-
Te them....
S'ka ku shkon me poshte si thenie
nuk eshte e vertete gjithmone,
te vie ne koke nje renie
dhe mu kete fakt ta tregon.
Une isha poshte e rrezuar
por poshte ka shkalle,humnere,
kete kur e kam kuptuar
ndryshimi ka ardhe menjehere.
Te mos hash eshte force me pak
nje dite forcen s'do ta kesh,
edhe smundja s'eshte larg
rrethi mbyllet mund te mos jesh.
Keto me i kam kaluar
e them kush ka nevoj ,le ta kap,
por nga poshte per tu lartesuar
po te duash mund ta besh hap.
Nuk vuaj s'jam e trishtuar
larg qofte ankth vetes ti lejoj,
une me jeten jam e gezuar
por e lumtur s'jam e pranoj.
Jeta ka gjera te mira
une veq per te shkruar kisha jetuar,
por kam edhe shume deshira
as poshte as larte ne mes jam stacionuar.
-
-
Nenes
Desha nene me te thene
sot prape shi ka rene,
Marsi me shi edhe ere
ka nis ashper kjo pranvere.
Nje dite shume jam frikesuar
te desha prane per te me ndihmuar,
se ishte force prania jote
pa bere fjale me ndihmonte.
Por edhe te them marezi
prape me duhesh ti,
s'kish bertime s'kish sharje
andaj se duroj kete ndarje.
Deshirat shfaqen cdo dite
por ti si degjon shpirt,
e zene ngusht edhe qaj
kete dhembje s'mund ta mbaj.
Kjo dhembje s'ka sherim
se ishe e vetme s'ke zavendesim,
ishe rreze qe nuk zbehet
me te zemra ime dehet.
Zemra ime shume fat kish
se ti nene e deshe shumefish,
e deshe ne paskaj
ti nuk shkove kurre je brenda saj.
-
-
Top modele
Nga jashte je llokum
me pelqen t'te shikoj,
nga brenda je vakum
me nervozon t'te degjoj.
Cdo rruge kosovare
te duket pasarele,
nuk dyshon fare
se je top model.
Bukur veshur
fytyren me grime mbuluar,
gjithmone duke qeshur
nga syte e botes e gezuar.
Cka te thote pasqyra
normal se ka rendesi,
por jeta ka ngjyra
e nje kahje mban ti.
Ta dua te miren
shpesh te kam thene,
mos e vrit deshiren
trenin e fundit me e zene.
Thote nje fjele e urte
nese merresh veq me bukuri,
kur te shkoj bukuria ,shkurt
ske me cka merresh ti.
-
-
e bukur ironia qe ke perdore tek kjo siper
-
-
PERSHENDETJE PETER PAN
Thashetheme
Thashethene a thashetheme
nuk ka fare rendesi,
por sinqerisht e them
eshte teme bisede ne cdo shtepi.
Dhoma e mbushur e tera
gra e vajza qe me oreks,
flasin lirshem per gjera
qe bashk futen ne nje thes.
Ka burr ,ka dashnor
nga femijet turp si vjen,
enderron tjetrin ta ve ne dore
,,ha''meshkuj si oksigjen.
E te tjera si keto
tradhetia u be hit,
shpesh mendoj me beso
jane te verteta, apo per tu shite.
Por ne ja kalojme mire
se dikush me te but thote ka nevoje,
nimfomane eshte ka deshire
tjetra ne gijotine do ta copetoje.
Dhe biseda kur mbaron
te urtat shkojne ne shtpi te qete,
dashnoret si gjithmone
e shikojne interesin e vete.
-
-
Gjyshja e vetemuar
Jeton vetem ne shtepi te rregulluar
qe kur shoku i jetes i shkoi,
nje nene,gjyshe, nje e moshuar
asnje fytyre te dashur moti nuk shikoj.
Anetaret i ka neper bote te shperndare
dhe nje here ne vit i perqafon,
asaj i duhen afer pandare
por zemren me nevojen i bashkon.
Merre kartonin, lojtaret, dhe zarine
niper e mbasa do luajme thote,
me te dashurine nip e vuri te parine
tani loja mbare na shkofte.
Cdo hap bene dore e saj
luan pa hile, drejte,
mbane tempon e lojes, te bisedes
bene gallate si te ishin ne dhome vertete.
Kur mbaron nje loje
ne lojen tjeter ve anetaret tjere,
kenaqet gjyshja kesisoj
se realisht kenaqet vetem cdo vere.
-
-
Ne kater vjetorin e vdekjes se nenes
Nje maj 2006
Kur nuk hyra ne vendin
Ku behej kemoterapia
E qoja nenen deri aty
Rrinte me motren e madhe
Une shetitesha
Se nuk duroja...
Por nje here ishte ftohte
Hyra ne paradhome
Ishte nje njeri te cilin e pershendeta
Tha; -dola ta cliroj pakez shpirtin
Se mbenda do pelcase nga dhembja
Shikoj te gjallet e vdekur
Apo te vdekurit e gjalle.
Edhe une isha ne nje situate te tille
Ishte nate ishem ne te dyja
Nuk kishte drita
Qiri ndezur,une eca ne kohe para
Mu zhduk nena para syve
U njeva keq shume keq
Ajo edhe pse me metastaze nuk dinte gje
E hutuar u ketheva ne realitet
Fillova ta pyese per te kaluaren
Ajo fliste une degjoja dhe vuaja njekohesisht..........
Ti nene e di
Se une kam shpik dicka qe te jem me shpesh me ty
Sa here qe kam nje problem
Them si te bej do me tregoj
Ina ne gjume
Dhe shpesh ndodhe
Zberrthej endrren
Dhe me del mire.
Kater vjete eshte shume
Per nevojen e pranise tende
Por per kujtesen eshte pak
Se sa hap e mbylle sy
Ti je diku afer.
Ti goje mjalte
Zemer arte
Mbulese
Besoj se je e lumtur se une
Ja kam marre doten jetes.
-
-
Kazma
Pandare i kam rene
kazem jetes pa meshire,
leje askujt si kam dhene
por kazmen time kane perdore pa meshire.
Dhe kam thene shpesh
me keni bere shume mire,
e kerkoja kembe e vesh
se te luftoja e kisha veshtire.
Ndoshta kazmagjinj
faleminderit duhet t'ju them,
per te luftuar me duheni
eshte mire prane tju kem.
-
-
Dje ne qytet
U thone retard apo budall
dikush rralle i semur mendor,
mendja u ka shkuar ne djall
populli kete e keq perdore.
Zbavitje e madhe behet me ta
lokali me njerez plote,
cdo njeri pyetje ka
presine i semuri cka do te thote.
Ai nga bota e tij e mjere
qe rrethi s'do ta kuptoj,
xhevahire do nxjere
masen e egzalton.
Te tilla skena
ne qytet shpesh kam pare,
eshte me te kap migrena
kjo ndergjejge e vrare.
E peshtire kjo zbavitje
nuk mund ta kuptoj,
trurine e qesine ne shitje
te semurine duan ta kalojne.
-
-
Dallimi
Njeriu me fat
cdo hap e bene me vend,
edhe rrugen e gjate
e fluturon si shpend.
Bene plane per jete
derdhe mund e gjak,
por e mira i shperblehet
vjen ere zambak.
Por ai qe s'ka fat
eshte njejt si ai i pare,
por deshirat qe ne start
e kane hapin e vrare.
Shtegton e rrokullis
boten qe e rrethon,
vetem kompromis
atij i takon.
Si gjarperi nen gur
ndonje veprim fsheh,
hapur s'do e bente kurre
se shije te keqe le.
Fatlumi thote lufto
i provuari deri kur pyet,
une vetes i them jeto
jo kompromis e fat por rrugen e trete.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt