Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anėtarėsuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576

    A eshte koha per nje PRESIDENTE ne Shqiperi?

    ... e ke emrin... grua.





    Pak kohė mė parė, kur “e bija e priftit”, Angela Merkel, rrezikonte seriozisht rrėzimin e “monarkisė mashkullore” nė kancelarinė gjermane, shtypi nuk donte qė nuk donte ta merrte seriozisht. Nuk di ē’i shtynte drejt kėtij puritanizmi, hija e rėndė e Gerhard Shreiderit, apo aroma e parfumit femėror, qė do tė merrte zyra e kryepushtetarit. Shikoni ē’gjetėn gazetarėt berlinezė, pėr tė ironizuar kėtė mundėsi: “Si do tė reagojnė ministrat e qeverisė, tani qė mund tė marrin udhėzime nga “Kleopatra moderne”?!

    Reagimi i kahershėm i Mark Antonit, siē duket, nuk harrohet kollaj...

    Vetėm pak muaj kanė kaluar qysh atėhere. Tė gjithėve nė Gjermani u ka mbetur ironia nė grykė. “Udhėheqėsja me fustan”, siē e quajnė (tani jo me ironi) Angela Merkel-in, pėrmbysi tė gjitha parashikimet, edhe ato mė optimistet. Pėr herė tė parė njė kancelar gjerman ka miratimin e tė gjitha forcave politike, nga kristianodemokratėt, gjer tek tė gjelbėrtit.

    Ē’ndodh kėshtu?!

    Nuk ėshtė se ra Bastija. Tjetra ėshtė mė e rėndėsishmja: Bastija nuk ėshtė mė e vetme.

    Kėtė kohė, nė skenėn politike ndėrkombėtare, po pėrjetojmė njė pėrmbytje. Pas epokės sė 40 vjeēarėve Klinton, Bler dhe Thapatero, kurora e pushtetit po vihet gjithmonė e mė shpesh, nė tė katėr anėt e planetit, mbi kokat flokėgjata femėrore. Riti i dikurshėm “mė i pranueshėm si udhėheqės ėshtė njė burrė idiot, sesa njė grua e menēur”, qė pėrcaktonte rolin e sekseve nė ndarjen e pitės sė pushtetit, duket se i ngjan tashmė njė pulovreje tė vjetėr, tė cilėn e ka shthurur koha.

    Shikoni ē’gjeta, me shikimin e parė, duke hulumtuar mbi hierarqinė e sotme pushtetare: pėrveē kancelares gjermane Merkel, polithrona e kryeministrisė ėshtė “uzurpuar” nga koleget e saj edhe nė Zelandėn e Re, nė Bangladesh dhe nė Mozambik. Kurse pallatet presidenciale tė shtatė vendeve tė tjera janė banuar tashmė nga femrat. Jo nė rolin e tyre klasik tė “zonjės sė parė”, d.m.th. tė bashkėshortes sė kryetarit tė shtetit, por tė vetė presidentit pėrkatės.

    Le t’i hedhim njė sy kėtij mozaiku.

    “Kush do ta besonte para 5 vjetėsh, se Kili do tė kishte njė grua presidente?”, pyeti mė shumė vetveten sesa gazetarėt, fill pas zgjedhjes sė saj nė krye tė shtetit , 54 vjeēarja Mishel Baselet. Tė bėhet mė i besueshėm sinqeriteti nė habinė e saj, po tė mendosh se pėrzgjedhja e zonjės Baselet u bė pikėrisht nga shoqėria konservatore dhe katolike kiliane, tė cilės iu desh kaq kohė (vjet u bė e mundur) tė pranonte tė drejtėn e ndarjes sė ligjshme bashkėshortore. Ē’do tė thoni, po t’ju them se kjo grua presidente ka krijuar familje pa u martuar?

    Patjetėr, do tė mendoni se erėra tė ēuditshme kanė filluar tė na rrethojnė.

    “Dėshirojmė njė grua si presidente, qė t’i vėrė gjėrat nė vendin e tyre!”, ishte motoja e atyre miliona liberianėve, qė zgjodhėn Elen Xhonson Sirlif-in nė postin mė tė lartė tė kėtij shteti afrikan. Dhe tė mendosh se zonja Sirlif, qė siē deklaronte, ėndėrronte tė kishte pak kohė mė tepėr, qė tė riste nipėrit e saj (!), ishte e para presidente e kontinentit tė zi. Tė mendosh, gjithashtu, se kundėrshtari i saj kryesor politik nuk ishte kush tjetėr se Zhorzh Uea-ja, heroi i futbollit afrikan, qė ndonėse gjatė karierės sė tij tė mahnitshme tribloi tė gjithė lojtarėt mė tė famshėm tė botės, nuk mundi tė shmangte nga pallati presidencial i vendit tė tij njė zonjė 67 vjeēare.

    Ah, harrova t’ju them pak mė lart, tek flisja pėr zonjėn Baselet, se gjatė fushatės sė saj elektorale, kishte pėrkrah njė zonjė tjetėr tė shquar, socialisten franceze Sezolen Ruajal, qė mė shumė ngjan si kolege e Alen Delonit, sesa si ylli mė i ndritshėm nė qiellin e sotėm politik frėng.

    “Ėshtė si njė porcelan kinez nė arenėn e demave”, komenton pėr tė shtypi frėng.

    Jo pa tė drejtė.

    “Dinosaurėt” e politikės tradicionale, siē ėshtė veterani Zhak Lik Melenson, ankohen se fushata presidenciale nė vend, nuk ėshtė njė konkurs bukurie, pėr zgjedhjen e “Miss Francės”. Kurse ish kryeministri Loran Fabius, pyet, “ashtu pa tė keq”: “Nėqoftėse zonja Ruajal bėhet presidente e Francės, kush do tė kujdeset pėr fėmijėt e saj?”.

    E vutė re, tė dashur miq? Kujdesi i pėrhershėm mashkullor (edhe nė politikė) pėr... seksin e dobėt (!). Nuk kish si tė ndodhte ndryshe. Bastijat nuk merren ashtu lehtė, me njė tė qėlluar.

    Mban erė kaq e kaq kohė kjo kolonjė...

    “Gratė janė “sexus sequiror”, seksi i dytė, nga tė gjitha kėndvėshtrimet, tė gatuara qė tė mbeten nė hije dhe nė plan tė dytė”. Kėto janė fjalė tė Artur Shopenhauer-it, tė mendimtarit, qė kur fliste pėr gratė, pikonte helm. Sipas tij, “midis burrave dhe grave ekziston pėrherė njė simpati epidermike, seksuale, tepėr pak njė admirim psiqik, nisur nga vlerat e intelektit”.

    Mbase kėtu e ka shpjegimin edhe ai “aksidenti diplomatik” i kohėve tė fundit, qė ndodhi nė Romė, me personazhe kryesorė (kė tjetėr?!) Silvio Berluskonin dhe presidenten e Finlandės, Taria Halonen, qė po bėnte njė vizitė zyrtare nė Itali. I dehur nga aroma femėrore e mikes simpatike skandinave, Silvioja i kantatave napolitane, la mėnjanė detyrat e tij shtetėrore dhe filloi tė flertonte zonjėn nė fjalė.

    Doemos qė Berluskoni nuk kishte ē’humbte. Mendoj se dhe zonja Halonen, gjithashtu. Ndonėse, pėr pak nuk u anullua vizita e saj zyrtare, pėr tė krijuar kėshtu njė rast tė pashoq nė historinė e diplomacisė botėrore.

    Ndodhia e Italisė (ah, kėta italianėt, me temperamentin e zjarrtė!) nuk e pengoi atė tė vinte sėrisht kandidaturėn pėr presidente nė vendin e saj. Siē duket, duhet ta ketė lexuar tani shpejt librin e njė gruaje tjetėr, dashnores sė Niēes dhe Rilkes, shkrimtares Lu Antreas Solome, me titullin kaq domethėnės “Natyra njerėzore e gruas”, ku thotė: “Nė luftėn pėr jetėn, para sė gjithash, duhet t’i urojmė gruas qė tė dėftojė se ka stomak tė fortė, i aftė qė tė honepsė edhe kafshatat mė tė ashprra, qė tė ruajė njėkohėsisht tė paprekshme dhe tė freskėt bukurinė e saj tė natyrshme, tė vėrė tek gjėrat vulėn e saj femėrore, nė vend qė tė mohojė pėr hir tė tyre feminicitetin e saj, edhe pse ky ngulmim mund tė ndodhė t’ia zbehė vlerat antagoniste. Derisa tė thyhet litari...”.

    E vutė re: “... deri sa tė thyhet litari”.

    Berluskoni, qė ėshtė specialist nė kėto gjėra, kėtu e kish marrė guximin kur “ia kishte hedhur fjalėn rrotull e rrotull”, koleges finlandeze. Nisur edhe nga filozofia e “Dekameronit”, kish menduar se nėse midis tyre ekzistonte nė eterr ai litar, pėr tė cilin fliste Salomeja, si kavalier, duhej ta tėrhiqte ai i pari.

    Pėr tė mos e tepruar, nuk mund tė them, se i kishte ardhur nėpėr mėnd edhe ai vargu i famshėm i Shekspirit:

    “O pabesi, e ke emrin grua!”.

    ***********************

    Grigor Jovani

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anėtarėsuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    po merne Kaqusha Jasharin se boll grua burrnore asht

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anėtarėsuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    A mund te na propozoni nje emer nga grate shqiptare ju lutem,pastaj do te japim mendimet tona.

    Per mua nuk ka ardhur ai moment qe nje grua shqiptare t'ja dali kesaj detyre.Jo me larg se dje ne opisionin opinion i degjeneruari skender Qenushi arriti te ofendonte nje zonje deputete, e cila i permendi atij legeni nje te vertete qe atij i dhembi.Zhargoni i tij ishte si i nje rrugaci ordiner.Zonja deputete(me origjine kosovare) ja dha pergjigjen atij maskarai ashtu sic e meritonte.Me kete dua te them se sa te kemi ne politke rrugecer te till ,si ky burr qen qe shkonte edhe me kunaten e tij(motren e gruas.A Hajdari ja perplasi ne surrat ne mes te Kuvendit Popullor) eshte teper e veshtire per nje femer te jete presidente e vendit.Me kujtohet njehere sjellja prej rrugaci e dhiarit te Salarise punisto-mafiozit,drogaxhiut G Ruci,i cili i tha nje gazetareje :''Ik beje shurren!''.Ja pra sa te kemi ne politike te till politikane legena nuk eshte e mundur qe nje grua te jete kryetare e shtetit.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •