pershendetje te gjitheve
une doja te hapja nje teme mbi Tironen ose me mire mbi historine e saj dhe mbi te verteten e kryeqytet tone
pershendetje te gjitheve
une doja te hapja nje teme mbi Tironen ose me mire mbi historine e saj dhe mbi te verteten e kryeqytet tone
Life goes on.......
Nga faktet e gjetura ne rrenojat e nje keshtjelle ka mundesi te behet fjale mbi nje keshtjelle te cilen Prokopi von Caesarea ne shekullin e gjashte e ka quajtur "Tirkan". Sidoqofte qyteti i sotem u themelua ne vitin 1614 kur Sulejman Pasha Mulleti ndertoi nje xhami pikerisht ne vendin ku sot ndodhet statuja e Ushtarit te Panjohur. Xhamia u shkaterrua nga Lufta e dyte Boterore. Trazirat e pas vdekjes se Kapllan Pashes (1816) e shkaterruan nje pjese te qytetit si dhe pronat e Familjes Toptani.
Tirana filloi tė zhvillohet, qė nė fillim tė shekullit tė gjashtėmbėdhjetė me disa punishte artizanati tė pėrpunimit tė mėndafshit, pambukut, lėkurės, qeramikės tė metaleve etj.
Lagjia e parė e Tiranės ėshtė Bami dhe mė vonė lagjia e Mujos. Xhamia e Ethem Beut ndėrtuar nė vitin 1789 ėshtė edhe sot nė qėndėr tė Tiranės pranė Kullės sė sahatit 35 metra e lartė ndėrtuar nė vitin 1830.Nė shekullin e nėntėmbėdhjetė njė nga familjet mė tė mėdha e autoktone tė Tiranės ka qėnė ajo e Toptanasve. Gjatė Rilindjes, Tirana ka qėnė qėndėr e rėndėsishme patriotike. Kėtu pėrqėndroi punėn e saj shoqėria "Bashkimi". Mė 26 Nėntor 1912, Tiranasit nė perputhje me Ismail Qemailn ngritėn flamurin Shqiptar. Gjatė Luftės sė parė Ballkanike, Dibra ishte pushtuar nga ushtria Serbe. Njė numėr i madh i popullsisė u larguan me forcė nga ushtria Serbe nė vitet 1913-1915 dhe 1918-1920. Kėto tė dėbuar gjetėn strehė nė Tiranė.
Mė 8 Shkurt nė Kongresin e Lushnjės u formua qeveria dhe kryeqytet u caktua Tirana. Kjo gjė luajti njė rol tė madh nė zhvillimin e qytetit. Nė vitin 1919 Esat Pashė Toptani u shpall tradhėtar i interesave nacionale tė Shqipėrisė. Nė vitet 1920-1924 qytetarėt e Tiranės luftuan kundėr sulmit tė ushtrisė Serbe tek Shkalla e Tujanit.
Nė Janar 1924 qeveria e Ahmet Zogut u zėvendėsua me atė tė Fan S. Nolit pas Revolucionit te Qershorit. Jeta e qeverisė sė Nolit ishte e shkurtėr. Pas disa muajsh Zogu mori pėrsėri qeverisjen e vendit.
Megjithėse ishte kryeqyteti i Shqipėrisė Tirana deri nė vitin 1838 kishte vetėm 25.000 banorė. Nė vitet 1930 u ndėrtuan ministritė nė sheshin "Skėnderbe" dhe Banka e shtetit shqiptar nė vitin 1937 si edhe spitali dhe disa dyqane nė rrugėn e Barrikadave. Qyteti filloi tė shtrihet me ndėrtime tė reja nė perėndim e jug-perėndim qė u quajt Tirana e Re. Qyteti nuk kishte usė, sistem kanalizimesh, elektricitet etj. Rrugėt ishin tė ngushta, shtėpi tė ulta me pėrjashtim tė disa shtėpive 3-4 atėshe ku banonin tregtarė tė pasur.
Gjatė pushtimit Italian mė 1939 nė Tiranė u bėnė disa ndryshime nė administratė dhe u ndėrtuan shtėpi tė reja banimi.
Pėrpara Luftės sė Dytė Botėrore, Tirana kishte vetėm disa punishte e njė fabrikė sapuni mė teknologji tė prapambetu. Sot Tirana ėshtė qėndra mė e madhe industriale nė Shqipėri. Gjatė vitit 1980 Tirana prodhonte 1/5 e produktit total industrial, 1/3 e produktit industrial mekanik, 30% tė prodhimit total tė qymyrgurit dhe gjysmėn e prodhimveve tekstile nė tė Shqipėrisė. Disa industri si materiale ndėrtimi, tekstili, ushqimi, produkte mekanike, dhe elektrike e kanė bazėn nė Tiranė.
Nė Tiranė janė tė gjitha ministritė, kryeministritė, presidenca, Gjykata e Lartė, Parlamenti etj. Qyteti ka 45 shkolla 8 - vjeēare (krahasuar me 13 pėrpara luftės) dhe tė njejtin numėr me gjimnaze (nė krahasim me 6 pėrpara luftės). Mė 1957 u themelua Universiteti i Tiranės si dhe disa insitute te tjera mesimore si Akademia e Arteve, Universiteti i Agrikulturės, Akademia Luftarake, Insituti Fizik "Vojo Kushi", insituti i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme.
Insitutet kulturore dhe artistike nė Tiranė janė Teatri Kombetar, Teatri i Operas dhe Baletit, Teatri i Estardės, Ansambli i Kengve dhe Valleve Popullore, dhe tė tjera. Biblioteka Kombėtare sėbashku me tre biblioteka tė tjera kryesore, pėrfshinė shtatė biblioteka tė specializuara.
[size=0,3]marre nga http://www.geocities.com/tironsit1[/size]
Eni tė lumtė qė solle kėto informacione nė faqen Tironse. Unė desha tė shtoja rėndėsinė e Xhamisė, ndėrtesės sė parė qė themeloj Tiranėn. Ishte vet Sulejman Pasha ai qė drejtoj hartimin dhe ndėrtimin e kėsaj faltore me ndihmėn e njėzet djemėve qė mė vonė do tė quheshin Tironsa. Sulejmani ja dedikoj kėtė ndėrtesė Zotit pėr mė tepėr sesa Fesė Muslimane, por meqė Shqipėria ishte pjesė e Perandorisė Osmane ai e ndėrtai atė me njė pamje Xhamie, por qė ishte pa dy teqetė (nuk e di a ėshtė kjo fjala e saktė). Ēfarė ėshtė me vlerė tė madha nga ana arkitektonike e kėsaj ndėrtesė (qė ishte) ėshtė veēantia e saj, dhe kishte gjymtyrė tė pėrzjera tė njė kishe me ato tė njė xhamie. Ajo kishte njė kupolė nė qėnder (mesa kam lexuar nga shkrimet), dhe nė pamje tė jashtme kishte afreskė islamik. Pėr mendimin tim rindėrtimi i kėsaj ndėrtesė nė formėn qė Sulejmani i dha asaj nė fillim do tė ishte njė vlerė e madhe pėr Tironėn, por edhe pėr arkitekturėn Shqiptare. Unė tani studjoj pėr arkitekturė, dhe shpresoj qė kur tė mbaroj studimet tė bėj tė mundur rindėrtimin e kėsaj ndėrtese tamam aty ku ndodhet ushtari i panjojtur (siē e thatė edhe ju), dhe ky i fundit mund tė zhvendoset mė sė miri nė parkun e vogėl midis selisė sė PDsė dhe atė tė trekėndėshit ku ndodhet Monumenti.
Shumė Nderime Eni,
dhe tė Gjithė
drini.
Kam lexuar nje botim te bere ne vitin 1930 me rastin e 10-vjetorit te Tiranes kryeqytet,si dhe kapituj ne gazeten "Ora e maleve" me drejtor Luigj Gurakuqin lidhur me periudhen kur Tirana behej kryeqytet.Tashi per hir te se vertetes duhet pranuar se Tirana deri ne shpalljen kryeqytet ishte nje qender e parendesishme ne jeten shqiptare,kjo bazuar ne nje fakt te vetem na tregoni nje ngjarje te vetme kombetare para 1920 qe njeh si vend ngjarje Tironen!?E themeloi Sulejman Pasha,sipas historianit Dom Ndoc Nikaj ne "Hystoria e Shqypnise",sulltani i dha Sulejman Pashes te drejten te ngrinte nje qytet ne perandori sepse ky pasha shqiptar e pushtoi Teheranin dhe Sulejmani e quajti qytetin Teheran,emer i cili divergoi ne Tirane me shekuj!Tashti ne ndertimin e qyteteve mesjetare e deri ne kohen moderne eshte zbatuar nje rregull jetik,qytetet ngriheshin ne brigje te lumenjeve shikoni Berati,Shkodra,Apolonia,Skampa apo me vone Elbasani,Prizreni,Dibra,Shkupi,etj jane qytetet ne brigje te lumenjve dhe jane shume te vjetra sepse uji eshte elementi baze per jeten!Tirana ndaj edhe mbeti nje qender e vogel e pa jete deri ne Kongresin e Lushnjes sepse nuk kishte resurse per t'u bere nje qytet i madh mesjetar!Por arrin te behet nje qytet i madh ne kohet moderne,kjo eshte teme me vete,mundesite e teknikes kane bere qytete mes shkretetirave pasi jetojme ne kohe tjera!Por po te lexoni nje liber te nje autoreje amerikane(R.W.Lane "The Picks of Shala"),e cila ka ardhe ne Tirane ne vitin 1923 tregon se si po hapej rruga e Durresit mes nje varreze,nen drejtimin e Kryeministrit A.Zogu,te cilin ajo e pershkruan si ndertuesin e kesaj Tirane dhe ne fakt ajo qe eshte e hajrit edhe sot ne Tirane eshte pikerisht ēka eshte ndertuar nga Zogu,kusuri eshte model se si nuk duhet ndertuar,shembull i keq arkitekture!Sipas disa studiuesve,mes tyre vecoj Ihsan bej Toptanin te cilin edhe e kam patur fatin ta takoj ne Londer,tiranas jane Bargjinet dhe Toptanasit te cilet eshte e vertete jane nga Kruja me origjine pinjoj te Karl Topise,nje femije i mbetur ne rrenojat e nje shtepie te djegur te cilin e rrit nje jenicer...
varianti qe shpjegon vendosjen e emrit te Tiranes ne kujtim te Teheranit e ka dhene Degrand(A.Degrand "Souvenirs de la Haute-Albania" Paris,1901, page 207
Ndersa variantin e emrit Tirr-an e ka shkruar A.Gashi(A.Gashi "Gjeografia e Shqiperise" tirane 1933,f.65-67
dihet qe keto versione kane rene poshte pasi emri ekzistonte perpara se te themelohej qyteti.
Versionet se si ka ardhur emri Tirane :
si trasformin i emrit te lashte te treves Theranda qe gjendet ne harten Tabula Peuntingeriana, te shekullit III pas Krishtit
kjo per emrin Andrra e Jetas
Life goes on.......
Andrra e Jetes
Sulejman Pasha nuk ka luftuar ne teheran lal.........lexoj
e marre nga "Themelimi i Tiranes"G.Bakiu.
Ne 16 Muharrem te vitit 1022 hixhri u kthye ne sarajin e tij...
Trashgimtari i nje prej dyerve me te medha te Arberit Sulejman Pasha kish kujtuar se kish mbetur jashte syrit perandorak.Pas renie se Krujes stergjyshi te tij i ish dashur te fshihej ne male per ti shpetuar shpates osomane e cila se fundi e kish kositur. Pas 100 vjet arratie amaneti i te parave per tu kthyer ne pronat e te pareve ishte bere realitet,per aq sa mund te quej realitet marrja e te qindes pjese te principates se tyre.Kish qene i ati i tij Barkini qe me konvertimin ne myslyman kish humbur gjurmet dhe ish vendosur ne Mulletin e Vogel.Aty ato ndodheshin ne portat e fushes se Tiranes tokes dhe endrres se tyre...nderkohe Sulejman Pasha ishte ne Konstandinopoje per te kryer shkollen e larte...........
D.M.TH JO NE LUFTE NE TEHERAN OK
Ne vitin 1614 Sulejman Pasha filloi ndertimin e"XAMISE se VJETER"ose e quajtur ndryshe "XHAMIA E SULEJMAN PASHES"duke shenuar keshtu themelimin e qytetit te TIRANES
Ne porten e kesaj xhamie ishte gdhendur vitii ndertimit: 1023 hixhri sipas kalendarit islam qe korespondon me vitin 1614 pas Krishtit
Life goes on.......
tironco...ato fakte jane te dyshimta nga ky fare G.Bakiu qe me ke cituar.Me mire lexo me shume se kulturohesh,e ke pare ndonje here "Historia e Shqypnise" te Dom Ndoc Nikes botuar qe me 1917?!Sylejmani u be pasha per dicka dhe kjo erdhi per shkak se ai pushtoi Teheranin,faktet jane fakte kurse perrallat me Theranda e tjera legjenda e perseris nuk kane asnje rendesi sepse varreza si ato te fshatrave te Tiranes ka ne gjithe vendin tone!Mos u lodhni kot Tirana sot eshte nje qytet i madh po eshte nje qytet i ri dhe pa tradite,mos e beni mizen buall,sepse mungesa e tradites nuk e zbeh rendesine e sotme te ketij qyteti!Rendesia e Tiranes fitohet vetem pas shpalljes kryeqytet sepse perpara nuk kishte kurrfare rendesie,tironco,po e perseris edhe njehere me trego nje ngjarje te rendesishme kombetare qe mban si vendngjarje Tiranen,perpara 1920...
Mos u zini po tregoni sa dini e te mesojme.
Gazeta shqiptare thote:
"Tiranasit" e ardhur rishtaz
Historia e transformimit tė kryeqytetit
-----------------------------------------------------------------
Rezarta Delisula
Agime Kastrati
TIRANE
Nė fillim tė viteve 1600, rreth vendit qė sot quhet Ushtari i Panjohur, u vendosėn shtėpitė e para tiranase. Tė ardhur nga fshatrat pėrqark, banorėt zbritėn nė fushė pėr tė krijuar kėshtu qytetin e vogėl. E pozicionuar mirė gjeografikisht Tirana nisi tė rritej ēdo ditė. Tė "huajt" e parė qė prekėn qytetin, ishin ortodoksit. Ata u vendosėn nė qendėr tė Tiranės nga ish-Mapoja e Madhe apo sot 9-katėshet tek ish-kafe "Flora" pranė Rrugės sė Durrėsit. Ortodoksit kanė mbrritur nė Tiranė rrth viteve 1800. Mė pas njė grup i madh vllehėsh u stacionua te Liqeni Artificial apo tė Stani i Gogėve. Kėto ishin dy grupimet e para tė tė huajve qė prekėn kryeqytetin. Tentativat e zgjerimit tė qytetit tė vogėl u dukėn jo vetėm me pozitėn kyēe gjeo-grafike, por edhe me zemėrgjerėsinė e hapjen e dyerve pėr tė gjithė tė ardhurit e mėvonshėm.
Dibranėt
Kristo Frashėri, historian i vjetėr, tregon pėr Gazetėn se dibranėt kanė zbritur nė Tiranė qė nė vitin 1913, pas agresionit serb. Nė fakt historia e dibranėve nis me mbylljen e dyerve nė Shqipėri. Mijėra qytetarė zbrisnin qytet mė qytet, duke kėrkuar vend pėr t'u vendosur, por pas indiferencės sė qyteteve tė mėdha, si Shkodra e Elbasani, zbritėn nė Tiranė. Mėhalla e dibranėve njihet sot zona nė tė djathtė Xhamllėkut, ndėrsa njė pjesė shumė e madhe janė shpėrndarė. Prapa Shkollės sė Kuqe ndodhet edhe lagjja e durrsakėve, njė tjetėr zonė kjo e populluar me tė ardhurit nga qyteti fqinj. Nė vitet '40 tė shekullit XX, qyteti nisi tė ndahej me "krahina". Ndryshe nga tė ardhurit e tjerė, kosovarėt kanė zbritur nė Tiranė nė vitin 1941. Fisi i Shalėve ka qenė ai qė kanė zėnė vend mė shumė nė lagjet e kryeqytet, si nė pjesėn para stacionit tė trenit. Mbiemri i tyre lidhej me zanatin qė kishin pėr punimin e shalėve tė kuajve.
Tė ardhurit e fundit
Pas vendosjes sė diktaturės komuniste, udhėheqėsi nisi shpėrnguljen e Labėrisė. Pjesa e Tiranės sė Re, e papopulluar deri atėherė, u bė qyteza e jugut. Gjatė 50 viteve tė diktaturės nė Tiranė vazhdonin tė vinin familje nga jugu i vendit. Vitet '90 dhe lėvizja e lirė e copėtuan kryeqytetin edhe mė shumė. Pėrveē se ka mėhalla dibranėsh e durrsakėsh, ka edhe ēamėsh, korēarėsh, kuksianėsh... ndėrsa tironasit kanė mbetur pa mėhallė. Harta e kryeqytetit ėshtė zgjeruar me tė ardhurit qė kanė zėnė "ėmbėl" njė pjesė shumė tė mirė tė pronave tė vendasve: Bathoren. Nė fillim tė viteve '90 Tirana numėronte rreth 250 mijė banorė, ndėrsa sė fundmi kryeqyteti ėshtė shtuar me 500 mijė banorė mė shumė. Kėshtu nisi tė humbė Tirana e vjetėr, me 700 dyqanet e Pazarit tė Vjetėr, me monumentet e hershme tė kulturės, akshihanet, kafenetė, me lagjet dhe rrugėt me kalldrėme e shtėpitė me qerpiē...
--------
Qekan te vjeter llaci fact mer jahu..
Kam kujtu se jan 200 vjecar po qekan ne ma te vjeter..
Interesant..
A e dini se
· Tirana ndodhet 110 m mbi nivelin e detit. Temperaturat mesatare vjetore janė : nė korrik + 24o celcius dhe nė janar +7o celcius. Nė vit bie 1200 mm shi.
· Tirana ndodhet nė tė njėjtin paralel me Napolin, Madritin dhe Stambollin dhe nė tė njėjtin meridian me Budapestin dhe Krakovin.
· Tirana u themelua mė 1614 nga Sulejman Pasha, me origjinė nga fshati Mullet. Fillimisht ai ndėrtoi njė xhami, njė furrė dhe njė hamam. Dy shekuj mė vonė drejtimin e qytetit e mori familja Toptani nga Kruja.
· Ekzistojnė kater hipoteza pėr prejardhjen e emrit Tiranė...
1- Tiranė mendohet se vjen nga fjala Theranda, e pėrmendur nė burimet e lashta greke dhe latine, qė vendasit e quanin Tė ranat, meqė fusha ishte formuar si rezultat i materialeve tė ngurta qė sillnin ujrat nga malet pėrreth.
2- Tirana vjen nga Tirkan. Tirkan ka
qenė njė kėshtjellė nė shpat tė malit tė
Dajtit. Akoma ekzistojnė rrėnojat e
kėsaj kėshtjelle tė lashtė qė daton fillimin
datonne fillimin e shekullit te pare para
lindjes se Krishtit, e cila mendohet te
kete qene keshtjella qe historiani
bizantin Prokop (shek. VI), e quan
keshtjella e Tirkanit
3- Tiranė vjen nga Teheran, kryeqytet i Iranit, nė kujtim tė njė fitoreje tė korrur nga Sulejman Pasha, (themeluesi i qytetit) nė krye tė ushtrisė turke gjatė fushatės nė Persi.
4- Njė gojėdhėnė tiranase thotė se emrin e qytetit Sulejman Pasha e mori nga njė plakė qė takoi nė vendin ku do tė ngrinte qytetin. Pyetjes sė Sulejman Pashės se ēfarė po bėnte, plaka iu pėrgjegj: Po tir an ! (an d.m.th. mėndafsh)
· Lagjja e parė e Tiranės ishte ajo e Bamit.
· Xhamia nė qendėr tė Tiranės, e quajtur Xhamia e Ethem Beut, filloi tė ndėrtohej mė 1789 nga Molla beu i ardhur prej Petrelės dhe u pėrfundua mė 1821 nga i biri, Haxhi Ethem Beu, stėrnipi i Sulejman Pashės. Pėr tė punuan mjeshtėrit mė tė mirė tė Shqipėrisė.
· Kulla e Sahatit u fillua nga Haxhi
Ethem Beu rreth vitit 1821-1822 dhe
u pėrfundua me ndihmat e familjeve tė
pasura tė Tiranės.
Montimi i sahatit u bė nga familja Tufina. Mė 1928 u ble nė Gjermani nga shteti shqiptar njė Sahat modern dhe kulla u ngrit nė lartėsinė 35 m. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore Sahati u dėmtua, por u rivu nė punė nė korrik tė vitit 1946.
·Ura e Tabakėve (pėrballė Parlamentit ) daton nė shekullin XVIII.
· Tyrbja e Kapllan Pashės (pranė monumentit Ushtari i panjohur) ėshtė ndėrtuar nė vitin 1816.
· Kalaja e Petrelės ndodhet 12 km nga Tirana dhe daton nė shekullin IV para Krishtit. Formėn e saj aktuale e mori nė shekullin e XIII nėn sundimin e Topiajve dhe mė vonė kaloi pronė e familjes sė Kastriotėve.
· Mali i Dajtit, nė lindje tė Tiranės ėshtė 1612 m i lartė.
· Tirana u shpall kryeqytet i pėrkohshėm mė 8 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjės dhe pėrfundimisht e mori kėtė status mė 31 dhjetor 1925.
· Tirana ėshtė kryeqendra botėrore e bektashinjve nga viti 1925, vit kur bektashinjtė u ndaluan dhe u pėrzunė nga Turqia.
· Rruga e Durresit eshte hapur me
1922 dhe quhej « Nana Mbretereshe»
Per ndertimin e saj u prishen shume
shtepi e kopshte.
· Godina ekzistuese e Parlamentit u ngrit mė 1924 dhe fillimisht ka shėrbyer si Klubi i Oficerėve. Aty, mė 1 shtator 1928 Ahmet Zogu shpalli monarkinė.
· Qendra e Tiranės ėshtė projektuar nga arkitektėt tė njohur italianė tė periudhės musoliniane Florestano de Fausto dhe Armando Brasini. Pallati i Brigadave (ish-pallati mbretėror), godinat e Ministrive, Banka Kombėtare dhe Bashkia janė vepra tė tyre.
· Bulevardi « Dėshmorėt e Kombit » ėshtė ndėrtuar nė vitin 1930 me emrin Bulevardi Zogu I. Nė periudhėn e komunizmit pjesa nga Sheshi Skėnderbej deri tek Stacioni i trenit u quajt Bulevardi Stalin.
· Pallati i Kulturės, ku ndodhet Teatri i Operas dhe Baletit dhe Biblioteka Kombėtare, u pėrfundua mė 1963. Ai u ndėrtua mbi ish-pazarin e vjetėr tė Tiranės dhe tulla e parė u vendos nga Hrushovi mė 1959.
· Monumenti i Skenderbeut i ngritur
mė 1968, ėshtė vepėr e Odhise Paskalit
nė bashkėpunim me Andrea Mano dhe
Janaq Paēo. Ai u vendos me rastin e
500 vjetorit te vdekjes se heroit kombetar
· Monumenti Nėna Shqipėri, 12 m i lartė, u pėrurua nė varrezat « Dėshmorėt e Kombit » mė 1971.
· Akademia e Shkencave u pėrfundua mė prill 1972.
· Galeria e Arteve Figurative u krijua mė 1976 dhe nė tė pėrfshihen rreth 3200 vepra tė autorėve shqiptarė dhe tė huaj.
· Muzeu Historik Kombėtar u ndėrtua mė 1981 dhe afresku nė ballė tė tij titullohet « Shqipėria ».
· Qendra Ndėrkombėtare e Kulturės, ish-muzeu Enver Hoxha u pėrurua mė 1988. « Piramida » u projektua nga njė grup arkitektėsh nėn drejtimin e Pranvera Hoxhės dhe Klement Kolanecit.
· Ne shek. XVII, Tirana kishte reth 4000
banorė. Nė vitin 1920 17.000 banorė.
1938 25.000 banorė.
1945 40.000 banorė.
1990 250.000 banorė.
Aktualisht, dyndja masive e banorėve
nga gjithė pjesėt e tjera tė vendit
drejt Metropolit, e ka ēuar popullsinė
e Tiranės mbi 700.000 banorė
"Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
.
Belina Budini
TIRANĖ Pėrveē historisė sė ngjarjeve, figurave, Tirana ka edhe njė histori rrugėsh. Nga familjet e vjetra tiranase, tek heronjtė dhe dėshmorėt e njėsive partizane, por edhe artistė, politikanė, gjeneralė, miq tė Shqipėrisė; rrugėt dhe sheshet e kryeqytetit kanė pėrjetėsuar njė mori individėsh tė njohur, tė harruar ose krejt tė panjohur nga vetė kryeqytetasit. Historia e Tiranės mund tė ndėrtohet edhe nga historia e rrugėve tė saj. Fatet e kėsaj historie i ka vendosur njė organizėm i padukshėm nė institucionin e Bashkisė sė Tiranės, Kėshilli Bashkiak, edhe pse shpesh emėrtimet nuk kanė ngjitur dhe njerėzit e kanė ndryshuar fatin e kėtyre vendimeve. Nga ana tjetėr, njė mori rrugėsh e sheshesh kanė emra qė pėrgjithėsisht nuk janė memorizuar, pasi janė ndėrruar shpesh, duke i ngatėrruar njerėzit. Ndėrkaq, mungesa e pllakave tė rrugėve, vendosja e tyre gabim ose fshirja sė shkronjave ėshtė njė problem tjetėr, qė i ka shtuar keqkuptimet. Lista e emėrtimeve tė rrugėve tė kryeqytetit pėr njė pjesė tė banorėve tė Tiranės ėshtė idiomė. Pėr shembull, rruga Gjeneral Nikols shumicės sė tyre nuk u kujton asgjė. Ka plot nga ata qė nuk e dinė se paskėrka njė shėtitore Lasgush Poradeci ose njė shesh me emrin Paris. Emėrtimet e reja, pas ndryshimesh tė shumta, zėvendėsimesh e fshirjesh pėr shkak tė konotacionit komunist, ende nuk janė nė pėrdorim nga kryeqytetasit. Pėr shembull, shumė qytetarė sheshit Mustafa Qemal Ataturk vazhdojnė ti thonė 21 dhjetori (pasi e kanė fshirė nga kujtesa evenimentin qė i dha emrin kėtij kryqėzimi gjatė regjimit komunist), i cili pėrkujtonte ditėlindjet e Stalinit. Nga ana tjetėr, Rrugės sė Kavajės nuk i ngjiti kurrė emėrtimi Konferenca e Pezės e qė tani e ka zgjatimin e saj fundor drejt Kombinatit. Referimi me familjet tiranase, nga ana tjetėr, janė emėrtimet mė solide tė rrugėve tė kryeqytetit. Disa prej tyre qysh prej themelimit tė Tiranės, shpalljes sė pavarėsisė ose nga koha e shtetit tė Zogut.
Rrugėt e vetėpagėzuara
Paēka se Rruga e Dibrės ėshtė pagėzuar nga Kėshilli Bashkiak me emrin rruga Bajram Curri, ajo edhe sot e kėsaj dite vazhdon tė quhet Rruga e Dibrės e, mė nė fund, edhe vetė insitucioni ka vendosur ta quajė kėshtu kėtė rrugė edhe zyrtarisht. Ėshtė njė rrugė e vetėpagėzuar, e cila ishte pikėnisja e rrugės sė vjetėr pėr nė Dibėr, nga Qafa e Tujanit dhe ku u vendosėn shumė prej migrantėve dibranė qė zbarkuan nė qytetin e Tiranės, i cili pranoi ti kishte nė gjirin e vet, pasi ishin refuzuar nė Elbasan. Tani komuniteti i dibranėve tė vjetėr ėshtė identifikuar fort nė kėtė zonė tė Tiranės. Ndėrkaq, emėrtimi Bajram Curri ka kaluar si emėrtim pėr bulevardin pėrgjatė Lanės, nė pjesėn e jashtme tė unazės sė kryeqytetit. Rruga e Kavajės gjithashtu ka njė histori tė ngjashme emėrtimi dhe qytetarėt e kanė thirrur gjithnjė kėshtu, megjithėse zyrtarisht ajo ka mbajtur gjithnjė emrin Konferenca e Pezės, ndėrsa vitet e fundit edhe emėrtimi i saj zyrtar pėrputhet me emėrtimin e popullit dhe vetėm pjesa e mbetur e rrugės nga sheshi Ataturk pėr nė Kombinat ka emrin Konferenca e Pezės. Po kėshtu edhe Rruga e Durrėsit.
Rrugėt e dėshmorėve
Njė mori rrugėsh nė kryeqytet pėrjetėsojnė dėshmorėt, partizanėt dhe kėto emėrtime janė ruajtur. Sipas Valter Gjonit, pėrgjegjės i sektorit tė historisė dhe traditės kulturore nė Bashkinė e Tiranės, gjatė emėrtimeve tė rrugėve ėshtė bėrė kujdes tė risillen vlerat, tė mos ēohen nė periferi figurat e rėndėsishme, por tė mos bėhet mė luftė klasash deri edhe me emėrtimet e rrugėve, siē ishte bėrė mė parė. Kjo ėshtė arsyeja pėr tė cilėn shumė emėrtime rrugėsh nuk janė ndryshuar pėr shkak tė traditės qė kanė krijuar kėto emėrtime. Nga ana tjetėr, sipas Gjonit, u vu re njė mungesė e emėrtimeve nga rilindasit. Rruga e sotme Abdyl Frashėri, pėrkarshi Presidencės, vetėm para pak vitesh vazhdonte tė quhej rruga Miqėsia, megjithėse askush nuk e mbante mė mend se pėr ēfarė miqėsie bėhej fjalė,- shprehet Gjoni. Kishte gjithashtu dy rrugė Mine Peza, njėra prej tė cilave e tepėrt, qė tani quhet Asim Vokshi. Rruga tjetėr tregonte pikėrisht vendin pranė burgut ku ėshtė vrarė Mine Peza,- shprehet spcialisti i kulturės nė bashki. Ėshtė shtuar gjithashtu rruga Murat Toptani, pranė Galerisė sė Arteve, pasi edhe ai ka qenė njė artist (skulptor).
Rrugėt e familjeve tiranase
Rruga e Bogdanėve, e Tafajve, e Saraēėve... Njė pjesė tė mirė tė historisė sė rrugėve tė Tiranės e kanė bėrė familjet e vjetra tė kryeqytetit. Bashkia e Tiranės ka vendosur ti ruajė kėto emėrtime tė rėndėsishme. Pėr shembull, Rruga e Bogdani shenjon pikėrisht emrin e fisit me kėtė emėr. Ky emėr iu rikthye vetėm para rreth 3 vjetėsh kėsaj rruge dhe emėrtimi qė e zėvendėsonte, Andon Zako Ēajupi i kaloi njė tjetėr rruge, aty ku ndėrthuren rrugė me emėrtime kryesisht tė personaliteteve rilindase. Rruga e re Andon Zako Ēajupi i ka vajtur pranė njė busti tė rilindasit tė shquar. Emėrtimet e kėtyre rrugėve janė nga mė tė vjetrat. Si pėr shembull, Rruga e Tafaj ėshtė njė rrugė rreth 200-vjeēare, pranė Selvisė, tek Akademia e Tafajve.
Emėrtimet e asgjėsė
Tė papersonalizuara, tėrėsisht tė huaja, kanė qenė shumė prej emėrtimeve gjatė regjimit komunist nė qytetin e Tiranės, kur kishte shkolla dhe rrugė me emrat : 20 vjetori i X, 50 vjetori i Y dhe asnjėherė nuk fokusohej vėmendja tek X apo Y, por pikėrisht tek e mė pakuptimta fjalė qė tregonte 20 a 50 vjetėt e njė asgjėje. Kėshtu pėr shembull 50 vjetori ishte emėrtimi i njė shkolle nė Kombinat qė sot quhet Musine Kokalari dhe shėnonte 50-vjetorin e Pavarėsisė, qė nga viti nė vit bėhej mė shumė vjeē.
Problemi
Emėrtime tė njėjta
Sipas pėrgjegjėsit tė sektorit tė traditės kulturore nė bashki, negative janė mbingarkesat me emėrtime tė njėjta rrugėsh, shkollash, kinemash, institucionesh tė tjera. Kėto emėrtime paralele kanė ekzistuar mė kot dhe janė shtuar gjatė regjimit komunist e njė pjesė vijojnė tė ekzistojnė ende. Kemi rrugė, shkollė, kinema, bust, shtėpi muze etj. tė Ali Demit, pėr shembull; si edhe shumė emėrtime Qemal Stafa e 5 Maji. Kėto janė kepėrdorime tė emėrtimeve, pasi zakonisht nė botė njė figurė nuk mund tė ketė mė shumė se dy pėrjetėsime nė qytet.
Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |
Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu... |
__________________
Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
__________________
Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
Kush t'ka qit me krye ne hi?
Ti ke pas ken nje zonj e rand...
Burrat e dheut te thirrshin NANE...
(Pashko Vasa)
Krijoni Kontakt