Close
Faqja 4 prej 12 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 120
  1. #31
    Pėr herė tė parė emri i Tiranės pėrmendet nė vitin 1418 nė njė dokument tė Venedikut. Sundimtarė tė tokave ku shtrihet sot Tirana nė shekullin e XIV kanė qenė familja e Topiajve. Nga mesi i shekullit XIV deri mė vdekjen e Skėnderbeut kanė qenė pjesė e tokave Kastriote. Pas vdekjes sė tij territoret e qendrės sė banimit shpopullohen dhe braktisen ashtu qė gjatė kėsaj kohe nuk dukej ndonjė qendėr vendbanim por shpėrndahet nė disa qendra nė nivel tė fshatrave.
    Regjistrimi i tokave tė kėtyre fshatrave bėhet nga pushtimin otoman nė vitet 1431-1432. Qendra e kėtyre fshatrave, Tirana u themelua nė 1614 nga Sulejman Bargjin - Pasha nga fshati Mullet, i cili ne fillim ndėrtoi njė xhami, njė furrė pjekje dhe njė hamam. Qendra e themeluar u mbajt nėn sundimit e pasardhėsve tė tij Ibrahim Bargjin Beut dhe tė birit tė tij Ahmet Bargjin Pashės i cili lė pas vete katėr vajza. Tė katėr vajzat e Ahmet Bargjin Pashės martohen me pjestarė tė familjes sė Kapllan Toptanit i cili merr nė kėtė mėnyrė sundimin e Tiranės nė vitin 1807 dhe e bartė qendrėn e nėn-prefekturės Krujė-Tiranė nė Tiranė. Deri nė kėtė kohė, lagjet mė tė vjetra tė Tiranės kanė qenė ajo e Mujos dhe e Pazarit, tė ndodhura sot nė zonėn mes qendrės aktuale dhe rrugės sė Elbasanit.
    Pas vdekjes (1816) sė Kapllan (Topia) Pashės sė Krujės, mė 1817 sundimin e merr pėrkohėsisht Haxhi Et'hem Bargjin - Beu (nga fisi i Bargjinėve por jo trashėgimtar).
    Mė 1822 familja e Topijave merr prapė nėn sundim Tiranė. Pas sundimit (1822-1837) tė Abudrrahman Topisė - Beut, sundimin e Topiave nė Tiranė e vazhdon i biri i tij, Ahmet Topia - Beu cili sundon deri mė 1865 ku edhe merr fund sundimi i shefit tė familjes sunduese. Me rritjen e rolit qytetar tė parisė dhe me reformėn nė administratėn Turke tė vitit 1865 krijohet vilajeti i Shkodrės (i ngjashme me qarkun e Shkodrės) dhe Sanxhaku i Durrėsit nė tė cilėn Tirana ishte nėnprefekturė.
    Nga viti 1913 Tirana administrohet nga Kryebashkiak vendas.

    Si kryeqytet i pėrkohshėm Tirana u shpall mė 8 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjės dhe pėrfundimisht e mori kėtė status mė 31 dhjetor 1925.
    Nė vitin 1990 Tirana numėronte vetėm 244.200 banorė. Aktualisht, dyndja masive e banorėve nga gjitha anėt e tjera tė vendit pėrdrejt kryeqytetit, tė cilėt shpresojnė tė gjejnė aty punė dhe jetė me tė mirė, e ka rritur zhvillimin dhe numrin e popullsinė.


    Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Tirana

    Nga: Ben Andoni


    Kanė humbur gati tė gjitha pikat popullore urbane ku gjenim dikur aq lehtė njėri-tjetrin. Pisha, Tymi, Derri, Pitet, Oxhaku, Restorant “Durrėsi”, Selvia, Gaxhina e Mishit, Parku, Libri “Universitar”, Farmacia 10, Oxhaku, Varri i Bamit, Vollga, Gjelltoret, Shallvaret, Moskatet, 21-shi, Zogu i Zi, Polikumi, Beksat, Uzina “Enver” kanė shpėtuar vetėm si toponime urbane, ndėrsa nė shumicėn e tyre janė transformuar nga objekte tė tjera...qė gjithsesi s’ua kanė marrė dot emrin...

    Xhamia e Kokonozit u zhduk pėr hir tė Bashkisė sė vjetėr. Nė fundin e viteve ’70, erdhi radha e saj qė tė shpėrthehej, sepse duhej tė ngrihej Muzeu i ri Kombėtar. Sot, Muzeut Kombėtar, rrezikon, qė t’i brendashkruhet njė qiellgėrvishtės, qė t’ia humbasė fare namin e nishanin...
    Pak a shumė kėshtu ka ndodhur me Tiranėn e sotme, ku tymi i makinave, pluhuri i ndėrtimeve tė pallateve me tė gjithė format e mundshme, kaosit- na ka pushtuar kudo. Pėr fat, kanė shpėtuar me njė sakrificė tė madhe dy akset e Rrugėve tė Durrėsit dhe Kavajės dhe padyshim mrekullia e arkitektit Gherardo Bosio, Bulevardi i madh me godinat e ministrive. Kėtu ka qenė e gjithė skena politike shqiptare e 20 viteve tė fundit me procesionet qesharake tė mbėshtetėsve partikė, qė kanė baritur sa nga njėra anė nė drejtim tė tjetrės udhė.
    Duhet thėnė fatkeqėsisht se pėr Tiranėn: Lufta e Dytė Botėrore, socializmi dhe tranzicioni u dha dorė urbanistėve qė erdhėn qė pas mesit tė viteve ’40, tė shfrenin frikshėm mendjen e tyre. Por, kjo “Katedrale nė shkretėtirė” si e quanin skeptikėt italianė atė qė po bėhej nga urbanistėt e tyre nė kryeqytetin e shqiptarėve, ishte e tillė. Tirana, deri mė atėherė, tė gjithė toponiminė e saj e kishte tė ndėrtuar thjesht nga mbiemrat e fiseve, xhamive dhe varrezave. Ndaj, njė nga pak vendimet mė largpamėse tė qeverive jetė-vogla shqiptare, tė pas viteve ‘20 mund tė quhet ai qė lidhej me shpėrnguljen e gjithė varrezave nga qyteti. Tirana e atėhershme ishte pak a shumė si Sarajeva e vitit 1995. Duhet tė gjeje rrugėn drejt banesave vetėm duke pėrshkruar mes varrezave tė Et’hem Beut, Karapicėve, Sulejman Pashės, Varrit tė Bamit dhe atyre qė ishin atje ku mė vonė do ngrihej Shkolla “Sami Frashėri” dhe Gjimnazi “Partizani”... Madje, deri nė zonėn e qendrės, atje ku dikur ishte p.sh. kazerma dhe burgu i Turqisė, qė u kthye nė gjimnazin “Skėnderbe”, bash nė zonėn ku ėshtė sot Dhoma e Tregtisė dhe ajo si pronė shtetėrore, pėrreth kishte tė tilla syresh. Nė kėtė vend do jetė njė pastiēeri e madhe, por vendi do tė ruajė emrin gjithėpėrfshirės: Te Banka, pėr nder tė godinės sė mrekullueshme tė Bankės sė Shqipėrisė. Pak metra pas saj, Rrugica e ēamėve, ku mblidhen tė gjithė banorėt e ardhur nė kohėt e reja dhe sot tregu popullor i qytetit, jo vetėm nuk do e eklipsojė, por do qėndrojė gjithmonė nė hije tė saj.
    Tiranasit e pasluftės e gjetėn qytetin e tyre tė pastėr nga kjo anė, por me gėrmadha dhe me hapėsira tė tėra boshe, qė duhet t’i pėrshtatin pėr qėllimet e tyre. Dhe, i pėrshtatėn tejet shėmtuar. Pėr fat, mbetėn banesat qė italianėt i ndėrtuan pėr qytetarėt e tyre dhe tė gjithė infrastrukturėn e tyre tė pushtimit. Me erėn e tyre ka filluar projektimi i Tiranės sė Re. Pallatet e Lanės, ato tė Aviacionit dhe Moskatet ishin sfida e tyre, qė shqiptarėt nuk do t’i afrohen dot prej kohėsh. Pak mė tej, ishte pallati i njė inxhinieri italian, qė mė vonė do ishte rezidenca kryesore e Enver Hoxhės.
    Nė anėn e kundėrt tė Lanės, qė meandronte jo si sot, gjendeshin Shallvaret dhe pas ndėrtimeve monolite ruse ky emėr do mbesė sėrish i pandryshuar dhe vital prej fushės sė famshme ku janė bėrė ndeshjet e para tė Tiranės.

    Shqipėria e socializmit
    Por, Tirana e vėrtetė ėshtė dhe mbetet pėr shumė kohė ish-Zona e Xhamisė sė Sulejman pashės dhe Kalasė sė Tiranės, ku pulsonte e gjithė gjallėria e qytetit. Ndėrsa, kanė filluar tė ndėrtohen banesa me kontribut vullnetar ngado, kjo pjesė nuk preket. Janė hapur akse tė tjera rruge. Por, xhamia e fiksuar nė pikturėn e famshme tė Edward Lear fatkeqėsisht s’ėshtė mė. Tė mendosh, e ndėrtuar nė shekullin e XVII do jepte shpirt vetėm tre ditė para ēlirimit tė Tiranės mė 14 Nėntor tė vitit 1944. Kjo faltore, qė njihej si Xhamia e Vjetėr, pas ndėrtimit tė Xhamisė sė Ethem beut, qė kishte prapa saj edhe vetė tyrben e Sulejman pashės, nuk do ringrihej mė. Pėr herė tė fundit ėshtė fiksuar nga njė fotograf i vjetėr, qė do vdiste vetėm pak vjet mė parė. Pėrfundimisht, aty zuri vend njė punė e Andrea Manos, monumenti i “Partizanit tė Panjohur”, toponimi qė ruhet dhe sot dhe ėshtė bėrė vendi i grumbullimit tė tė papunėve tė Demokracisė. Nė vitet qė do tė vijonin, nė kėtė vend filloi rreshti i Pallateve, qė do njiheshin me emrin e “Kinema Partizanit”, pėr shkak se nė hyrjen e njėrit prej tyre do ishte kinemaja me kėtė emėr. Ndodhej fill pas Monumentit dhe nė vitet e para tė demokracisė- Kinemaja mė e mirė e qytetit u shndėrrua nė bingo dhe sot gati’ s’i dihet fare destinacioni. Pėrbri ishte njė banjo publike, qė edhe ajo nuk ekziston mė. Ka mbetur gjallė vetėm roja i saj, njė burrė i shkurtėr i gjymtuar qė e hasim shpesh rrugėve duke lypur. Pėrballė, por nė largėsi pak mė tej ishin Tymi, klubi i famshėm i pijetarėve garipa tė qytetit, ku dominonin fatorinot dhe zanatēinjtė, kuptohet pas ditėve tė mira tė punės. Tyrbja e Kapllan pashės ka shpėtuar dhe Pallati i madh i frikshėm, qė po ndėrtohet, e ka marrė nėn mbrojtje gati me pėrdhunė. Aty ka qenė stacioni i Uzinės “Traktori”, stacion qė lidhte njėkohėsisht tė gjithė pjesėn e Shkozės dhe i jepte lidhje njėrit prej rajoneve mė industriale tė vendit. Pėrballė, nė vendin ku sot ėshtė njė lulishte me pemė tė venitura gjendet ndėrtesa e Pallatit tė Kulturės, gurin e parė tė sė cilės e vendosi vetė Hrushovi. Aty dikur mblidhej e gjithė rinia kryeqytetase, kuptohet mė shumė tė sapofejuarit dhe pjesa intelektuale, qė ua mbante xhepi. Sot janė bingo, opera dhe mjedise tė tjera. Jo shumė vite mė parė, pas saj u hap njė gropė, qė u pagėzua me emrin e kosovarit Ajdin Sejdia, qė mori nė honin e tij tė frikshėm paratė e mė tė kamurve tė Tiranės, pėr njė ide fantazmė.
    Gati 100 metra mė tutje para ishte “Vollga”, njė nga vendet mė luksi tė Tiranės ku shėrbehej nė restorant dhe qė i bėnte disi hije klubeve gjyhnaqare, qė ishin pėrreth dhe pak mė tutje. Ajo u quajt kėshtu nė kohėn e viteve tė arta me Rusinė dhe mė vonė, kur mori fund miqėsia me rusėt, ajo u shndėrrua pa emėr, duke u rrėnuar. Ngjitur kėtu me selinė e PD-sė ėshtė njė godinė qė i shėrbeu fashistėve shqiptarė. Kėsaj, s’i mbeti ndonjė histori. Pėrballė ishte Drini, nga emri i hotelit, njė nga vendet e mira. Pas ndryshimit tė destinacionit, Drini ėshtė kthyer nė magazinė institucionesh. Nė fund tė rrugės ishte vendi qė njihej si SATA. Kjo e fundit, ishte njė nga toponimet mė tė vjetra tė qytetit dhe lidhej me ish-agjencinė e dikurshme tė udhėtimit nė kohėn e fashizmit. Nė kohėn e vona, ajo shėrbente po si agjensi por pėr linjat ekstreme tė vendit. Udhėtarėt duhej tė mbanin gjatė rrallė, sa tė prinin biletat, qė i shpinte nė udhėtime shumė-orėshe. Pas Teatrit Kombėtar, qė ishte fare pranė, i pandryshuar dhe sot, ishin nė tė majtė Toptanasit me ndėrtesėn e tyre karakteristike, qė pėr pak kohė e gėzoi Instituti i Monumenteve dhe qė sot pinjollėt e kanė kthyer nė mjedisin “Saraji”. Para saj, nė pjesėn e kalasė sė qytetit, ndodhej Pallati i Pionierėve, njė vend ku ka kaluar gati i gjithė brezi i 40-50-60 vjeēarėve tė sotėm, nė ndonjė nga degėt artistike dhe sportive tė atėhershėm. Pas lufte shėrbeu si ndėrtesa e Partisė Komuniste, ndėrsa vite mė pas, dhe si godina e Shoqatės sė Miqėsisė Shqipėri-Rusi. Mė nga lindja, por shumė mė impozante ėshtė ajo qė njihet me emrin ndėrtesa e Akademisė. Aty u vendos dikur pas zhvendosjes nga Pallati fatkeq, qė sot mban emrin Pallati i Kukullave, Parlamenti shqiptar dhe mė pas edhe mbreti Zog deri mė 1939. Pėrpara qėndronte parku i Namazgjasė, ndėrsa nė godinėn qė sot ėshtė Komiteti i tė Pėrndjekurve Politikė, dikur Legata italiane, fillonte rruga e Elbasanit. Pikėrisht nė hyrje tė kėsaj lulishteje, mė pas, nė fund tė viteve ’30, u vendos shtatorja e Gjeneral Telinit, kurse nė kohėn tonė busti i Qemal Stafės. Nėse do tė takoje dikė, ai do tė thoshte thjeshtė: Te Qemali. Ka pak ndėrtesa mė tej, por nėse do tė kthehemi pas, pak qindra metra mė tej ėshtė vendi qė nuk ekziston i Pazarit tė madh tė Tiranės. Ndėrtesa kryesore kėtu ka qenė shtėpia e Kacelėve, njė nga shtėpitė mė impozante tė Tiranės dikur. Kthehemi pak nė kohė. Zhdukja e pazarit pėr tė ndėrtuar Pallatin e Madh tė Kulturės do jetė njė nga humbjet mė tė mėdha tė kujtesės sė qytetit. Por, vetėm se kur nuk dėgjohen mė tė rrahurat e ēekanėve tė bakėrxhinjve dhe ulėrimat e zejtarėve, midis ndėrtesave anash rrugėve tė kėtij pazari oriental, tė duket se sheh ende tiranas me kapelėn pak tė rrasur mbi sy, qė mblidhen nė tre shtėpi publike. Kuptohet qė socializmi nuk do t’i lejojė mė. Por, burrat e sotėm, qė i takojmė pėr tė na folur pėr qytetin tė shpjegojnė sesi prostituohej nė Kafe “Kursal”, nė Hotel “Splendit”, kundrejt xhamisė sė Sahatit, Hotel “Metropoli”. Pas mbetet sėrish deri mė sot tėrheqės “Internacionali”, njė godinė qė pas disa duarve u bė shkollė. Burrat na tregojnė sesi mblidhen pėr tė ndjekur miqtė sepse nė anėn tjetėr nė Rrugėn e Kavajės ėshtė Gjimnazi Skandėrbeg. Afėr Streha Vorfnore dhe pėrballė Shtėpia e Dr. Osmanit. Nė Qendėr ėshtė edhe Hotel “Elbasani”, qė do prishej. Kėto janė kujtesė e pleqve. Pika mė tėrheqėse ėshtė pak qindra metra mė tutje. Te Zogu i Zi ėshtė kafe “Vera”. Por, pėr emrin Zogu i Zi, pleqtė qė kėshillohem harxhojnė njė kohė tė mirė pėr tė sqaruar sė pari njėri-tjetrin. Prej njė filmi hungarez, thotė dikush prej tyre-e ka emrin. Jo prej asaj, dhe u shkel syrin me ēapkėnllėk, tė gjithė burrave tė pranishėm.
    Por, nuk ėshtė vetėm kėtu Tirana. Ajo fillon e ndėrtohet edhe nė atė qė do quhet Kombinati dhe ku mblidhen tė gjithė ata qė do punojnė nė njė nga ngrehinat mė tė mėdha tė socializmit. Pak mė parė, ėshtė Uzina Enver dhe pak mė tej, nė vendin ku janė ishte Kazermat e Ali Rizait, ngrihet Kombinati i Drurit “Misto Mame”.

    Sėrish pas
    Por, nėse do tė kthehesh nė qendėr nuk do harrosh 15 katėshin dhe pas tij Cenin, doktorin e famshėm popullor, qė ka mjekuar gati tė gjithė Tiranėn dhe mė tej. Pas ėshtė Kinema “Nacional”, qė nė ditėt tona u quajt “17 nėntori” dhe qė sot u prish pas njė vendimi absurd tė ndėrtuesve kapitalistė.
    Pak mė anash do jetė vendi qė nė socializėm do bėhet pėr shumė kohė njė vend pelegrinazhi. Ėshtė Dyqani “Flora”. Aty punoi pėr pak kohė Enver Hoxha dhe pas njė largimi “tip 007”, qė u bėri fashistėve, tė paktėn kėshtu pretendohet, dyqani i vogėl do mbetej nė histori. Tashmė ėshtė thjesht njė gjelltore e mjerė, ku paēja kushton 150 lek dhe qoftet vetėm 20 lek. Ndėrsa mė tutje nė aksin qė tė dėrgon nė shkollėn “Sami Frashėri” ėshtė teqeja e famshme e Dervish Hatixhesė dhe njė vakėf. Mbetet njė vend pelegrinazhi i tė gjithė femrave kryeqytetase tė atėhershme dhe tė sotme, pėr tė gjetur prehje pėr sikletet shpirtėrore. Mė tutje akoma ėshtė stacioni i trenit tė qytetit gati inekzistues, me trenat shumė tė vjetėr. Pak mė tutje nė drejtim, por tashmė nė drejtim tė spitaleve ėshtė vendi i njohur pas ndėrtimeve parafabrikate, qė njihet me emrin Restorant Durrėsi. Ai u bė i njohur sidomos nė fund tė viteve ’80 pėr shkak tė njė grupi djemsh tė fortė, qė u munduan tė prishin hierarkitė e forcės sė djemve tiranas. Mė tej shkohet nė drejtim tė godinės sė spitaleve dhe vendit qė do njihej me emrin e Shkollės sė Bashkuar dhe Beksave. Aty u ndėrtua njė lagje e tėrė e re, me tė ardhurit e shumtė qė populluan kryeqytetin, por sidomos me ushtarakėt. Tutje, ajo qė e ruajti toponiminė e vendasve, ishte Oxhaku.
    “Tirana e sotme, i ngjan njė balone qė don me ik vetėm firifiu”, na thotė njė nga tiranasit e vjetėr, kur i kėrkojmė shpjegime mė tej pėr toponiminė popullore tė qytetit. Fillon nga koha, kur Tirana ende s’ishte nė planet urbanistike tė askujt. “A zbresim nga Dajti”,-na thotė. Kur uleshe poshtė shkoje te fushat e mėdha tė Caracave. Ishte prona tė familjes sė Kokonozėve dhe Tukve. Nė tė majtė sa ishin ngritur ngrehinat e spitaleve, kurse Oxhaku u bė nė shėrbim tė kazermave dhe shkollės ushtarake qė do bėheshin pas lufte. Te katėr rrugėt ishte Kafe “Bilbil”, pronė e Zyber Allės, mikut tė Shyqyri Pezės. Matanė ėshtė ajo qė do njihet mė vonė si Farmacia 10”. Sot ėshtė bėrė njė dyqan Perdesh, por kėdo qė do tė pyesėsh do tė pėrgjigjet njėsoj: Te Farmacia 10. Aty kalon vija e madhe e ujit qė hynte te Medreseja pak e dilte tutje drejt e nė Laprakė. Medreseja u bė rreth viteve tė para tė 1900. “Mė pas shkon te Kodra e Kuqe dhe tutje ėshtė Kazhina e Mishit. Ėshtė tutje Tiranės. S’kishte njeri andej dhe ndaj u bė thertorja qė nė kohėt e para. Aty e mbajti dhe socializmi”, mė thotė njė plak, qė s’mė ka folur shumė. Duke zbritur pak poshtė, mė afėr ėshtė Selvia, njė emėr i mbetur prej njė selvie vetmitare, qė sot e kėsaj dite i ka mbetur vetėm kreshta dhe qė ka poshtė saj, njė nga furrtarėt mė tė vjetėr tė qytetit.

    Tirana, kthim pas
    E pas kėsaj, dikur Tirana ishte katrahurė qejfi. Ajo ishte e mbushur me shtėpi publike e ēingi. Pazari i vjetėr, qė ishte qendra e kryeqytetit, me pisllėkun e tij ėshtė njė lloj turpi njerėzor. Hotel “Selanik”, qė e administron njė mulat do tė rrafshohet nga komunistėt pėr shkak tė emrit tė keq, pėr t’i lėnė vendin MAPO-s industriale. Pėrballė do tė ngrihet pallati i ideuar nga Maks Velo, qė do t’i shtojė dhe njė pikė modernizmi akuzave tė tij. Ėshtė nė formė kumbiste dhe krejt e veēantė. Aty do tė banojnė Kadareja dhe Agolli. Ndėrsa ēapkėnėt do i thonė shpesh njėri-tjetrit: Jemi te kėmbėt e Elenės?!!
    Por, tiranasit mbeten nostalgjikė pėr periudhėn e para Luftės sė Dytė. Nė atė kohė, Tiranasit duket se gjejnė veten dhe kryeqyteti i kalon tė paktėn nė qejf qytetet e traditės. Pėr ta bėrė Tiranėn mė tė afėrt, Shtėpitė publike morėn emrat e hoteleve si “Ferrara” (nė afėrsi tė ish-radios sė vjetėr Tirana), Hotel “Stambolli” qė ka pėr pronare njė armene. Por, njė pjesė tjetėr, qė nuk i frekuenton dot kėto shfryhet nė kafe ahengjesh me emra ekzotikė si Kafe “Bilbili” nė rrugėn e Varrit tė Bamit, Kafe Dėfrim-Vera, qė ndodhej atje ku sot ėshtė Pallati i Brigadave, njė tjetėr nė ish-centralin elektrik “Sita” nė Rrugėn e Durrėsit, e pak mė poshtė edhe kafe-lulishte “Zorro”. Ka grupe dhe lokale tė kumarit kudo, ndėrsa vetėm nė hyrjen e rrugės sė Dibrės duke filluar nga sheshi Skėnderbej kishte aq shumė lokale kumari, saqė mushterinjtė nuk ‘orientohen’ dot. Ishte kafe kumari ‘London’ me pronar Selitėn, pėrkundrejt ishte ‘Berlini’, po lokal kumari. Nė tė hyrė tė Rrugės sė Dibrės tė tjera lokale, qė mbajnė emrat e pronarėve tė njohur nė kryeqytet ngatėrrojnė njėra-tjetrėn. Eshtė ajo e Dashit, Tomorrit, e Dem Xhepės, e Taqit, etj. Duket sikur zullumi ka marrė dhenė. Shqiptarėt e kapur dalldihen nėpėr kafene dhe megjithėse kumari dėnohej, ajo luhej gati publikisht. Sejfi Vllamasi, njė mik i Zogut mė vonė armik i tij, kujton lojrat e bixhozit, por edhe sesi prishen lekėt nė atė kohė:”Bajram Curri midis parisė kosovare, citon ai Nexhip Dragėn- ėshtė i vetmi nacionalist, por ka njė tė metė tė madhe: shpenzon aq shumė para sa edhe financat e Britanisė sė Madhe nuk do tė mjaftojshin pėr t’u bėrė ballė shpenzimeve tė tij”.
    ...
    Pas luftės nė vitet ’50, njė nga ndėrtimet mė interesante ėshtė ajo qė do tė kthehet nė seli e Komitetit Qendror tė PPSH, funksion qė e mbajti deri nė vitin 1991, vit pas sė cilit u shndėrrua nė seli e Kuvendit. Ndėrsa, nė tė djathtė, nė disa fusha shumė tė mira ku bėn stėrvitje “Studenti” ndėrtohet Pallati i Kongreseve. Kjo ėshtė pjesa e fundit e Tiranės sė re. Ajo do popullohej shpejt dhe aty do tė ndėrtohet edhe Blloku i famshėm. Ai do ta hapej pėrfundimisht njė ditė korriku tė vitit 1991 duke mos e shpėtuar luzmėn e madhe tė kryeqytetasve qė shikonin tė ēmeritur njė vend qė nuk i ishin afruar dot kurrė. Nė njė cep tė kėsaj rruge, rreth viteve ’70, do tė ndėrtohet Libraria Universitare, qė sot ėshtė kthyer nė pikė shumice, pėr fatin e librave, ndėrsa nė njė cep tė saj shfrytėzohet edhe si farmaci. ...Nė fund tė rrugės ėshtė Garda e Republikės, qė ende ėshtė njė nga ekstremet e paprekura Tiranės. Por, deri te Liqeni Artificial, sepse Tirana ka kapėrcyer andej...
    Ky ėshtė njė rrėfim me pak fjalė pėr Tiranėn dhe historinė e saj tė madhe tė emrave urbanė...

  3. #33
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Me poshte eshte nje pjese e nje shkrimi qe nje ish antar i forumit, (ndoshta eshte akoma me emer tjeter) ka postuar vite me pare. me ka pelqyer qe atehere dhe mendova se eshte vendi ketu qe te postohet edhe nje here.

    "Harruat CARACAT? Eshte i vetmi frut ose cfaredo qe te jete qe nuk e kam pare ne asnje vend tjeter te Evropes ose te botes. Ingranzhet me kujtohen, po ato me sheqer pluhur persiper qe te ngelnin ne fyt. Ose strudel, ose torta me pete 250she, kacurrel, farat e luledillit qe na thoshte zysha ke Fan Noli qe jane nga depot plot me minj dhe do ju zere kolera po i hengret. Po topat 50sh dhe 100sh kush i ma men, me vone u quajten 40 dhe 80. Po topat 250 qe ishin nga 10 kile dhe te thyenin dhembet po te binin surratit. Topat qe kane pasur jeten me te gjate kane qene ata 300shat. Brima brima u beshin por ne shkoshim ke kpucari ose bicikletaxhiu, e kam pas mu perballe shkolles afer ambulances se madhe dhe ai shkrinte nje cope shapke me havije dhe e ngjiste, duke e bere topin e kuq lara-lara, jeshile, verdh, blu etj. Sa na paska marre malli per ato kohera kur luanim me doce, (qumesht milk anyone?), ose me shpata dhe karroca me kuzhinjeta. Po kapsollat kush i ma men, qe digjeshin ose me copa komardaresh ose me shufer hekuri te perthyer pasi mbusheshin me barut shkrepsesh. Po shishet me karbit? Po llastiqet me plumca? Po ata qe hanin harason? Po karroca akulloreve dhe Ben akullorexhiu qe ka qen valuta e Tirones, tifoz i cmen. Po Kizi pazarit, po Xim kulufi, po Majkell Xheksoni? Po kur luteshim per ato shiritat e kasave qe ti hidhnim ne stadium? Po stadiumin? Kur vishin Gjermonet? Ose Anglezet? Ose kur lute Tirona -Partizoni? Po Genc Tomorrin qe i kapte hunen Sul Memes? Po Cim Muca gol nga gjysma fushes siper Perlatit dhe Konci e anulloi? Po marmelaten, bimet medicinale, dushet me vajguri dhe WC allaturke? Po qitjen ne shkolle, po aksionet, kampet e Pionerit, Ekskursionet ne Dajt ose te varrezat e Deshmoreve? Po provat per parada e spartakiada? Po lulet Kakadu qe ishin si shpirt me bo balona? Po netet pa gjume per te pare Filmski Maraton ose Elektrik Blue ke sllavi? Sanremo, Mazinga-Z, vajtjeardhjet ke komshiu per te pare ndeshjet ose festivalet me ngjyra? Kokmet me la menderen, Hajt DRU ME PRE, Shporta te mira te lira, Torja, Thimi, Baci? Pallati i kultures, Xhiro, 7 liqent e Lures ne Tirane, fotografet ke Skenderbeu, teneqexhinjte, bicikletat shqiptare, autotraktoret, komunalja, karrocat e bojaxhinjve, karrocat me kuaj, Begsat kur shkonin ne kinema ose stadium, pallati sportit me shfaqjet e tij dhe ndeshjet e volejbollit te Dinamos, Ela Tase, Prenda Ismaili, Eva Kavaja, Kreshnik Tartari, Ver Shehu, Li Mema, Shyq Rreli, Nine Shkurti, Beni Minga, Gush Kola, Ylli Shehu, Lir Lamja, Kac Hysi, Lir Pernaska, Perlat Musta, Nard Tasja, Ben Gugushka, Mirjan Hakani, Anastas Kondo, YMER PAMPURI, Gaqo Cako, Agim Doci, Avni Mula, Vace Zela, Lilijana Kondakci, Loqja Shenka, nenat heroina, Luanet e Tunelve, anasamblet amatore, ndeshjet e nderrmarrjeve ke fusha e Qylit ke disheza, fusha me qymyr, Festivalet e Gjirokastres, 10 Korriku, 8 Nentori, shpia e Partise, Medresja, shkolla budallejve, Shpia e femijes, te gjith me te njejtet xhupa, Dritero Agolli, Ismaili, Nasi Lera, Ora e Lojes, Pinoku, Manushaqja, Partizani i vogel Velo, Banda e qerosave, Guri o trim me flete, Tomka, Nje gjeneral kapet rob, Laja, Kulla e barit nuk do te digjet, Cuca e maleve, Shkurte Pal Vata, Ai qe u dogj duke shpetuar bagetite, Shoku Shu, Furrnalta, Kombinati MEtalurgjik "Celiku i Partise", hoteli i gjuetise, Dajti, 15katshi, Tava dhejes, kukureci, tallonet, 15 ditshi, marangozi, rrobaqepsi, MAPO, vetsherbimi, Postiqja, 9 katshete, Izaurat, "skllavja Izaura", veteranet, pensionistat, Fronti, kalecat, fuksat, 80lekshat, autbuzat "fizarmonike", stacioni i Porcelanit, Selvija, lapidari 4 Deshmoreve, pallati i filave, dyqani i bukes, simitet, franxhollat, piktoret, kati i dyte, strehimet, antenat, tarraca, zifti, Rryli etj
    Se per pak harrova, leternjoftimet, deftesat, Ben Shaka, Skener Sallaku, Sander Prosi, Zef Deda, Koci, mromjet, dasmat, ullit, rakija, pilafi, pulat hungareze, shkrepset suedeze, te qerasmet suedeze, letrat me kile, biblioteka, pallati i Pionerit, shpit e pionerit, Zisat, Saurrelat, Fierza, Xhevdet Mustafa, plenat, plenaxhit, fseshaxhit, morrat, vaksinat, parrullat, pankartat, biografia, autokritikat, Teatri ne Ekran, Vende dhe Popuj, Emisioni i Perrallave, Baleti, Na bashkoi kenga popullore, helli, melcit, pace koke, grosh, tarator, dhalle, boze, kremvice, sallam turist, martadell, llukanik, shesh i zi, merlot, shesh i bardhe, Uzo, berxolla, bar sahati, ura e tabakve, shpia e oficerave, shallvaret, Kinostudio-Kombinat, Zogu zi, Rruga Bardhyl, Lodrat e Elabasonit, Treni ke lodrat, ping-pong, trenat, vagonat ceke, 16 Tetori, 5 Maji, pushimet e veres, pushimi i madh, shkallet suedeze, kaluci, kilotat, perparset, herbariumet, kallamaret, penat, cantat, dosjet, Fletore me vija ose me kuadrata, librat e mbeshtjelle, Revista Hosteni, Shtepia ne Ishull, Komisar Katani, Dinastija, Dallas, bakllavate, byreku, pitet me gjize ose mish, aranxhata, VAPIK, karamele Zana, futboll me porta hungareze ose "t'vogla" shkopa cingla, botash, me peta, syllet, tethtet, kopacat, zarat, 5katshi, Xingu, Murlani, 500shi, Rrokokoja, tavlla, Burgu, Qyli, shesh beshi, qibiri, me jelekun vija vija/ja ja ja Dudija, Aferdita topallja (Laci), Kartushi, Zhos profesionisti, dy dylym toke, Roza Blanka, Pashako, Punishtja e Pastave, Kodra e kuqe, Materniteti, Xhamlliku, Selita, Lanabregasi, Zallherri, vorri i Bomit, Brari, Baldushku, Sauku, Vreshtat e udheheqjes, Brryli, Ekspozita, Lana, Qyteti nxonsave, shkolla e rezervave, polikumi, Filoqyli, Urithat, zvarraniket (kembesoria), xhenieret, Edukata Morale, historia e PPSH, komardaret, fuciat, Currilat, MZ, Fiat polak etj.

    Rrofte ai ven qe na beri kush jemi."

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Tirana dhe piramidat

    Opinione Dielė, Tetor 16th, 2011

    EDMOND TUPJA

    Duke pasur parasysh debatin edhe publik tė kėtyre kohėve tė fundit lidhur tė ashtuquajturėn Piramidė nė Tiranė, mė saktė lidhur me ruajtjen e saj si “trashėgimi” …apo me shkatėrrimin e saj pėr tė ndėrtuar po aty Kuvendin e ri tė Shqipėrisė, lexuesi i vėmendshėm e i paanshėm i kėsaj rubrike mund tė mendojė se nė titullin e saj sot mė ka shpėtuar njė gabim: nė vend tė shumėsit “piramidat” do tė duhej njėjėsi “piramida”, madje me “P” tė madhe. Jo, i nderuar lexuesi im, nuk bėhet fjalė pėr njė gabim tė tillė, sepse enkas e kam vėnė nė shumės dhe me “p” tė vogėl emrin “piramidat”. Po shpjegohem:
    Ėshtė e vėrtetė qė “piramida” e parė e ndėrtuar nė Tiranė ėshtė ish-muzeu “Enver Hoxha” ku, sipas thėnies sė vetė arkitektit sė asaj ngrehine, do tė silleshin mė vonė edhe eshtrat e diktatorit tonė. Emrin “Piramidė” ia vunė tiranasit duke u nisur, natyrisht, nga forma e saj piramidale. Por kjo “Piramidė” nuk ėshtė e vetmja qė do tė njihte kryeqyteti i Shqipėrisė, pas ndėrtimit dhe pėrurimit tė saj nė epokėn e qepės moniste, si muze i Enver Hoxhės. Kėshtu, pas vendosjes sė demokracisė e deri nė fillim tė vitit tė mbrapshtė 1997, mbinė si kėrpudhat pas shiut dhe lulėzuan, pėr fatkeqėsinė e shumė e shumė shqiptarėve, firmat “piramidale”, shembja e tė cilave solli tėrė ato trazira e pėshtjellime socialpolitike, pasojat e tė cilave ende nuk janė harruar. Nė atė kohė, me sa mė ka thėnė miku dhe kolegu im i ri Franēesk Armadhi, u pėshpėrit poshtė e lart, majtas e djathtas, pėrpara dhe mbrapa, sikur marrėdhėniet midis Egjiptit dhe Shqipėrisė u tendosėn deri diku sepse kjo shembje piramidash nė Shqipėri, sipas gjuhėve tė kėqija jo vetėm shqiptare, por edhe egjiptiane, tėrhoqi aq shumė vėmendjen e opinionit ndėrkombėtar, saqė shumė turistė qė ishin nisur pėr tė vizituar piramidat e Egjiptit, ndėrruan drejtim dhe erdhėn nė Shqipėri sepse, ngaqė ishin tė keqinformuar, pandehėn se piramidat shqiptare ishin vėrtet diēka shumė interesante pėr t’u vizituar.
    Por, historia, ose mė saktė “eventi” i shembjes sė firmave piramidale tek ne u pasua, sigurisht pas shumė vitesh, me ndėrtimin e njė “piramide” mu nė zemėr tė Tiranės; pėr hir tė sė vėrtetės duhet pranuar qė kjo “piramidė” i shfaqet syrit tė kalimtarit tė vėmendshėm nė formėn e njė piramide tė pėrmbysur, pra, pak a shumė nė trajtėn e njė “kunji” (siē po thuhet prej rreth njė viti), dhe ndodhet fare pranė monumentit tė Partizanit tė Panjohur. Ky “kunj”, qė tė paktėn deri mė sot nuk shquhet pėr ndonjė veēanti, ngjalli deri diku zhgėnjim e pakėnaqėsi jo vetėm tek tiranasit me mend ngaqė u fshihte pamjen e malit Dajt duke stonuar edhe me pjesėn tjetėr tė kryeqytetit tė tyre, por edhe tek shkodranėt. “Tek shkodranėt? Si kėshtu?” – do tė pyesė me tė drejtė lexuesi im i vėmendshėm dhe i paanshėm. Po, po, tek shkodranėt! Tek shkodranėt sepse tė drejtėn pėr ta pagėzuar me nofkėn “kunj” njė ndėrtesė tė lartė qė stonon bajagi me ndėrtesat e ulėta pėrreth e kanė vetėm ata e askush tjetėr! Vetėm ata e askush tjetėr sepse, pėrsėri nė kohėn e qepės moniste, kur u ndėrtua mu nė zemėr tė Shkodrės Hotel Turizmi – ata, me humorin e tyre opozitar, ia vunė atij aty pėr aty nofkėn Hotel Kunji! Prandaj do tė kishte qenė mirė qė shoqata “Tirana”, me t’i rėnė nė vesh lajmi se tiranasit, mes tė cilėve me siguri edhe anėtarė tė saj, kishin nisur ta quanin “Kunj” ngrehinėn madhėshtore, ndonėse stonuese, nė fjalė, duhej t’u kishte blerė shkodranėve tė drejtėn e autorit pėr kėtė nofkė fillimisht tė sajuar prej tyre nė adresė tė Hotel Turizmit tė Shkodrės! Ky incident pėrbėn njė problem serioz edhe pėr tė ardhmen e ristrukturimit tė qendrės sė Tiranės, meqenėse, siē mėsova kohėt e fundit nga njė diplomat i huaj tepėr serioz, parashikohet tė ndėrtohen diku rreth e qark sheshit “Skėnderbej” edhe tre “kunja” tė tjerė me tė njėjtat pėrmasa. Siē e shihni, pra, e keqja s’paska fund: Po sikur, pėrveē kėtyre tė katėrve nė Tiranė tė ndėrtohen edhe disa “kunja” tė tjera? Gjithsesi, druaj se mos shkodranėve do t’u mbesė kunj qė bashkėkombėsit e tyre tiranas nuk i respektuan nė tė drejtėn e tyre tė autorėsisė!
    Sido qė tė rrokullisen punėt, nė pėrfundim tė kėsaj historie apo “eventi”, le tė mė lejohet t’i kthehem Piramidės nė qendėr tė Tiranės. Do tė prishet apo s’do tė prishet ajo, kjo ėshtė shndėrruar kohėt e fundit nė njėfarė dileme thuajse hamletiane. Mendimi im modest dhe amator ėshtė qė, nėse vendoset tė prishet (sepse nuk mė duket qė pėrbėn ndonjė vlerė tė veēantė nė trashėgiminė arkitektonike tė kryeqytetit tonė apo nė historinė e urbanizmit shqiptar), le tė ndėrtohet nė vend tė saj diēka e bukur, kuptimplote dhe e dobishme pėr Tiranėn e tiranasit, por, pėrse jo, edhe pėr shtetin shqiptar nė fund tė fundit. Diēka qė tė jetė simbol jete dhe jo vdekjeje si piramidat.

    panorama

  5. #35
    Ju keni fituar 1 pik Maska e naqeta
    Anėtarėsuar
    05-10-2007
    Vendndodhja
    Ne toke !
    Postime
    439
    100 vjetori i lindjes se patriotit Tironas Ali Bakiu (1911-1981)
    Nė kohėn e Zogut u mor me aktivite tregtare dhe gjatė kėsaj kohe nuk u ndahej librave dhe pasionit tė tij pėr fotografinė. Kishte korrespondencė me shumė firma e studio fotografike tė botės duke mundėsuar futjen e mjeteve moderne fotografike nė Shqipėri. Pėr bindjet e tij politike burgoset 25 vjet. Vdiq nė 10 maj 1981 nė moshėn 70 vjeēare.Kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Lulzim Basha ishte sot nė ceremoninė e pėrkujtimit tė Ali Bakiut, Kryetarit tė parė tė Bashkisė sė Tiranės, pas Luftės sė Dytė Botėrore. Basha vlerėsoi aktivitetin e z.Bakiu, duke u shprehur se shumė prej akteve dhe mesazheve tė tij, janė edhe sot aktuale dhe frymėzuese.

    “Nė njė kohė tė vėshtirė ekonomikisht, tė mbartur me probleme tė mėdha sociale, ai gjeti forcėn dhe kohėn tė pėrballej me to, t’i trajtonte problemet e qytetarėve tė tij, si tė tijat, tė trajtonte ēdo dhimbje, ēdo padrejtėsi si njė problem akut tė tij dhe tė jepte vendime maksimale pėr t’i zgjidhur ato. Nė njė kohė rendjeje, drejt pėrfitimeve tė reja tė politikės dhe luftės pėr pushtet, ai kishte forcėn dhe vizionin tė braktiste ēdo joshje tė tillė dhe tė mbetej nė thelb, qytetari i parė, nė shėrbim tė tė gjithė qytetarėve tė Tiranės”, u shpreh Basha.

    Bakiu qėndroi pėr mė shumė se njė vit nė krye tė Bashkisė sė Tiranės. Ai dha dorėheqjen, duke mos u pajtuar me politikėn e sistemit tė komunist, qė nisi tė shpronėsonte qytetarėt e Tiranės. Mė tej, ai u persekutua nga regjimi i kohės.

    “Nėse do tė flasim pėr zhvillimin urbanistik, respektimin e pronės, infrastrukturėn, nėse do tė flasim pėr zhvillimet moderne nė qytetin tonė, Kampuset Universitare, Parkun Teknologjik dhe gjithė kėto procese, ne duhet t’i futemi punės me tė njėjtat vlera, me tė njėjtėn vendosmėri e vizion me tė cilat Ali Bakiu u bėri ballė presioneve dhe sfidave tė kohės sė tij. Duke bėrė kėtė, kemi edhe garancinė mė tė madhe pėr sukses”, - tha Basha. Aktiviteti pėrkujtimor pėr Ali Bakiun, u zhvillua nga shoqata “Tirana”.

    Neser ne oren 11:30 ne Hotel "Tirana Internacional" (15 katshi) me rastin e 100 vjetorit te lindjes se tironcit te nderuar ALI BAKIU, shoqata "Tirana" organizon nje mbledhje perkuijtimore. Te gjithe tironcit jane te ftuar per te marre pjese. Ali Bakiu ka qene nje personalitet i shquar i treves tone, por qe u persekutua dhe u la ne harrese nga regjimi komunist. Ne vitet e para te ēlirimit ka qene Kryetar i Bashkise se kryeqytetit, ku me 1946 per shkak te padrejtsive qe po kryeheshin ne kurriz te popullit dha doreheqje nga ky post. Por, kete veprim demokratik europian komunistet e ardhur ne pushtet me gryken e pushkes nuk i a falen kurre, ndaj me vone edhe e burgosen..
    A don, e s'din, a din e s'don !

  6. #36
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Ja dhe ca kujtime per kohen e shkuar qe m'i cuan me e-mail.
    Ca veta mund ta gjejne veten ketu:

    Mė ka marrė malli pėr iēik Tironė!

    Mė ka marrė malli tė: ... kthehem nė klasė tė parė,

    tė iki nė shkollė duke ngarė karrocėn, qė pėr rrota kishte kutitė e bojės sė kėpucėve,

    tė ngjyej gishtat tek kallamari i bojės si dikur,

    tė bėj detyrat me njė rezervė prej bakri,

    tė mbėshtjell bukėn me gazetė,

    tė blej njė fletore ke Jordanka,

    ti fus njė ashure ke Shabazja,

    tė haj njė pite me mish... edhe dy...,

    tė blej njė kaush me hide ke Balja,

    tė bėj fiskulturė me brekėt e rrudhura, me tė cilat kisha fjetur gjumė,

    tė shoh gocat e klasės kur vrapojnė me tė famshmet kilota,

    ti shpoj prapė rrotat e biēikletės zysh Bardhės sė biologjisė,

    tė shkoj me shkollėn nė Dajt ( veēse nė kėmbė ),

    tė loz me gura kundra lagjes tjetėr,

    tė lustroj kėpucėt tė dielėn nė darkė,

    tė blej vajguri edhe pėr komshiun,

    tė ēoj tavėn e byrekut nė furrė,

    tė dal nėpėr lagje me gjelin e detit,

    tė shoh pula me qafė tė rrjepme,

    tė kap peshq ke liqeni me njė copė bukė, brėnda nė kavanozin e kompostos,

    tė loz lojėn " voj me kanoēe, voj, voj, voj, "

    tė pij njė aranxhatė,

    tė pranohem pionier me shall tė kuq nė qafė !!! ( Apo jo, ere ? )

    tė kaloj me shokėt ke tubi qė zgjatet pėrmbi Lanė,

    tė ngjis dru nė kat tė tretė,

    tė dėgjoj emisionin e pėrrallave dhe "Heroizmin..." nė radio,

    tė shoh " Crtani film " me kanoēe,

    tė loz njė lojė xing me letra tė bėra me kutija paqete Adrian,

    tė loz me pulla dhe me cingla,

    tė shoh filmin " Apashėt ",

    tė bėj njė xhiro me biēikletė me qera ( 60 lekė ora ),

    tė shkruaj njė letėr korrespondencė ,

    tė dėgjoj fshatarin, qė nė stacionin e Vorės bėrtet : " Hajde thona "

    tė hypi nė tren nga penxherja,

    tė rastis nė tren me fatorinot nga Shkodra, qė tė merrnin vetėm gjysmėn e lekėve tė biletės,

    tė futem me shokėt ke banjo e trenit pėr tė mos paguar biletė,

    tė zihem me grushta me tim vėlla,

    tė shoh policat, qė tė djelėn e plazhit, nuk linin tė hypje nė tren me shapka,

    tė shijoj plazhin ke Breshka,

    tė lexoj njė fletė- rrufe,

    tė dėgjoj qėndrėn e zėrit tė plazhit, qė njoftonte : " Ndalohet loja me top ",

    tė shkoj nė aksion vullnetar, pa dėshirė,

    tė shoh edhe njėherė ndeshjen Shqipėri- Belgjikė,

    tė bėj tifo nė pallat tė sportit,

    tė dėgjoj zėrin e Ismet Bellovės duke transmetuar ndeshje,

    tė diskutoj me shokėt pėr sportin , si dikur ke bordura,

    tė blej njė palė opinga ke Pazari i Ri,

    tė qep njė palė pantallona kadife ke rrobaqepėsi,

    ti marr xhinset borxh ndonjė shoku,

    tė bėj njė ditė mėsim nė Polikum,

    tė heq dhėmbin qė mė dhemb me pe tė bardhė,

    tė dėgjoj fatorinon tė thotė : " Deri ke bankaaa ",

    tė gjimoj autobuzin me vrap, kur nuk ndalonte nė stacion,

    tė shoh Gėzim Kulufin kur bėrtet : " Rrofshin vorrabomsit, poshtė alidemsit ",

    tė shof Gėzim Parisin kur fryhet si cub,

    tė shoh gratė e lagjes kur ziheshin me njėra-tjerėn,

    tė bėj njė foto ke lulishtja e Skėnderbeut,

    tė dėgjoj kalamajtė e lagjes qė bėrtisnin me tė madhe : " Erdhi nusja, erdhi nusja ... "

    tė haj njė dopio pilaf me lugė alumini, ke vetshėrbimi,

    tė haj njė bozė me akullore ke bar Sahati,

    tė dėgjoj Bazin kur kėndonte ke liqeni,

    tė eci nėpėr rrugėn e Durrėsit,

    tė shėtis ke rruga e Liceut, pasi ka pushuar shiu,

    ta bėj telef me sy dhe me kėmbė xhiron e modhe,

    tė vej njė bast ditėn e ndeshjeve,

    tė pi,edhe njė herė me shoqninė, raki ke tymi,

    tė shoh pijetarin kur pėrtypte gotėn e xhamit, si tė ishte kocka e bėrxollės,

    tė jem ushtar dhe ti lej targėn garnizonit,

    tė shoh njė polic tė dobėt,

    tė sodis edhe njė herė dyqanin e samarxhiut ke kinema Ali Demi,

    tė shoj Gjergj Suliotin duke kėnduar tek Dekada e Majit,

    tė qesh me Kaēin e estradės,

    tė thėrras shokėt e mi me fishkėllimė,

    tė ndez edhe njė cigare me Coken e dashur dhe ata qė s'janė mė midis nesh,

    tė shoh edhe njė ndeshje tė tė madhit Drazhen Petroviē,

    tė bėj edhe njė disko nėpėr shtėpija si dikur,

    tė shoh edhe njėherė popullin kur qante mė 11 prillin tė '85-ės,

    tė thėrras edhe njė herė : " E hodhėm qelbėsirėn ",

    tė... tė... " - ... ēohu, se vajti vonė pėr nė punė ! Mjaft dėrdėllite " !
    ... Qėnkam nė gjumė ! Ndryshe, s'kisha si tė ėndėrroja !
    ... Mė ka marrė malli ... mė ka marrė malli... pėr iēik Tironė !!!

  7. #37
    Ju keni fituar 1 pik Maska e naqeta
    Anėtarėsuar
    05-10-2007
    Vendndodhja
    Ne toke !
    Postime
    439
    Na ishte njė herė

    Ja Tirana e hershme dhe fėminia jonė e mjerė


    Mustafa Greblleshi

    E kam tė gjallė Tiranėn e vogėl me njė grusht shtėpish qerpiēi e me njė hotel tė vetėm po prej qerpiēi, po me nji emėn me nam: “Hotel Stambolli”.
    Se qysh i ka qėndrue furisė sė moteve e ka mbetė nė kambė edhe sot e kėsaj dite, i qofsha falė. E ke aty mbas Mapos ushqimore, ku po ngrihen apartamentet e reja, ku nis Rruga e Durrėsit.
    Konaqe me oxhakė kishin vetėm Toptanasit. Elektriku nuk njihej. Edhe llamba me vojguri e rrallė ish. Atė e gjeje vetėm nė zyrat e hyqymetit e nė odat e shtėpive me oxhak. Te votrat tona, ku ngrihej tymi fjollė, mu aty te carani, ngjat flakės sė druve, digjej pishtari a flaka e bishtukut. Nji fjollė e zezė tymi, ngjitej pėrpjetė pėrtueshėm e me pėrdredhime…Elektrik nuk kish as xhadeve. Kandila me voj, rrallė e tek, xixėllonin rrugėve e ndriēonin nji sofėr vend.
    Nė do drushta tė shtrembta vareshin fenerėt, Mbramjeve, nji rrogtar i ngarkuem, me nji vojnik nė dorė, i qasej drushtave. Ulte fenerin me anė tė nji sixhimi, e ushqente me voj, e ndizte e kalonte te tjetri, tue shkelė me hap tė randė nėpėr gurėt e shrregullt tė kalldrameve. Kalldrame, vija uji, vorre e ullij ka pasė motit Tirana. Vorrezė e ullij ish i gjithė Pazari i Ri. Vorrezė e ullij, Sheshi Skėnderbej, vorrezė e selvi Sheshi i monumentit tė Partizanit. Gjithkund vorrezė. Nė ēdo lagje. Mė kujtohen mirė ato fushat e vorreve, se unė e moshatarėt e mij i vizitojshim shpesh, pėr tė mos thanė pėr ditė.
    -A di pėrse na tė vegjlit silleshim vorreve? - vijoi Shyqri Beqir Fuga -Te hymja e vorrezėve, me tė perėnduem tė diellit, do tė takojshim patjetėr ndonji plakė tė mbėshtjellun me napėn e bardhė. Plaka e mbėshtjellun me napė tė bardhė dhe e ulun kambėkryq, shtronte pėrpara nji kuze tė madhe me topa hallve dhe pranė kuzes nji ibrik dheje me ujė. Me zanin e saj tė mekun e tė mbytun ajo ftonte kalimtarėt e rrallė tė marrin “rahmet” pėr tė afėrmin e saj, qė kish shkue kėsaj bote. Kalimtari kthehej, pėrkulej mbi kuzen, merrte nji shuk hallvė, pinte edhe nji hurm ujė me atė ēyēėn e trashė t’ibrikut si kaēarrum dhe largohej nė punė tė vet, si i lėshonte nji rahmet shpirtit tė tė vdekunit. Po kėshtu pėrkuleshim edhe na tė vegjlit, pėrlanim sikush nga nji shuk hallvė tė ngrohtė e nga nxitimi voji na rridhte nėpėr buzė. Pijshim nga nji herė ujė e me radhė i lėshojshim nga nji rahmet atij qė kish shkue me tė shumtėt. Ja kėshtu bridhshim vorrezė me vorrezė. Ku tė gjejshim ndonji plakė me tepsi pėrpara se ishim, si thonė, me lugė nė brez. Nji grue tjetėr, po e shtėpisė sė pėrzishme, e mbėshtjellun gjithė me napė tė bardhė e me tepsi pėrpara, rrinte nė krye tė rrugės sė lagjes. Edhe ajo u kish zanė shteg kalimtarėve e i priste si nė pritė. Na tė vegjlit, si tė mėdhajt, dy herė nė nji tepsi nuk bajshim kabull me marrė, se e kishim pėr keq e pėr gjynah. Dy herė i urojshim prehje e paqe tė vdekunit, po tė marrim dy topa hallvė nė nji tepsi, s’e pat thanė Zoti.
    Prani e dalldisi nė mendime Shyqri Beqir Fuga. Si tė rrekej me i renditė nė mend kujtimet e largėta qė i vijshin me vrull. Ai pat folė si nji nxanės i pėrgatitun mirė, qė s’don ta ndėrpresish. Po ashtu nisi e foli sėrish:
    -Rrallė e tek u ēelėn do dyqane nė Rrugėn 28 Nandor. Nė njanin syresh, nė nji dyqan me harqe pėrballė Sahatit, pashė nji natė nji grumbull njerzish qė ishin mahnitė si u mahnita edhe unė, prej dritės sė fortė tė nji llambe qė s’patėm pa kurrė parandej. Ish nji petromaks. S’ngiheshim tue soditė ato dy mėshikza mėndafshi, qė ndriēojshin aq fort, e s’dijshim si me e spjegue atė zhurmė si zhuzhurima e bletės.
    Elektrik si sot pamė pėr herė tė parė kur patėn qenė kėtu austriakėt, nemselitė si i quejshim na. Kur ndizeshin elektrikėt e nemselive, nana ime binte nė shehadet, se i ngatėrronte me shkreptimat. Asokohe shkeli sė pari kalldramet tona automobili. I madh e i vogėl, tė rij e pleq, i shkojshin mbas automobilit tė parė. Ish nji automobil me rrota tė nalta, si qerre. Pat edhe asish qė e quejtėn qerrja e qoftėlargut e i ndėrsyen qentė e lėshuem, qent e kasapėve. Po kėshtu i fuguen pas edhe Shazivar beut kur pat sjellė nga Vjena biēikletėn e parė.
    E tillė ish Tirana kur kremtohej Nevruzi, Moti i Ri allaturka, kur njerėzit vritshin mendjen pėr tė sajue nji byrek me lakna e s’u shkonte ndėrmend se do tė vijė nji ditė qė do tė rendin rrugėve e dyqaneve pėr tė ble ambėlsina, fruta, lojna e kuklla pėr fėmije - tha Shyqri Beqir Fuga tue e pa me tė qeshun shokun e tij. - Pėr tė kremten e Nevruzit e kisha fjalėn. Na tė vegjlit e pritshim darkėn me padurim, vetėm pėr atė byrekun me spinaq qė e bajshim derė pėr derė e qė e quejshim byrek me pare.
    Thėrriste hoxha nė minare, ja niste me gjėmue lodra me topuz e tallamazi me kaish. Uleshim tė gjithė rreth e qark byrekut. Ndėrmjet petėve tė laknorit fshihej nji koron sermi, i mbėshtjellė me nji shuk brumi. I pari i shtėpisė e sillte vėrdallė tri herė tepsinė. Mandej zejshim fill me hangėr. Kujt t’i takonte pėr rrisk koroni kishte tė drejtė me e pėrvetėsue.
    Hej ē’kismet kishte ai qė peshkonte atė koron tė mbėshtjellė me nji guaskė brumi, si karavidhe! Ajo pare e vogėl sermi tė bante zot pėr disa ēaste, se me ballin nalt, e ndaloje nė vend, nė daē sheqerxhiun, nė daē simitxhiun. Kur ta shihshin nė dorė atė pare sermi, si njani tjetri, ishin gati me tė shėrbye si t’ishe ti bir oxhaku. I pari ulte tavllėn e tė lente tė zgjedhish, me dorėn tande, copa hallve, mollė sheqeri tė kuqe, tasa hashuresh, lule Stambolli. Tjetri i kthente simitet pėrmbys, pėr me tė prishė mendjen me avullin e ngrohtė e me erėn e kandshme tė qiqrės.
    Gjellė pėr darkė e pėr davet ish byreku me spinaq, byreku me pare sermi. Bam bum e dum dum, bubullonte tej e pėrtej daullja me topuz e Zhing zhang, tallamazi me kaish. Tak tak, trokitte zemra jonė e vogėl qė dridhej e dėshirueme pėr tė gjetė, nė petat e byrekut me spinaq, paren e vogėl prej sermi. Atė pare sermi, qė tė bante me hangėr simite tė ardhuna me brumė qiqre e copa hallve me susam, kurrė nuk e pata gjetė nė petat e byrekut me spinaq. Mė kujtohet ashtu si nėpėr gjumė se nji moti e gjet nana ime. Mirėpo ajo nuk u krenue si bajshin tė tjerėt, heshti dhe me marifet e vu nė pjesėn e laknave tė mija. Qė tė gėzohesha edhe unė. Se i pat mbetė gozhdė nė zemėr kur mė pat rrejtė disa herė: kur kalonte sheqerxhiu me tavllėn plot hallvė, hashure e lule Stambolli. Zani i fortė i hallvaxhiut buēiste e ushtonte sė largu e na e dridhte shpirtin ne tė vegjėlve.
    “Sheqerxhiu!” ulėrija unė sė vogli, tha Shyqri Beqir Fuga - e doja pa derman nji grosh, se goja mė lėshonte larg pėr tė lėpimė njė aso mollėsh sheqeri, gjak tė kuqe. Po nana, dritė i pastė shpirti - se tė thashė o Maksut vdiq e re; nuk vdiq, plasi - nana, me atė zanin e saj tė ambėl e gjithė ankim mė thosh: “Jo bir, nuk asht sheqerxhiu, asht hoxha”. Thėrret hoxha nė minare, se u ba vakt dreke. Hajde tė tė jap nana nji copė bukė! Me ēka e do, me gjizė apo me ullij? “Me gjizė, jo me ullij, e doja bukėn. Se ullijt i kisha mbledhė vetė, kokrra kokrra, kur i shtronte era pėrmbi vorret. Mė pėlqejshin fort ullijt e regjun me krypė e me voj, po nuk i haja. Mė dukeshin ullij tė vdekunish. Ullij tė njomun me vesė vorresh. Nji ditė tjetėr, kur nana ish shtrue - e s’u ēue ma - nė rrugė buēiti sėrish zani i fortė i sheqerxhiut. Ajo u drodh e mė pa me ata sy tė fikun.
    Mandej nxori nga gjini nji grosh e ma dha:
    “Merre bir e shko blej nji mollė sheqeri”.
    – Ai grosh ish i ngrohėt. M’u ba sikur ma dogj e ma pėrvėloi dorėn. Ja ktheva prapė e i thashė: nuk e due nanė. Nuk asht sheqerxhiu. Po thėrret hoxha nė minare. Nana nuk foli. Veē nga ata sy tė fikun, riguen ēurk lotėt e zbritėn faqeve tė zbehta. Me faqen time ja tera, e zjarri i etheve qė digjte atė, mė dogji edhe mue. Ky zjarr mė dogji mirė nji ditė, kur te kryet e rrugės sonė, nji plakė e mbėshtjellun me napė tė bardhė, me tepsi hallve pėrpara e me ibrik dheje, me za lutės u kujtonte kalimtarėve tė marrin nga nji top hallvė pėr t’i lėshue rahmet shpirtit tė nji grueje tė re. Kjo grue e re qė u fik pėrgjithmonė e qė mė la rrugėve, ishte nana ime. Ajo i mbylli sytė zemėrplasun.
    Ja Tirana e hershme dhe fėminia jonė e mjerė, - pėrfundoi Shyqri Beqir Fuga - Byreku me spinaq ish gjellė e rrallė. Sot kalamajt tonė e presin Motin e Ri tė veshun e tė qeshun. E presin me tė gjitha tė mirat. Kur qesh i vogėl, i vogėl si Ndue Gjokė Frroku, s’u gjet kush tė mė sjellė nji peshqesh. Sot, edhe pse im bir asht midis tė gjitha tė mirave nė Kinė, unė mendoja ē’dhuratė t’i ēoj, se mė mbetej peks po ta ndaja nga kėta pesė tė tjerėt. Ashtu si ti, qė s’po tė pritet gjersa tė blejsh nji kukull tė bukur pėr vajzėn tande. Kujtoj se u ēlodhėm, o Maksut Hasan. Shi nuk po bie ma.
    Ēohemi e shkojmė bashkė dyqaneve pėr tė zgjedhė nji kukull tė bukur.
    Nė Rrugėn e Postės, pėrballė magazive tė valutės, qenė grumbullue plot njerėz. Qėndruen edhe tė dy bojaxhinjtė.
    - Me fal shoqe, ē’farė ka dalė kėtu?
    - Kukulla shok, kukulla tė bukura pėr fėmijė.
    Hynė. Shitsja hapte kutitė dhe nxirrte gjithfarė kukullash tė bukura, me flokė tė gjatė e tė shkurtėn, me flokė tė zes e tė verdhė. Nji palė me fustane tė gjata, nji palė me tuta, nji palė me veshje marine.
    - Sa kushtojnė? - pyeti Maksut Hasani nji grue tė re, e cila tue dalė nga dyqani i buzėqeshte kukllės ashtu si nji nanė e re i buzėqesh bebes.
    - Katėrqind lekė - tha grueja e re. -E vlen pėr gazin qė i fal fėmijės.
    Maksut Hasani iu vardis shitėses:
    - Tė lutem shoqe, mė jep nji kukull! Atė me flokė tė zes e me pėrparse tė bardhė. Duket kukull punėtore.
    ( Fragment i marrė nga tregimi “Kukulla” nė vėllimin “Albumi i njė bojaxhiu”,)
    A don, e s'din, a din e s'don !

  8. #38
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Tirana-kryeqytet, zbulohet qarkorja e Ahmet Zogut

    Si sot 92 vjet mė parė u shpall Tirana kryeqytet dhe ky vendim do tė hynte nė fuqi menjėherė, kur qeveria e zgjedhur nė Kongresin e Lushnjės do tė vinte kėmbė nė qytet, mė 11 shkurt. Edhe pse Kongresi u zhvillua nė Lushnjė, vendimet e tij do tė kishin jehonė mė tė madhe nė kryeqytetin e porsazgjedhur, i cili priti qeveritarėt e rinj. “T’i bahet me dijt popullit atjeshėm se kabineti ri i zgjedhun nga mbledhja Kombtare e Lushnjes, mė 11. tė k. muajit mrriti nė Tiranė e filloji nga puna. Tirana u shėnua pėr kryeqytet”. Kėshtu shkruante nė njė qarkore drejtuar tė gjitha prefekturave tė Shqipėrisė, ministri i Brendshėm i asaj kohe, Ahmet Zogu. Shefi i sektorit tė protokollit dhe ceremonialit pranė Bashkisė sė Tiranės, Valter Gjoni, na vė nė dispozicion njė sėrė dokumentesh, mes tė cilave qarkore apo fotografi, qė tregojnė se si u vunė nė jetė, pikėrisht nė Tiranė, vendimet e Kongresit tė Lushnjės. “Kongresi i Lushnjes u ndie mė sė shumti nė Tiranė, ku ruhet mė sė miri elementi historik. Kemi godinėn e Regjencės (Kėshilli i Naltė), sot Akademia e Shkencave, kemi disa pllaka pėrkujtimore, pėr godinėn e qeverisė, pastaj mė vonė tė Bashkisė, ndėrkohė qė ėshtė kryetari i bashkisė sė Tiranės, Ismail Efendi Ndroqi, qė e priti dhe e sistemoi qeverinė qė doli nga ky kongres. Ishte Bashkia e Tiranės qė mbėshteti tė gjitha veprimet patriotike tė Kongresit tė Lushnjės”, thotė Gjoni. Pikėrisht ky moment, ai i hyrjes sė qeverisė sė zgjedhur nė Lushnjė, ėshtė fiksuar nė njė fotografi, e cila na vjen e dėmtuar nga koha, por ku mund tė shquhen disa prej protagonistėve tė saj. Janė kryetari i Bashkisė sė Tiranės, i cili do tė mbesė nė histori si kryetari i parė i kryeqytetit tė ri, Ismail Efendi Ndroqi, por edhe Aqif Pashė Elbasani, Abdi Toptani, Ahmet Zogu, Eshref Frashėri dhe Mytesim Kėlliēi. “Nė arkivin e Bashkisė, por edhe nė tė tjerė arkiva, gjenden dokumente shumė interesante nė lidhje me kėtė. Njė ndėr to ėshtė procesverbali i Kongresit tė Lushnjės”, thotė Valter Gjoni. Nė kėto procesverbale mėsojmė pėr zhvillimin e kėsaj ngjarjeje. Duket se protokollarėt e asaj kohe ishin shumė tė kujdesshėm pėr tė mbajtur mirė tė dhėnat, datat, orėt, pjesėmarrėsit. Edhe mėnyra se si quheshin deklaratat apo udhėzimet asokohe. Gjejmė termat “zėdhėnie” e “qarkore”, ndėrsa pėr seancat plenare pėrdorej termi “ēelje”. Dhe jo vetėm pėr dėshmitė historike qė mbartin, por edhe nga mėnyrat e formulimit, ato do tė ngjallnin mjaft kėrshėrinė e publikut. “Tė gjitha kėto i japin njė shtysė tė mėtejshme idesė pėr ngritjen e njė hapėsire pėr ekspozimin e kėsaj historie tė vendit. Po shkojmė gradualisht nė 100- vjetorin e Tiranės kryeqytet dhe ėshtė e domosdoshme qė kjo ngjarje e pėrjetėsuar edhe nė emrat qė mbajnė rrugėt e kryeqytetit, tė ketė hapėsirėn e vet, qoftė nė muzeun qė Bashkia ka kohė qė po mendon ta ngrejė apo si njė muze mė vete”, thotė Gjoni.

    DOKUMENTET
    Nė kėtė 92-vjetor tė Kongresit tė Lushnjės, por edhe tė shpalljes sė Tiranės kryeqytet, studiuesi Valter Gjoni na ofron njė sėrė dokumentesh interesante, tė cilat pak ose aspak janė publikuar. Por edhe njė informacion tė shkurtėr se cilėt ishin katėr burrat qė pėrbėnė Kėshillin e Naltė apo Regjencėn, qė kishte pushtetin e kryetarit tė shtetit. Bėhet fjalė pėr Aqif Pashė Elbasanin, Imzot Luigj Bumēin, Abdi Toptanin dhe Mihal Turtullin, emrat e tė cilėve i mban edhe nga njė rrugė e Tiranės. Por ato qė pėrbėjnė mė shumė kuriozitet, janė dokumentet. Krahas qarkores qė ministri i asaj kohe, Ahmet Zogu, u dėrgon prefekturave pėr shpalljen e Tiranė Kryeqytet, kemi edhe disa faqe nga procesverbali i Kongresit tė Lushnjės. Ndėr tė tjera nė kėtė procesverbal janė shėnuar edhe formulat e betimit tė delegatėve tė Kongresit, por edhe tė Kėshillit tė Naltė. Asokohe shqiptarėt betoheshin para Perėndisė, por edhe mbi besėn e shqiptarit. Interesante ėshtė fjala qė Regjenca ka mbajtur nė Parlamentin shqiptar, ku nė emėr tė saj Eshref bej Frashėri shpreson qė tė ketė njė fqinjėri tė mirė me Jugosllavinė e Greqinė, se Italia do tė njohė vullnetin e shqiptarėve e do tė ndryshojė politikėn ndaj saj, se “Ingliterra” e Franca do tė vazhdojnė tė mbėshtesin interesat e popujve tė vegjėl… Njė lumė falėnderimesh vjen pėr Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe presidentin Wilson pėr rolin qė kanė luajtur nė “indipendencėn” e Shqipėrisė. Njė tjetėr dokument na bėn me dije vėshtirėsitė e mėdha me tė cilat u pėrball qeveria e re shqiptare. Aq sa u detyrua tė merrte njė “hua tė brendshme” nėpėr qarqet e vendit dhe, siē na dėshmon, ky dokument i quajtur “Zėdhėnie”, Gjirokastra, Shkodra e Korēa ndihmuan qeverinė e re me nga 1 mijė apo 2 mijė lireta, tė cilat do tė ktheheshin me pėrqindje.

    QARKORE MINISTRISE SE BRENDSHME
    T’i bahet me dijt popullit atjeshėm se kabineti ri i zgjedhun nga mbledhja Kombtare e Lushnjes, mė 11. tė Muajit mrriti nė Tiranė e filloji nga puna. Tirana u shėnua pėr kryeqytet. Pėr dorėzimin e aktevet nė Durrės masat e nevojshme janė marrė. Jeni tė porositun qarkoret e lidhuna sa ma shpejt tė ndahen nė nėnprefekturat e katundarit tė qarkut tuaj. Tiranė mė 13. II. 920 Ministri i P. Brendshme, Ahmet Zogu

    BETIMI I DELEGATĖVE
    Nė procesverbalin e Kongresit tė Lushnjės, ndėr tė tjera gjejmė dhe formulėn e betimit tė delegatėve: “Mbledhja kombtare jep fjalėn e nderit e besėn e shqiptarit duke u betuar nė emėn tė perėndis se deri sa Kėshilla e Naltė vepron mbas ligjet tė Shtetit tue ruejtun indipendencėn e plotė tė Shqipnis me mish e me shpirt, do tė jetė mprojtės e pėrkrahės i gjithhershėm i kėsaj Kėshille”.

    BETIMI I KĖSHILLIT TĖ NALTĖ
    Pas betimit tė delegatėve, ėshtė radhė e regjentėve tė betohen para Perėndisė: “Betohem n’emėr tė Perėndis, tue dhanė besėn Shqiptare e fjalėn e nderit para mbledhjes sė Kombit se do shėrbej popullit dhe Shtetit Shqiptar drejtėsisht, do tė mbrojė ligjet dhe indipendencėn e plotė t’Atdheut Shejt”.

    Kreu i parė i kryeqytetit

    Myderiz Ismail Efendi Ndroqi

    Lindi nė vitin 1876, nė Tiranė. Mėsimet fillestare i ndoqi nė Tiranė nė shkollėn “Ruzhdie”, ndėrsa studimet e larta nė Stamboll, studioi pėr teologji nga viti 1893-1908. Gjatė kėsaj kohe u bė njė veprimtar nė Lėvizjen Kombėtare, duke u shoqėruar me atdhetarėt Ismail Qemali, vėllezėrit Frashėri etj. Ismail Efendi Ndroqi ishte ndėr udhėheqėsit kryesorė tė Lėvizjes Kombėtare Ēlirimtare nė Tiranė. Gjatė viteve 1914-1915, u burgos me shumė atdhetarė tė tjerė nga forcat e Haxhi Qamilit. Nė vitin 1917 u zgjodh kryetar i Bashkisė sė Tiranės, ku shėrbeu me ndershmėri deri mė 1922-shin. Ka qenė njė nga nismėtarėt kryesorė nė organizimin e Kongresit tė Lushnjės. Dhe ishte pikėrisht ai qė priti, me shumė luftėtarė tė tjerė, nė Qafė-Kashar, qeverinė e Lushnjės, duke hyrė nė Tiranė nė krye tė saj, pėrmes ushtarėve italianė qė pėrpiqeshin ta pengonin. Pas 92 vjetėsh, Tirana mbeti kryeqytet dhe kleriku Imail Efendi Ndroqi ka hyrė nė histori si kryetar i parė i kryeqytetit Tiranė dhe si kryetari qė i hapi dyert qeverisė sė Kongresit tė Lushnjės.


    AQIF PASHĖ ELBASANI

    Lindi nė Elbasan, ku kreu shkollėn fillore dhe tė mesme, ndėrsa studimet e larta i kreu nė Stamboll pėr drejtėsi. Veprimtarinė politike e nisi qysh se Shqipėria ishte nėn Perandorinė Osmane. Pas shpalljes sė Pavarėsisė u emėrua nė administratėn e shtetit. Nė vitin 1913 u bė prefekt i Elbasanit. Nė kohėn e regjimit tė Vilhelm Vidit, pėr gjashtė muaj u emėrua ministėr i Punėve tė Brendshme. Pas kėsaj u detyrua tė linte vendin e tė kalonte nė emigracion politik, nė Bari tė Italisė, por nuk qėndroi gjatė. Nė mbarimin e Luftės sė Parė Botėrore u radhit nė krah tė forcave politike qė organizuan Kongresin e Lushnjės. U zgjodh kryetar i punimeve tė Kongresit dhe anėtar i Kėshillit tė Lartė.


    IMZOT LUIGJ BUMĒI

    Lindi nė Shkodėr 6 nėntor 1872 dhe vdiq mė 1 mars 1945. Ishte peshkop i Kishės Katolike dhe diplomat shqiptar. Kreu arsimin fillor nė shkollėn e Jezuitėve dhe mė pas Kolegjin Saverian tė Shkodrės. Pėrfundoi studimet universitare nė Itali, ku u shugurua prift. Kthehet nė Shqipėri, ku fillon veprimtarinė patriotike dhe luftėn kundėr pushtimit osman. U bė nxitės i kryengritjes sė Malėsisė sė Madhe. U emėrua peshkop i Lezhės mė 11 shtator 1911 nga Papa Piu X. Nė 1919-n kryeson delegacionin e qeverisė shqiptare nė Konferencėn e Paqes nė Paris. Mori pjesė nė Kongresin e Lushnjės, ku u zgjodh njė nga katėr anėtarėt e Kėshillit tė Lartė.


    ABDI TOPTANI

    Lindi nė Tiranė (1864 -1942) ku kreu shkollėn fillore, ndėrsa tė mesmen nė Stamboll. Shumė shpejt do t’i bashkohej lėvizjes kombėtare. Si veprimtar i ēėshtjes kombėtare, bashkohet dhe bashkėpunon ngushtė me Ismail Qemalin nė periudhėn e shpalljes sė Pavarėsisė. Firmėtar i Deklaratės sė Pavarėsisė, ministėr i Financave nė qeverinė e parė shqiptare. Mori pjesė nė Kongresin e Lushnjės, ku u zgjodh edhe anėtar i Kėshillit tė Lartė. Si kundėrshtar i regjimit tė Zogut, dėnohet me vdekje, por ky vendim nuk u zbatua si pasojė e reagimit tė madh publik.


    MIHAL TURTULLI


    Lindi nė Korēė (1847-1935), ku edhe mori arsimin fillor e tė mesėm. Studimet e larta pėr mjekėsi (okulist) i kreu nė Greqi dhe nė Francė. Jetoi pėr shumė vite jashtė vendit, kryesisht nė Egjipt dhe Zvicėr. Veprimtar politik i ēėshtjes kombėtare, disa herė ministėr nė qeveri tė ndryshme dhe publicist nė organet e diasporės. Nė Kongresin e Lushnjės u zgjodh anėtar i Kėshillit tė Lartė. Pėrveēse veprimtar i ēėshtjes kombėtare, Mihal Turtulli vlerėsohet edhe si filantrop i madh, pasi kontribuoi mjaft pėr qytetin e Korēės, veēanėrisht nė fushėn e zhvillimit tė arsimit.

    ALMA MILE
    Panorama
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 09-02-2012 mė 17:53

  9. #39
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Fotot me poshte jane:

    1. Qeveria e dale nga Kongresi i Lushnjes duke hyre ne Tirane ne 11 shkurt 1920.

    2. Myderiz Ismail Efendi Ndroqi

    3. AQIF PASHĖ ELBASANI
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  10. #40
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Fotot me poshte jane:

    4. Imzot Luigj Bumci

    5. Abdi Toptani

    6. Mihal Turtulli
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

Faqja 4 prej 12 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Autostrada Durrės-Kukės mbaron ne qershor 2009
    Nga ganoid nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 739
    Postimi i Fundit: 02-08-2010, 18:05
  2. SK Tirana
    Nga Pasiqe nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 251
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 19:19
  3. Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 06:50
  4. Barbaria Komuniste
    Nga Lexuesja nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 23-10-2006, 06:48
  5. Sorollatja per Ramen.. fundi i parlamentarizmit..
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 02-04-2003, 17:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •