-
Andrea Mano
Andrea Mano, Skulptori i tre akademive nė njė monografi
Njė monografi pėr jetėn e veprėn e artistit tė njohur, skulptorit tė merituar Andrea Mano ėshtė tashmė nė duart e lexuesve shqiptarė. Miq e tė afėrm, kolegė tė tij e studiues tė ndryshėm ishin mbledhur mesditėn e djeshme, nė njė ceremoni promovimi nė mjedise tė Muzeut Historik Kombėtar nė kryeqytet, pėr tė nderuar kontributin e kėtij artisti, qė ėshtė njėkohėsisht themelues i shkollės shqiptare tė skulpturės. Ėshtė pikėrisht studentja e tij Suzana Varvarica Kuka e cila ka bėrė tė mundur realizmin e kėsaj vepre tė plotė, nė tė cilėn pėrmblidhet jeta e vepra e skulptorit Mano. Ai ndėrtoi nė atelienė tonė njė atmosferė, punė akademike tė pėrbashkėt, tė ngritur nėn respektin e kohės sė seancave mėsimore. Ajo kishte vetėm njė kuptim, punėn tonė si studentė dhe punėn e pedagogout Andrea mbi dhuntitė tona profesionale. Ai mundohej tė trajtonte qetėsisht nė bisedat tona tė pėrhershme mėsimore referimin mbi pikat e larta tė volumeve, tė kėrkimit korrekt tė tipareve individuale tė portretit apo edhe tė trupit, ngjashmėrinė dhe mbulesėn ndjesore sipėrfaqėsore. Prof. Andrea kishte njė vrull tė brendshėm njė tė qeshur tė gėzuar. Ai do tė mbetet nė kujtesėn tonė si njė nga pedagogėt e kėndshėm, qė diti t`i respektojė studentėt e tij. Pedagogu im ishte njė figurė njerėzore dhe shumė simpatike. Ai me mua ka komunikuar shumė mirė dhe unė nuk do t`i harroj kurrė ngacmimet e bukura e shoqėrore tė tjerėve kur mė thonin vajza e profesor Andreas- kėshtu e kujton pedagogun e saj vetė autorja e kėtij libri Suzana Varvarica Kuka. E ndėrkohė qė tė tjerė miq tė tij do tė shprehin kujtimet e tyre gjatė jetės artistike tė pėrbashkėt me kėtė figurė tė madhe tė artit dhe skulpturės nė Shqipėri. Nė kujtimet e tė gjithėve ai do tė ngelet skulptori i merituar dhe pedagagogu i respektuar e i nderuar mes kolegėve e studentėve tė tij. Hektor Dule, skulptor profesor i Akademisė sė Arteve nė Tiranė tha se Njė skulptor qė sillte pėrvojė tė pėrsosur prej tri akademive me emėr, skulptor realist me bagazh teorik tė admirueshėm, njohės i thellė i metodikės, gdhendės i shkėlqyer i materialeve tė forta. I guximshėm pėr tė ruajtur masat e mėdha e tė mbyllura me njė vizatim tė thellė realist, duke sjellė fizionomi karakteresh dhe portrete tė admirueshme. Andrea zė njė vend qytetar dhe tė nderuar nė skulpturėn shqiptare. Jam i nderuar qė njė kohė kam qenė student i tij dhe mė vonė kolegu i tij nė profesion dhe nė mėsimdhėnie-pėrfundoi fjalėn e tij. Muntaz Dhrami, skulptor, profesor i Akademisė sė Arteve nė Tiranė shprehu se, Nė formimin e shkollės sė skulpturės shqiptare krahas emrave tė Odhise Paskalit, Janaq Paēos, Kristina Koljakės, Sabri Tuēit, Llazar Nikollės etj, emri i Andrea Manos ėshtė mjaft i evidentuar. Tė dukshėm e bėn kėtė emėr kontributi i tij nė realizmin e disa monumenteve tė rėndėsishėm e me vlera, njė numėr i madh kompozimesh dhe veēanėrisht njė galeri portretesh tė njerėzve tė shquar, intelektualė e punėtorė. Ai zotėronte mjete tė larta profesionale, njė vizatim realist tė fortė, njė ndjesi tė admirueshme nė plasticitetin e formave tė portreteve e tė kompozimeve. Ai ishte besnik i idealeve tė veta artistike.
Albania
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt