Hapja e kutive, Rama: Është domosdoshmëri
TIRANE- Duke folur në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në televizionin News24, kryetari i Partisë Socialiste ka theksuar se Shqipëria dështoi me zgjedhjet e 28 qershorit, duke dështuar sipas tij, në provimin e rëndësishëm të Bashkimit Europian për përmbushjen e standardeve.
“Rezultati i zgjedhjeve është i deformuar” shprehet Rama ndërkohë që kritikon mediat për atë që ai e quajti “moskonsiderim të cështjes së një krimi që deformoi procesin demokratik.”
“Sot jemi në kushtet kur kemi të bëjmë me një Shqipëri që dështoi në provimin e madh për të realizur zgjedhje sipas standardeve. Duke dështuar në këtë provim, u prodhua një parlament që nuk ka legjitimitet dhe një qeveri pa legjitimitet” u shpreh Rama.
I pyetur për kohëzgjatjen e bojkotit të parlamentit nga ana e opozitës, Rama theksoi se ky vendim do të vazhdojë deri në plotësimin kushteve të paraqitura nga socialistët, që kanë të bëjnë me transparencën e plotë të zgjedhjeve.
“Ne kemi paraqitur disa kërkesa me qëllim për të zgjidhur një krim. Në Shqipëri nuk mund të ketë proces zgjedhor në të ardhmen e afërt ose pas tij, nëse procesi që u mbyll nuk bëhet transparent dhe nuk nxirren mësimet për të reflektuar me përgjegjësi”
Ndërkohë kreu socialist nënvizoi se opozita nuk kërkon të zëvendësojë gjykatën dhe as të hetojë vendimin e Kolegjit Zgjedhor për zgjedhjet , por PS kërkon hapjen e kutive të votimit, ku sipas tyre fshhet e vërteta e zgjedhjeve.
“Hapja e kutive është domosdoshmëri, ligji nuk e ndalon hapjen e kutive” u shpreh Rama. “Ne kërkojme atë që është gjëja më normale në një dekomraci normale që njeh barazinë e të gjithëve përpara votmit. Kërkojmë hapjen e kutive për të bërë transparencë, jo për të ndryshuar rezultatin”
Rama ka ripërsëritur lëvizjen e radhës të opozitës për të protestuar ndaj kundërshtimit të qeverisë për kërkesat e tyre, duke theksuar se ndërkohë do të vazhdojnë protestat urbane nëpër rrethe të ndryshme të vendit.
“Në 20 nëntor kemi ftuar qytetarët në manifestimin e madh për të refuzuar një qeveri që refuzoi transparencën e procesit zgjedhor. Në 20 nëntor do të protestojmë për liri dhe të drejta qe nuk janë në interes të Partisë Socialiste por që Partia Socialiste i mbron në interes të Shqipërisë dhe shqiptarëve” theksoi Rama në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”.
(e.n/BalkanWeb)
Rama si njeriu i gjithepushteteshem ne PS eshte i vetmi person pergjgjes per humbjen e zgjedhjeve. Por kapadeiu kerkon te justifikohet me hapjen e kutive ,pasi pertendon se i jane vjedhur votat nga magioranca.Po e marrim si te vertete kete pretendim te tijin, por nuk e ka pyetur kush se a pranon Rama se dhe nga partia e tije kane bere te njeten gje?Pra a ka mundesi qe vjedhesit e votave te jene te gjithe te nje krahu politike?Nese jo , cfare kerkon ai te vertetoje , qe njera pale ka vjedhe me shume e tjetra me pak?Me duket se kjo jo vetem nuk eshte serioze por nje marrezi politike.Nuk merret kush me gara hajdutnish, propetum mobileJam i sigurte se po pret qe nje figure madhore nderkombetare ,qe ta urdheroje per te lene bojkotin dhe keshtu te justifikohet perfundimisht.
Krijoni Kontakt