Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    BFI kërkon tokën e Xhamisë Burmali



    BFI kërkon tokën e Xhamisë Burmali

    Bashkësia fetare islame e Maqedonisë ka kërkuar nga qeveria që tokën e Xhamisë Buramli në sheshin e Shkupit t'i dhurojë BFI-së, njësoj sikur ia kishte dhuruar tokën Kishës ortodokse maqedonse për ndërtimin e kishës.


    Këshillëtari i kryetarit të BFI-së, Afrim Tahiri thotë se BFI do të pranonte një zgjidhje kompromisi, sipas të cilit, në shesh nuk do të ndërtohen as kishë e as xhami, ndërsa trualli i objketeve fetare të përdoret për qëllime të tjera.
    "Qeveria ka mundësi të përmirësohet, le ta kthen tokën që ia ka dhuruar kishës dhe zgjidhim problemin sa i përket çështjes së Burmali xhamisë. Ose le të na jep truallin neve si Bashkësi fetare dhe të merremi vesh që asnjë bashkësi fetare të mos ndërtojnë objekte fetare në shesh, por t'i shfrytëzojmë për kulturë apo diçka tjretër në interes të gjithë qytetarëve. Ky qëndrim i yni mendoj se do të jetë në favor edhe të shtetit edhe të bashkëjetesës dhe dialogut ndërkonfesional dhe të zhvillimit të gjithëmbarshëm. Realisht sheshi i Shkupit, me vendosjen e asaj që është vendosur deri më tani dhe asaj që planifikohet të vendoset, nuk i ngjason më një sheshi ku duhet të bëhen falje, është bërë në tërësi një shesh politeist", thotë Afrim Tahiri, këshilltarë i kryetarit të BFI-së. /alsat-m/

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    o kto idiota nuk e kan per dert as xhamin as ndertimin e kishes keto hajdute duan edhe dicka nga vakefi te marin per vete,e te ndertojn edhe naj ndertes e te blejn edhe ndoj vetur te re se iu kan vjetrue ato qe i kan

    mbi 500miljon euro duqane dhe tok,ka shteti ne duart e veta e qe ne realitet jan objekte te bashksis islame,

    i njohem mir keto hajdute ne ska nevoj per asgje
    Jetë e rëndë.......!!!

  3. #3
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Qka po don me thane ku bre se sjam ka e kuptoj!!!
    Per kete Xhami qe po flet ky eshte akoma e pambaruar qe sa vite? investimet i bejne vetem donatroet privat,kam qen une dhe e kam pa kete Xhami madheshtore por spo kuptoj se ne dor te kujt qenka kjo Xhami qe ky po e kerkon?
    - - Shumë shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askë!
    Agim Metbala"

  4. #4
    luftëtare
    Anëtarësuar
    23-05-2009
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    157
    sueda,
    xhamia Burmali tani për tani nuk ekziston,
    ajo ka qenë e rrënuar dhe në vend të saj është ngritur shtëpia e oficerëve, por edhe ajo është rrënuar dhe ai vend tani është pjesë e sheshit të Shkupit.
    Por tani me planin e qeverisë "Shkupi 2014", do të ndërtohet kishë në sheshin e Shkupit por jo edhe xhami.

    Xhamia Burmali jo vetëm që ka vlerë si objekt fetar, por ka edhe vlerë historike sepse është njëra ndër xhamitë më të vjetra të mbetura nga perandoria osmane, është shumë e bukur dhe e vetmja në atë anë të qytetit.

    Ka më duket edhe një temë të hapur në lidhje me këtë xhami.
    Mos i trego Zotit sa i madh është problemi, por tregoi problemit sa i madh është Zoti.

  5. #5
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Ah tani kuptova une kujtova se fjala ishte per Xhamin e butelit 1,tani mu kujtua emri Xhamia e Bedrit.Falemderit per sqarim u nguta pa menduar edhe pse kam lexuar diq per ate Xhamin qe ka qene ne sheshin e Shkupit.
    - - Shumë shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askë!
    Agim Metbala"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •