla fetare. Ajo qe po perkohet eshte qe ashtu si femija meson gjerat me elementare te shkences, te mesoje edhe gjerat me elementarete besimit, cilido qofte besimi i familjes apo besimi qe vete femija zgjedh te mesoje.Feja e jashtme vetëm sa e mbulon të keqen me një petk fetar, nuk bën asgjë më shumë. Dhe në shkolla, është e pamundur t'i japës fëmijës një besim të brëndshëm, rol që i takon në radhë të parë familjes me jetën e prindërve.
Nuk eshte vetem prindi qe e ka per detyre qe tu mesoje femijeve mbi besimin, eshte edhe shteti ai qe duhet te punoje per ta ndihmuar prindin qe ta beje kete gje, pasi tek e fundit sovrani eshte shtetasi, jo shteti. Shteti vetem sa i sherben sovranit, dhe jo anasjelltas.
Dhe qe te mesosh edhe dicka me shume: shtetit shqiptar i intereson qe shqiptaret te gjejne besimin e humbur, pasi nje shoqeri me besim, eshte nje shoqeri me me pak krime, me me pak probleme sociale, qe do te thote, se shteti e ka punen me te lehte per te mbajtur rendin, qetesine.
Albo
Krijoni Kontakt