Qyteti Tiranės
Histori mbi Urbanistikėn dhe Arkitekturėn
Autorė:
BESNIK ALIAJ
KEIDA LULO
1.Tirana nga themelimi deri mė 1920
Hyrje
Tirana eshte kryeqyteti i Shqiperise dhe qyteti me i madh i vendit. Bashkia e Tiranės eshte populluar sot nga te pakten gjashteqindmije banore, ndersa rajoni i ashtuquajtur Tirana e Madhe [1] numeron 700-800 mije banore. Hapesira metropolitane Tirane-Durres-Fush Kruje perfshin gati 1/3 e popullsise se vendit. Tirana ndodhet pothuaj ne qender te vendit dhe sot eshte e zhvilluar te pakten ne 3000 hektare.
Qyteti i Tiranes ka nje histori modeste ne krahasim me shume kryeqendra europiane, dhe jo vetem si kryeqender e shqiptareve por dhe per faktin se perben nje nga modelet e vecanta te zhvillimit urban ne Europe, ajo meriton nje vemendje te vecante. Tirana eshte shembull tipik i nje strukture mikse midis detit dhe malit, midis trashegimise kulturore ilire, romake, bizantine, dhe atmosferes orientale ; midis elementeve europiane dhe atyre tipike mesdhetaret dhe ballkanike ; midis modeleve urbane te zhvilluara dhe atyre ne zhvillim ; midis disiplines urabanistike me autoritare te koherave dhe kaosit me anarshist te koheve moderne .. Me pak fjale, Tirana eshte nje nga qytetet me dinamike ne Europe dhe perfaqeson pa diskutim nje qytet ne nje tranzicion tipik dhe te tejzgjatur deri ne ditet tona.
Tranzicioni si dukuri eshte pranishem ne cdo qender te banuar si shprehje e nje procesi historik te vazhdueshem dhe te panderprere te trasformimit urban pergjate koherave. Tirana si qytetit ne tranzicion perfaqeson nje periudhe kalimtare te zhvillimit strukturor dhe urban ne disa momente historike, produkte te shume faktoreve, perfshi ketu ndryshimet politike, ekonomike, sociale, qe kane ndodhur pas vitit 1990 dhe ne vazhdim.
Trasformimi urban i vazhdueshem ka patur nje impakt te qarte ne trashegimine modeste historike te qytetit, sidomos gjate periudhes se tranzicioni politik dhe ekonomik te viteve 90-te. Per te pasur nje ide me te qarte per zhvillimin e qytetit te Tiranes eshte shume e rendesishme te analizojme zhvillimin historik te tij ne kendveshtrimin arkitektoniko urbanistik.
Parahistoria dhe fillimet para shekullit te 14-te
Megjithese origjina e Tiranes nuk eshte aq e lashte sa qytete te tjera historike te Shqiperise si Durresi, Berati, Gjirokastra, Kruja, Shkodra, Elbasani, Korca, etj., gjetjet arkeologjike ne shpella te lashta tregojne se territori ku shtrihet sot Tirana ka qene banuar para periudhes neolitike dhe behet fjale per vendbanime prehistorike nje nga te cilat ka qene Shpella e Pellumbasit. Kjo favorizohej per faktin se fusha dhe kodrinat e Tiranes gezonte nje mikroklime te vecante per shkak te pozites gjeografike dhe ndikimit zbutes i detit Adriatik qe ndodhet rreth 30 kilometra ne perendim. Kushtet klimaterike, resurset ujore te bollshme ne lumej dhe perrenj, relievi i larmishem fushor-kodrinor duke shtuar ketu edhe pranine e Malit te Dajtit si mur mbrojtes nga ererat e ftohta te veri-lindjes, percaktuan qe rajoni i Tiranes te jete, prej lashtesise deri me sot, nje fushe pjellore bujqesore e pasur dhe teresisht e pershtateshme per te jetuar.
Gjate shekujve 3 dhe 4(e.s.),fusha e Tiranes shfrytezohej nga popullsi lokale e fshatrave prane kesaj fushe, te cilat per arsye mbrojtje kishin ndertuar banesa dhe fortesa kryesisht ne pikat strategjike te kodrave perreth. Kete e vertetojne edhe gjetjet arkeologjike ne fortifikimet dhe keshtjellat perreth Tiranes si ne ate te Zgerdheshit, Lalmit, Shkalles se Tujanit, Dorezit, Kucit, Persqopit, Farkes, Berzhites, Bastarit, Dorakut, Ndroqit, Petreles, Brrarit, etj.
Pushtimi Otoman midis shekujve te 14-te dhe 20-te
Okupimi otoman i Shqiperise, filluar ne shekullin e 14, e gjeti Tiranen si nje kryqezim te rendesishem ne akset kryesore te transportit te rajonit Ballkanik dhe te vendit duke u konsideruar si nje vend tranzit strategjik ndermjet Europes kristiane dhe Turqise orientale. Ky pozicion gjeografik nuk mund te influenconte pozitivisht ne zhvillimin arkitekturor dhe urban te qytetit per vete natyren tranzitore te qellimeve te zhvillimit. Bene perjashtim vetem objektet e kultit, te cilat u zhvilluan sepse ishin pjese e politikes se konvertimit te popullsise vendase nga kristiane ne muslimane.
Gjate shekujve 16-18,xhamite behen objekte percaktuese ne ndertimin e qendrave te qyteteve. Ato ndertoheshin ne pjeset me aktive te tyre, prane tregut dhe ndertimeve te tjera publike, ose ne komplekse arkitekturale me objektet e mesiperme.
Edhe per Tiranen, xhamite luajten nje rol pozitiv nga pikepamja urbanistike, sepse stimuluan krijimin e 5-6 ishujve urbane (mbi baze familjesh ose fisesh), te cilat me tendencen e tyre per rritje u bashkuan (unifikuan) dhe ne kombinim me traditat lokale krijuan nje skenografi, siluet dhe identitet te ri urban : Tiranen.
Bėrthamat e para urbane tė Tiranės
Bėrthama e pāre historike dhe urbane e qytetit lindi dhe hodhi shtat se bashku me xhamine e vjeter te Sulejman Pashes ne qender te struktures se sotme te Tiranes, pikerisht ne kryeqezimin e arterieve kryesore te tranzitit tregetar nderkrahinor. Bashke me xhamine ne fjale u ndertuan edhe banesa te tjera, midis tyre edhe ato te feudaleve dhe te te afermeve te tyre, ne bregun e djathte te perroit te Lanes. Me tej ne distance 50-60 metra ne perendim te xhamise u ndertuan nje furre , nje banje dhe nje han, tre objekte sherbimesh qe ndikuan ne zgjerimin e pazarit. Keto ndertesa se bashku me banesat, ahuret, oborret, puset, gjelberimet rrugicat, sheshet dhe varrezat, te gjitha te perqendruara rreth nderteses se xhamise, formonin nje njesi sociologjike, pronesie, gjinie dhe lidhje familjare jo vetem ne krijimin e saj por edhe shume kohe me pas.
Berthama e dyte urbane u krijua ne fillim te shekullit te 18 rreth xhamise se Fires, e zhvendour rreth 600m ne veriperendim te berthames se pare, pikerisht aty ku takohen sot rruga e Barikadave dhe rruga Fortuzi. Kjo ndertese e amortizuar u rindertua mbi themelet e saj ne vitet 1859 duke u quajtur kesaj rradhe xhamia e Beshirit sipas emrit te tregetarit qe e ndertoi.
Berthama e trete ndertohet ne verilindje te berthames se pare duke filluar me ndertimin e xhamise se Zajmit me 1775 dhe shembur per nevoja urbanistike ne takimin e rruges se Dibres me rrugen Thanas Ziko.
Berthama e katert nis me kohen e themelimit te xhamise se Haxhi Ethemit e cila u vendos rreth 200 m ne perendim te xhamise se vjeter dhe rrethuar me banesa kopshte varre etj.
Ne kete llogjike, ne pika te ndryshme, gjithnje ne nje distance te afert me berthamen e pare, formohen me kohe edhe berthama te tjera me qender nje xhami si ajo e Stermasit ndertuar me 1840, e Kokonozit dhe e Berxollit ne shekullin e 19, e Karapicit ne 1858, e Mujos, e Reēit etj duke levizur ne menyre centrifugale nga qendra ne periferi e perseri ne qender me ane te ishujve te pavarur vendosur disi larg nga njerit tjetri dhe, qe me pas, pa asnje lloj organizimi dhe disipline vijne dhe zmadhohen gradualisht derisa takohen me njeri tjetrin duke krijuar nje sfond urbanistik me thurje te ērregullt dhe me dendesi te paket, qe kushtezohet nga ekzistenca e prones private mbi token. Copetimi feudal i tokes, mungesa e nje adminstrate qendrore e afte per te diktuar ligje kane kushtezuar ndertime te cregullta dhe shume te rralla pa ndonje parapregatitje teknike.
Ndertimi xhamise se Sulejman Pashes (1614) se bashku me banjat bublike (hamam), hanin, furren e bukes dhe Tyrben e Kapllan Pashes simbolizojne nga pikepamja historike dhe arkitektonike lindjen e qytetit te Tiranes. Sot, me perjashtim te Tyrbes se Kapllan Pashes, nuk ekziston asnje prej ketyre objekteve pasi u prishen me kohen dhe vecanerisht gjate Luftes se Dyte Boterore.
Arkitektura
-Xhamia e Sulejman Pashes se bashku me minaren e ndertuar prej te birit 19 vjet me pas, u njoh fillimisht nga piktura e piktorit anglez E. Lear (1848), pas meremetimit qe i bene feudalet Toptanas. Mbi kete baze dhe shenimeve te kohes,u be rikonstruksioni hipotetik i saj.Nga pikepamja arkitektonike,xhamia e vjeter kishte nje plan drejtkendor me brinje 16x13m .Pjesen me te madhe te siperfaqes e ze salla e lutjes dhe pjesen qe mbetet e ze portiku,qe perfaqesonte fasadat lindore dhe veriore te qytetit.Volumi i xhamise ishte nje paralelpiped me shume i shtrire se sa i larte me nje lartesi afer 9 m. E gjithe fasada e xhamise ishte e zbukuruar me afreske shumengjyreshe me motive lulesh dhe frutash si edhe me pamje nga Stambolli.
-Tyrbja e Kapllan Pashes, nje objekt mjaft interesant,eshte ndertuar me gure te gdhendur,ka nje planimetri 8 kendeshe dhe perbehet nga nje arkad me kollona qe mbeshtetet mbi nje bazament te ulet.Kollonat jane prej guri dhe me kapitele me dekor bimor ne siperfaqe. Edhe pse e vogel,tyrbja shquhet per elegancen e arkades dhe punimin e detajeve.
Ndersa xhamia e vjeter e Sulejman Pashes simbolizon lindjen e Tiranes, xhamia e Ethem Beut simbolizon memorien vizuale historike te qytetit te sotem sepse eshte e vetmja xhami e vendosur ne qendren historike te qytetit qe i ka shpetuar shkaterrimeve te luftes dhe kohes.
-Xhamia e Ethem Beut dhe Kulla e Sahatit u ndertuan gjate viteve 1794-1822, duke stimuluar edhe karakterin vertikal te qendres se qytetit. Edhe pse ne te vetevete nuk perfaqesojne nje stil autokton shqiptar, ato jane te ndertuara sipas nje stili te perziere ku ndihet qarte ndikimi i arkitektures tradicionale.
Kjo xhami nga pikepamja arkitektonike,perbehet nga salla e faljeve ne forme kubike dhe hajati.Vellimi kubik i salles se faljeve qarkohet nga lindja dhe veriu me portikun me arkada mbi kollona. Ambjenti qendror mbulohet me kupole qe mbeshtetet mbi trompa parabolike ne qoshet; kjo salle eshte e ndertuar me gure lumi te suvatuar, ndersa brendesia e saj eshte e pikturuar me ornamente bimore, vizatimi i te cilave i permbahet rregullave te simetrise, ndersa pjesa e jashtme e salles se faljeve qe perfshihet brenda portikut, eshte e zbukuruar me dekor bimor dhe nje sere tabllosh me pamje nga Stambolli.
Ne kete xhami zhvillohet me tej prirja per nje afrim te arkitektures se kultit me ate popullore, rezultat dhe i shkeputjes nga tipat e vjeter te kopjuar nga arkitektura e kultit islam. Portiku i zhvilluar teresisht me arkaden gjysem rrethore, me linjen e tij te lehte, kalon ne nje plan te dyte volumin kubik dhe i jep nje vend me te justifikuar minares.
Minarja e larte dhe e holle, eshte ndertuar prej guri te gdhendur .Pjesa e poshtme ka seksion katror, ndersa pjesa tjeter qe vjen duke u zvogeluar lehtesisht, ka te gdhendura kanelura vertikale te proporcionuara.
Ne organizimin urbanistik te qendres se Tiranes, nje vend te veēante ze Kulla e sahatit. Ajo ka mbaruar se ndertuari ne 1830. Kulla e sahatit si pozicion eshte e vendosur ne krahun lindor te xhamise rreth 20 m prane saj me faqet e mureve te drejtuara perafersisht nga pikat e horizontit. Ajo paraqet nje vellim prizmor paralelpiped qe ne pjesen e siperme perfundon me nje cati piramidale.
E ndertuar sipas nje aksi vertikal me lartesi te madhe, ajo eshte me baze kuadratike,dhe perbehet prej pjeses se poshtme qe ze lartesine me te madhe, ku levizin peshat, prej ambjenteve te mekanizmit mbi te, dhe kembanes ne pjesen me te larte.
Pjesa e jashtme e kulles nga niveli i trotuarit deri tek ballkoni eshte ndertuar me gure te bardhe te gdhendur dhe ne forma drejtkendore. Ne krahun verior ndodhet porta e hyrjes ne kulle mbuluar nga nje hark i plote guri. Prej saj me ane te shkallesh te vogla qe ndjekin perimetrin e mureve anesore te ndricuara nga frenxhi te vogla hipet lart dhe dilet ne ballkon me ane te kater dyerve me hark . Ndertimi i kulles se sahatit perbente nje arritje ne fushen e zhvillimit ekonomik dhe shoqeror dhe nje objekt te ri ne repertorin ekzistue te arkitektures bashkohore. Kulla e Sahatit ka karakter te theksuar arkitektonik, duke u bere me kalimin e kohes me silueten e saj, pjese perberese e fizionomise se qytetit, simbolika e tij.
Ne shekullin e 18-te, u themelua ne perendim te Tiranes Panairi i Tregetise se Shen Lleshit, i cili u be nje pike takimi dhe pol terheqes interesash blegtorale dhe tregetare, duke sherbyer si mjet nderlidhes I qytetit me fshatin dhe me qytete te tjera si me Shkodren, Beratin, Elbasanin si edhe me krahinat me te largeta si Dibra dhe Kosova. Me 1871 ky panair filloi serish te rimekembej duke u zhvilluar pothuajse nje here ne vit.
Struktura e Qytetit te Tiranes (Shek 18-fillim Shek 20)
Shume shpejt qyteti i vogel dhe modest mori pamjen e nje qyteti tregetar nga nevojat ekonomike te zones per nje qender qytetare, duke paraqitur shembullin e kalimit gradual nga nje qender e vogel e banuar ne nje qytet te mirefillte. Per kete kontribuan vecanerisht familjet e pasura dhe aristokracia e qytetit.
Deri ne ēerekun e pare te shekullit te XX, qyteti shtrihej rreth qendres se tij, ku qe ndertuar pazari dhe dy xhamite me te shquara. Arteriet kryesore ne forme radiale, lidhnin qendren e qytetit me lagjet e banuara rralle, ku banesa rrethohej me troje shume te gjere. Lidhja e nje pjese te popullsise, perveē zejtarise, me blegtori dhe bujqesi, ka kushtezuar karakterin urbanistik te kesaj qendre, veēanerisht ne lagjet e saj periferike.
E krahasuar me disa qytete te ngritura sipas nje plani paraprak te cilat dallohen per struktura kompakte, struktura planimetrike e qytetit te Tiranes, kryesisht product I anarkizmit feudal, I prapambetjes se madhe ekonomike dhe kulturore, paraqetitet e ērregullt, e shtrire dhe e copetuar. Ne te bejne pjese dy zona, ajo e banimit dhe ajo ekonomike, dhe, si nderlidhese ishin rruget dhe rrugicat.
Gjate gjithe periudhes se zhvillimit te qytetit keto pjese kane qene ne lidhje dhe varesi te ndersjellte ne shkalle e permasa te ndryshme ne kohe por duke ruajtur karakteristika themelore, fakt qe ka gjetur pasqyrim ne strukturen planimetrike te qytetit.
Dhe me te vertete, megjithe evolucionin e pesuar ne rrjedhen historike, prej fillimeve e deri ne prag te shekullit 20 sic ka vene ne dukje me 1905 Degrand, Qyteti ruajti gati ate fizionomi qe kishte para 3-4 shekujsh.
Mbeshtetur mbi kete baze struktura e qyteti pervijohej ne kete menyre :
-Zona e banimit terhequr me teper nga interesa te ngushta te pronesise dhe per mungese kontrolli te centralizuar, shtrihej dhe shperndahej kudo pa kufi dhe ndonje zone te caktuar.
Vetem banesat e aristokracise feudale zoteruese te qytetit ishin te grumbulluara thuajse ne qender, brenda mureve te larta te cilat formomin kalane e qytetit. Por me pas me shtimin e tyre, shtepite e tyre u ndertuan edhe jashte ketyre mureve. Ndersa feudalet e tjere zejtare dhe tregetare ishin shperndare ne te kater anet e qytetetit pa lidhje dhe perkujdesje per njeri tjetrin, ndare ndermjet tyre edhe nga hapesira te medha boshe, gje qe ka ndikuar edhe ne shtrirjen e pajustifikuar te qytetit.
Banesa tipike e Tiranes se asaj kohe ishte nje ose dy kateshe e ndertuar me qerpiq dhe te distancuara nga njera tjetra me kopshte te rrethuara me mure relativisht te uleta te cilat zgjateshin rrugeve. Ndonese numerikisht perbente objektin kryesor te qytetit , ne aspektin urbanistik, banesa qendronte teresisht pasive, per shkak te terheqjes se saj nga rruget kryesore. Por me kalimin e kohes keto raporte marrin vlera te tjera. Nga mesi I shekullit te 18 filluan te ndertohen banesa qe dalin ne balle te rruges dhe me pamjet e tyre kryesore te drejtuara ndaj saj, dhe dyqanet te shkeputen nga qendra e qytetit dhe te dalin ne buze te rrugeve
-Zona tregetare dhe ekonomike perfaqesohej nga pazari I vendosur I teri ne pjesen qendrore te qytetit. Pazari I vjeter eshte I perbere nga dyqane me galeri e strehe druri qe sipas Degrand ka qene prishur me 1905 dhe eshte rindertuar mbi bazen e pazarit te meparshem. Sic dihet edhe pazari I rindertuar u shemb ne vitet 60 per ndertimin e pallatit te madh te Kultures.
Pazari I Tiranes ishte I shtrire brenda hapesires se kufizuar nga Rruga e Barikadave rruges se Dibres , rruges se sotme Luigj Gurakuqi, dhe prej nje pjese te sheshit te qendres se Tiranes, duke zene nje siperfaqe prej 2-3 ha.
Sistemi i rrugeve
Te dy zonat e siper permendura lidheshin ndermejt tyre me nje mori rrugesh e rrugicash te cilat perbejne ndoshta dukurine me karakteristike te qytetit. Pavaresisht se ajo shtrihej ne nje terren te paster fushor qe favorizon sistemin rrugor drejtkendor, Tirana pati nje system rrugor ku te gjitha rruget kryesore priren te shkojne ne qender.
Rruge per qerre, per karavane, per kembesore, per bageti dhe me vone per automjete, te gjera e te ngushta, diku te drejta por me shume te thyera dhe sidomos te lakuara, te nderprera dhe , jo rralle pa krye, qe me ndarjet e shtesat familjare e interesat e pronesise degezoheshin ne te tjera, formonin me qindra fije qe e benin strukturen rrugore te qytetit gjithshka te ngjashme me damaret e nje gjetheje plepi. Ne pergjithesi ato ishin nga 2-12 metra te gjera dhe te tera te pashtruara.
Sheshet publike. Prej tyre mund te permendim sheshin para xhamise se vjeter dhe xhamise se Ethem Beut, sheshi I lutjeve (Namazgjahu) ne lagjen e Tabakeve (sot Ali Demi), sheshi I paradave ushtarake qe perkon me zonen e Shallvareve, dhe sheshi i Shqiptareve para Kinema Republikes. Me teper se sheshe klasike si hapesira gjeometrike te organizuara me ndertesa perreth, ato ishin ngastra te vogla te krijuara si zgjerime pjesore rrugesh me forma te crregullta dhe te lira nga ndertimet
Gjelberimi
Vete Tirana ka lindur mes gjelberimit. Ajo ka qene pjese e cdo shtepie madje edhe atyre me te varferave. Gjelberimi gjendej ne nje shkalle me te kufizuar ne sherbimin publik,si per shembull perpara cdo xhamije dhe sheshi si pike referimi dhe anash ndonje pjese te rruges si ne rastin e rruges se Kavajes.
Nga analiza sintetike qe ju be struktures urbanistike te qytetit prej lindjes se tij deri ne fillim te shekullit XX, del se qytetit ka pasur nje nisje ndertimore spontane, nje ecuri te ngadalte por te vazhdueshme karakterizuar nga nje strukture e ērregullt dhe nje shtrirje irracionale.
Nentori i vitit 1912, eshte viti i pavaresise politike te Shqiperise nga pushtimi 5-shekullor otoman. Kjo date shenon fundin e periudhes se pare te rendesishme te tranzicionit per strukturen urbane te qytetit ku qyteti u themelua si nje qender urbane me influenca te qarta dhe karakter oriental otoman. Gjate kesaj periudhe koshienca e zhvillimit urban ne traditen lokale shqiptare u perqendrua me shume ne arkitekture se sa ne urbanistike. Kjo ishte shprehje e nje forme te vecante te rezistences kunder pushtimit. Produkt i kesaj periudhe eshte Shtepia Tradicionale Tiranase, e ndertuar me materiale lokale te buta ndertimi (qerpic) te shoqeruara nga punime artizanale ne dru dhe hekur. Banesa tiranase eshte tipi me i hershem i baneses tradicionale shqiptare, dhe kjo duket qarte ne zhvillimin kompozicional te saj.
Arkitektura e Baneses tiranase ndertohet mbi nje truall mjaft te gjere, rrethuar me mure te larte. Ajo pergjithesisht nuk kufizohet me rrugen .Porta e saj e hyrjes dy kateshe, eshte me permasa te medha, dhe disa here ne njeren fleger te deres ndertohet nje porte me e vogel qe perdoret zakonisht. Ne oborrin e gjere me peme ndertohet pusi dhe nje rrugine e shtruar me kalldrem lidh shtepine me porten.
Ne planin kompozicional, banesa karakterizohet nga nje zgjidhje origjinale, e cila nuk ka paralele me asnje tip banese tjeter ne Shqiperi. Ne kete zgjidhje, vendin kryesor si berthama kompozicionale, e ze shtepia e zjarrit. Ky ambjent, ku zhvillohet gjithe jeta e perditshme, madje ne variantet e thjeshta dhe flihet, dallon nga ambjentet e tjera jo vetem nga vendi ne kompozim, por dhe nga siperfaqja dhe volumi qe ze. Lartesia relativisht e madhe e shtepise se zjarrit, perdhese, qe arrin deri ne 5m ka mundesuar qe ambjentet perreth saj te zhvilloken ne dy kate. Siperfaqja e dhomes se zjarrit varion nga 30-35m2 dhe ne plan ka formen e katerkendeshit kenddrejte.Ne kete ambjent gjejme gjithmone vatren e cila ndertohet ne drejtim te bishtit gjatesor.Lidhja e dhomes se zjarrit me katet e siperme qe e rrethojne,behet nepermjet nje ballkoni te brendeshem qe quhet Mafil,tek i cili shkon nepermjet shkalleve te lehta te drurit.Perpara shtepise se zjarrit ndertohej hajati,qe mbulohej me te njejten ēati te shtepise se zjarrit.Balli i tij formohej nga shtylla druri dhe krijonte nje siperfaqe te mbrojtur para hyrjes, ecila sherbente per perpunimin e produkteve bujqesore,punimin ne avlement etj.
Varianti me i zhvilluar dhe me karakteristiku i shtepise tiranase eshte ai i mbylljes se plote te shtepise se zjarrit nga te kater anet nga ndertimet me kat.Banesa tiranase,si ne pamjen e jashtme,ashtu dhe ne brendesi te saj,karakterizohet nga nje trajtim i thjeshte i elementeve arkitektonike.Se jashtmi te bie ne sy volumi i saj i madh,format e thjeshta volumore,qe thyhen deri diku vetem nga siperfaqet e hapura te hajatit.
Kjo banese ndertohet me qerpiē dhe perforcohet me breza druri,ndersa si lidhes perdoret balta e punuar. Lenda e drurit perdoret per konstruksionin e ēatise,dyshemete,dyert dhe dritaret,ndersa ēatia mbulohet me tjegulla te lugeta te kuqe, dhe kjo eshte arsyeja qe Tirana e vjeter shpesh eshte quajtur Tirana e Kuqe, ne ndryshim nga cka predikohej pas Luftes se Dyte Boterore nga ideologjia komuniste.
[1] Tirana e Madhe perfshin Bashkite e Tiranes, Kamzes, Vores dhe komunat e perreth tyre. Ndersa Rajonit Metropilitan I shtohen edhe bashkite e Durresit, Shijakut, Fush Krujes dhe komunat.
Krijoni Kontakt