Tė krishterėt nisin Kreshmėn e Krishtlindjes!
Pėr tė gjithė besimtarėt e krishterė orthodhoksė data 15 nėntor daton me fillimin e periudhės sė pėrgatitjes pėr festėn e madhe dhe shumė tė rėndėsishme tė Krishtlindjes, pra me fillimin e Kreshmės. Kjo ėshtė njė prej periudhave kreshmore qė Kisha ka vendosur si kohė pėrgatitore pėr tė pritur denjėsisht festat e mėdha. Kreshma e Krishtlindjes ėshtė kreshmė e gėzueshme, sepse edhe vetė ngjarja, Lindja e Krishtit e cila kremtohet nė 25 dhjetor, solli gėzim shumė tė madh (Mattheu 2:10). Gjatė kėsaj periudhe tė pėrcaktuar nga Kisha, ne pėrgatitemi me kreshmė dhe paralelisht pėrjetojmė tė gjithė himnologjinė e po kėsaj periudhe, nė mėnyrė qė tė jetojmė ngjarjen e madhe tė Ardhjes sė Perėndisė nė tokė.
Kreshma ėshtė bashkėpunim i pjesės materiale tė trupit tonė nė adhurimin e Perėndisė sė gjallė. Duke kreshmuar me disa ushqime dhe nga ana tjetėr duke kreshmuar nga mėkatet, ndihmojmė tė gjithė njeriun trup e shpirt tė afrohet e tė adhurojė Perėndinė.
Ēdo e kremte, ēdo festė kishtare nuk ėshtė njė paraqitje e thjeshtė, e jashtme e disa ngjarjeve tė kaluara, por nė ēdo tė tillė ne rijetojmė si person ato ngjarje sikur tė ndodhin sot. Kėshtu, gjatė periudhės sė Kreshmės, njeriu parapėrgatitet pėr tė pranuar Shpėtimtarin Krisht qė do tė lindė nė grazhd.
Kreshma ėshtė Biblike. Kreshma na ėshtė dhėnė nga vetė Krishti, i Cili para se tė fillonte veprėn shpėtimtare nė tokė, pas pagėzimit tė Tij, qėndroi nė shkretėtirė 40 ditė, duke mbajtur kreshmė (Mattheu 4:1-11). Kreshma nuk ėshtė diēka qė gjeti fantazia jonė, por ėshtė njė mėnyrė qė njeriu pastrohet dhe pėrpiqet ti dhurojė diēka Perėndisė dhe kjo kreshmė ėshtė pėrmendur qė nė Dhiatėn e Vjetėr. Kėtė traditė e vazhdoi dhe e bėri me shembullin e tij edhe vetė Zoti, siē edhe ėshtė pėrmendur.
Nė kėtė mėnyrė edhe ne parapėrgatitemi pėr ardhjen e Perėndisė nė tokė me kreshmė 40-ditore. Nė kėtė kreshmė ne privohemi nga prodhimet blegtorale (mish, vezė, qumėsht, djathė, gjalpė etj) dhe paralelisht me kėto ne pėrpiqemi tė bėjmė edhe njė reflektim mbi jetėn dhe veten tonė, duke mos e shndėrruar Kreshmėn nė njė dietė dhe nė poza, por nė njė shqyrtim tė vėrtetė e tė thellė pendimi tė vetės dhe tė gjendjes sonė mėkatare.
Kreshma ėshtė mjet, jo qėllim! Kreshma na ndihmon dhe na krijon atmosferėn pėr lartėsimin shpirtėror. Besimtarėt gjatė kėsaj periudhe urojnė njėri - tjetrin: Kreshmė tė mbara dhe tė gėzuara!
Le tė pėrpiqemi pra tė gjithė, sa mundemi, tė pėrgatisim grazhdin e zemrės tonė, qė tė lindet brenda saj Krishti foshnje, Shpėtimtari i botės!
Le ti lutemi Zotit me fjalėt e njė prej uratave tė Shėrbesės sė Kungimit: dhe siē denjove tė shtrihesh nė shpellė dhe nė grazhd tė kafshėve, denjo tė hysh edhe nė grazhdin e shpirtit tim tė paarsyeshėm dhe tė trupit tim tė njollosur.
Krishtlindje tė bekuara!
Sonila (Dedja) Rėmbeci
Krijoni Kontakt