Close

Rezultati i Sondazhit: A duhet të futen edukata fetare në shkollat tona shqipe.

Votues
76. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po sa më shpejt

    28 36.84%
  • Jo asnjëher

    46 60.53%
  • Nuk kam qendrim.

    2 2.63%
Sondazh me disa zgjedhje
Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 80
  1. #21
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Ju drejtohem ithtarëve të mos-ftutjes së edukates fetare, ky sondazh i juaji ketu nuk përkon me realitetin ja sondazhi i vertetë

    http://www.forumishqiptar.com/showth...=115917&page=5

  2. #22
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga Izadora Lexo Postimin
    Mendoje se po, por te jete nje ore e lire , jo e detyruar !

    Ata qe besojne ne fene e tyre, ti lene femijet e tyre te marrin pjese ne oren e edukates fetare.
    ashtu mendoj edhe une.
    nese futet si lende fakultative, nuk mendoj se ka gje te keqe...
    le ta ndjekin pastaj vetem 5 nxenes nder 30.
    sdq njohuri dhe kulture eshte. ka injorance teper te madhe ne shqiperi...
    Vasudhaiva Kutumbakam

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar the admiral për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  4. #23
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga VOLSIV Lexo Postimin
    >>> Mendoj se duhet te futet sepse ajo nuk eshte gje tjeter vecse nje kendveshtirm jete, njesoj sic mesohet filozofia ne shkolla.
    > Eshte e rendesishme ti flitet femijeve per shpirtin qe te mos rriten shterpe si brezi yne, te gjithe materialiste.
    Këto janë gjëra që mund t'ja mësojë vetëm prindi fëmijës, pjesën më të madhe të së cilit mësim ja jep me jetën e tyre. Kjo nuk është një detyrë që i përket shkollës, Për sa i përket besimit të krishter të paktën.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar marcus1 për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  6. #24
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    Këto janë gjëra që mund t'ja mësojë vetëm prindi fëmijës, pjesën më të madhe të së cilit mësim ja jep me jetën e tyre. Kjo nuk është një detyrë që i përket shkollës, Për sa i përket besimit të krishter të paktën.
    >>> Marcus, mos harro se prinderit tane jane te gjithe ateiste. Dhe prinderit e atyre qe sot jane femi po njeoj jane.
    > Te flitet sot ne shkolle per shpirtin eshte akoma tabu, a e kupton ku jemi?
    La verita' ti rendera' libero!

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar VOLSIV për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  8. #25
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Po ne coftse deshironi rini te shendoshe ather duhet futur lenda fetare ne shkolla.

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Disa për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  10. #26
    i/e regjistruar Maska e Elonaa
    Anëtarësuar
    17-09-2005
    Postime
    1,661
    Ne shkollat Amerikane publike nuk ka edukat fetare!Edukaten fetare e gjen ne shkollat katolike dhe myslimane!!.Jane shkolla private!!.Ata qe e kan kaq pasion fene le ti regjistrojne atje femijet.Per mua s'ka kuptim te vendoset ne cdo shkolle!!.Te trembim femijet me friken e zotit per te ndenjur brenda normave eshte gabim!.Qe prinderit te ken nje femije te edukuar dhe vendi nje rini te tille duhet ti perkushtohen ketyre femijeve dhe kesaj rinie!Ti krijojne kushte dhe ti afrojne vemendje dhe dashuri.JO FE.Se nganjehere ate e predikojne ca injorant qe te vje mendja verdall kur i degjon!
    Njerzit nuk i japin asgjeje rendesi me te madhe se asaj qe eshte qesharake.(Gete)

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Elonaa për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  12. #27
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga VOLSIV Lexo Postimin
    >>> Marcus, mos harro se prinderit tane jane te gjithe ateiste. Dhe prinderit e atyre qe sot jane femi po njeoj jane.
    > Te flitet sot ne shkolle per shpirtin eshte akoma tabu, a e kupton ku jemi?
    Pavarsisht se i je drejtuar marcus1 por sot ka ndryshime dhe nuk jemi, nuk janë te gjithë prindërit ateist.

    E dyta; feja dhe edukata e fëmijve ipet nga prinderit dhe ajo qe eshte pereznte ne familje, ajo eshte edhe te fëmija.

    Per ndryshe cerkusi me i madhi eshte nese lejohet qe në shkolla të mësohet per fe apo edukatë fetare. Vetem edhe kjo na mungon!!!!!

    Kisha katolike, fëmijët qe nga klasa e parë shkojnë në Kishë dhe mësojnë nxënësit disa gjëra elementare por ato nuk mjaftojnë sepse i krishteri nuk mjafton të jetë vetem i mesuar por i rilindur në Krishtin. Prandaj, nëse mendohet qe nxënësi të merr Zot - Jetë në shkolla ajo eshte vetem iluzion.

    Si perfundim, nuk mendoj se duhet të mësojnë dhe nuk mendoj se do të ndodhë qe fëmija në shkollat tona të mësojnë edukatë fetare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 30-12-2009 më 19:31
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  13. Anetarët më poshtë kanë falenderuar toni77_toni për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  14. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    Perse valle kerkoni me kaq kemgulje T'ua impononi edhe te tjereve ato qe ju besoni
    Lerini femijet te rriten te shendetshem dhe te vendosin vete per ate qe duhet te besojne kur te kene arritur moshen e pjekurise
    Klasat fakultative fetare, nuk jane imponim per askujt. Ata qe duan i marin, ata qe nuk duan nuk i marin. Nuk jane me detyrim, jane me perzgjedhje personale apo familjare. Eshte e drejta e prindit qe te vendosi per femijet e tij, nese ata duhet te marrin nje shkollim elementar ne besimin fetar te familjes apo jo. Nuk eshte as detyra tend, as detyra ime, as detyra e shtetit qe ti thote atij prindit jo, ti nuk ke te drejte te shkollosh femijet e tu me mesime fetare. Shteti e ka per detyre qe te krijoje hapesirat e lirite qe lejon ligji.

    Dhe kur mendon se sot femijeve shqiptare po u jepet me detyrim edhe "edukata seksule" ne bankat e shkollave, dhe askush nuk e ngre zerin per kete, te gjithe ankohen per klasa fakultative fetare. Nese nuk e di, lenda fetare eshte dhene ne shkollat publike shqiptare, nga ministria e arsimit ne bashkepunim me komunitetet tradicionale ne vend ne vitet 30, ne kohen e Mbretit Zog.

    Sa per ti leme femijet te rriten te shendetshem, mos deshe te thoshe, qe le ti leme te rriten duke vjedhur makina, shtepi, e duke vrare emigrantet per tu vjedhur pese pare xhepi?! Apo kujton se keto monstra qe po rrisim, do ti zbutin kafazet e burgjeve qe po mbushen perdite e me shume me minorene ne Shqiperi?

    Feja e ben njeriun njeri pasi nga feja njeriu merr moralin, dallon te miren nga e keqja, dallon te bukuren nga e shemtuara, krijon raportet e duhura jo vetem me Krijuesin, por edhe me njerezit e tjere ne familje e shoqeri. Dhe paqja e brendshme qe njeriu fiton nga besimi, manifestohen edhe ne raportet e tij te jashtme ne familje e shoqeri.

    Albo

  15. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  16. #29
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    06-11-2007
    Postime
    342
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Feja e ben njeriun njeri pasi nga feja njeriu merr moralin, dallon te miren nga e keqja, dallon te bukuren nga e shemtuara, krijon raportet e duhura jo vetem me Krijuesin, por edhe me njerezit e tjere ne familje e shoqeri. Dhe paqja e brendshme qe njeriu fiton nga besimi, manifestohen edhe ne raportet e tij te jashtme ne familje e shoqeri.

    Albo
    Ma fetare se Talibant s'ka kune. Te tan e din kuranin e Muhametit permendsh se e kan mesua ketu, ne madrasa:


    A e sheh c'fare argumentit te dobet dhe qesharak ke?

    Si thua ti, mqs duam te hyme ne Evrope te mesojme fene katolike ose Protestane si Evropianet qe e kane per baze te BE-se. A je dakort atehere per fene ne shkolla?

  17. Anetarët më poshtë kanë falenderuar sdi-gja për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  18. #30
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Dhe kur mendon se sot femijeve shqiptare po u jepet me detyrim edhe "edukata seksule" ne bankat e shkollave, dhe askush nuk e ngre zerin per kete, te gjithe ankohen per klasa fakultative fetare. Nese nuk e di, lenda fetare eshte dhene ne shkollat publike shqiptare, nga ministria e arsimit ne bashkepunim me
    komunitetet tradicionale ne vend ne vitet 30, ne kohen e Mbretit Zog.

    Shkollat kanë nevojë për edukatë seksuale shumë, pasi edukata seksuale, ashtu edhe si shumë gjëra të tjera, është diçka që mësohet, në kundërshtim me besimin që duhet të burojë nga brënda. Nëse ai besim fillon t'i mësohet fëmijës nga jashtë, ai është një mësim jo vetëm pa vlerë, por edhe i dëmshëm. Besimi i jashtëm të çon në hipokrizi, në vetëdrejtësi dhe në krenari.

    Kështu pra, shembulli yt, është i pavlefshëm.

    Citim Postuar më parë nga Albo
    Sa per ti leme femijet te rriten te shendetshem, mos deshe te thoshe, qe le ti leme te rriten duke vjedhur makina, shtepi, e duke vrare emigrantet per tu vjedhur pese pare xhepi?! Apo kujton se keto monstra qe po rrisim, do ti zbutin kafazet e burgjeve qe po mbushen perdite e me shume me minorene ne Shqiperi?
    Akoma edhe sistemi më i keq që ka njohur njerëzimi, rregjimi komunist shqiptar, ka nuk prodhoi hajdutë dhe kriminelë. Dhe t'i thua se mungesa e mësimit fetar në shkollë do të prodhojë monstra? Nuk e kuptoj këtë logjikë.

    Sipas kësaj logjike të ngushtë, i bie që të gjithë ateistët e këtij forumi, si dhe të gjithë ateistët e botës të jenë kriminelë, hajdutë, "monstra" ashtu siç i quan ti.

    Citim Postuar më parë nga Albo
    Feja e ben njeriun njeri pasi nga feja njeriu merr moralin, dallon te miren nga e keqja, dallon te bukuren nga e shemtuara, krijon raportet e duhura jo vetem me Krijuesin, por edhe me njerezit e tjere ne familje e shoqeri. Dhe paqja e brendshme qe njeriu fiton nga besimi, manifestohen edhe ne raportet e tij te jashtme ne familje e shoqeri.
    Feja e jashtme vetëm sa e mbulon të keqen me një petk fetar, nuk bën asgjë më shumë. Dhe në shkolla, është e pamundur t'i japës fëmijës një besim të brëndshëm, rol që i takon në radhë të parë familjes me jetën e prindërve.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  19. Anetarët më poshtë kanë falenderuar marcus1 për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •