Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 34
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    18-09-2007
    Postime
    175

    Berisha: Ndal lojërat e fatit për të varfrit

    Kryeministri Berisha urdhëron Ministrin Bode të ndal lojërat e fatit për të varfrit përshkak të prishjes së familjeve.

    Tiranë - Një urdhër i rrallë është ndërmarrë vetëm pak minuta më parë nga Kryeministri i vendit Sali Berisha, për të shmangur konfliktet familjare për shkak të zhytjes së burrave në lojërat e fatit.

    Burime zyrtare nga Këshilli i Ministrave, i thanë sonte Agjencisë Kombëtare të Lajmeve NOA, se kryetari i qeverisë ka kërkuar nga ministri i Financave, Ridvan Bode që të amendohet në mënyrë të menjëhershme, ligji "Për Lojërat e Fatit në Republikën e Shqipërisë".

    Burimet nga Qeveria i pohuan NOA-s se "Kryeministri ka marrë një numër të madh shqetësimesh nga familjarë, bashkëshortë të personave, të cilët shpenzojnë të gjitha rrogat dhe të ardhurat e tyre, duke krijuar kështu drama të vërteta familjare, duke lënë paratë e tyre në lojërat e fatit dhe në kazino".
    Në përputhje me standardet e vendeve te tjera, ligji shqiptar parashikon që personi ndaj të cilit paraqesin ankesa familjarët për këtë problem nuk duhet të lejohet që të luajë më në lojërat e fatit dhe në kazino.

    Por nga ana tjetër, - sikundër pranon Qeveria, - ligji nuk është i qartë në sanksionet që duhet të merren ndaj biznesmenëve dhe menaxherëve të kësaj kategorie të biznesit, të cilët vazhdojnë të lejojnë që personat ndaj të cilëve janë paraqitur ankesa të luajnë dhe të shpenzojnë paratë e tyre.

    Ndaj, nisur nga ky fakt që e cilëson si tejet shqetësues, Kryeministri Berisha i ka kërkuar ministrit të financave, Ridvan Bode që "të amendohet ligji me shpejtësi dhe duke përcaktuar masat më të rrepta ndaj shkelësve të ligjit, pra ndaj pronarëve dhe menaxherëve të lojërave të fatit dhe kazinove që lejojnë në kundërshtim me ligjin, që personat e paditur në polici apo në institucionet e tjera përkatëse të vazhdojnë të luajnë duke thelluar kështu konfliktin e tyre familjar".

    Dukuria e zhytjes së shumë shqiptarëve në lojëra fati ka sjellë edhe konflikte të thella familjare.

    Janë të shumta rastet që raportohen përmes denoncimeve në polici dhe organet e tjera të drejtësisë dhe rendit hetojnë shpesh, rrethana të ngjarjeve, disa herë me përmasa tragjike, të përfshirjes së qytetarëve në borxhe për shkak të humbjes së parave në lojëra fati.

    Edhe pse pjesa më e madhe e atyre që futen në kazinotë dhe lokalet e tjera të lojërave të fatit që kanë mbirë si kërpudhat pas shiut, janë të varfër deri në ekstrem, në përpjekje për të dalë nga skamja, shpresojnë që të gjejnë shpëtim tek këto lojëra fati.

    Por dihet se probabiliteti për të fituar është në nivele minimale dhe vetë programimi i tyre nga pronarët është i atillë që pak "kokrra" të fitojnë nga paratë pafund që derdhin pjesa tjetër e atyre që "hanë" karremin e hidhur. /noa/

  2. #2
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Nga kazinotë në Shqipëri vetëm Regency-a mund ta zbatojë, sepse klientët hyjnë me karta, ndërsa në pikat e tjera të lojrave të fatit (Apex, Cesarius, Admiral, Astra etj) mund të hyjë kushdo, pa e pyetur njeri për gjeneralitetet. Me pak fjalë, nuk di se si ky urdhër i Qeverisë mund të zbatohet, mirë është që para se të dalin urdhra të tillë të shihen nëse mund të vihen në zbatim.

    p.s. Për kureshti, në vende të tjera ekziston ndonjë ligj/urdhër i ngjashëm? Se në fund të fundit çdo njeri është i lirë të bëjë ç'të dojë me kohën dhe me lekët e tij.
    Life's too short to remove USB safely.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    18-09-2007
    Postime
    175
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    Nga kazinotë në Shqipëri vetëm Regency-a mund ta zbatojë, sepse klientët hyjnë me karta, ndërsa në pikat e tjera të lojrave të fatit (Apex, Cesarius, Admiral, Astra etj) mund të hyjë kushdo, pa e pyetur njeri për gjeneralitetet. Me pak fjalë, nuk di se si ky urdhër i Qeverisë mund të zbatohet, mirë është që para se të dalin urdhra të tillë të shihen nëse mund të vihen në zbatim.

    p.s. Për kureshti, në vende të tjera ekziston ndonjë ligj/urdhër i ngjashëm? Se në fund të fundit çdo njeri është i lirë të bëjë ç'të dojë me kohën dhe me lekët e tij.
    epo shpresojme qe te zbatohet
    ti thu se cdo njeri esht i lire te beje dhe te veproje cka te doje me leket e tij,je shum gabim shoku,ta kisha pas ne dore un ja kisha fut nji dajak catinve bixhozlive si i lan fmit pa buk edhe nuk shkojn me grat e tynve po i lan paret te prostitutkat edhe te lojrat e fatit,kshtu doni me perparu ju,e pastaj shqiptaret dalin ne lajme edhe ndixhojm qe ka vra grun per shkak se e ka tradhtu e gjora,do te tradhtoje edhe ti shoku pe ta nisesh ket ruge edhe perfundimin sdo e kesh te mir,te keshilloj qe te ken dobi pak kta keshilla,se nuk do zhvillohet ekonomija me lojrat e fatit.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ne se do e kish berisha at aftesi me e cu nji gja der ne fund kisha me i propozue qe.. me i mbyll krejt lojrat e fatit.. per te varfer e pasanika..
    i varfri e mbyll vet lojen e fatit sepse loja ja rrun dhe te fundit qindark..kurse pasanikve me ja u rrujt shteti pasunin e vume me hajni..

    nuk asht dasht me u hap lojnat e fatit ne shqipni asnjihere..
    mirpo atje gjanat hapen e myllen pa e pyt berishen ..
    mirpo ai kujton se e pyesin..

  5. #5
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    ne se do e kish berisha at aftesi me e cu nji gja der ne fund kisha me i propozue qe.. me i mbyll krejt lojrat e fatit.. per te varfer e pasanika..
    i varfri e mbyll vet lojen e fatit sepse loja ja rrun dhe te fundit qindark..kurse pasanikve me ja u rrujt shteti pasunin e vume me hajni..

    nuk asht dasht me u hap lojnat e fatit ne shqipni asnjihere..
    mirpo atje gjanat hapen e myllen pa e pyt berishen ..
    mirpo ai kujton se e pyesin..
    e njejta melodi sali-derrdeliste ... uji buron i paster prej salis ... jane kata, ose ata te tjeret qe e ndotin ...

    ndotja dhe qelbja ka filluar me enver-mehmet-hisni-ramiz-nexh, dhe vijon ende sot me sali e qen bir qeni ...

    dhe ti vijon e sali-derrdellis ... sepse ai eshte ne pushtet ... ai e ben me mire detiren e partise ... ngarkuar prej sillo-sigurimit ...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e DEA27
    Anëtarësuar
    18-08-2004
    Postime
    511
    e paska zgjidhur problemin e varferise BIRISHA! Jam kurioze se cfare masash apo cfare plani ka bere qe ta realizoje kete ligj ne menyre eficente! Apo si ligji kundra duhanit qe duhani ne ta do kokrra e qefit pije, mjaft ta shoqerosh dhe me nje kafe qe xhiroja e lokalit te eci, apo ligji i martesave te gay-ve ku fill pas miratimit filloje masakra ndaj tyre ne menyre me barbara !
    Eh ben dhe Saliu sikur tek tuk kujtohet te miratoje ndonje ligj, qe jo vetem si hyn njeriut ne xhep po e ben te duket akoma me sarkastik ligjin ne shqiperi!
    failure is not an option!

  7. #7
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    ne shqipot e fillojm gjithmone nga bishti.

    ligj i leshosur si ai i duhanit.

    ps. se harrova me sqaru JACK ketu ne kazino ose lojra fati lejohen edhe grate shtatzane

  8. #8
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Pak a shume Berisha u thote njerezve me mundesi te kufizuara ekonomike: "Degjoni ju leshko qe nuk dini se cfare te beni me parate tuaja...nuk ju lejon me mamaja qeveri te shkoni ne kazino se i humbni parate TUAJA. Keto para ne fakt nuk jane tuajat, por jane te qeverise dhe qeveria do vendosi se ku do ti shpenzoni. Dhe sa per te qene pergjegjes per veten tuaj e veprimet tuaja, as qe mos t'ju shkoje ndermend. Pergjegjes per ju eshte qeveria!"

    Kete fare sistemi Berisha e quan kapitalizem e shoqeri te lire?
    O e mjera Shqiperi ne duart e kujt ke rene. Si Hoxha, si Alia, si Nano, si Berisha, si Rama te gjithe nje m... jane. Era iu ndryshon vetem.
    Shikojeni ne duart e kujt eshte e djathta shqiptare!
    "Who is John Galt?"

  9. #9
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    ne se do e kish berisha at aftesi me e cu nji gja der ne fund kisha me i propozue qe.. me i mbyll krejt lojrat e fatit.. per te varfer e pasanika..
    i varfri e mbyll vet lojen e fatit sepse loja ja rrun dhe te fundit qindark..kurse pasanikve me ja u rrujt shteti pasunin e vume me hajni..

    nuk asht dasht me u hap lojnat e fatit ne shqipni asnjihere..
    mirpo atje gjanat hapen e myllen pa e pyt berishen ..
    mirpo ai kujton se e pyesin..
    Brari,
    Cili nen i Kushtetutes autorizon qeverine se si duhet te shpenzojne parate e tyre qytetaret shqiptare? Qeveria ka autoritet te shpenzoje nga taksat, jo nga parate e qytetareve. Me kete ligj Berisha e kthen Shqiperine ne kohen e Dulles. Ai i tatonte njerezit dhe pasi i tatonte i fuste ne dhe tu merrte dhe ato qe u kishin ngelur sepse pretendonte se eshte ato i takonin atij. Principi eshte i njejte. Metodat e zbatimit jane te ndryshme.
    "Who is John Galt?"

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-06-2009
    Postime
    224
    Citim Postuar më parë nga Toro Lexo Postimin
    Brari,
    Cili nen i Kushtetutes autorizon qeverine se si duhet te shpenzojne parate e tyre qytetaret shqiptare? Qeveria ka autoritet te shpenzoje nga taksat, jo nga parate e qytetareve. Me kete ligj Berisha e kthen Shqiperine ne kohen e Dulles. Ai i tatonte njerezit dhe pasi i tatonte i fuste ne dhe tu merrte dhe ato qe u kishin ngelur sepse pretendonte se eshte ato i takonin atij. Principi eshte i njejte. Metodat e zbatimit jane te ndryshme.
    ti aq sa di edhe flet more kopuk ,po ai mendon per te varferi se jo ti or kopuk,po çka
    ILION emri i lashte i trojes dardhane

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •