Close
Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 73
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009
    Pritja

    Shpirt dermuar plagosur
    ec perditshmerive mjerim,
    nga zvaritja kembe gjakosur
    me dhembje vazhdoj cdo agim.

    Ndoshta neser mire do jete
    per te shtyre ditet shpresen therrase,
    por ashpersia e te nesermes me vret
    dua fatin me grusht ta godas.

    Ti tregoj se une jam ketu
    egzistoj dhe e dua prane,
    c'eshte kjo jete pa su gezu
    zemra me ndjenja te thella oqean.

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009
    Mangesi e trishtuar

    Askush me nuk me pyet
    mos ka gje te re,
    ua ndalova kete gje vete
    pergjejga me fut ne dhe.

    Qe nje jete bashk jemi
    kalonim ditet ne harmoni,
    e deshem shume nje femi
    sa qe deshira u be agoni.

    Vitet si numerojme me
    u bene njezete me duket,
    ne nuk bejme me ze
    shpresa ngadal po zhduket.

    U be gje normale kjo
    bota e jeton jeten e vet,
    mua me dielli nuk me ngroh
    vetem mi rendon supet.

    Femiu horizonte hap
    i fal jete, jeten rinon,
    kete realitet se kam kap
    eshte mangesi qe me trishton.

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009
    Derisa ec qiellit me re

    Qielli me re te perhimta
    jeta ime qe kur per vete di,
    une si rreze rrugeve te vrimta
    ...perpiqem te kaloj te prek lumturi.

    Luftetatare e shpates nuk jam
    nje hap e bej por jo ne pafundesi,
    reve u duhen plumbat te bejne bam
    e une stepem si nje femi.

    Derisa ec qiellit re plote
    pyetem pse nje dere nuk hapet vete,
    ndoshta tjerat rrezohen si dominot
    por per kete fati ne anen time duhet te jete.

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009
    Per ta mbajtur ne mend

    Me erdhi te qaj
    por nuk qava se me erdhi inat,
    dy tre pika nuk munda ti mbaj
    mos vetes i thash ,jo per kohe te ngrate.

    Asaj i duhet pune per te dal nga shtepia
    une e kisha dashuri ne jete,
    asaj per liber se besoj i djeg brendia
    mua ne ndodh gjume bej mbi flet.

    Ajo librat do i rendis ne raft
    une do i lexoja te gjitha me rend,
    ndoshta nuk duhet te jete e afte
    se veshtire kuptohet ky qytet.

    Ku dasma eshte eveniment
    ne cdo hap sheh pa kulture,
    eshte gabim qe e bej kete koment
    por e bej te mos e harroj kurre.

    Ju qe shitet e blet
    qe u morret vesh paturpsisht,
    per ferr ju duhet nje bilete
    s'vleni gje them perfundimisht.

    Se di pse gjaku me thirri
    treqind vjet shkova ne kohe,
    trualline jua fali shpirt mire
    amaneti su pa se shoh.

    Trualli ju dha fame
    mua vetem buken e gojes ma morret,
    se per ate qe doni qe quhet name
    nga loja nuk me nxorret.

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009
    Deshiroj

    Mos te ishte vdekja
    s'do te kisha jetuar
    ishte dikur.

    Ndryshova nga perpjekja
    pranvera t' me gezoj ka filluar
    u bera e lumtur.

    Te rilind deshira filloi
    te shumohen si barisht
    u ketheva ne fillim.

    Dikur deshira vuajtje krijoi
    por sot cuditerisht
    vuajtja pesoi ndryshim.

    Vuajta u shenderrua
    ne rrufe
    sekonda munuta ik.

    Deshiroj jeten ta dua
    te bukuren mbi dhe
    dhe nga vdekja te kem frike.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fara : 14-07-2010 mė 05:27

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009
    ENDRRA E VARROSUR

    Keto dite endrra me vdiq
    nje cast me ka fundos,
    edhe pse e dija nuk ish sihariq
    e kisha veshtire me varros.

    Idea erdhi me mire me serb them
    se e di kend e ke armik,
    tani ja jep voten dhe behesh me dileme
    se ta fute ne shpine thike.

    Jep vende te punes
    si ti kish lene baba saraj,
    sheh pertej hundes ?
    kupton se kjo eshte e huaj?

    Degjova nje franqez te thote
    te mos japesh voten eshte krim,
    dola e ta dhash ty por sot
    them ketu me dhene vote eshte nenqmim.

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009
    Rruga

    Doja te dija nder shekuj
    mbi kete rruge kush ka kaluar,
    por s'me dilnin imazhe as tinguj
    edhe pse jam munduar.

    Nga deshira nuk munda te ik
    edhe pse ndoshta keq do ti vesh,
    mbrendine e shtepise kam frike
    do ti ve mendafshe e duhet lesh.

    Por njejt eshte prere kerthiza
    dhe ka dal dhembi i pare,
    njejt ka pesuar kriza
    zemra nga deshira e vrare.

    Njejt gjumin e kane bere
    njejt shpirt i ndjeshem e i eger,
    do kene qepur me gjilpere
    dhe do kene deshiruar te bukuren femer.

    Ecje te lirshme e te llastuar
    si ndodh zakonisht kur je femi,
    te kerusur kur je i moshuar
    ndryshe nuk mund te jete e di.

    Dasmore perplot gezim
    kete rruge do te kene zene,
    por rruges do ti kene bere nderim
    se nga e njejta te kalosh nuk bene.

    Edhe per te fundit here
    me percjedhje drejt varrit i kane quar,
    dhembje njet kane ndier
    gjithmone mbi kete rruge kaluar.

    Xhaxhai nje mbremje pa drita
    tha;-nje nene qe djalin ja vrane dikur
    deshiren qe kish nuk e prita
    hasmi ne kete rruge mos te kaloj kurre.

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009
    Endrra e nje nene

    Mbi dhjete vjet ne gjume
    nje nene mundohet shume,
    i vie djali e i thote;
    - si eshte Kosova sot ?

    Pyetjet i vijne me rradhe
    se eshte mbushur mall,
    - nene ne dhe armiku ketu
    shpirti mu ka ngushtu.

    Afer gjyshit po te isha
    shume kenaqesi do kisha,
    do te shikoja bukuri
    qe ju solli e shtrenjta liri.

    E ti nene do me vie cdo dite
    do me ipje rreze drite,
    do zgjatnim duart si me pare
    ti mbi, e une nen varr.

    Zhytet ne te thelline hon
    por s'ka kush e ndihmon,
    kete nene qe endrren ta tret
    varrin e djalit afer ta kete.

  9. #49
    Larguar..
    Anėtarėsuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    Pergezimet e mia Fara, je e palodhshme ne krijimtarine e poezive te tua.
    Respekt.

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009
    Citim Postuar mė parė nga gloreta Lexo Postimin
    Pergezimet e mia Fara, je e palodhshme ne krijimtarine e poezive te tua.
    Respekt.
    Gloreta te falenderoj per urimin ,shpresoj te pelqejne.
    Te pershendes.

Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •