Close
Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 73
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009
    Krenaria e nje nene

    Nje nene i digjet zemra per djale
    qe Kosoves me deshire ja ka fal,
    ngjitet flaka shkrapave ne maje
    ...por triumfon mbi dhembje e vaj.

    Se cdo pike gjaku qe eshte derdhe
    tani me eshte shenderruar ne diell,
    cdo kend Kosove e ngrohe e rrezaton
    e bene krenare nenen e lumturon.

    Zgjate duar nena merr rreze, e thote
    te dhash jete mori jete Kosova sot,
    se cdo zemer ne kete nenqiell qe rreh
    pavaresine ne gjakun tend e sheh.

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Citim Postuar mė parė nga fara Lexo Postimin
    Krenaria e nje nene

    Nje nene i digjet zemra per djale
    qe Kosoves me deshire ja ka fal,
    ngjitet flaka shkrapave ne maje
    ...por triumfon mbi dhembje e vaj.

    Se cdo pike gjaku qe eshte derdhe
    tani me eshte shenderruar ne diell,
    cdo kend Kosove e ngrohe e rrezaton
    e bene krenare nenen e lumturon.

    Zgjate duar nena merr rreze, e thote
    te dhash jete mori jete Kosova sot,
    se cdo zemer ne kete nenqiell qe rreh
    pavaresine ne gjakun tend e sheh.

    nena nuk jep jete kur i vritet djali ne lufte. nenes ne kete rast iu morr jeta e djalit me dhune. te ndiesh krenari ne lidhje me kete fakt tregon crregullim ndienjash. eshte njelloj si te thuash: ec o agresor edhe njehere qe te vriten djemte e te ndihen nenat krenare.

    permbajtja e kesaj poezie eshte makabre, sepse eshte jo e plote. dikur dhembja per jeten e humbur te djalit do jete per nenen me e forte se cdo qellim e synim politik. nuk eshte mire te neperkembet ndienja me hyjnore ne tere bartesit e jetes: dashuria e nenes per femijen.

    sa me lart nuk eshte kritike ndaj autores, por ndaj konceptit te neperkembjes se shenjterise prej instikteve makabre qe lindin nga perdhosja e dashurise midis njerezve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga uj me gaz : 12-08-2010 mė 12:14
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009
    Citim Postuar mė parė nga uj me gaz Lexo Postimin
    nena nuk jep jete kur i vritet djali ne lufte. nenes ne kete rast iu morr jeta e djalit me dhune. te ndiesh krenari ne lidhje me kete fakt tregon crregullim ndienjash. eshte njelloj si te thuash: ec o agresor edhe njehere qe te vriten djemte e te ndihen nenat krenare.

    permbajtja e kesaj poezie eshte makabre, sepse eshte jo e plote. dikur dhembja per jeten e humbur te djalit do jete per nenen me e forte se cdo qellim e synim politik. nuk eshte mire te neperkembet ndienja me hyjnore ne tere bartesit e jetes: dashuria e nenes per femijen.

    sa me lart nuk eshte kritike ndaj autores, por ndaj konceptit te neperkembjes se shenjterise prej instikteve makabre qe lindin nga perdhosja e dashurise midis njerezve.
    Pershendetje uj me gaz

    Nena i jep djalit jete ,djali i dha Kosoves jeten dhe nga jetet e dhena nga gjaku i derdhur erdhi liria ,ky eshte mendimi qe kam dashur te shpreh une ,ndoshta nuk duket ashtu..
    Mendimi yt perputhet me mendimin tim ,por une kam degjuar nena qe kane fol keshtu edhe me shume biles ,dhe nese ti dyshon ne fjalet e tyre atehere me vjen keq por nese merre familjen Jashari cdo here tregojne se jane sakrifikuar me deshire per Kosove .Une personalisht se kisha bere se jam e vogel shpirtrisht por nuk dyshoj se ata e kane bere me deshire .Se ne kete lufte ka shkuar kush ka dashur.
    Une pranoj kritika vecanrisht nese eshte e sinqert.FARA

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Pershendetje uj me gaz

    pershendetje fara

    Nena i jep djalit jete ,djali i dha Kosoves jeten dhe nga jetet e dhena nga gjaku i derdhur erdhi liria ,ky eshte mendimi qe kam dashur te shpreh une ,ndoshta nuk duket ashtu..

    ashtu m'u duk, qe kur e lexova dhe te them te drejten u mora gjate me kete poezi. gjithsesi, vendosa te shkruaj. jam munduar e po mundohem t'i zgjedh mire fjalet, sepse eshte teme shume delikate.

    Mendimi yt perputhet me mendimin tim ,por une kam degjuar nena qe kane fol keshtu edhe me shume biles ,dhe nese ti dyshon ne fjalet e tyre atehere me vjen keq por nese merre familjen Jashari cdo here tregojne se jane sakrifikuar me deshire per Kosove.

    une nuk dyshova ne fjalet e tua apo te tyre. vetem u perpoqa te kuptoj dobine e ketyre fjaleve. qe nje lufte eshte sakrifice per te gjitha palet, kjo nuk besoj se mund te diskutohet. qe zemra e nenes kerkon me cdo kusht nje legjitimim per renien e djalit edhe kjo eshte e natyrshme. por qe te ndjesh krenari apo lumturi per vdekjen e femijes, eshte jashte cdo mase humane. ka shume mundesi qe kjo eshte pasoje e luftes dhe mbase duhej rishikuar qendrimi i brendshem i gjithsecilit ndaj luftes ne pergjithesi. por mbase me kalimin e kohes ata prinder do e kuptojne se gjaku i derdhur nuk mund te justifikohet me asgje te kesaj bote. une perulem para cdo te reni, sepse dhenia e jetes eshte cmimi me i larte qe mund te paguaje dikush, por kete do ishte mire t'a benin edhe prinderit e tyre.

    gjithsesi une i dua te gjithe njerezit dhe e thashe edhe me lart, kritika nuk shkon te njerezit, por te konceptet qe ata zhvillojne. nje njeri qe e kupton se nje koncept nuk ka te ardhme eshte po aq i dashur per mua sa edhe dikush qe nuk e kupton. per sa kohe nuk shkakton dem me kete koncept.

    ne rastin ne fjale, duke ndier krenari per te renet e duke e shprehur, krijohet per femijet pershtypja se lufta eshte e drejte. por asnje lufte nuk eshte e drejte, sepse ne lufte paguhet me jete, e jo me leke. e askush nuk e meriton te jape jeten prej paaftesise te luftedashesve per te bere paqe.

    Une personalisht se kisha bere se jam e vogel shpirtrisht...

    ti je e bukur shpirterisht...

    por nuk dyshoj se ata e kane bere me deshire .Se ne kete lufte ka shkuar kush ka dashur.

    ne lufte nuk shkohet kurre me deshire. ne lufte te con vec urrejtja kunder tjetrit. por ne kosove, lufta ishte zgjidhja e vetme. paaftesia ne ate ceshtje erdhi prej te keqijave e zakonshme: pushtetit dhe materializmit.

    Une pranoj kritika vecanrisht nese eshte e sinqert.FARA

    kritika nuk ishte per ty, ishte per luften qe rremben jeten. dhe te mendosh qe te tera lufterat e kesaj bote mund te ishin shmangur...
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009
    Pershendetje uje me gaz

    Dje gjithe diten e shtjellova shkrimin tend dhe me aq pak sa di une dua te ti them edhe disa mendime .
    Kam pershtypje se ti kete nene e sheh jashte tersise dhe del si nje nene qe me deshire do ti vritet djali.
    Por kjo nuk eshte nje nene angleze por kosovare e cila edhe nese nuk ka lind e rritur ne nje familje patriotike si une p .sh .nuk do thote se nuk di si e kishim ne situaten neper kohe qe nga shkeputja e dhunshme e deri te lufta .
    Une kam degjuar nga gjyshja gjera te tmerrshme nga koha e Rankoviqit ,e armeve ku njeriu ishte me mire te shpikte se e ka nje arme se ta thoshte nuk kam se e torturonin sa s'ta merre mendja.
    Vitet e tetedhjeta demonstaratat pastaj Millosheviqi ,lufta eshte kulmi.
    Tani asnje nene se besoj se i ka thene djalit shko ne lufte por djali ka shpreh deshire dhe se besoj se ka kerkuar leje.
    Por kjo nene nese nuk ka pare dhune vrasje ne familje te vete,ka pare te i afermi te kojshia ne nje qytet a fshat keshtu qe edhe ajo ka qene me frike se nje dite mund ti vije edhe asaj ne shtepi e keqja.
    Nga kjo del krenaria se djali i saj ka ndikuar qe te ndalet lufta dhe askujt ne Kosove mos ti rrezikohet jeta.
    ,,Ne lufte nuk shkohet me deshire '' - Vertet nuk shkohet me deshire por une e di se kur nje shtet fillon lufte atehere merre qytetar pa pyetur i armatos dhe e qone ne front.
    Ne familjen time qe nga 1900 ne te gjtha lufertrat ka pasur dikush qe ka qene jo me deshire por i shtyre nga shteti nga turqia,lufta ballkanike, e pare boterore e dyte .
    Kjo lufte ka qene me vullnetar.
    Femijet sot shohin shume gjera te keqija ne teresi por i mbetet them une me shume familjes te jap shpjegime per cdo gje edhe per luften,
    Se tek e fundit ne deshem me pacifizem te kryhej kjo por bota deshi gjak pa te ndihmoj, kjo dihet.

  6. #66
    Larguar..
    Anėtarėsuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    E dashur Fara, sa herė, qė kam ardhur,
    te tema jote, humbėn poezitė,....
    ti i shkruaje, me pendėn tėnde tė zbardhur,
    mua ti ,po mė mban gjithmonė nė pritė.!!!!

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009
    Pershendetje Gloreta

    Ketu apo atje



    Eshte fatkeqesi kjo

    ti ke te gjitha te mira atje,

    por deshiron te te ngroh

    rrezja e vendit ku ke le.



    Mua me ngroh dielli i vendlindjes

    dhe asgje s'kam ne jete,

    dhe nuk mund ti ike bindjes

    se mire je ti atje vertet.



    Une doja te jem ketu me pak

    por mjerisht duhet te them,

    ne kete kohe pa kohe s'kam aspak

    dhe s'mundem e lumture te jem.



    Ta duash atdheun kushton

    per ty atje per mua ketu,

    ti ditet e kethimit numeron

    une te bukuren me shiku.



    20 8 2010

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009
    Nene Tereza


    Ti ishe nene e botes mbare

    kishe zemer te madhe pa skaj e ane,

    doren mehlem per trup te vrare

    dhembshuri sa nje oqean.



    Kete pasuri ti zemer bardhe

    i dhe botes pa parjashtim,

    fakti se nga gjaku shqiptar ne jete ke ardhe

    per mua eshte pike referim.



    Kjo bote me genjeshtra e djallezi

    ke frike kujt doren me ja zgjate,

    ti ishe diell qe fal ngrohtesi

    them kush te preku ish me fat.



    26 8 2010

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009
    Ne nje gjimnaz

    Ne oborr cdo kethese

    perplote me grafite

    jo art por zgarravine

    qe te vret ne shpirt.



    Uleset duken te mjera

    sepse nxenesit per cudi,

    i japin vetes vlera

    ku duhet ukur kemba u rri.



    Rreth bustit ulur rrijne

    per heroine s'kane respekt,

    cdo njeri ka kethyer shpine

    e duhet te perulen ne te vertet.



    Ne cdo ane ambalazhe

    gjuajtur pas ushqimit te shijuar,

    eshte i keq ky pejsazh

    ne shkolle tregohet cka ke mesuar.

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009
    Shaka dhe e vertet


    Kur isha ne adoleshence

    mendoja se jam e shemtuar,

    me askend nuk beja konkurence

    as ne imagjinate s'kam guxuar.



    Kur u rrita pash se nuk jam vetem

    ka plote me kete problem ,

    por ne te dytet gati njejt mbetem

    por per bukuroshet jam ne dileme.



    Se shumica prej tyre veretet

    kur jane te reja tjerat nuk i afrohen,

    por me vite bukuria u tret

    magjia u hiqet nga masa nuk dallohen.



    Se bukuria bene tradheti

    keq kush mirret vetem me te,

    se te do vetem kur je i ri

    nje dite ik se sheh me.

Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •