-
i/e regjistruar
Aliu dhe Bazat e të Drejtave të Njeriut.
Hz. Aliu dhe Bazat e të Drejtave të Njeriut.
Të nderuar, meq këte dite të rëndësishme e të vlefshme bëhej fjalë për pozitën e tij ndaj popullit, zgjodha këte shkrim të dijetarit krishter Xhorxh Xhordakut “Imam Aliu Zëri i Drejtësisë Njerëzore”.
Shumë dijetar të njohur botëror kan shkruar vepra e kryevepra të ndryshme e botuar vëllime të tëra për virtytet dhe drejtesinë e këtij sahabe, dhenderi dhe khalife islam hz. Imam Aliun a.s.
Me respek dhe nderime të gjithëve, të nderuar, dua ta shpërfilli një të vërtetë mbi hz. Imam Aliun a.s. nga pena e një poeti-shkrimtari krishterë Xhorxh Xhordak. Në vijim do të njihemi me disa baza humane të cilat rrjedhin nga mendimet e një njeriu të rrallë (Aliu a.s) dhe që janë prezantuar mbi 10 shekuj përpara themeluesve të deklaratës së të drejtave të njeriut. Bazat dhe rregullat e Imam Aliut a.s. në lidhje me të drejtat e njerëzve janë bazuar në kuadër të ndjenjave të thella humane.
Dijetari krishter Xhorxh Xhordak për hz. Aliun a.s. thotë: “Në bazat humane që prezanton Aliu, ne nuk jemi në kërkim të një fjalie e cila do të përshtatet me deklaratën botërore të të drejtave të njeriut. Aliu në mësimet e veta nuk kishte për qëllim që të tregonte veten përpara të tjerëve ashtu siç veprojnë shumica. Ai, para se të prezantonte me fjalë një mendim, atë e praktikonte në jetën e vet. Kjo çështje në mënyrë aq natyrore buronte nga ekzistenca e tij sa që në të nuk shihej asgjë artificiale dhe ky është sekreti i freskisë së vazhdueshme të mësimeve dhe mendimeve të Ali Ebi Talibit a.s.. Me tej ky letrar i madh krishter në librin Imam Aliu zëri i drejtësisë njerëzore në faqen 545 thot: “ Kudo që ka shkelur këmba e djalit të Ebu Talibit, kudo ku është dëgjuar fjala e tij, kudo ku ka vezulluar shpata e tij, vuri barazinë në tokë. Ai shkatërroi format e despotizmit.
Termi ”Të drejtat e njeriut”, që është një nga çështjet më të diskutuara sot në botë, u parashtrua në tekstin e lëvizjes shoqërore politike të Francës. Pasi që e drejta është baza kryesore dhe themelore e çdo njeriu, mendimtarët perëndimor vendosën që për njeriun të përpilojnë të drejta jashtë faktorëve si raca, ngjyra e lëkurës, feja dhe politika. Si rrjedhim pas luftës së dytë botërore 1948 u përpilua deklarata botërore e të drejtave të njeriut. Në krye të këtyre të drejtave ishin e drejta e jetës, lirisë barazisë, e drejta për edukim dhe arsimim, vendbanim, siguri, liria e të menduarit, e drejta për pjesëmarrje në jetën shoqërore, të drejtat ekonomike etj.
Në këte pjesë do ti vë në formë të përmbledhur gjërat më të rëndësishme të sanksionuara në Dokumentin Ndërkombetar të të Drejtave të njeriut. Do të jemi dëshmues se nga ana thelbësore në Dokumentin e të Drejtat e njeriut botuar nga OKB-ja, në çdo bazë të këtij dokumenti do të gjesh edhe në kushtetutën e djalit të Ebu Talibit, madje në kushtetutën e tij do të gjesh edhe më shumë të drejta dhe liri se ato që thuhen në dokumentin e OKB-se. , thot z. Xhorxh Xhordaku.
Tani të vëmë shkurtimisht ate që thuhet në Dokumentin e OKB-së.
1- Njerëzit lindin të barabartë në dinjitet e në të drejta, të pajisur me mendje ndërgjegje dhe ata kan detyrë të trajtojnë njëri-tjetrin me frymën e vëllazërisë.
2- Çdo njeri gëzon të gjitha të drejtat e të gjitha liritë e sanksionuara në këte dokument, pa asnjë dallim e pa asnjë veçim për shkak shtetësisë, ngjyre, sektsi, ose për shkak të gjuhës, të fesë, të mendimit politik, ose të çdo mendimi të kundërt me te, si dhe për shkak të kombesisë së ciles i përket, ose për shkak të origjinës së tij shoqërore, të gjendjes së tij, i pasur apo i varfër {Ali bin Ebi Talibi kurrë nuk e ka njohur “domosdoshmërinë” e ekzistencës së varfërisë në shoqëri}, të pozicionit familjar ose të çdo pozicioni tjetër në kundërshtim me ate familjar.
3- Të drejtat e sanksionuara në këte dokument janë veprues e mbi të gjithë banorët e tokës, qofshin toka të vëna nën kujdestari, qofshin toka që nuk gëzojnë autonomi, pasi banoret e këtyre tokave janë të barabartë me banorët e vendeve sovrane.
4- Çdo individ ka të drejtën e jetes, lirisë, jetësisë në siguri e në garanci.
5- Nuk lejohet për asnjë njeri të jetojë në skllavëri e në robëri. Skllavëria e shtypja, në të gjitha format, janë të ndaluara.
6- Nuk lejohet që një njeri të torturohet, ose mbi të të zbatohen dënime të rënda johumane ose dënime që fyejnë dinjitetin njerëzorë.
7- Çdo njeri ka të drejtë të njihet si person ligjor në çdo vend që të ndodhet.
8- Para ligjit të gjithë janë të barabartë dhe çdo individ, në zbatim të barazisë dhe pa asnjë privilegje gëzon të drejtën e mbrojtjes. Të gjithë gëzojnë të drejtën e mbrojtjes kundër çdo diferencimi që konsiderohet jashtë këtij dokumenti; gjithashtu, çdo njeri gëzon të drejtën e mbrojtjes kundër çdo lloj veprimi që nxit diferencimi.
9- Çdo njeri ka të drejtë të gjejë mbështetje praktike në gjygjësorin kombëtar, që të shkojë çdo sulm mbi të drejtat themelore që atij i njeh kushtetuta e ligjet.
10- Nuk lejohet arrestimi, burgosja ose internimi i ndonjërit në mënyrë arbitrare.
11- Nuk lejohet, që dikujt t’i preket jeta e tij private, familja, shtëpia e tij ose dhe korrespodenca e tij dhe as të atakohet në nderin e në zërin e tij të mirë. Çdo njeri gëzon të drejtën e mbrojtjes së ligjit kundër një ndërhyrjeje të tillë.
12- Çdi individ gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë dhe të zgjedhjes së vendbanimit të Brenda shtetit. Çdo individ ka të drejtë të largohet prej çdo vendi apo të kthehet në te, përfshir edhe vendin e tij.
13- Çdo njeri, në gjendje shtypjeje, ka të drejtë të kërkojë një vendstrehim edhe në një vend tjetër.
14- Çdo individ gëzon të drejtën e pronësisë, qoftë në formë individuale, qoftë në fomë kolektive. Nuk lejohet të privohet askush prej pronave të tij.
15- Çdo individ gëzon të drejtën e lirisë së mendimit, të besimit e të fesë.
16- Çdo person ka të drejtën e lirisë, e lirisë së mendimit e të shprehjes, përfshirë në këtë të drejtë që ai të mos shqetësohet për shkak mendimeve të tij.
17- Çdo njeri ka të drejtë të japë ndihmën e vet në administrimin e punëve të përgjithshme të vendit të tij, qoftë në mënyrë të drejtëpërdrejtë, qoftë me ndërmjetësinë e përfaqesuesve të zgjedhur në mënyrë të lirë. Çdo person ka të drejtë të zërë një vend pune në vendin e tij, duke u bazuar në barazinë midis njerëzve.
18- Çdo njeri ka të drejtën e garancisë shoqërore, që të arrijë të drejtat ekoniomike, shoqërore dhe kulturore të detyrueshme për dinjitetin e tij dhe për rritjen e personalitetit të tij në mënyrë të lirshëm, në saje të punës e të përpjekjeve kombëtare dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar.
19- Çdo person ka të drejtën e punës dhe lirin në përzgjedhjen e punës me kushte të një shpërblimi të drejtë. Gjiothashtu ai ka të drejtë të mbrohet prej papunësisë. Të gjithë kan të drejtë, pa asnjë dallim, të marrin një shpërblim të barabartë për punë të barabartë. Kushdo, që punon, ka të drejtë të shpërblehet në mënyrë të drejtë, shpërblimi që i siguron atij e familjes së tij një jetesë në përshtatje me dinjitetin njerëzor dhe në raste domosdoshmërie me këte shpërblim i plotësohen të gjitha rrugët e mjetet e mbrojtjes shoqërore.
20- Çdo individ ka të drejtë të gëzojë një nivel jetese që i siguron atij dhe familjes së tij shëndet e mirëqenie, veçanërisht në ushqim, në veshje, në banesë dhe shërbimet e domosdoshme shëndetësore e shoqërore. Gjithashtu ai ka të drejtën e sigurimit në raste të papunësie e në raste të pamundësie fizike për të punuar, në raste plagësh të rënda, pleqërie dhe në të gjitha rastet e tjera, kur njeriu humb mjetet e fitimit të bukës së tij si rezultat i kushteve që janë jashtë vullnetit të tij.
21- Çdo njeri ka të drejtën e arsimimit dhe arsimi të jetë falas. Arsimi fillor është i detyrueshëm. Është detyrim që arsimi të ketë si objektiv rritjen e personalitetit njerëzor, forcimin e respektimit të të drejtave të njeriut dhe të lirive të tij themelore; gjithashtu është që arsimi të ndihmojë në mënyrë të ndërsjellët për mirëkuptim, tolerancë e miqësi mes të gjitha kombeve e të gjitha komuniteteve. Por është detyrë që te punohet edhe për forcimin e përpjekjeve të kombeve të bashkuara për ruajtjen e paqes.
22- Individi ka detyra ndaj strukturave shoqërore, pasi vetëm në to ai ka mundësi të risë personalitetin e tij në mënyrë të lirë e të plotë.
23- Gjatë ushtrimit të të drejtave dhe gëzimit të lirive, individi i nënshtrohet vetëm atyre ndalimeve të vëna tekstualisht në ligj për garantimin, njohjen e respektimin e të drejtave e të lirive të tjetrit, për mbrojtjen e kërkesave morale të hollësishme dhe të ruajtjes së mirëqenies të sistemit publik në një shoqëri demokratike. Në asnje rast nuk mundësohet ushtrimi i këtyre të drejtave dhe lirive, në kushte që janë në kundërshtim me objektivat e me parimet e OKB-së.
24- Asnjë tekst prej teksteve të këtij dokumenti nuk lejohet të komentohet se ky dokument i siguron ndonjë shteti, ose ndonjë organi, ose ndonjë individi të drejtën e ushtrimit të çdo lloj aktiviteti, ose që të bëjë ndonjë llojë pune që synon shembjen e të drejtave e lirive të sanksionuara në këte dokument.
Këto ishin pikat më të rëndësishme të shkruara në dokumentin e OKB-së për shpalljen e të drejtave e lirive të njeriut, të drejta e liri, që shumë shtete e kombe vazhdojnë t’i nëpërkëmbin nën pretendimin e ruajtjes e të mbrojtjes së tyre dhe të punës për këto të drejta e liri. Mendoj se lexuesi tani ka arritur të kuptojë marredheniet e afërsitë që jane mes parimeve të këtij dokumenti dhe parimeve të Dokumentit Francez të të drejtave të Njeriut. Pastaj të kuptojë lidhjen thelbësore mes këtyre parimeve dhe kushtetutës së Ali bin Ebi Talibit, duke përjashtuar ato qështje që kanë lidhje me ndryshimin e kohës e me zhvillimin e vetë kohës, por duke shtuar ngrohtësinë e thellë të zemrës njerëzore, me të cilin rrethon Aliu shoqerinë, çka mungon në dokumnentin e OKB-së.
Duket sikur Aliu ka regjistruar tregimin e gjithë shekujve të hershëm të njerëzimit dhe vazhdon të regjistrojë tregimin e shekujve modern.
Shkëputur nga libri i Xhorxh Xhordakut: “Imam Aliu Zëri i Drejtësisë Njerëzore”.
Për në fund, zgjodha një thënie të hz.Imam Aliut a.s.: “Duke më dhënë autoritet mbi ju, Zoti i Madhërishëm krijoi për mua një të drejtë ndaj jush, dhe ju po ashtu keni një të drejtë mbi mua - ngjashëm me atë që kam edhe unë ndaj jush... Një e drejtë është gjithmonë e ndërsjelltë: askush s'ka të drejtë mbi tjetrin, përveç kur edhe ky gëzon të drejtë mbi të. Dhe, nëse ekziston ndokush që ka një të drejtë, duke mos ekzistuar një e drejtë përkatëse ndaj tij, ai është vetëm Zoti me përjashtinë e krijesave të Tija, për shkak të plotfuqisë së Tij mbi to dhe drejtësisë së Tij e cila përshkon tërë vendimet e Tija.”
Pozita e Imam Aliu a.s., kundrejt sahabëve ishte mu si pozita e boshtit të mullirit të dorës .
selam, faruk. 06/12/09.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt