Close

Rezultati i Sondazhit: A duhet të futen edukata fetare në shkollat tona shqipe.

Votues
76. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po sa më shpejt

    28 36.84%
  • Jo asnjëher

    46 60.53%
  • Nuk kam qendrim.

    2 2.63%
Sondazh me disa zgjedhje
Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 80
  1. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    Shkollat kanë nevojë për edukatë seksuale shumë, pasi edukata seksuale, ashtu edhe si shumë gjëra të tjera, është diçka që mësohet, në kundërshtim me besimin që duhet të burojë nga brënda. Nëse ai besim fillon t'i mësohet fëmijës nga jashtë, ai është një mësim jo vetëm pa vlerë, por edhe i dëmshëm. Besimi i jashtëm të çon në hipokrizi, në vetëdrejtësi dhe në krenari.
    Edukata seksuale nuk mesohet me detyrim ne bankat e shkollave, pasi kjo eshte nje forme indoktrinimi. Edukata seksuale i jepet femijes nga prindi. Ashtu sic ka prinder qe jane dakord qe edukata seksuale te jepet ne shkolla publike, ashtu ka edhe prinder te tjere qe nuk jane dakord qe nje mesues tu japi edukate seksuale femijeve te tyre. Keta preferojne t'ua japin vete edukaten seksuale femijeve. Pra duhet te jete dicka fakultative dhe jo e e detyrueshme.

    Akoma edhe sistemi më i keq që ka njohur njerëzimi, rregjimi komunist shqiptar, ka nuk prodhoi hajdutë dhe kriminelë. Dhe t'i thua se mungesa e mësimit fetar në shkollë do të prodhojë monstra? Nuk e kuptoj këtë logjikë.
    Te mesosh femijet qe ne bankat e shkollave qe te spiunojne njeri-tjetrin per "shfaqje te huaja"? Te spiunosh nenen e babain, motren e vellain, xhaxhain e tezen, e ti shpiesh ne burg, internim apo pushkatim, nuk eshte monstrualitet i gjalle?

    Sipas kësaj logjike të ngushtë, i bie që të gjithë ateistët e këtij forumi, si dhe të gjithë ateistët e botës të jenë kriminelë, hajdutë, "monstra" ashtu siç i quan ti.
    Te gjithe kane potencialin per te qene monstra pasi tek e fundit, keta nuk njohin Zot, jane vete zot, dhe jane ne gjendje te bejne gjithcka, edhe te vrasin, edhe te vjedhin, edhe te shkaterrojne pa iu dridhur qerpiku. Kush do ti ndali, Zoti qe nuk e besojne apo ligjet e shtetit?

    Feja e jashtme vetëm sa e mbulon të keqen me një petk fetar, nuk bën asgjë më shumë. Dhe në shkolla, është e pamundur t'i japës fëmijës një besim të brëndshëm, rol që i takon në radhë të parë familjes me jetën e prindërve.
    Askush nuk po pretendon qe shkollat publike shqiptare te kthehen ne shkolla fetare. Ajo qe po perkohet eshte qe ashtu si femija meson gjerat me elementare te shkences, te mesoje edhe gjerat me elementarete besimit, cilido qofte besimi i familjes apo besimi qe vete femija zgjedh te mesoje.

    Nuk eshte vetem prindi qe e ka per detyre qe tu mesoje femijeve mbi besimin, eshte edhe shteti ai qe duhet te punoje per ta ndihmuar prindin qe ta beje kete gje, pasi tek e fundit sovrani eshte shtetasi, jo shteti. Shteti vetem sa i sherben sovranit, dhe jo anasjelltas.

    Dhe qe te mesosh edhe dicka me shume: shtetit shqiptar i intereson qe shqiptaret te gjejne besimin e humbur, pasi nje shoqeri me besim, eshte nje shoqeri me me pak krime, me me pak probleme sociale, qe do te thote, se shteti e ka punen me te lehte per te mbajtur rendin, qetesine.

    Albo

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  3. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    Citim Postuar më parë nga sdi-gja Lexo Postimin
    Ma fetare se Talibant s'ka kune. Te tan e din kuranin e Muhametit permendsh se e kan mesua ketu, ne madrasa:
    Si eshte me mire, qe ai myslimani shqiptar ti dergoje femijet e tij te shkollohen ne Pakistan apo Arabine Saudite, apo ti dergoje ne bankat e shkollave publike shqiptare? Ku jane shanset me te medha te kthimit te ketyre femijeve ne fanatike fondamentaliste, ne Shqiperi apo ne Pakistan?

    Si thua ti, mqs duam te hyme ne Evrope te mesojme fene katolike ose Protestane si Evropianet qe e kane per baze te BE-se. A je dakort atehere per fene ne shkolla?
    Ajo qe ti po kerkon eshte qe te vetasimilohemi si ai kameleoni qe merr ngjyren e ambientit ku eshte: pardje e kishim mire me Otomanet, u beme islamike; dje i kishim kthyer syte nga Rusia e Kina e u beme komunisto-ateiste; sot jemi demokrate e duam ta kemi mire me Evropen e Bashkuar, hajde behemi shekullare te pafe sic eshte kthyer edhe Evropa Perendimore.

    Une per vete do mbaj besimin e familjes e te pareve te mi, dhe nuk do ta ndryshoj per hir te orientimeve politike te kohes, qe jane te perkohshme. Ah dhe sa per dijeni, populli i Evropes Perendimore qe zuri ne goje eshte nje popull i plakur qe po vdes.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 31-12-2009 më 20:07

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  5. #33
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    kunder komplet kunder . Albo ne rradhe te pare nuk je ne amerike qe ti zgjedhesh klasat dhe merr ato qe do. nese futet ne shqiperi do jete klase e detyrueshme ate sistem kane.
    pastaj une psh qe nuk dua tja di fare per fete pse duhet te detyrohem ta mesoj ate lende ? per cfare do me hyje ne pune ? kur fundja fare skane asnje vlere dhe shkenca i rrezon te gjitha cfare thone fete .

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar King_Arthur për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  7. #34
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Edukata seksuale nuk mesohet me detyrim ne bankat e shkollave, pasi kjo eshte nje forme indoktrinimi. Edukata seksuale i jepet femijes nga prindi. Ashtu sic ka prinder qe jane dakord qe edukata seksuale te jepet ne shkolla publike, ashtu ka edhe prinder te tjere qe nuk jane dakord qe nje mesues tu japi edukate seksuale femijeve te tyre. Keta preferojne t'ua japin vete edukaten seksuale femijeve. Pra duhet te jete dicka fakultative dhe jo e e detyrueshme.
    Edukata seksuale është diçka që duhet të jepet në shkolla, duan apo nuk duan disa prindër, sepse prindërit e kanë vërtetuar se nuk dinën tua japin fëmijëve të tyre. ( e kam fjalën për Shqipërinë) Edhe diçka tjetër, nuk mund të krahasosh edukatën seksuale me mësimet që i përkasin shpirtit të njeriut. E para është diçka e jashtme, e nevojshme, e dyta është diçka e brëndshme, e domosdoshme, pro që sado i kualifikuar të jetë një mësues, nuk mund t'ja përcjellë dot nxënësit, nëse nxënësi nuk është prekur së brëndshmi.

    Citim Postuar më parë nga Albo
    Te mesosh femijet qe ne bankat e shkollave qe te spiunojne njeri-tjetrin per "shfaqje te huaja"? Te spiunosh nenen e babain, motren e vellain, xhaxhain e tezen, e ti shpiesh ne burg, internim apo pushkatim, nuk eshte monstrualitet i gjalle?
    Shiko këtu Albo, njeriu i keq nuk ka nevojë të mësohet si të bëjë të keqen, dhe njeriu i mirë, nuk pajtohet me të keqen. Jam i bindur se prindërit e tu, ashtu si të mitë, sado që mësoheshin të spiunonin nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Unë nuk jam këtu për të rreklamuar sistemin komunist dhe për të thënë se ka qenë i mirë, por për të të vërtetuar ty se një mësim fetar në shkolla nuk mund të ulë nivelin e kriminalitetit në një vënd, ashtu siç nuk ka rënë në shoqëritë perëndimre.

    Citim Postuar më parë nga Albo
    Te gjithe kane potencialin per te qene monstra pasi tek e fundit, keta nuk njohin Zot, jane vete zot, dhe jane ne gjendje te bejne gjithcka, edhe te vrasin, edhe te vjedhin, edhe te shkaterrojne pa iu dridhur qerpiku. Kush do ti ndali, Zoti qe nuk e besojne apo ligjet e shtetit?
    Albo, e ke gabim! Nuk e di ti se luftërat më të egra janë bërë në emër të fesë? E pra, feja nuk i ndaloi aspak të kthehen në monstra.

    Citim Postuar më parë nga Albo
    Askush nuk po pretendon qe shkollat publike shqiptare te kthehen ne shkolla fetare. Ajo qe po perkohet eshte qe ashtu si femija meson gjerat me elementare te shkences, te mesoje edhe gjerat me elementarete besimit, cilido qofte besimi i familjes apo besimi qe vete femija zgjedh te mesoje.
    Nëse është fjala për mësimet më elementare të besimit, nuk jam aspak kundër, por kjo do të thotë që çdo fëmijë të mësojë disa gjëra elementare për çdo besim. Jo t'i futet në thellësi mësimeve fetare sipas fesë së cilës i përket ai. Pra, një fëmijë, me çfarëdo background, të mësojë disa gjëra elementare për të gjitha fetë, por kjo nuk kërkon njohuri të thella të jashtme dhe të brëndshme të mësuesit.

    Citim Postuar më parë nga Albo
    Nuk eshte vetem prindi qe e ka per detyre qe tu mesoje femijeve mbi besimin, eshte edhe shteti ai qe duhet te punoje per ta ndihmuar prindin qe ta beje kete gje, pasi tek e fundit sovrani eshte shtetasi, jo shteti. Shteti vetem sa i sherben sovranit, dhe jo anasjelltas.
    Tërësisht kundër! Nuk është detyra e shtetit të merret me gjërat e fesë. Feja nuk duhet në asnjë mënyrë të ngatërrohet me shtetin. Jepi Çezarit çfarë i takon Çezarit dhe Zotit çfarë i takon Zotit.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar marcus1 për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  9. #35
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    06-11-2007
    Postime
    342
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Edukata seksuale nuk mesohet me detyrim ne bankat e shkollave, pasi kjo eshte nje forme indoktrinimi. Edukata seksuale i jepet femijes nga prindi. Ashtu sic ka prinder qe jane dakord qe edukata seksuale te jepet ne shkolla publike, ashtu ka edhe prinder te tjere qe nuk jane dakord qe nje mesues tu japi edukate seksuale femijeve te tyre. Keta preferojne t'ua japin vete edukaten seksuale femijeve. Pra duhet te jete dicka fakultative dhe jo e e detyrueshme.
    Kur vajzat arrijne moshen e Aishes, c'problem ke ti qe te dine per sex-in?


    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Dhe qe te mesosh edhe dicka me shume: shtetit shqiptar i intereson qe shqiptaret te gjejne besimin e humbur, pasi nje shoqeri me besim, eshte nje shoqeri me me pak krime, me me pak probleme sociale, qe do te thote, se shteti e ka punen me te lehte per te mbajtur rendin, qetesine.

    Albo
    Besimin...problemi eshte se cili eshte profeti. Po e shohim c'ka po bajne Mohamedanet ne bote, e s'na pelqen. Madrasat e xhamite i kane kthye ne fabrika bombash. Edhe po e shohim edhe c'ka po thone vehabistat qe flasin Shqip.

    O, e coj fmit ti "Musliman" ne Pakistan po deshte, kush e ca kryet, te tyte jane. Bani jihadista, po po pate mend u nep nje zanat te mire jo urrejtje. Duket si kercenim.

    Dona me hi n'Evrope, kujt mos ti pelqeje, ne Arabi ose Jemen.

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar sdi-gja për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  11. #36
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin


    Sa per ti leme femijet te rriten te shendetshem, mos deshe te thoshe, qe le ti leme te rriten duke vjedhur makina, shtepi, e duke vrare emigrantet per tu vjedhur pese pare xhepi?! Apo kujton se keto monstra qe po rrisim, do ti zbutin kafazet e burgjeve qe po mbushen perdite e me shume me minorene ne Shqiperi?



    Albo
    Albo .......Ti e di shume mire se ne Greqi eshte e detyrueshme edukimi fetar
    dhe mua me rezulton se perpos kesaj adoleshenca greke eshte ndoshta edhe adoleshenca me e c'thurur
    Prandaj une te them se nuk eshte besimi fetar ai qe do e regulloje gjendjen
    Arsyet e kesaj c'thurjeje jane te shumta .........
    edukata fetare eshte vetem nje pjese e ketij zinxhiri nese do ta quanim keshtu

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar prenceedi për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  13. #37
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Kishte shkuar nje mesues tek hoxha, ne kohen kur hoxha ishte duke i mesuar femijet.
    Kur mesuesi u afrua tek dera, nuk degjoi asnje ze dhe mendoi se nuk ishte askush aty.
    Ai deshi te kthehej, por hoxha e pa dhe doli tek ai.
    Mesuesi i tha: "mendova qe nuk je ketu, sepse nuk degjova asnje ze", hoxha i thote se ishte duke i mesuar femijet.
    Mesuesi i habitur nga ajo qetesi qe mbajne femijet ne xhami, i tha hoxhes se po u afrove vetem tek oborri i shkolles do degjosh zhurmat e nxenesve qe vikasin si te cmendur.
    Hoxha i thote: Epo faji eshte tek ju, sepse ju i mesoni se paraardhesi i tyre ka qene majmun, andaj ata sillen sikurse majmunet, kurse ne i mesojme qe i pari i tyre ka qene njeri, andaj dhe sillen sikurse njeri."

  14. Anetarët më poshtë kanë falenderuar uvejsa për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  15. #38
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin
    Pavarsisht se i je drejtuar marcus1 por sot ka ndryshime dhe nuk jemi, nuk janë te gjithë prindërit ateist.

    E dyta; feja dhe edukata e fëmijve ipet nga prinderit dhe ajo qe eshte pereznte ne familje, ajo eshte edhe te fëmija.

    Per ndryshe cerkusi me i madhi eshte nese lejohet qe në shkolla të mësohet per fe apo edukatë fetare. Vetem edhe kjo na mungon!!!!!

    Kisha katolike, fëmijët qe nga klasa e parë shkojnë në Kishë dhe mësojnë nxënësit disa gjëra elementare por ato nuk mjaftojnë sepse i krishteri nuk mjafton të jetë vetem i mesuar por i rilindur në Krishtin. Prandaj, nëse mendohet qe nxënësi të merr Zot - Jetë në shkolla ajo eshte vetem iluzion.

    Si perfundim, nuk mendoj se duhet të mësojnë dhe nuk mendoj se do të ndodhë qe fëmija në shkollat tona të mësojnë edukatë fetare.

    >>> Dakort jam me ty deri diku por kendveshtrimi im ishte qe feja te studjohej si filozofi ne shkolla. Ndersa per te besuar apo per te perparuar normal qe duhet te lexosh edhe pak vete apo te besh katekizem. Po te ishte per prinderit une do isha ateist dhe kjo eshte normale ne Shqiperi.
    > Pra ajo qe doja te thoja ishte kjo: Femijet bien ne kontakt me disa kendveshtrime te ndryshme te jetes sipas filozofive te ndryshme por kjo nuk do te thote thellim ne to. Dhe me vone ai mund te eksploroje apo kerkoje cila eshte ajo qe i shpjegon ekzistencen e tij dhe e ben te lumtur.
    > Pershendetje.
    La verita' ti rendera' libero!

  16. Anetarët më poshtë kanë falenderuar VOLSIV për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  17. #39
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga VOLSIV Lexo Postimin
    >>> Dakort jam me ty deri diku por kendveshtrimi im ishte qe feja te studjohej si filozofi ne shkolla. Ndersa per te besuar apo per te perparuar normal qe duhet te lexosh edhe pak vete apo te besh katekizem. Po te ishte per prinderit une do isha ateist dhe kjo eshte normale ne Shqiperi.
    > Pra ajo qe doja te thoja ishte kjo: Femijet bien ne kontakt me disa kendveshtrime te ndryshme te jetes sipas filozofive te ndryshme por kjo nuk do te thote thellim ne to. Dhe me vone ai mund te eksploroje apo kerkoje cila eshte ajo qe i shpjegon ekzistencen e tij dhe e ben te lumtur.
    > Pershendetje.
    Po të ishte edhe për mua, do isha ateist. Jo vetëm për mua, por edhe për shkollën dhe rregjimin ku u rrita. Por, në gjërat e Zotit, nuk ka të bëjë përpjekja njerëzore, por zbulimi që të bën Ai.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  18. Anetarët më poshtë kanë falenderuar marcus1 për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  19. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-04-2009
    Postime
    368
    Mos filozofoni shum asnjera fe nuk ndikon negativ ne karaterin edukaten e nje personi andaj duhet sa me shpejt te futet si lend fetare neper shkolla.

  20. Anetarët më poshtë kanë falenderuar ExTaSy për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •