Close
Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 120
  1. #21
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Tirana etruske nga Ilir Mati.

    Hyjnesha Aferdite ne emrin e qytetit
    Historia e Tiranes nuk ka pse te mbeshtetet ne legjenda
    Nga Ilir Mati

    Me vjen keq kur per historine e qytetit te Tiranes ku kam lindur, i meshohet fort deshmive gojedhanore, kur dihet shkencerisht se keto deshmi te rendesishme nuk merren kurre si te dores se pare. Historia e Tiranes nuk ka pse te mbeshtetet ne legjenda, nderkohe qe kemi faktet per te shqyrtuar. Ne rradhe te pare, persa i perket prejardhjes te vete emrit te Tiranes, me duket se ka deshmi me te favorshme per t'iu afruar se vertetes, se sa perralla e pashait turk qe mori pergjigje nga plaka e cila thuhet se po tirte, nderkohe qe emri i vendit eksistonte shume kohe me pare se turqit te dukeshin ne Ballkan. Une po ve ne dukje dy nga keto deshmi, te cilat shkenca i quan te dores se pare: ato arkeologjike dhe toponimite.

    Nder deshmite arkeologjike rreth Fushes se Tiranes, po permendim Zgerdheshin, Persqopin dhe muret ne Malin e Dajtit, te tria qendra te rendesishme te kultures sone, shume pak, per te mos thene aspak te vizituara edhe nga njerez te pasionuar me historine. Keto vendbanime jane datuar nga specialistet si te shekullit te trete para Krishtit. Per Zgerdheshin ka zera qe mbeshtesin arkeologun austriak J.G.Han, i cili per here te pare shprehu mendinin se prane atij fshati duhej kerkuar Albanopolisi i hartes se Ptolemeut. Punimet arkeologjike ne kete vendbanim jane nderprere ka kohe, pa nxjerre ndonje rezultat te sigurte ne lidhje me emrin e tij. Nuk jane gjetur as varrezat e atj qyteti te math, te rrethuar me mure te forte, te cilat mund te nxirrnin ne drite material te pasur arkeologjik qe do te ndihmonte per historine edhe te treves. Muret ne malin e Dajtit, mbi ish kampin e punetoreve, jane te paprekura nga arkeologet. Miku im Genc Celo me ka vene ne dijeni, se dikur aty nga vitet gjashtedhjete, gjate nje eskursioni me Neritan Ceken, ky i fundit aty ka gjetur nje monedhe. Germimet ne Persqop, te pakta, kane dhjetvjecare qe jane nderprere, edhe ketu, pa arritur ne ndonje perfundim ne lidhje me emrin e vendbanimit. Meqenese pervec pozicionit te perafert ne harten e Ptolemeut, nuk ka shpjegime te tjera ne lidhje me hipotezen Zgerdhesh-Albanopolis, per Albanopolisin mund te ngerme edhe nje dyshim tjeter nisur nga toponimi Petralba, Petrela e sotme.

    Petralba qe do te thote guri i albes. Ndoshta me marrjen ne konsiderate te ketij toponimi, shtojme nje argument me shume pervec aferise ne harten e Ptolemeut, per te gjetur Albanopolisin. Nese udhetoni duke ardhur nga veriu neper Fushen e Tiranes ose nga perendimi neper rrjedhen e poshtme te Erzenit, per te zene luginen e Shkumbinit, pra per te dale ne rrugen Egnatia, si shenje do t'iu sherbeje shkembi i Petreles, mbas te cilit ne faqen e malit eshte Persqopi. Ne kete rast mund te mendojme se edhe Persqopi ka gjase te jete Albanopolis i hartes se Ptolemeut, me gurin e madh dhe te larte perpara si shenje orjentimi. Edhe vendosja ne harte e qytetit nga vete Ptolemeu, aty ku eshte distanca me e vogel midis dy luginave te ndara me male, si edhe orjentimi i qytetit nga ana jugore e maleve, jep idene se Albanopolisi mund te jete edhe ne Persqopin e sotem.

    Permenda sa me siper, per te ndaluar ne lidhjen midis emrit te vendqendrimit Albanopolis, dhe kohes se ndertimit te vendbanimeve Zgerdhesh dhe Persqop. Ne te dy rastet kemi te bejme me ndertime te fundit te shek.IV p.K.-shek.III p.K. mbi ndertime protourbane. Duke kerkuar ne historine e lashte te pellgut te Adriatikut te kesaj periudhe, kam vene re se ne kete kohe romaket, gjate luftes njeqindvjecare, perzune shume kundershtare te tyre nga Gadishulli Italik. Per te treguar se sa e ashper ka qene lufta e romakeve ne kete kohe ndaj kundershtareve te tyre, kam zgjedhur nje cope nga Historia e Italise e Indro Montanelit, Fabri Editore Milano 1994 :

    "Ndryshe nga romaket e sotem qe bejne shaka te medha, romaket e antikitetit cdo gje e merrnin shume seriozisht. Dhe vecanerisht, atyre kur u hipte ne koke qe te shkaterronin nje armik, jo vetem i hidheshin me lufte, e nuk pushonin deri sa ta mundnin edhe pse ju kushtonte ushtri pas ushtrie dhe dinare mbi dinare, por i hynin pastaj ne shtepi dhe nuk i linin gure mbi gure... Ishte lufte e gjate dhe e panderprere, te mundurve nuk iu linin as sy per te qare. Rralle eshte pare ne histori te njerezimit te zhduket nje popull nga faqja e dheut dhe nje popull tjeter qe te fshij gjurmet e bemave te tij me aq armiqesi dhe egersi.." Asnjeri nuk di me saktesi se c'u bene keta njerez te trajtuar keshtu. Ne kete rast, bazuar ne ndertime te shekullit te IV-III p.K. dhe ne toponimin Albanopolis, qyteti i albaneve, kemi te drejte te ngreme hipotezen se mund te jene albanet, banore rreth liqenit Alban, te debuar nga Gadishulli Italik, te cilet ndertuan vendbanimin e tyre te ri Albanopolisin. Kjo hipoteze, mund te qendroje e ngritur aq sa edhe hipotezat e tjera, derisa te dhena te sigurta, nder te cilat rezultatet e studimeve te mbeshtetura nga germimet arkeologjike, te vertetojne te kunderten.

    Me 398 p.K, gjate luftes njeqindvjecare ndermjet romakeve te Romes dhe etruskeve te Veios, ndodhi qe ujerat e liqenit Alban te ngriheshin gjate thatesires. Romaket e quajten si shenje te zotave, por, meqe nuk dinin te kuptonin shenjat, zune rob nje prift etrusk dhe e nxoren para senatit. Ja cfare iu tha prifti etrusk nga Veio : " Ne librin mbi fatin dhe ne disiplinen etruskeve eshte shkruar se pakesimi i ujerave te liqenit Alban, eshte e lidhur me shkaterrimin e qytetit etrusk te Veios." Por ujerat e liqenit kontrolloheshin fshehtesisht nga banoret me ane te nje kanali nentokesor shkarkimi. Ate vere ata i kishin mbyllur portat e kanalit ! Kanali ishte 1200 m i gjate dhe eshte aty edhe sot e kesaj dite. Ne luften 100-vjecare, etrusket u munden dhe u skllaveruan, u vrane ose u shiten nga romaket. Shume te tjere u larguan pergjithmone ne vende te reja. Turma te medha, disa mijera njerez, u hodhen edhe ne bregun lindor te Adriatikut. Ne historine e Romes keto shperngulje kane qene te shpeshta. Psh, mbas shkaterrimit te 70 qyteteve te Epirit, Roma mori me vete 150 000 skllever.

    Po ashtu me vone Roma, shpesh ka kthyer ne vendin e tyre, matane Adriatikut, ne brigjet e Ilirise, me mijera njerez. Hipotezes se ngritur i vine ne ndihme edhe toponime te tjera te mberritura deri me sot. Gjate nje bashkebisedimi mbi formimin e qyteterimit etrusk ne Universitetin per te Huaj te Peruxhias, ne korrik 1999, profesor Camporeale me pyeti per raportin midis etruskeve dhe shqiptareve. Meqenese kisha kuptuar se profesor Camporeale, ashtu si edhe profesore te tjere, e njihte punen e "zhdukjes" te misterit etrusk nga francesi Majani me ane te shqipes, i shpjegova atij me shume kujdes se nuk me intereson ky kendveshtrim, madje e quaj te gabuar. Jam i prirur te kuptoj ne se ne gjuhen dhe ne kulturen shqiptare gjenden ose jo gjurme qe mund te deshmojne per roporte te hershme midis kulturave te dy popujve qe flisnin keto gjuhe ne basenin e Adriatikut.

    Si shembull i permenda profesorit toponimet e me poshteme : ARBAN, ALBANOPOLIS, PRISKE, DAITI, TUJAN , TIRANE, TUFINA, TALE, LANA, LINXA, FAGU Shpreha mendimin se keto toponime duket se permbajne informacion direkt per mundesine e pranise te kultures etruske ne zonat ku ato ndodhen dhe i takon etruskologjise per t'i verifikuar. Profesori me dha te drejte. Toponimet e mesiperme ndodhen ne zonen e Tiranes. Priska, eshte emri i mbretit te pare etrusk, burrit te Tanes, i cili thuhet se ka themeluar Romen. Ne historine e Romes jane tre mbreter etruske. Turan, eshte hyjnesha Aferdite e etruskeve. Ita, eshte Zeusi I etruskeve. Vini re se sa afer gjeografisht jane toponimet e me siperme me Albanopolisin. Perendia me e larte e etruskeve ishte Tin ose Tinia, te cilen romaket e quajten Giove.

    Ne nje vazo te gjetur ne Dodone e cila ruhet ne muzeun e Luvrit shkruhet : THEOZOTO. Theo ne greqisht eshte zot, pra kemi : zot- zoto. Te Buzuku kemi: tinzot.Te etrusket kemi: Tin, Tinia. Ne etruskologji, perendia Tin mban ne dore tre rrufe : me te paren lajmeron (bubullin), me te dyten shfaqet (vetetin) dhe me te treten qellon (shkrepetin). Ne fjalet shqip : vete-tin , shkrepe-tin, bubull-in , mos valle kemi edhe emrin e perendise Tin, simboli i te cilit ishte rrufeja? Perendi tjeter e etruskeve eshte dhe Ita. Vendin ne te cilin kjo perendi ka lere shqiptaret e therrasin Tale ose edhe Itale. Ne nekropolin e Durresit eshte gjetur emri Eitalia, datuar ne shekullin IV -III p.K. Nga keto qe permendem me siper, nxitemi te kerkojme nese toponimi Tufina ka lidhje me tu Tina, pra me kuptimin: te perendia Tina. Po ashtu te kerkojme nese toponimi Dajti ka lidhje me emrin e perendise Ita, Tu ita, Ta Ita, te perendia Ita. Ne se Priska e Madhe dhe dy Priskat e Vogla ruajne emrin e mbretit te famshem Prisko. Ne se Lana Fagu eshte Lana Fegu qe haset ne epigrafine etruske. Nese Tirane, Tirkan, Tyrann, Tujan ka lidhje me hyjneshen etruske Turan. Pra, ne se ne kete zone te Ilirise, kemi deshmi te mbrritura deri me sot te kontakteve kulturore te popullsise ndoshta etruske te ardhur me vendasit. Sot si emer vendi kemi Shkallen e Tujanit dhe fshatin Tujan, fshat strategjik ne nje nga grykat me te rendesishme te kalimit te rruges antike drejt lindjes. Ne fshatin Brar, kam degjuar se grykes i thone edhe Turan.

    Ambasadori venecian, me 1591, kur udhetoj nga Shengjini i Lezhes per ne Oher, nuk e permend Tiranen. Ne zonen per te cilen po flasim, ai permend Lacin, Prezen dhe Petrelen, por Tiranen jo. Permend se rreze malit kishte qendra te banuara, por Tiranen, jo. Si qender e banuar, ketu ku eshte sot, Tirana mund te mos kete ekzistuar, sepse ambasadori do ta kishte vene re gjate kalimit te detyruar neper fushe, por fusha emerin e kishte ne ate kohe, pa ardhur turqit dhe pashallaret e tyre, emer te cilin na e thote Barleti Tyrann. Kerkimet arkeologjike ne qytete antike qe permendem me siper, do te ndihmonin te kuptonim ne se keto shenja jane te rastit, te keqinterpretuara ose kane vlere. Do te na ndihmonin po ashtu, te thellonim studimet tona per te kuptuar me mire shkembimet kulturore midis popujve te lashte qe banonin ne pellgun e Adriatikut, dy popuj prej te cileve ishin etrusket dhe iliret. Sa per mua, une jam i bindur se emri i Tiranes nuk ka te bej me krijime mesjetare. Ai mund te kete ardhur nga emri i hyjneshes te cilen iliret dhe greket e therrisnin Aferdite, latinet Venere, dhe etrusket te ndjekur nga romaket, ndoshta te shperngulur nga Italia dhe te vendosur rreze Dajtit ne shekullin e trete para Krishtit, i thonin Turan. Emer qe te Barleti del Tyrann dhe sot shqiptohet Tirane. Ky emer rezulton 2700 vjet i deshmuar ne epigrafine etruske.

    11 February, 2000
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #22
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Tirana, metropoli shqiptar ndėr shekuj

    Tirana, si lindi dhe u rrit. Si u themelua dhe u bė e pavarur kryeqendra e shqiptarėve.

    Shumė pak e njohin Tiranėn e vjetėr. Madje njė pjesė e mirė e brezit tė ri nga sondazhet e bėra nga OJF-tė tė ndryshme, del se lagjen e “Shallvareve” nė kryeqytet e njohin si mė tė vjetrėn. Por historia e metropolit shqiptar ndėr vite vėrteton dhe nxjerr nė pah lashtėsinė e lagjeve tė tėra, qė kanė filluar tė mbulohen nga pluhuri i harresės. Banorė “puro“ tiranas rrallė tė takon tė gjesh nė kryeqendrėn e shqiptarėve. Ata pleqtė e moēėm qė kanė ngelur tek-tuk nė lagjet e vjetra tė kryeqendrės tė tregojnė me pėrpikmėri se si ka ndryshuar metropoli shqiptar pėr vite e shekuj me radhė.

    Themelimi

    Viti 1418 daton dhe me “pagėzimin” e emrit Tiranė. Nė kėtė vit nė njė dokument venecian ėshtė pėrmendur pėr herė tė parė emri i kryeqendrės sė shqiptarėve. Ndėrsa mė pas shumė vitesh, pasi u formua administrata e Turqisė, duke e organizuar atė nė vilajete del se nė vitin 1865 Tirana kishte 20 mijė banorė. Nė fillimin e shekullit XX Tirana kishte 140.000 rrėnjė ullinj, 400 mulli vaji dhe nė pazarin e qytetit numėroheshin 700 dyqane. Nuk zgjati shumė dhe nėn kujdesin e Esat Pash Toptanit u bė i mundur rregullimi i Pazarit tė Ri, qė dhe sot mban tė njėjtin emėr. Vitet iknin dhe Tirana rritej, nė vitin 1912 sipėrfaqja e qytetit u rrit 3 kilometra dhe mė 26 nėntor tė kėtij viti Tirana shpallet e pavarur, duke u bashkuar me qeverinė e Ismail Qemalit.

    Ndryshimet

    Pėr herė tė parė nė vitin 1917 ėshtė hapur libraria e parė nė metropolin shqiptar, nga familja Bakiu. Nga 1913-1920 Tirana pėrfshihet nė luftėn e parė botėrore. Po nė 1920 qyteti i Tiranės shpallet dhe kryeqendra e shqiptarėve. Po nė kėtė vit Kryqi i Kuq amerikan hap edhe shkollėn e parė teknike. Vetėm dy vjet mė vonė fillon dhe hartimi topografik i qytetit dhe nė fund tė 1922 pėrfundon bulevardi “29 Nėntori” si dhe rruga “Nėna Mbretėreshė” qė sot njihet me emrin rruga e Durrėsit. Ajo qė vlen pėr t’u pėrmendur ėshtė se vetėm njė vit mė pas ėshtė bėrė hartimi i planit tė parė rregullues tė kryeqytetit. Nė vitin 1924 u ndėrtuan Godina e Pallatit tė Oficerave, Shkolla Bujqėsore, Parlamenti dhe, po njė vit mė pas, u ndėrtua blloku i ambasadave dhe Tirana u shpall kryeqender e bektashinjve. Ndėrtimet u konkretizuan mė shumė duke marrė modelet nga Turqia. Nė vitin 1928 u rirregullua kulla e madhe e Sahatit. Nuk kaluan shumė vite dhe nė vitin 1929 u rregullua kompleksi i parė Spitalore qė sot ėshtė Qendra Spitalore Universitare “Nėnė Tereza”, nė atė kohė cilėsohej si qendra mė e madhe nė Ballkan, pasi kjo e fundit pėrbėhej nga 300 shtreter.

    Lufta e Dytė Botėrore

    Godinat e ministrive, Bashkia e Tiranės, (godina e sotme) Banka e Shqipėrisė, lidhjet rrugore e ajrore mes qyteteve, 28 hotele, pallatet e shallvareve, 7 farmaci, katėr kinema, pesė shkolla tė mesme dhe nje numer i madh organesh mediatike lulėzuan nė Tiranė nga viti 1925 deri mė 1938. Njė vit mė pas gjatė pushtimit italian u ndėrtua Kėshilli i Ministrave, stadiumi “Qemal Stafa”, Hotel “Dajti”, komplekse banimi nė Laprakė. Nė vitin 1949 u rregullua hekurudha Tiranė-Durrės, dhe vetėm pas njė viti u ngritėn parku „Rinia“ dhe Kinostudioja „Shqipėria e Re“. Tė tjera ndryshime ndėr vite…

    Tirana e sotme

    Viti 2000 shėnon dhe vitin e rinovimit tė monumenteve tė kulturės. Po nė kėtė vit e gjithė qendra e Tiranės iu nėnshtrua njė procesi restaurimi, tė titulluar “Kthim nė identitet”, projekti kishte dy qėllime: kthimin e hapėsirave publike pėr qytetarėt, si dhe restaurimi i godinave me vlera historike. Po nė kėtė vit vendoset nė rrugėn “Punėtorėt e Rilindjes” monumenti i Sulejman Pashės, i cili ėshtė cilėsuar dhe themeluesi i Tiranės. Vetėm njė vit mė pas mbaron sė punuari Kisha Katolike e Shėn Palit mė e madhja nė Tiranė. Po nė kėtė vit pėrurohet dhe autostrada Tiranė-Durrės.

    Gazeta e Tiranės
    .
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Tirana ne pragė te luftes se dyte botrore;

    Ne nje numer te posaqem MACH i Parisit ne vitin 1939, vetem nje jave pas pushtimit italian i kushton Shqiperise me disa faqe duke treguar mbreterine e shqiperise para pushtimit qe nga pamvaresija e sajė.
    Ne kete reviste speciale ka nje mori fotosh te rralla e nder to shifet edhe Tirana e atyre viteve para pushtimit italianė.

  4. #24
    Citim Postuar mė parė nga Davius Lexo Postimin
    Tirana, si lindi dhe u rrit. Si u themelua dhe u bė e pavarur kryeqendra e shqiptarėve.

    Shumė pak e njohin Tiranėn e vjetėr. Madje njė pjesė e mirė e brezit tė ri nga sondazhet e bėra nga OJF-tė tė ndryshme, del se lagjen e “Shallvareve” nė kryeqytet e njohin si mė tė vjetrėn. Por historia e metropolit shqiptar ndėr vite vėrteton dhe nxjerr nė pah lashtėsinė e lagjeve tė tėra, qė kanė filluar tė mbulohen nga pluhuri i harresės. Banorė “puro“ tiranas rrallė tė takon tė gjesh nė kryeqendrėn e shqiptarėve. Ata pleqtė e moēėm qė kanė ngelur tek-tuk nė lagjet e vjetra tė kryeqendrės tė tregojnė me pėrpikmėri se si ka ndryshuar metropoli shqiptar pėr vite e shekuj me radhė.

    Themelimi

    Viti 1418 daton dhe me “pagėzimin” e emrit Tiranė. Nė kėtė vit nė njė dokument venecian ėshtė pėrmendur pėr herė tė parė emri i kryeqendrės sė shqiptarėve. Ndėrsa mė pas shumė vitesh, pasi u formua administrata e Turqisė, duke e organizuar atė nė vilajete del se nė vitin 1865 Tirana kishte 20 mijė banorė. Nė fillimin e shekullit XX Tirana kishte 140.000 rrėnjė ullinj, 400 mulli vaji dhe nė pazarin e qytetit numėroheshin 700 dyqane. Nuk zgjati shumė dhe nėn kujdesin e Esat Pash Toptanit u bė i mundur rregullimi i Pazarit tė Ri, qė dhe sot mban tė njėjtin emėr. Vitet iknin dhe Tirana rritej, nė vitin 1912 sipėrfaqja e qytetit u rrit 3 kilometra dhe mė 26 nėntor tė kėtij viti Tirana shpallet e pavarur, duke u bashkuar me qeverinė e Ismail Qemalit.

    Ndryshimet

    Pėr herė tė parė nė vitin 1917 ėshtė hapur libraria e parė nė metropolin shqiptar, nga familja Bakiu. Nga 1913-1920 Tirana pėrfshihet nė luftėn e parė botėrore. Po nė 1920 qyteti i Tiranės shpallet dhe kryeqendra e shqiptarėve. Po nė kėtė vit Kryqi i Kuq amerikan hap edhe shkollėn e parė teknike. Vetėm dy vjet mė vonė fillon dhe hartimi topografik i qytetit dhe nė fund tė 1922 pėrfundon bulevardi “29 Nėntori” si dhe rruga “Nėna Mbretėreshė” qė sot njihet me emrin rruga e Durrėsit. Ajo qė vlen pėr t’u pėrmendur ėshtė se vetėm njė vit mė pas ėshtė bėrė hartimi i planit tė parė rregullues tė kryeqytetit. Nė vitin 1924 u ndėrtuan Godina e Pallatit tė Oficerave, Shkolla Bujqėsore, Parlamenti dhe, po njė vit mė pas, u ndėrtua blloku i ambasadave dhe Tirana u shpall kryeqender e bektashinjve. Ndėrtimet u konkretizuan mė shumė duke marrė modelet nga Turqia. Nė vitin 1928 u rirregullua kulla e madhe e Sahatit. Nuk kaluan shumė vite dhe nė vitin 1929 u rregullua kompleksi i parė Spitalore qė sot ėshtė Qendra Spitalore Universitare “Nėnė Tereza”, nė atė kohė cilėsohej si qendra mė e madhe nė Ballkan, pasi kjo e fundit pėrbėhej nga 300 shtreter.

    Lufta e Dytė Botėrore

    Godinat e ministrive, Bashkia e Tiranės, (godina e sotme) Banka e Shqipėrisė, lidhjet rrugore e ajrore mes qyteteve, 28 hotele, pallatet e shallvareve, 7 farmaci, katėr kinema, pesė shkolla tė mesme dhe nje numer i madh organesh mediatike lulėzuan nė Tiranė nga viti 1925 deri mė 1938. Njė vit mė pas gjatė pushtimit italian u ndėrtua Kėshilli i Ministrave, stadiumi “Qemal Stafa”, Hotel “Dajti”, komplekse banimi nė Laprakė. Nė vitin 1949 u rregullua hekurudha Tiranė-Durrės, dhe vetėm pas njė viti u ngritėn parku „Rinia“ dhe Kinostudioja „Shqipėria e Re“. Tė tjera ndryshime ndėr vite…

    Tirana e sotme

    Viti 2000 shėnon dhe vitin e rinovimit tė monumenteve tė kulturės. Po nė kėtė vit e gjithė qendra e Tiranės iu nėnshtrua njė procesi restaurimi, tė titulluar “Kthim nė identitet”, projekti kishte dy qėllime: kthimin e hapėsirave publike pėr qytetarėt, si dhe restaurimi i godinave me vlera historike. Po nė kėtė vit vendoset nė rrugėn “Punėtorėt e Rilindjes” monumenti i Sulejman Pashės, i cili ėshtė cilėsuar dhe themeluesi i Tiranės. Vetėm njė vit mė pas mbaron sė punuari Kisha Katolike e Shėn Palit mė e madhja nė Tiranė. Po nė kėtė vit pėrurohet dhe autostrada Tiranė-Durrės.

    Gazeta e Tiranės
    .
    Posi ke te drejte..., ashtu eshte! Mos ishte gje edhe ajo xhamia ke foto qe ke bashkangjitur...more?
    Me kujtohet aty nga fillimi i viteve 80' - kur ne pallatin e kutures ne Tirane u festua 100-vjetori i themelimit..., o ndoshta 120-vjetori?... Pastaj i gjithe qarku i Tiranes ne 1937, nuk kishte 30.000 banore!
    Me duket si barcalete e thene nga Fadil Hasa, aty ke Sofra e Tiranes, kur gjyshi i tij banonte rreze Dajtit...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga arbereshi_niko : 15-10-2007 mė 13:58

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Kjo ishte Tirana para 1939 tes.





    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kreksi : 16-10-2007 mė 17:15

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 25-11-2007 mė 02:58

  7. #27
    E kush mund te sherbeje si burim informacioni me i mire sesa ai i vet Bashkise se Tiranes ne lidhje me historine e ketij qyteti?!!!



    Tri hipotezat pėr prejardhjen e emrit tė Tiranės

    1- “Tiranė” mendohet se vjen nga fjala “Theranda”, e pėrmendur nė burimet e lashta greke dhe latine, qė vendasit e quanin Te Ranat, meqė fusha ishte formuar si rezultat i materialeve tė ngurta qė sillnin ujrat nga malet pėrreth.


    2- “Tirana” vjen nga “Tirkan”. Tirkan ka qenė njė kėshtjellė nė shpat tė Malit tė Dajtit. Edhe sot e kėsaj dite ekzistojnė rrėnojat e kėsaj kėshtjelle tė lashtė qė daton nė fillimin e shekullit I para Krishtit. Kjo mendohet tė ketė qenė kėshtjella qė historiani bizantin Prokop, (shek.VI), e quan Kėshtjella e Tirkanit.


    3- “Tirana” vjen nga greqishtja e vjetėr, “Tyros” qė do tė thotė bulmet. Mendohet se ky variant ka mbetur ngaqė nė fushėn e Tiranės bėhej tregtimi i bulmetrave nga barinjtė e zonave pėrreth.


    Pėr herė tė parė emri i Tiranės nė formėn e sotme pėrmendet nė vitin 1418 nė njė dokument tė Venedikut.

    Pėr herė tė parė regjistrimi i tokave u bė nėn pushtimin otoman nė vitet 1431-1432. Tirana kishte 60 qendra tė banuara me rreth 1000 shtėpi dhe 7300 banorė.

    Nė shekullin XV njihen, siē pėrmendet nga Marin Barleti, Tirana e Madhe dhe Tirana e Vogėl.

    Nė regjistrimet e vitit 1583 treva e Tiranės rezulton me 110 qendra tė banuara, 2900 shtėpi dhe 20, 000 banorė.

    Tirana u themelua nė 1614 nga Sulejman Pasha, i cili ishte me origjinė nga fshati Mullet. Fillimisht ai ndėrtoi njė xhami, njė furre dhe njė hamam.

    Dy shekuj me vonė drejtimin e qytetit e mori familja Toptani nga Kruja. Dy lagjet mė tė vjetra tė Tiranės kanė qenė ajo e Mujos dhe e Pazarit, tė ndodhura sot nė zonėn mes qėndrės aktuale dhe Rrugės sė Elbasanit, nė tė dy anėt e Lanės.

    Nė vitin 1703, Tirana kishte 4000 banorė.

    Nė vitin 1769 treva e Tiranės eksportonte nė tregjet e Venedikut 2600 fuēi me vaj ulliri dhe 14.000 dengje duhani.

    Nė vitin 1820, Tirana kishte 12.000 banorė.

    Nė vitin 1901, Tirana kishte 15.000 banorė.

    Nė fillim tė shekullit XX, Tirana kishte 140.000 rrėnjė ulliri, 400 mullinj vaji, ndėsa pazari i saj numėronte 700 dyqane.

    Nė vitin 1838, Tirana kishte 38.000 banorė.

    Nė vitin 1945 kishte 60.000 banorė. Xhamia nė qendėr tė Tiranės, e quajtur Xhamia e Et'hem Beut, filloi tė ndėrtohej mė 1789 nga Molla Beu, i ardhur nga Petrela. Xhamia u pėrfundua mė 1821 nga i biri i Molla Beut, Haxhi Et'hem Beu, stėrnipi i Sulejman Pashės. Pėr tė punuan mjeshtrit mė tė mirė tė Shqipėrisė. Kulla e Sahatit u fillua nga Haxhi Et'hem Beu rreth vitit 1821-1822 dhe u pėrfundua me ndihmat e familjeve tė pasura tė Tiranės. Montimi i sahatit u bė nga familja Tufina. Mė 1928 u ble nė Gjermani nga shteti shqiptar njė sahat modern dhe kulla u ngrit nė lartėsine 35 metra. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, Sahati u dėmtua, por u rivu nė punė nė korrik tė vitit 1946.

    Kisha Ortodokse e Shėn Prokopit u ndėrtua nė vitin 1780.

    Kisha Katolike e Shėn Mėrisė u ndėrtua nė vitin 1865 me shpenzimet e Perandorit austro-hungarez Franz Jozef. Ura e Tabakėve dhe Ura e Terzive, (aktualisht ura e Rrugės sė Elbasanit), datojnė nė fillim tė shekullit XIX. Tyrbja e Kapllan Pashės, (pranė monumentit “Ushtari i Panjohur”), ėshtė ndėrtuar nė vitin 1816.

    Bibloteka u themelua nė vitin 1922 dhe kishte 5000 vėllime.

    Kalaja e Petrelės ndodhet 12 km nga Tirana dhe daton nė shekullin IV, para Krishtit. Formėn e saj aktuale e mori nė shekullin e XIII nėn sundimin e Topiajve dhe mė vonė kaloi pronė e familjes sė Kastriotėve.

    Tirana u shpall kryeqytet i pėrkohshėm mė 8 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjes dhe pėrfundimisht e mori kėtė status mė 31 dhjetor 1925.

    Tirana ėshtė kryeqendra botėrore e bektashinjve nga viti 1925, vit kur bektashinjtė u ndaluan dhe pėrzunė nga Turqia.

    Plani i parė rregullues i qytetit u hartua nė vitin 1923 nga Estref Frashėri. Rruga e Durrėsit ėshtė hapur mė 1922 dhe quhej rruga “Nana Mbretneshė”. Pėr ndėrtimin e saj u prishėn shumė shtėpi e kopshte. Godina ekzistuese e Parlamentit u ngrit mė 1924 dhe fillimisht ka shėrbyer si Klubi i Oficerėve. Atje, mė 1 shtator 1928, Ahmet Zogu shpalli monarkinė.

    Qendra e Tiranės ėshtė projektuar nga arkitektėt e njohur italianė tė periudhės musoliniane Florestano de Fausto dhe Armando Brasini.

    Pallati i Brigadave (ish-Pallati Mbretėror), godinat e Ministrive, Banka Kombėtare dhe Bashkia janė vepra tė tyre.

    Bulevardi “Dėshmorėt e Kombit” ėshtė ndėrtuar nė vitin 1930 me emrin Bulevardi Zogu I. Nė periudhėn e komunizmit pjesa nga Sheshi “Skėnderbej” deri te Stacioni i Trenit u quajt Bulevardi “Stalin”.

    Pallati i Kulturės, ku ndodhet Teatri i Operas dhe Baletit dhe Bibloteka Kombėtare, u pėrfundua mė 1963. Ai u ndėrtua mbi ish-Pazarin e Vjetėr tė Tiranės dhe tulla e parė u vendos nga ish-presidenti sovjetik Nikita Hrushov mė 1959.

    Monumenti i Skėnderbeut, i ngritur mė 1968, ėshtė vepėr e Odhise Paskalit, nė bashkėpunim me Andrea Manon dhe Janaq Paēon. Ai u vendos me rastin e 500-vjetorit tė vdekjes sė heroit tonė kombėtar.

    Monumenti “Nėnė Shqipėri”, 12 metra i lartė, u pėrurua nė varrezat e “Dėshmorėve tė Kombit” mė 1971.

    Akademia e Shkencave u pėrfundua mė prill 1972.

    Galeria e Arteve Figurative u krijua mė 1976 dhe nė tė pėrfshihen rreth 3200 vepra tė autorėve shqiptarė dhe tė huaj.

    Muzeu Historik Kombėtar u ndėrtua mė 1981 dhe afresku nė pjesėn ballore tė tij titullohet “Shqipėria”.

    Qendra Ndėrkombėtare e Kulturės, ish-muzeu “Enver Hoxha”, u pėrurua mė 1988. “Piramida” u projektua nga njė grup arkitektėsh nėn drejtimin e Pranvera Hoxhės dhe Klement Kolanecit.

    Nė vitin 1990 Tirana kishte 250.000 banorė. Aktualisht, dyndja masive e banorėve nga gjithė pjesėt e tjera tė vendit drejt kryeqytetit, e ka ēuar popullsinė e Tiranės nė mbi 700.000 banorė.

    Nė vitin 2000 qendra e Tiranės, nga Korpusi Qendror i Universitetit dhe deri te Sheshi “Skėnderbej”, u shpall Ansambėl Kulturor me vlera tė veēanta dhe mbrohet nga shteti. Po atė vit, nė kėtė zonė filloi njė proces restaurimi i quajtur “Kthim nė Identitet”


    http://www.tirana.gov.al/?cid=1,8,1
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Themelimi, ndėrtimi dhe zhvillimi ndėr vite i kryeqytetit tė Shqipėrisė

    Historia e Tiranės, nė foto tė rralla

    Agim Faja

    Nė shtator tė vitit 1996, i ftuar nga Arben Shira, njė ish-nxėnėsi im tashmė emigrant, piktor me emėr tė mirė dhe konsiderata tė veēanta nė Fasano, bashkė me gruan time, Durrijen, shkuam pėr njė vizitė nė Itali. Brenda harkut kohor tė njė muaji, pamė dhe vizituam shumė qytete tė mahnitshme, qendra kulturore dhe galeri me vepra arti tė pėrmasave botėrore pėr tė cilat kishim dėgjuar, kishim lexuar apo i kishim parė nė riprodhime dhe emisione televizivė. Pėr gjysmė shekulli mbyllje hermetike, asnjėherė nuk na kishte shkuar ndėrmend, se mund t’i shkelnim me kėmbė ato vende apo t’i preknim me duar ato mrekulli.
    Natyrisht, kėtu nuk do tė shkruaj pėr ato qė pamė, se nuk ėshtė vendi, por pėr njė fakt qė mė ka bėrė shumė pėrshtypje. Kjo ndodhi nė Bastija tė Umbrias, ku bashkė me Benin kishim shkuar pėr njė vizitė tek Edi, baxhanaku i tij. Qė andej do tė shkonim nė Firence, Peruxhia e Romė. Atė mėngjes qė do tė niseshim pėr nė Romė, pronari i pallatit ku banonte Edi me familjen, erdhi pėr tė pirė njė kafe me ne dhe kur mori vesh se po bėheshim gati pėr tė udhėtuar drejt kryeqytetit italian, tha mė njė farė habie dhe ironie bashkė: “Interesant vini ju prej Shqipėrie, pėr tė parė Romėn, ndėrkohė qė unė akoma nuk e kam parė. Jam 75 vjeē dhe ja ku e kam, shumė afėr”.
    Tė them tė vėrtetėn mbeta si i shtangur. Nuk e merrja me mend se si mund tė ndodhte njė gjė e tillė. O zot si mund tė vdesėsh pa parė kryeqytetin e vendit tėnd, veēanėrisht Romėn, djepin e rilindjes, vendin e artit dhe tė kulturės, me vlera botėrore, kryeqendrėn e Perandorisė Romake? Dhe e thua kėtė muhabet a thua e kishim ne fajin.

    Nėpėr faqet e historisė

    Ma do mendja se nuk ka shqiptar, as nė zonėn mė tė thellė tė vendit, qė tė mos e ketė parė Tiranėn. Dhe e kam fjalėn pėr tė moshuar, pa pėr fėmijėt... as qė diskutohet, pasi ata e kanė parė me ekskursionet qė organizojnė shkollat, nė zbatim tė programeve mėsimore. Unė pėr vete Tiranėn e kam parė nė vitin 1948, kur isha vetėm 9 vjeē. Ai qe kontakti i parė fizik me kryeqytetin, pasi Tiranėn e kisha parė vite tė shkuara, nėpėr fotografi qė i blija nėpėr dyqanet e Bakajve nė Shijak dhe Durrės, dhe i shihja nė librat e tim eti, qė ishte mėsues. I ruaj dhe sot ato fotografi, kryesisht me ngjyra, me lustėr dhe mat, tė foto Balit, tė institucionit gjeografik “De Agostini-Novara”, tė Italisė, tė Foto Stampa “Angeli Terni” tė stabilimentit “Dalle Nogare e Armeti- Milano” etj, ku dukeshin pamje tė Tiranės nė fillim tė shekullit tė njėzet, si xhamia e Et`hem Beut dhe kulla e Sahatit, pazari i vjetėr, sheshi i madh me rotondo betoni, xhamia e Karapicėve, tyrbja e Kapllan Pashės,.....pallati “Vllazėn Kaceli”, etj. Nė printime tė tjera, tė Vesim Kokalarit, stampuar nė Torino, kisha parė fotografi kostumesh popullore tė Tiranės, sidomos tė grave tė veshur me dimiq – mermeti tė bardhė, me jelek tė kuq, tė qėndisur me fije ari, bluzėn, kėmbėsorėt, hilallikun dhe brezin poshtė tyre, shkruhej: “Costume di Tirana”, ndėrsa nė mes: “Ricordod’Albania” ( kujtim nga Shqipėria). Kur do tė shkoja nxėnės nė liceun artistik “Jordan Misja” mė 1954, Tirana do tė ishte tashmė njė ėndėrr e realizuar dhe unė gjatė tėrė viteve dhe gjatė studimeve tė larta do tė isha banor i saj, do ta njihja mė me hollėsi jetėn e historinė e saj. Pa dashur tė pėrsėris ēka kam shkruar nė “Gazeta Shqiptare” nė vitin 2001,(Tirana, pėrse e dėshirojnė kaq shumė tė gjithė), duke lexuar e studiuar vėllime tė ndryshme historike tė bėra enkas pėr Tiranėn dhe monumentet kulturore tė saj do tė mėsoja se si datė e themelimit tė qytetit merret viti 1614 ku nėn kujdesin e Sulejman Pashė Bargjinit, nė vendin ku sot ėshtė monumenti i “partizanit”, u ngrit bėrthama e parė e qytetit tė ardhshėm me njė bėrthamė, njė hamam, njė furrė e disa dyqane. Nga mesi i shek XVII mori njė hov zhvillimi me pazarin ku zejtarėt punonin mėndafsh, pėlhurat e pambukut, lėkurat, qeramikėn, metalet, argjendin etj. Lagjja e parė qe ajo e Bamit, mė vonė ajo e “ Mujos” dhe mė 1789-ėn nisi tė ndėrtohej xhamia e Ethem Beut. Nga njė studim tjetėr, do tė mėsoja se sipas pėrshkrimit qė ndodhej nė portretin e brendshėm tė xhamisė, mendohej qė ndėrtimi i saj kishte filluar qė mė 1784 dhe bėhej me shpenzimet e Molla Beut, i cili ishte stėrnip nga vija femėrore e themeluesit tė Tiranės, Sulejman Bargjinit. Molla Beu arriti tė ndėrtonte vetėm trupin e xhamisė (mesxhiden) sė bashku me kupolėn e saj. Atė e pėrfundoi i biri i tij, Haxhi Ethemi, i cili mė 1821 ngriti minaren, ndėrtoi portikun, plotėsoi ēatinė, ndėrmori dekoracionet dhe mė 1823, pikėrisht dy vjet mė vonė pėrfundoi pikturat e portikut. Tė frymėzuar nga njė ambicie e lartė e artistike, ndėrtuesit e saj arritėn qė mė kėtė faltore t’ia kalonin tė gjitha tė tjerave tė ndėrtuara na Tiranė para dhe pas saj. Nė tė vėrtetė pėr nga hijeshia, niveli arkitektonik dhe nga raporti i drejtė i pėrmbajtjes sė formės, xhamia e Ethem Beut ose Haxhi Ethemit renditet pranė monumenteve mė tė bukura arkitekturale tė kėsaj gjinie qė ruhen nė Gadishullin Ballkanik dhe numėrohet e pesta faltore islamike me minaret qė u ndėrtua nė Tiranė. Po pėr xhaminė e Haxhi Ethem Beut do tė lexoja se nė pikturimin e jashtėm tė saj paraqiteshin peizazhe qė tregojnė pamje tė Stambollit dhe tė grykės sė Bosforit. Ky pikturim ėshtė mjaft interesant dhe unik nė botėn islamike, e padyshim kėtu ka punuar dora e njė piktori tė ndikuar nga arti perėndimor. Kjo xhami me ndėrtim masiv, minaret elegante e tė zhdėrvjellėta e me dekorim tė pasur brenda dhe jashtė shquhet edhe pėr kapitelet karakteristike tė pesėmbėdhjetė shtyllave tė sofasė, secila me zbukurime tė ndryshme. Do tė mėsoja se mė 1830 u ngrit Kulla e Sahatit, 36 metra e lartė dhe pas Tiranės u zhvillua Kruja prej pushtimit turk. Nė kohėn e atij pushtimi ishte ndarė nėpėr bejlerė tė ndryshėm qė herė lidheshin me krushqira e herė luftonin midis tyre pėr tė pushtuar pronat e njėri-tjetrit. Pėr zotėrimin e Tiranės, kishte pasur grindje midis feudalėve tė Tiranės dhe tė Toptanėve tė Krujės dhe nė shek. XIX pushtetin e morėn nė duar kėta tė fundit. Kujtoj kėtu historinė e martesave tė katėr djemve tė Kapllan Pashė Toptanit me katėr vajzat e Ahmet Myftar Beut qė ndėrtoi kalanė, e cila konsiderohet simbol i vjetėr i Tiranės. Qė nė kohėn e tij filluan ardhjet e atyre qė do tė bėheshin banorė tė Tiranės. Do tė ndėrtonin shtėpi tė reja dhe do tė formonin lagjet e para tė vogla tė Tiranės, mėhallat. Do tė mėsoja se mė 1889, nisi tė jepej nė shkollat e Tiranės mėsimi i gjuhės shqipe. Mė 1908 u themelua klubi patriotik “Bashkimi” ndėrsa mė 26 nėntor 1912; nė marrėveshje me Ismail Qemalin u ngrit flamuri kombėtar; gjatė luftės ballkanike u pushtua pėrkohėsisht nga ushtritė serbe, mori pjesė nė kryengritjen e fshatrave tė udhėhequr nga Haxhi Qemali mė 1914-1915; mė 1920 u shpall kryeqyteti i vendit; mė 1924 qendėr e revolucionit tė qershorit tė kryesuar nga Fan S. Noli dhe mė 1928 kryeqyteti i mbretėrisė shqiptare. Nga dėshira pėr tė ditur sa mė shumė pėr Tiranėn do tė mėsoja se megjithėse viti 1940 konsiderohet si vitit i ndėrtimit tė Kalasė sė Tiranės, hamendėsimet thonė se i takon njė periudhe mė tė pėrtejme, mbase bizantine dhe se ndėrtuesi i saj, Ahmet Beu, e bėri pėr tė rrethuar kullėn e gjatė qė kishte brenda saj, selamllėkun (ambejtin pėr miq) dhe haremllėkun (ambientin pėr familjarė). Do tė lexoja dhe njė shkrim interesant tė ēifutit Jaseph Roth, botuar qė nė vitin 1927 ku ai nėnvizonte se tiranasit i donin shumė trėndafilat dhe muzikėn. Shėtisnin me trėndafila nė gojė dhe i mbanin pėr zbukurim nė sythat e kopsave. Pjesa mė e madhe e tyre kishin qenė nė Amerikė dhe atje u kishin bėrė dhėmbėve mbushje mė florinj si dhe instrument kodofonė. Ata kėndonin kėngėn e banorėve pėr tė dėftuar se kishin parė botėn e madhe pėr tė nxjerrė nostalgjinė pėr Amerikėn, tė cilėn e kishin lėnė nga malli pėr Tiranėn. Kjo, sepse Tirana ishte njė qytet i qetė, se tiranasit rrinin orė tė tėra pėrpara dyqaneve tė tyre ku jehonin tinguj muzikorė tė qemaneve, klarinetave, mandolinave e dajreve. Kur pushonin ato do tė dėgjoheshin gjelat qė kėndonin, ēekanėt e farkėtarėve dhe thirrjet e myezinėve nėpėr minaret e xhamive. Shtėpitė e tiranasve, ndėrtuar mė stil oriental, kopshte tė bukura ku mbilleshin zarzavate e pemė frutore dhe kultivonin tė gjitha llojet e luleve. Trėndafilat, karafilat, shebojėn, silfjanin dhe hidėrshanėn. Ujin pėr vaditje e merrnin nga njė kanal qė kalonte midis qytetit. Ēdo shtėpi tiranase kishte pusin e vet me kovė e ēikrik nė mes tė oborrit. Ujin pėr tė pirė ata e merrnin nga Linza, njė ujė i mrekullueshėm, i ftohtė, i lehtė dhe i shėndetshėm. Nė vitet 1830-1840, siē shkruan Rroth, qyteti i Tiranės numėronte 8000 mijė banorė dhe katėrqind e tetėdhjetė dyqane. Duke gėrmuar e lexuar, do tė mėsoja se planet pėr rregullimin urbanistik tė Tiranės u ideuan nga Haxhi Ethem Beu dhe Abdurraman Pashė Toptani. Ndėrsa plani i parė urbanistik, pas shpalljes sė saj kryeqytet (mė 11 Shkurt 1920) dhe kthimit nė njė qytet modern do tė hartohej nė vitin 1923, nga Eshref Frashėri, i plotėsuar dhe nga njė studim i Institutit Gjeografik tė Firences. Do tė mėsoja se plani mė i madh urbanistik qė do ta radhiste Tiranėn pėrkrah qyteteve tė tjera evropiane do tė hartohej nga arkitekti i shquar italian, Armando Brasini, tė cilin e ftoi vetė mbreti Zog i Parė. Ai njihet si krijues i planeve tė mėdha urbanistike tė Italisė fashiste. I takojnė atij sheshi “Skėnderbej”, ministritė, Banka e Shtetit, materniteti, Spitali Ushtarak, hangari i aeroplanėve, Rruga e Kavajės, Rruga e Durrėsit, Rruga e Dibrės, Universiteti Shtetėror, Asambleja (sot Akademia e Arteve tė Bukura), Muzeu Arkeologjik, Shtėpia e Oficerėve, hotel “Dajti”, stadiumi kombėtar “Qemal Stafa” qė u pėrfundua nė vitin 1946, kompleksi i ndėrtimeve nė fund tė bulevardit “Dėshmorėt e Kombit” etj. I mora kėto informacione nga vėllime tė ndryshme me studime historike, tė bėra enkas pėr Tiranėn dhe monumentet kulturore tė saj, nga revista “Hylli i Dritės” dhe monografi si ajo e Niko Nishkut botuar vitet e fundit. Kush ishte Said Sermedi Toptani, ku ka tė dhėna shumė interesante pėr Tiranėn.

    Fjalė pėr emėrtimin e Tiranės

    Tirana, nė truallin qė ėshtė sot i takon njė vendbanimi tė kohės antike tė periudhės sė neolitit. Arkeologėt tanė kanė zbuluar rrėzė Dajtit rrėnojat e njė kėshtjelle tė shekujve tė parė tė erės sė re, qė ka gjasė tė jetė kėshtjella me emrin Tirkan, tė cilėn e pėrmend nė shekullin e gjashtė historiani bizantin Prokopi. Pėr kėtė kėshtjellė flasin edhe aktet venedikase tė vitit 1418. Humanisti i shquar shqiptar, Marin Barleti, nė veprėn e tij madhore “Historia e Skėnderbeut” shkruan se me emrin e Tiranės, ndeshet njė rrėnjė e lashtė qė haset edhe nė viset e tjera shqiptare ku banonin ilirėt. Tiranėn e rrethojnė disa kodra, nė shpinė tė sė cilave janė ndėrtuar njė varg kalash, si ajo e Petrelės, e Prezės, Ndroqit, Farkės etj., tė cilat shėrbenin pėr mbrojtjen e Durrėsit e tė Krujės. Nė periferi tė fushės sė vjetėr tė aviacionit tek i ashtuquajturi “Kroi i Shėngjinit” pranė njė faltoreje tė vjetėr mesjetare, arkeologėt kanė zbuluar njė mozaik interesant bashkė mė mbeturina tė tjera arkitektonike tė antikitetit tė vonė. Duke kėrkuar emėrtimin e kėtij vendbanimi tė lashtė hasim nė disa variante: Sipas variantit tė parė, emri Tiranė mendohet se vjen nga fjala Theranda e pėrmendur nė burimet e lashta greke e latine. Vendasit e quanin Teranat, meqenėse fusha ishte formuar si rezultat i materialeve tė ngurta qė sillnin ujėrat nga malet pėrreth. Nė njė studim tė tij, Dr. Maliq Osi nga Kosova, duke gėrmuar nė historikun e lashtėsisė sė Prizrenit shkruan se, sipas akademikut amerikan, Erik Hempi, gjatė hulumtimeve tė tija ka ardhur nė pėrfundimin se emri Theranda pėrbėhet prej: pri (pėr, pre) term urbanistik me kuptim, kėshtjellė, qytet, qytet i madh dhe zerandė. Nė variantin e dytė, emri Tiranė vjen nga Tirkan. Kjo ėshtė kėshtjella pėr tė cilėn folėm mė sipėr qė daton e ndėrtuar nė fillimet e shekullit tė parė tė erės sonė. Rrėnojat e saj ekzistojnė edhe sot pranė urės sė Brarit nė njė shpat tė Malit tė Dajtit. Sipas ariatit tė tretė fjala Tiranė vjen nga emir i kryeqytetit tė Persisė: Teheran, nė kujtim tė njė fitoreje tė korrur nga Sulejman Pashė Bargjini nė krye tė ushtrisė turke gjatė njė fushate nė Persi. Nė vitin 1614, Sulejman Pasha ishte sundimtar i Tiranės. (Nga njė kalendar mysliman i vitit 2001) kėshtu mendon edhe Faik Konica. Sipas tij, qytetin e Tiranės e krijuan ushtritė osmane aty nga viti 1600. Emri i qytetit gjithnjė sipas Konicės, nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė formė e ēoroditur e Teheranit, kryeqytetit tė Persisė. Ka dhe dijetarė tė tjerė qė mendojnė se Tirana e mori emrin nga qyteti i Teheranit tė Persisė, nga i cili vinin qytetarė pėr tregti. (Kjo sipas “Nė Teheran, njė ditė si nė Tiranė” nga Shaban Sinani). Nė variantin e katėrt, Tirana siē duket e mori emrin e saj prej emigrantėve turq. Nga pellazgo-tirenasit qė erdhėn dhe zunė vend me tė tjerė fise italiane nė kohėra shumė tė moēme, sė bashku me princ Albėn nga Alba-Longa me Mesapinjėn qė ndenjėn nė Mesaplik tė Vlorės e tė tjera fise italo-pellazgjike. Kėshtu rrodhi emri i qytetit tė sotėm, malėsisė dhe i fushės qė mbajnė po kėtė emėr dhe jo nga qyteti persian i Teheranit, siē duan ta pėrshkruajnė legjendat myslimane tė vendit dhe as nga fjala greke, Tyros (bulmeti), siē duan ta origjinojnė grekėt. Tirana pėrmendet edhe pėrpara se tė vinin turqit nė Shqipėri. Me emrin Tirana kemi dy fshatra, “Tirana e vogėl” dhe Tirana e madhe qė ėshtė dhe kryeqyteti i sotėm. Pikėrisht kėtė ka pohuar dhe humanisti dhe historiani ynė, Marin Barleti. Tiranė tė vogėl, siē thotė dhe shkrimtari e arkeologu i njohur, mbledhėsi i Kanunit tė Lekė Dukagjinit Shtjefėn Gjeēovit nė novelėn e tij “Mnera e Prezėz”, “Tmerri i Prezės” Barleti quante pikėrisht Prezėn. Ndėrsa sipas variantit tė pestė dhe tė fundit njė mėsuese pensioniste dėftonte, se kur kishte qenė nxėnėse nė shkollėn fillore “Lidhja e Prizrenit” nė Shijak, nė vitin 1943, mėsuesi Sulejman Kalaja, ndėrsa shpjegonte “Tiranėn” nė orėn e gjeografisė u kishte thėnė se emri Tiranė vjen nga fjala “tjerr anėn”. Kur Sulejman Pashė Bargjini themelues i qytetit kthehej pėr nė shtėpi tė tij qe futur nė njė oborr ku gratė po punonin nė vegjė. I kishte vėshtruar njė copė herė, pastaj i kishte pyetur se ē’po bėnin. “Po tjerrim anėn”, i qenė pėrgjigjur ato. Ai kishte qeshur dhe andej u kishte thėnė shoqėruesve: Qytetin qė po ndėrtojmė do ta quajmė “tjerr anėn”. Tė ketė pasur atė kohė kaq shumė avlėmende? Ndoshta edhe pse duket pak naiv, varianti “tjerr anėn” duhet marrė nė konsideratė pasi ka qytete me emėrtime tė kėtilla dy gjymtyrėshe, qė lidhen me profesionet artizanale si: “Farkė” nga farkėtari, “Terzie” nga rrobaqepėsi dhe “ēizmelie” ngase nė kohėn e Turqisė aty punoheshin ēizme. Duke pasur parasysh tė folurėn e tiranasve autoktonė them se tė gjitha variantet do tė tingėllonin: tė ranat - tė ronat; tirkan – tirkon; teharan – teheron; tirenas – tiranas; tjerr anė – tjerr onė. I vetmi variant mė i pėrafėrt me emrin e sotėm natyrisht ėshtė i parafundit (Tirenas – Tironas).

    Ndoshta ėshtė vėrtetė varanti mė bindės?

    Tirana mendoj se ka bubėrruar gjithnjė nė mendjet e shqiptarėve, qė nga veriu nė jug e qė nga lindja nė perėndim. Cilido e ka dėshiruar dhe e ka ėndėrruar atė, ta ketė si vend banim tė tij. Nė vitet e diktaturės komuniste pėr pjesėn mė tė madhe tė shqiptarėve, ajo mbeti njė ėndėrr nė sirtar, pasi qe njė gjė shumė e vėshtirė (gjer nė pamundėsi) bėrja e pasaportizimit. Nė ato vite, shteti kishte betonizuar tabunė: “aty ku ke lindur, do tė vdesėsh” krejt ndryshe nga sot, pas viteve ‘90, qė kushdo qė ka dėshirė, qoftė dhe nga cepi mė i largėt i Shqipėrisė mund tė vijė tė jetojė e tė punojė nė Tiranė. Shqipėria dhe kryeqyteti i saj, Tirana ėshtė i kujtdo, qė e quan veten shqiptar.

    Njė fotografi interesante e saj

    Kėtė fotografi ajrore tė Tiranės siē ėshtė bėrė modė tė thuhet pėr fotografime tė tilla nga sipėr, e kam pasur nė koleksionin tim fotografik prej shume vitesh, qė kur isha nxėnės nė liceun artistik “Jordan Misja”, mė 1954. Qė nė fillim mė ėshtė dukur njė fotografi interesante, duke e konsideruar si ndoshta mė tė vjetrėn dhe mendoj se e tillė ėshtė. Kjo ėshtė fletė reviste e lakut kohor 1930 – 1944 me njė botim nė ngjyrė umbra. E konsideroj tė vjetėr, sa kohė qė nuk ka asnjė gjurmė tė zhvillimit tė saj modern. Duke pėrjashtuar xhaminė e Ethem Beut dhe Kullėn e Sahatit, nuk ka asnjė tjetėr qė tė kujtoj fillimet tė paktėn tė njė Tirane, kryeqytet. Kėshtu si ėshtė marrė, shikon njė grumbull tė madh shtėpish, njė ose dykatėshe tė rrethuara me avlli tė gjata. Ka avlli tė tjera qė ndajnė pronėsitė e shtėpive nga njėra-tjetra (sa shumė ndarje), ku duken pemė tė dendura dhe bashtije. Nga pika e marrjes, kupton qė xhamitė e bukura, pėr tė cilat ka folur edhe piktori anglez, Eduart Lir, duhet tė jenė nė anėn e kėtejme tė fotografisė, pasi nė zhvillimin qė Tirana ka gjer tej kodrave, ku dredhon njė rrugė, nuk duket asnjė xhami. Vetėm nė tė djathtė tė saj, nė njė fushė tė gjerė me selvi tė gjata e tė drejta tėrheq vėmendjen njė ndėrtesė e madhe tri-katėrkatėshe. Duke parė kėtė fotografim kaq artistik dhe stetik, del pyetja: cili e ka fotografuar? Nga cila pikė e lartė tokėsore? Apo ndoshta vėrtet me aeroplan? Mė pas, sa e vjetėr ėshtė fotografia, para vitit 1920, diku nė vitet 1915 apo edhe mė pėrtej akoma?


    Tirana Observer
    24 nėnto 2005
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Ngritja e flamurit nė Tiranė

    Nga Orhan Sakiqi*

    Ideja e pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe lajmi i mbledhjes sė Kuvendit Kombėtar u pritėn me entuziazėm nė vend, ku gjetėn truall tė pėrgatitur mė parė nga rrethet atdhetare tė vendit. Kėto rrethe kishin vendosur lidhje ndėrmjet tyre dhe kishin caktuar Vlorėn, ku do tė bėhej mbledhja e pėrfaqėsuesve tė Shqipėrisė.

    Ismail bej Qemal Vlora dhe grupi i tij mbas njė rruge tė mundishme arriti nė Durrės mė 21 nėntor. Duke mos gjetur klimė tė pėrshtatshne atje, nėpėrmjet Kavajės dhe Fierit arriti nė Vlorė mė 25 nėntor 1912.

    Tė nesėrmen, kur po bėheshin pėrgatitjet e Kuvendit nė Vlorė, Tirana po kalonte ēaste tė vėshtira historike. Madje, historia nė kryeqytetin e ardhshėm po zhvillohej me orė. Ushtritė serbe kishin arritur njė ditė mė parė nė Krujė, me qėllim qė tė zbrisnin sa mė parė nė Tiranė. Patriotėt tiranas duhet tė shpallnin vetėqeverisjen pėrpara se tė vinin ushtritė serbe. Kjo ishte detyrė sa patriotike, aq e vėshtirė pėr vetė situatat e krijuara. U kėrkua ndihma e autoriteteve xhonturke, gjė e cila nuk u pranua.

    Nė kėto rrethana tepėr kritike, anėtarėt e kėshillit u mblodhėn nė ndėrtesėn qeveritare, nė vendin e saj sot ėshtė Biblioteka e vjetėr Kombėtare. Aty vendosėn tė shpallin vetėqeverisjen e Shqipėrisė dhe qėndrimin e saj njė vend asnjanės. Kuptohet, vetėqeverisja e vendit kuptonte atė tė Tiranės qė ishte si paraprirje pėr Kuvendin e madh tė Vlorės. Vendimin historik e shpalli publikisht nga hyrja e ndėrtesės Refik Toptani pėrpara popullit tė mbledhur nė takim. Kėtė fjalim shumė kuptimplotė na e ka dhėnė tė pėrmbledhur Hafez Ibrahim Dalliu:

    “Or Vllazėn! Me hidhrim tė madh po ju tham se e pru puna me u nda prej vllaznish tonė tyrq dhe me zbritė bajrakun (flamurin) e atyne qė ka valu ktu me qindra vjetsh, edhe me ngref qeverin komtare e me ngrejtė flamurin e Shqipnis. Dhante Zoti e u puqshim si sot goj nder goje qashtu tė mundemi me rujtė atdheun tonė nga tė shkelunit e anmikut. Rroftė Shqipnia mė vehte. Rroftė flamuri kombtar.”

    Aty u ul flamuri i Perandorisė Osmane dhe nė vend tė tij u ngrit flamuri shqiptar. Shpallja e pavarėsisė iu njoftua me telegram Kuvendit kombėtar tė Vlorės dhe Ismail bej Qemali Vlorės personalisht. Nė telegramin historik thuhej:

    “Tani shpallėm pavarėsinė e Shqipnisė (kuptohet Tiranės). Kėrkojmė dhe lutemi tė ruhen tė drejtat e pamohueshme tė pavarėsisė tonė. Nga pėrfaqėsuesit e gjithė popullit tė Tiranės.”

    Nė tė njėjtėn ditė, pėrfaqėsuesit e Tiranės iu drejtuan qyteteve shqiptare, qė nuk ishin pushtuar ende nga ushtria serbe dhe greke, njė telegram me tė njėjtin lajm. “Pėr t’i prerė hovin rrezikut tė madh, nė tė cilin ndodhemi, ju ftojmė ta shpallni sa ma shpejt pamvarėsinė dhe t’u drejtoheni konsujve tė shteteve tė mėdha. Presim me padurim lajmin e gėzueshėm.” Nė fakt, Elbasani e kishte shpallur pavarėsinė mė 25 kurse mė 27 Kavaja, Peqini dhe Lushnja.

    Po atė ditė u ngarkua njė komision i pėrbėrė nga pesė anėtarė: Fuat Toptani, Xhelal Toptani, Sheh Ahmet Pazari, Myslym agė Beshiri dhe Nikoll Nishku, tė cilėt u pajisėn me njė deklaratė tė hartuar nė frėngjisht, pėr t’ia paraqitur komandantit tė ushtrisė serbe nė Fushė-Krujė. Nė deklaratė, sipas tė dhėnave nga Hafez Ibrahim Dalliu, kėrkohej qė: ushtria serbe tė mos hynte nė Tiranė, pasi kėtu ishte shpallur vetėqeverisja dhe se Shqipėria tani asht njė shtet neutral. Komandanti serb jo vetėm nuk e pranoi kėrkesėn, por anėtarėt e komisionit i mbajti tė burgosur deri mė 28 nėntor, kur ushtritė serbe hynė nė Tiranė. Ata shpallėn gjendjen e jashtėzakonshme. Ulėn flamurin shqiptar dhe ngritėn atė serb. Por patriotėt tiranas reaguan. Ata kishin vite qė punonin pėr kėtė ditė dhe nuk mund tė linin pa e ēuar deri nė fund. Para se pushtuesi tė bllokonte lidhjet telegrafike, kryetari i pushtetit ekzekutiv tė qytetit, Refik Toptani, hartoi njė protestė drejtuar konsullit tė Austro-Hungarisė nė Durrės dhe Ismail bej Qemal Vlorės, ku protestohej pėr shkeljen e pavarėsisė sė qytetit.

    Mė 28 Nėntor 1912, atė ditė qė ushtritė serbe hynė nė Tiranė, nė Vlorė, pasi kishin arritur shumica e delegatėve, u hap Kuvendi historik kombėtar. Nė kėtė Kuvend morėn pjesė dhe dy delegatėt e Tiranės, Abdi Toptani dhe Murat Toptani, tė cilėt ishin edhe firmėtarė tė aktit tė shpalljes sė pavarėsisė. Nė qeverinė e re, Abdi Toptani u emėrua ministėr i Financave, kurse delegati tjetėr, Murat Toptani, u zgjodh ndėr 18 anėtarėt e pleqėsisė.

    Kėto fakte qė pėrmenda, tė marra nga shėnimet e Hafez I. Dalliut dhe tė Lef Nosit, tregojnė kontributin e madh tė trevės sė Tiranės nė kėto ēaste vendimtare tė ekzistencės sė kombit. Dy delegatėt e saj u zgjodhėn nė institucionet e para tė larta tė shtetit tė ri shqiptar. Por, pas tyre qėndronin dhjetėra tė tjerė qė pėr vite me radhė kishin luftuar me pendė dhe pushkė pėr liri dhe pavarėsi. E nė vitin 1912 Tirana duhet tė kėtė pasur mė pak sė 10 000 banorė, po tė marrim parasysh tė dhėnat zyrtare tė 1920, kur kishte 10 000. Duket se njė nga arsyet e zgjedhjes sė Tiranės kryeqytet i pėrkohshėm mė 11 shkurt 1920 dhe i pėrhershėm mė 31 dhjetor 1925 ka qenė pikėrisht kjo veprimtari e qytetarėve tė saj, tė cilėt treguan se janė tė denjė pėr tė qenė kryeqytetas.

    Tiranasit sot i janė mirėnjohės pėrjetė kėtyre bashkėqytetarėve tė tyre tė nderuar. Ata janė munduar pėr t’i pėrjetėsuar ata. Shumė rrugė tė kryeqytetit me vendime tė Kėshillit Bashkiak tė kohės, 1996-2000, mbajnė emrin e tyre. Me kėtė u munduam t’i kthejmė Tiranės identitetin e nėpėrkėmbur pėr afro 50 vjet. U vendosėn nė vendet qė i takojnė dy monumente: Ai i themeluesit tė qytetit, Sulejman pashė Mulletit, aty ku ai themeloi qytetin mė 1614 dhe tė patriotit tė burgosur disa herė, Hafez Ibrahim Dalliut pranė Medresesė. Kėto janė pak e duhen pasuar me tė tjerė, gjė qė nuk po ndodh pas vitit 2000. Kohėt e fundit nė media kanė dalė disa persona qė kundėrshtojnė kėtė kthim tė vėrtetė nė identitet, qė nuk janė njė mendje me vendosjen e monumenteve, me veshjen e tyre etj.

    Kėtyre mund t’iu them qė kjo ėshtė historia e ndritur e Tiranės dhe askush, pėr ēdo lloj qėllimi, nuk mund tė luajė me tė.


    *Ish-kryetar i Kėshillit Bashkiak, Tiranė

  10. #30
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Historiku i Kryeqytetit Tirana

    Mė 11 shkurt tė vitit 1920 qeveria e dalė nga Kongresi i Lushnjes u vendos nė Tiranė, duke e shpallur kėshtu zyrtarisht kryeqytet i vendit.

    Tirana u shpall kryeqytet i Shqipėrisė nga njė vendim i Kongresit tė Lushnjės, njė nga evenimentet mė tė rėndėsishme tė historisė kombėtare pėr vendimet qė mori, ndėrkohė qė qeveria e dalė nga ky kongres, zgjodhi nė krye tė saj patriotin Sulejman Delvina.

    Mė 11 shkurt tė vitit 1920 qeveria e dalė nga Kongresi i Lushnjes u vendos nė Tiranė, duke e shpallur kėshtu zyrtarisht kryeqytet i vendit. Nė kėtė datė vlerėsohet historikisht ardhja e qeverisė shqiptare nė Tiranė me nė krye Sulejman bej Delvinėn dhe pritja iu bė asaj nga populli tiranas, tė cilit iu desh ta mbronte me gjak kėtė qeveri. Atė ditė nė godinėn e cila ndodhet nė fillim tė rrugės sė Elbasanit, u vendos qeveria shqiptare me kryeministėr Sulejman Delvinėn.

    Pėr herė tė parė emri Tiranė pėrmendet nė vitin 1418, nė njė dokument venedikas pėr t'u kujtuar nė shekullin e 15-tė nga historiani dhe shkrimtari i madh Marin Barleti.

    Si datė e themelimit tė Tiranės si qytet nė zemėr tė Shqipėrisė merret viti 1614, kur me kujdesin e Sulejman pashė Bargjinit u ngrit bėrthama e parė e qytetit me njė xhami, njė banjė (hamam), njė furrė dhe disa dyqane.

    Tirana pėr gati dy shekuj qėndroi nėn degėn e familjes Toptani nga Kruja. Qė nga mesi i shekullit XVII-tė Tirana nisi tė zhvillohej dhe nė tė u ndėrtua njė pazar i pajisur me zejtari tė ndryshme.

    Po aq tė lashta sa edhe vetė qyteti janė edhe dy lagjet , ajo e Mujos dhe e Pazarit qė ndodhen nė zonėn mes qendrės aktuale dhe rrugės sė Elbasanit.

    Nė vitin 1789 nisi tė ndėrtohej xhamia e Et'hem Beut , nė vitin 1830 u ngrit Kulla e Sahatit, nė gjysmėn e parė tė shekullit XIX-tė mbi lumin Lanė u ndėrtuan dy ura ajo e Tabakėve dhe ura e Terzijve.

    Ēezmat nė Tiranė megjithėse tė pakta konsideroheshin si diēka e shenjtė. Mund tė pėrmendim kėtu kroin e Banes, ēezmėn e Kroit tė Shėngjinit etj.

    Tirana ndodhet 110 metra mbi nivelin e detit dhe ka njė shtrirje gjeografike nė tė njėjtin paralel me Napolin, Madridin dhe Stambollin, si dhe nė tė njėjtin meridian me Budapestin dhe Krakovin.


    Tirana : Nga qendra modeste, u shndėrrua nė kryeqytet

    "U themelua pėr tė qenė njė qendėr modeste shkėmbimesh pėr njė popull bujk, qė vuante mungesėn e njė tregu tė afėrt", thuhet nė buletinin e botuar nga Bashkia e Tiranės nė vitin 1937, me rastin e 25 vjetorit tė pavarėsisė sė Shqipėrisė.

    Po si do tė ndryshonte pas vitit 1920, kur Tirana u shpall kryeqytet me vendim tė Kongresit tė Lushnjės dhe si u kthye nė qendėr tė jetės politike- shoqėrore?

    Nė dokumentet e shkruara tė kohės janė fiksuar disa nga ngjarjet mė tė rėndėsishme qė kanė tė bėjnė me planin rregullues tė kryeqytetit tė ardhshėm dhe godinat qė do t'i rezistonin kohės akoma dhe pėr shumė vite tė tjera. Tė gjitha tė dhėnat do tė hidheshin nė pjesėn idilike nė njė album shkruar nga Osman Myderizi, tė cilat vazhdojnė tė ruhen ende nė njė nga regjistrat e seksioneve tė Bashkisė sė Tiranės.

    Nė 1922, me urdhrin e Ministrit tė Punėve tė Brendshme u zhdukėn varrezat qė gjendeshin pranė ēdo xhamie e pengonin jo vetėm rregullimin e tregut, por dhe atė tė qytetit. Nė kėtė vit u hap dhe rruga e re e Durrėsit, e cila u pagėzua me emrin "Nana Mbretneshė" qė prishi shumė shtėpi dhe kopshte, mbasi ajo e vjetra qė shkonte nga Hotel Durrėsi, nuk lejonte tė shihej nga larg qendra e qytetit, - thuhet nė dokumentet e kohės. Sipas tė dhėnave, nė fund tė kėsaj rruge qė bashkonte Tiranėn dhe Durrėsin, nė vitin 1930 italianėt filluan punimet pėr ndėrtimin e Hangarit madhėshtor (kėshtu u quajt aeroporti i Rinasit).

    Sipas tė dhėnave, ai i pėrkiste shoqėrisė italiane "Ala Littoria", ndėrtim krejt me skelet hekuri dhe i mbuluar nga llamarinat e hekurta, qė mbulonte njė sipėrfaqe prej 5000 metra katrorėsh dhe kishte njė lartėsi rreth 35 metra.

    Nė tė njėjtin vit, - sipas buletinit tė Bashkisė, - u zgjerua dhe rruga "28 Nėntori", u prishėn njė varg dyqanesh tė bukura dhe u formua e njėjta rrugė qė vazhdon tė jetė dhe sot.

    Pėr herė tė parė ėshtė hartuar njė plan rregullues nga inxhinier Eshref Frashėri dhe qyteti vazhdoi tė ndėrtohej sipas njė plani tė studiuar.

    Me shpalljen e Tiranės kryeqytet, pjesa mė e madhe e nėpunėsve filluan ndėrtimin e shtėpive tė reja, ndėrsa bashkia do tė vazhdonte projektet pėr hapjen e rrugėve tė reja dhe rregullimin e atyre ekzistuese.

    Nė 1926-1927, sipas dokumenteve qė sot ndodhen nė Arkivin e Shtetit, u hap pėr herė tė parė rruga "Mbretnore" (rruga e Barrikadave) qė brenda njė kohe tepėr tė shkurtėr, do tė bėhej njė nga rrugėt kryesore.

    Pak mė vonė, nė vitin 1928-1929 u zgjerua dhe u sistemua bulevardi "Mussolini" (sot rruga e Kavajės), njė nga arteriet mė kryesore tė kryeqytetit, i cili u asfaltua nė vitet '34-'37.

    Nė fillimin e kėtij bulevardi u ndėrtua Pallati Qendror i Bankės Kombėtare tė Shqipėrisė, i cili zinte njė sipėrfaqe prej 1500 metra katrorė dhe kishte kushtuar 600.000 franga ari. Sipas dokumenteve, nė 1930 u ndėrtua dhe ajo qė do tė quhej rruga mė e bukur dhe mė e rėndėsishme e Tiranės bulevardi "Zogu i Parė", qė fillonte nga Kodra e Pashės deri nė Brrakė. Tė gjitha arteriet nė pjesėn mė tė madhe tė tyre, ishin tė shtruara me pllaka asfalti nė mėnyrėn mė moderne dhe ishin zbukuruar me drunj ekzotike . Gjithashtu u ndėrtuan me mijėra shtėpi, tė cilat i dhanė kryeqytetit tė ri pamje shumė tė mirė.

    Projektet italiane

    Nė qendėr tė Bulevardit Zogu i Parė, nė bazė tė planit tė projekteve tė arkitektit italian, Florestano De Fausto, u ndėrtuan gjashtė pallatet e ministrive nė vitin 1931 dhe pallati i Bashkisė nė 1929-1931, u sistemua sheshi Skėnderbej nė njė park modern nė 1936-1937, i cili do tė shtrihej deri nė lagjen e Tiranės sė re, tek blloku i Shallvareve.

    Sipas dokumenteve tė shkruara tė kohės, i gjithė qyteti kishte 7654 shtėpi dhe banohej prej 24.407 banorėsh definitivė dhe 11. 693 banorėve provizorė. I gjithė qyteti pėrfshinte njė sipėrfaqe prej 8 kilometrash, kurse nė 1912 ai ishte vetėm 3 kilometra katrorė. Nė tė njėjtėn kohė janė ndėrtuar dhe asfaltuar dhe shumė rrugė tė tjera tė kryeqytetit, tė cilat vazhdojnė tė kenė tė njėjtėn pamje dhe pėrmasa qė kanė pasur qė nė vitin '37.

    Ndriēimi i Qytetit

    Para vitit '37 Tirana pėr shumė kohė ndriēohej prej llambave me "vojguri". Kjo gjendje e papajtueshme me zhvillimin qė kishte filluar tė merrte kryeqyteti i Mbretnisė sonė, - thuhet nė regjistrat e Bashkisė, - nuk mund tė vazhdonte ndaj dhe autoritetet "epnore" u kujdesėn pėr plotėsimin e kėsaj mungese.

    Nė vitin '27 koncesioni i ndriēimit elektrik, iu dha shoqėrisė Anonime Shqiptare "Sita" dhe u ndėrtua nė hyrje tė qytetit kur vjen nga Durrėsi.

    Centrali Elektrik me 1150 kuaj fuqi kompensive i dha dritė elektrike qytetit.

    Pas ndriēimit bashkia do t'u jepte fund tė gjitha ndėrhyrjeve, qė kishin tė bėnin me pamjen e Tiranės, pėr t'iu kushtuar mė vonė instituteve shėndetėsore dhe higjienike, pėr tė plotėsuar njė nga nevojat e tjera urgjente. /trt
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Autostrada Durrės-Kukės mbaron ne qershor 2009
    Nga ganoid nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 739
    Postimi i Fundit: 02-08-2010, 18:05
  2. SK Tirana
    Nga Pasiqe nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 251
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 19:19
  3. Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 06:50
  4. Barbaria Komuniste
    Nga Lexuesja nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 23-10-2006, 06:48
  5. Sorollatja per Ramen.. fundi i parlamentarizmit..
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 02-04-2003, 17:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •