Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e bnik
    Anėtarėsuar
    27-12-2007
    Postime
    152

    Exclamation Emigrantėt: Jo 300 abetare, por shkolla !

    Emigrantėt: Jo 300 abetare, por shkolla !
    Gjuha shqipe njė, gjuhė e vdekur, por edhe njė sfidė pėr shtetin shqiptar

    Kryeministri Sali Berisha jo pak herė ka marrė angazhimin nė hapjen e shkollave shqipe nė Greqi, por deri mė sot angazhimi mbetet vetėm njė premtim, por me gjithė kėrkesat e njėpasnjėshme tė komunitetit shqiptar drejtuar edhe ministrit tė Arsimit dhe ministrit tė Jashtėm nuk ka asnjė pėrgjigje konkrete. Qeveria Berisha duhet ta kuptojė se, humbja e gjuhės shqipe tek fėmijėt e emigrantėve ėshtė njė pėrgjegjėsi kombėtare. Ėshtė detyrė e shtetit shqiptar dhe jo njė dhuratė politike pėr zgjidhjen e problemit tė mėsimit tė gjuhės shqipe tė fėmijėve nė emigracion
    Hapja e shkollave apo tė kurseve nė gjuhėn shqipe nė rrugė shtetėrore sjell padyshim edhe hapjen e shkollave tė tjera kudo, pasi shqiptarėt tashmė kanė vite qė po emigrojnė nė Greqi, Itali, Angli apo Amerikė, por fatkeqėsisht gjuhės shqipe i ėshtė lėnė spontanitetit dhe kontributit individual vullnetar, rutinės dhe premtimeve. Fjalėve tė shumta nga ana e politikės shqiptare, si dhe tė disa kurseve dhe asgjė mė shumė.
    Nė gjithė diasporėn emigrantėt tė vetėm e tė pėrbuzur me mundėsitė qė u jepet, bėjnė tė pamundurėn pėr mėsimin e gjuhės shqipe. Kjo nė mėnyrė vullnetare nuk do tė ishte njė zgjidhje e plotė pa kontributin e shtetit shqiptar, qė vazhdon akoma tė ėndėrrojė se kjo zgjidhje mund tė bėhet nga dikush tjetėr. Mendimi i gabuar se shteti e mbaron detyrimin e tij kundrejt dhėnies falas tė 300 abetareve pėr komunitetin shqiptar nė Greqi, tregon qartė indiferentizmin nė kėtė drejtim.
    Po kush mund ta zgjidhė mė mirė kėtė problem se sa vetė shteti? Cila ėshtė kostoja e politikės shqiptare qė ngurron pėr tė firmosur marrėveshjen me Greqinė ? Gjithsesi, ėshtė e pajustifikueshme vonesa e tejzgjatur e ministrive tona tė Arsimit e tė Jashtme, pėr tė kėrkuar nga qeveritė e vendeve ku kemi njė numėr masiv emigrantėsh shqiptarė.
    Greqia, si ēdo vend tjetėr i BE-sė, e ka pėr detyrė tė krijojė kushtet pėr tė mundėsuar mėsimin e gjuhės shqipe pėr fėmijėt e emigrantėve shqiptarė. Nga ana tjetėr “Qeveria Berisha" s’ka bėrė asgjė, ndėrsa mburret se po i fryn financat nga viti nė vit, megjithėse ka premtuar se do tė realizojė hapjen e shkollave shqipe jashtė vendit tonė.
    Synimi ėshtė qė shteti dhe shoqėria tė shqetėsohen dhe tė bashkohen sot, pėr ta ngadalėsuar e kufizuar sa mė shumė qė tė jetė e mundur kėtė hemorragji kombėtare, sepse nesėr do tė jetė shumė vonė. Pėr kėtė shqetėsim shteti duhet te ndėrgjegjėsohet pėr interes tė kombit.
    Edhe pse mungon dėshira dhe mbėshtetja zyrtare e qeveritare nga tė dy anėt e kufirit, edhe pse idetė dhe nismat pėr kėtė qėllim keqinterpretohen e sulmohen, nga lart e nga poshtė, me paragjykime dhe veprime paralizuese dhe ndėshkuese, pėrsėri nuk kanė munguar lėvizjet sfiduese. Janė emigrantėt qė marrin vetė iniciativa dhe vėnė pėrpara shtetin qė tė bėjė detyrėn qė i takon. Kėshtu me punė vullnetare ėshtė bėrė e mundur qė sistemi i shkollave plotėsuese nė gjuhėn shqipe pati shtrirje mė tė gjerė nė disa qytete tė mėdha nė Gjermani, Zvicėr, Belgjikė, Austri, Suedi, Finlandė, Francė, SHBA, Australi etj.
    Problemi i mėsimit tė gjuhės shqipe pėr fėmijėt e emigranteve ėshtė prekur jo pak herė, kjo mė shumė bėn fjalė pėr shtetin fqinjė helenė. Ky vend nga ana e tij e ka zgjidhur kėtė problem kėtu e 30 vite mė parė, duke filluar nga Evropa, Afrika, Azia e deri nė Alaskė. Asnjėherė nuk e pa mėsimin e gjuhės greke nė diasporė si njė zgjidhje tė “kontributit vullnetar” apo si njė biznes, siē pretendon njė pjesė e politikės shqiptare. Nė Greqi funksionojnė shkolla tė ciklit tė ulėt dhe tė mesėm nga vendet e Polonisė, Bullgarisė, nga vendet aziatike dhe ato afrikane, arabe, etj. Kėto shkolla nuk janė ngritur me kontribut vullnetar, por janė hapur me rrugė ligjore nga vetė shtetet e tyre pėrkatėse. Ambasada shqiptare 3-4 vitet e fundit ėshtė mjaftuar vetėm me shpėrndarjen e 300 abetareve tė dhėna nga MASH, si dhe nga z. Fatmir Toēi. Por a mjafton kjo?
    Ndiqet penalisht sepse pėrkrahu gjuhėn shqipe
    Njė fjalė e urtė na mėson se: “Ēelėsi i burgut i popujve tė robėruar ėshtė gjuha”, si dhe “Ēdo gjuhė ėshtė njė dritare pėr ta parė dhe njohur mė mirė jetėn”. Por? Ish drejtoresha e shkollės fillore nr. 132 nė Athinė znj.Stela Protonotariu ndiqet penalisht sepse pėrkrahu mėsimin e gjuhės shqipe, ku nė kėtė shkollė fėmijėt e huaj pėrbėnin 75 pėr qind tė numrit tė pėrgjithshėm. Njė veprim racist qė pa dyshim diskriminon edhe fėmijėt shqiptar nė mėsimin e gjuhės amtare. Jepet njė dėnim para syve tė fėmijėve tė dėshpėruar dhe tė indinjuar. Njė realitet qė indinjon ēdo njeri tė epokės sė sotme, pėrball njė sistemit mesjetar. Njė realitet qė ndodh nė vendin fqinjė, nė djepin ku lindi demokracia, arti dhe kultura. Njė realitet qė tregon shumė e qė lė pėr tė dėshiruar, kur mėson se njė drejtoreshė shkolle ndiqet penalisht nė njė vend tė BE, pasi krimi qė kishte bėrė ishte se pas mėsimit u kishte dhėnė klasa fėmijėve tė emigrantėve shqiptarė tė mėsonin gjuhėn e tyre. Veprimi i saj human dhe njerėzor u ndesh pėrball sistemit tė sotėm tė shtetit grek, qė e pushon nga puna dhe e penalizon para organit tė drejtėsisė. Sot kjo mėsuese apo nėnė, paguan ndershmėrinė dhe dinjitetin e saj pėrball shovinizmit. Ishte njė krim qė duhej dėnuar, apo njė vlerėsim qė duhej dhėnė nga qeveria greke. Ky fenomen tregon qartė se Greqia nuk ėshtė e gatshme pėr njė shkollė shumėkulturshe, por ėshtė e gatshme vetėm pėr njė shkollė nacionale, pėr njė shoqėri tė ndarė nė shtresa. Penalizimi i drejtoreshės tregon edhe njė herė se nė politikėn vendase sundon nacionalizmi dhe shovinizmi i tepruar grek. Tregoi se mėsimi shumė kulturor mund tė mėsohet dhe mbetet vetėm nė letėr vetėm me anėn e ligjit nr. 2413 tė 1996, ku bėn fjalė pėr dhėnie ambientesh dhe mikpritjen e mėsimit tė gjuhės. Gjithashtu parashikimet e ligjit pėr mėsimin e gjuhės amtare pėr fėmijėt e emigrantėve mbeten vetėm teori dhe premtime, kur asnjėherė nuk u zbatuan. Nga ana tjetėr, Greqia, ashtu si ēdo vend tjetėr i Bashkimit Evropian, e ka pėr detyrė tė krijojė kushtet pėr tė mundėsuar mėsimin e gjuhės shqipe pėr fėmijėt e qytetarėve shqiptarė. Shteti shqiptar sot mė shumė se kurrė, duhet te ndėrgjegjėsohet pėr interes tė kombit. Kėrkesat pėr mėsimin e gjuhės shqipe janė edhe pėr fėmijėt qė jetojnė nė Itali dhe Angli.
    Emigrantėt, nė pėrgjithėsi, gjetėn nė kėtė vend njė popull me njė arsimim mė tė ulėt se vetė ata, si dhe njė vend tepėr fanatik tė besimit fetar, ku njė grek i vėrtetė ėshtė vetėm ai i fesė sė besimit ortodoks dhe askush tjetėr. Ky nivel i ulėt arsimor luajti njė rol tė rėndėsishėm nė mbarė politikėn greke. Izolimi nga mėsimi i gjuhės shqipe bėn njė gabim taktik e politik tė rėndė, qė nė thelb dėmton fėmijėt e njė kombi tė huaj qė tė integrohen normalisht nė jetėn shoqėrore tė vendit pritės.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e bnik
    Anėtarėsuar
    27-12-2007
    Postime
    152
    Rilindėsit e sotėm nė emigracion
    Komuniteti shqiptar nė Greqi prej shumė vitesh nga politika shqiptare shkolla dėgjon dhe shkolla nuk po shikon. Por, atė qe nuk bėn shteti e bėjnė rilindėsit e rinj nė emigracion. Janė disa shoqata qė prej vitesh bėjnė tė pamundurėn nė tė mundur, pasi gjatė kėtyre viteve shteti shqiptar ka qenė prezencė vetėm nė premtime boshe. Mungesa e tij nė kėtė drejtim ka dhėnė shembullin mė tė keq nė krahasim me komunitetet e tjera, edhe pse komuniteti shqiptar pėrbėn 65.4% tė gjithė emigracionit nė Greqi, ai mbetet bishti i emigracionit nė kėtė vend. Pėr nėntė vjet radhazi Shoqata “Iliria” nė Volos ka hapur falas kurse pėr mėsimin e gjuhės shqipe, ndėrsa nė Athinė pėr mėsimin plotėsues tė gjuhės shqipe kanė filluar nė 7 mars tė 1998 nga z. Jovan Mėhilli. Nė kėtė kohė rreth 2 mijė fėmijė shqiptarė nuk shkonin nė shkolla. Kėmbėngulja e kėtij rilindėsi bėri qė gjerat tė marrin rrugėn e duhur pėr momentit. Pati reagime nga komuniteti shqiptar, ku mė pas shteti ynė detyrohet tė nėnshkruajė njė marrėveshje nga ish ministri Et’hem Ruka, ku Ministria e arsimit tė Greqisė do tė bėnte pėrpjekje dhe tė krijonte mundėsi fėmijėve tanė qė mbas mėsimit nė shkollat greke, tė mėsoni gjuhėn shqipe. Por kjo marrėveshje mbeti e tillė vetėm nė dosjet e ministrive pėrkatėse, pasi mė pas asgjė nuk u bė. Dihet qė Greqia me anėn e dikasterit pėrkatės ka bėrė tė mundur hapjen e njė numri tė madh tė shkollave greke, ndėrsa pėr mėsimin e gjuhės shqipe sipas marrėveshjes duket qartė se nuk ka mė asnjė angazhim. Por, atje ku ka jetė ka dhe shpresa, por ka edhe. Pėrfaqėsia e shtetit ka qėndruar mė pas nga iniciativat e emigrantėve, pasi edhe diplomati kulturor (si ndonjė militant partie apo biznesmen) nuk kishte ndonjė kulturė tė veēantė nė kėtė drejtim, pėrball punės sė dobishme vullnetare tė 136 mėsuesve dhe 68 mijė nxėnėsve shqiptarė, qė “shkolla dėgjojnė dhe shkolla nuk shikojnė”. E drejta e fėmijėve tė emigrantėve shqiptarė pėr tė mėsuar gjuhėn amtare, ndikon tek disa politikanė greke dhe shqiptarė qė tė reagojnė nė mėnyra tė papėlqyera. Deri mė sot askush nuk pėrgjigjet haptazi. Pėrse fėmijėt tanė nuk kanė tė drejtė tė mėsojnė gjuhėn e vendit tė tyre? Shteti grek ende nuk premton pėr ngritjen e shkollave shqiptare pasi kėtė e sheh si njė tė pamundur nga ana politike, pasi kjo ka njė lidhje tė pamohueshme me tė kaluarėn. Historia e kėtij vendi ka nė rrėnjėt e saj edhe kontributin e arvanitasve. Dihet qė, kurrė njė popull nuk mbijeton nė rast se humbet gjuhėn e tij, por kjo mund tė ndodh nė Greqi nė njė kohė qė vazhdojmė ta lėmė nė harresė kėtė problem aq delikat pėr Kombin tone. Nėse shqiptarėt shkollohen nė gjuhėn e tyre patjetėr do ndikojnė dhe nė rritjen e nivelit shoqėror, ku do ta mbėshtesin mė mirė shtetin grek, sepse interesat shtetėrore do tė jenė edhe interesat e tyre, sepse siguria dhe ardhmėria e njė shteti bazohet nė mbėshtetjen dashamirėse tė qytetarėve tė vetė dhe jo nė bindjen e verbėr tė tyre dhe nė nėnshtrimin e tyre ndaj shtetit. Ky i fundit kur funksionon nė mėnyrė tė drejtė pėr tė gjithė qytetarėt e vet, nuk duhet tė ketė frikė ndėrmjet grekėve dhe shqiptarėve, por, nėse nuk ka barazi, atėherė mund tė ndodhin mė tė kėqijat, ku kėto duhet t’i parandalojnė drejtuesit politikė, duke u kujdesur qė shteti tė funksionojė nė rregull pa dallim feje dhe kombėsie. Grekėrit janė shumė patriotė dhe fanatikė tė mėdhenj ndaj gjuhės sė tyre, por janė edhe shumė konservatorė nė futjen e fjalėve tė huaja. Organizimi i kurseve pėr mėsimin e gjuhės shqipe, kėrkon mbi tė gjitha mirėkuptimin e gjithsecilit prind, familje, individ etj. Njė mirėkuptim qė kėrkohet gjithandej. Problemi nuk ėshtė vetėm shoqėror, por ėshtė mbarė kombėtar.

    Marrėveshjet dhe premtimet
    Nė 2007, Presidenti Topi kėrkoi nga parlamentarėt grekė qė shteti helen tė lehtėsojė procedurat pėr emigrantėt shqiptarė me hapjen e shkollave shqipe pėr fėmijėt shqiptarė.
    Nėntor 1998, nėnshkruhet njė akt-marrėveshje ndėrmjet dy ministrive pėrkatėse tė Greqisė dhe Shqipėrisė, ku pėrfshin mėsimin e gjuhės shqipe.
    Janar 2001, ish-kryeministri Ilir Meta u premton emigrantėve 300 abetare dhe asgjė mė shumė.
    Mė 2004, ish-ministri Luan Memushi justifikohet se pėr shkollat shqipe nė diasporė shteti ynė nuk ka fuqi financiare pėr tė investuar njėlloj si vendet e tjera.
    Mė 2005, ish-ministri i Arsimit Genc Pollo pat theksuar se:“Fėmijėt e emigrantėve shqiptarė nė Greqi do tė kenė mundėsi tė mėsojnė nė gjuhėn shqipe. Jemi nė tratativa pėr tė krijuar mundėsinė e hapjes sė shkollave shqipe aty ku pėrqendrimi i shqiptarėve ėshtė mė i madh, si Athina, Selaniku, Volo Patra etj. Synimi ėshtė qė shkollat qė ēelen nė vitin 2006. Kjo pagesė duhet bėrė nga buxheti i vendit ku derdhin taksat emigrantėt. Ne synojmė qė kėto shkolla tė jenė publike, pra tė paguhen nga buxheti ku derdhin taksa edhe emigrantėt. Ne kemi mundėsi qė tė ofrojmė tekste. Ne librat e arsimit tė detyrueshėm nė Shqipėri i japim falas. Edhe komunitetet e emigrantėve, ku nė disa vende janė tė mirorganizuar, mund tė kontribuojnė, por ndonjėherė kanė nevojė pėr koordinim, kėrkojnė ndihmėn e shtetit”.
    Opozita mundohet tė bėjė opozitė nė kurriz tė kėtij problemi, duke harruar se edhe kjo pat qenė nė qeverisje para 5 vjetėsh.
    Mė 2006, ish-kryebashkiak i Athinės Dora Bakojanis nė njė takim me pėrfaqėsues emigrantėsh pat deklaruar se : "Askush nuk ju ndalon tė hapni shkolla shqiptare nė Greqi. Duhet qė vetė shteti juaj tė ketė njė interes nė kėtė drejtim. Ne ju ndihmojmė me ambientet (shkolla), ndėrsa ju duhet tė siguroni librat dhe mėsuesit".
    Maj 2008, ish-ministri i Jashtėm Lulėzim Basha u ka premtuar mė 7 maj se, emigrantėve shqiptarė nė Greqi se do tė kenė mbėshtetje nga qeveria. Duke takuar pėrfaqėsues tė tyre nė Tiranė, Basha theksoi se qeveria pret qė tė arrijė sė shpejti njė marrėveshje me autoritetet e Athinės lidhur me sigurimin shoqėror dhe pensionet pėr emigrantėt shqiptarė nė Greqi. Pėrparėsi tė tjera janė mėsimi i gjuhės shqipe nė shkollat anembanė Greqisė dhe liberalizimi i vizave.
    Shtator tė 2008, ambasadori Vili Minarolli gjatė njė interviste pat theksuar ka deklaruar se: Nga kjo eksperiencė trevjeēare dhe duke jetuar ēdo ēast me dėshirėn pėr ta futur problemin nė rrugėn e zgjidhjes, mund tė them qė nė radhėn e faktorėve qė e kanė penguar vėnien nė rrugėn e zgjidhjes tė kėtij problemi, faktori politik duhej tė zinte vendin e fundit. MASH-i duhet tė ndihmojė me librat e shkollės dhe me bazė materiale tė domosdoshme pėr mėsimdhėnien, mundėsisht falas, tė ndėrtojė programe tė integruara pėr kėto kurse.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e bnik
    Anėtarėsuar
    27-12-2007
    Postime
    152
    Dade: Berisha tė kėrkojė hapjen e shkollave shqipe nė Greqi
    Ish-ministrja e Jashtme nė qeverisjen socialiste, Arta Dade, nėpėrmjet gazetės “Shqip” i ka kėrkuar kryeministrit Berisha hapjen e shkollave shqipe nė Greqi, duke zbuluar se nė qeveri ka mbėrritur njė letėr nga njė grup arsimtarėsh shqiptarė, emigrantė qė informojnė pėr gjendjen aktuale dhe kėrkojnė nga autoritetet shqiptarė qė tė ndėrhyjnė. Tė mbėshtesė hapjen e shkollave dhe kurseve tė gjuhės shqipe, duke inkurajuar kėta mėsues qė edhe vullnetarisht kanė qenė gati t‘u mėsojnė fėmijėve gjuhėn shqipe. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė fėmijėt e emigrantėve e kanė vėshtirė tė flasin gjuhėn shqipe. Nuk ėshtė faji i fėmijėve, por i shtetit shqiptar qė nė Greqi nuk krijon dhe zbaton qofshin edhe marrėveshje qė kemi pasur me palėn greke. I takon shtetit shqiptar qė tė krijojė kushtet qė fėmijėt atje tė mėsojnė gjuhėn


    Shkollat dhe kurset e mėsimit nė gjuhės shqipe
    Athinė, Shkolla Shqiptare e Athinės, Rruga Feron nr.15, kati 3. Tel. 2105203179 – Cel. 693 7187695.
    E-mail: info@bestxpert.com dhe shkolla.shqiptare@gamil.com
    Selanik, Shoqata Shqiptarėt e Selanikut
    Dashmir Zace, nė internet: shoq_nene_tereza@yahoo.com - 6972 466 475 dhe Mimoza Demollari nė internet: demolbar@yahoo.gr - 6944 05 44 61
    Nea Redhesto tė bashkisė sė Thermit, nė Selanik
    Korinth, Marinela Duri + 3027480523 nė internet: mduri@atenet.gr – Korinth - +3027480523
    Volos, shoqata Iliria, Esmeralda Kasaj – 6944102400 dhe 6945823586; Zėri i emigrantit nė Radio me valė 1431 AM, emision nė gjuhėn shqipe, ēdo tė Μartė ora 19:00, nė internet: www.1431am.org
    Nė Kretė, Shoqata Shqiptare me z. Astrit Jolla ka bėrė tė mundur qė tė hapė katėr kurse.

    http://www.tiranaobserver.com.al/ind...ure-&Itemid=76
    #

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anėtarėsuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Berisha nuk e rruan shume per shkollat shqipe e per femijet e shqiptarve njerez.Ai po grabit gjithe Shqiperine,te cilen e kujton si mallin e babait te vet.
    Ndersa dadja eshte nje llafazene u ulet.Pse nuk hapi shkolla shqipe ne kohen kur ishte ministre e jashtme,apo 8 vjet kur ishin ne pushtet socialistet.Dade e ndonje tjeter i majte te qerrohen e mos ta hapin gojen se jane funderrina.

  5. #5
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Shteti jone po investon per shkolla ne Afganistan. Nuk kemi leke per shkolla per ne Greqi!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •